Promocioni Shendetesor KUKES

Promocioni Shendetesor KUKES Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Promocioni Shendetesor KUKES, Medical and health, Poliklinika, Kukës.

Sherbimi paresore realizoi nje takim informues dhe sensibilizues lidhur me semundjen eTalasemise, me nxënes të shkollës ...
12/05/2021

Sherbimi paresore realizoi nje takim informues dhe sensibilizues lidhur me semundjen eTalasemise, me nxënes të shkollës 9-vjeçare” L. Prizrenit “ku u diskutua mbi shenjat dhe trajtimin e kesaj semundje .
• Çfarë shenjash ka talasemia
• Duke qenë se trupi juaj ka më pak qeliza të kuqe gjaku kur keni talasemi, shenja më e zakonshme që mund të keni është anemia. Sa më e rëndë të jetë talasemia, aq më pak hemoglobinë ka trupi dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia. Kur ju keni anemi mund të ndiheni të lodhur apo të dobët.
• Ju mund të keni:
• Marrje mendsh
• Vështirësi në frymëmarrje
• Rrahje të shpeshta të zemrës
• Dhimbje koke
• Ngërçe muskulore
• Vështirësi në përqendrim etj.
Si trajtohet talasemia?
Talasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me transfuzione gjaku dhe terapi. Lloji i trajtimit që merr një person me talasemi varet nga forma e talasemisë. Një mënyrë për të trajtuar aneminë është furnizimi i trupit me qeliza të kuqe të gjakut përmes transfuzionit të gjakut. Transfuzioni i gjakut është i domosdoshëm për jetën e një talasemiku sepse:
• U garanton indeve dhe organeve sasi të mjaftueshme oksigjeni.
• Ndihmon palcën e kockave për të mos u sforcuar në prodhimin e rruazave të kuqe në mënyrë që kockat të rriten normalisht.




Kukes
Qendror
i Shendetit Publik-Faqja Zyrtare

08/05/2021

📆 🩸

Çfarë shenjash ka talasemia?
Duke qenë se trupi juaj ka më pak qeliza të kuqe gjaku kur keni talasemi, shenja më e zakonshme që mund të keni është anemia. Sa më e rëndë të jetë talasemia, aq më pak hemoglobinë ka trupi dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia. Kur ju keni anemi mund të ndiheni të lodhur apo të dobët.
Ju mund të keni:
🩸 Marrje mendsh
🩸 Vështirësi në frymëmarrje
🩸 Rrahje të shpeshta të zemrës
🩸 Dhimbje koke
🩸 Ngërçe muskulore
🩸 Vështirësi në përqendrim etj.
Një nga problemet e tjera te personat me talasemi është zmadhimi në masë të madhe i palcës së kockave, duke i bërë ato më të holla dhe lehtësisht të thyeshme. Kjo vjen për arsye se palca e kockave përpiqet të prodhojë gjithnjë e më shumë qeliza të kuqe për të luftuar aneminë, pra duke punuar më tepër se normalisht.
Një tjetër organ që preket është shpretka, ku një prej funksioneve të saj është filtrimi i gjakut për të luftuar infeksionet. Kur keni talasemi, shpretka do të sforcohet për të prodhuar më shumë qeliza gjaku, dhe për këtë shkak ajo nuk mund të përballojë punën për të filtruar gjakun dhe për të luftuar infeksionet. Për këtë arsye njerëzit me talasemi janë me imunitet të dobët, që do të thotë se janë më të prekshëm nga infeksionet dhe ndonjëherë kanë nevojë për mbrojtje shtesë (si p.sh. vaksina të gripit dhe vaksina të tjera).

Sherbimi i kujdesit Shendetesor ne NjVKSh Kukes organizoi nje aktivitet me nxenesit e Gjimnazit  “H.Nela”ne ambjetet e Q...
07/05/2021

Sherbimi i kujdesit Shendetesor ne NjVKSh Kukes organizoi nje aktivitet me nxenesit e Gjimnazit “H.Nela”ne ambjetet e Qendres Sociale .Tema e ketij aktiviteti ishte HIV /AIDS Dhe Te Rinjet ku u informuan nxenesit mbi
👉🏻 Çfarë është HIV dhe çfarë është AIDS
👉🏻 Shenjat e AIDS
👉🏻 Si transmetohet HIV
👉🏻 Si parandalohet infeksioni HIV
👉🏻 Shërbimet e testimit për HIV
Falenderojme shoqaten Terre des Home per bashkepunimin.



Kukes
Qendror
i Shendetit Publik-Faqja Zyrtare

05/05/2021



Pandemia koronavirus 2019 (COVID-19) ka frikësuar të gjithë njerëzit, por për ata me astmë ekziston frika e madhe se ata do të kenë një rezultat më të keq ose më shumë të ngjarë të marrin SARS-CoV-2 (virusi që shkakton COVID- 19).

Eshtë e rëndësishme të dihet se aktualisht nuk ka asnjë dëshmi të rritjes së niveleve të infeksionit në individët me astmë. Megjithëse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklarojnë se pacientët me astmë të moderuar ose të rëndë mund të jenë në rrezik më të madh për të kaluar më rëndë sëmundjen, nuk ka të dhëna të botuara për të mbështetur këtë përcaktim në këtë kohë. Ka pasur shumë studime që shikojnë marrëdhëniet midis COVID-19 dhe astmës. Deri më tani, shumica dërrmuese e këtyre studimeve nuk kanë gjetur rrezik të rritur të ashpërsisë së sëmundjes COVID-19 në ata me astmë. Për më tepër, duket se nuk ka asnjë indikacion se astma është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes COVID-19.

Raporte të hershme sugjeruan që steroidet ishin kundërindikuar në pacientët me sëmundje COVID-19, megjithëse ka pasur disa indikacione që steroidet janë të dobishëm në sëmundjen e rëndë COVID-19. Duke pasur parasysh mendimet e ndryshme mbi përdorimin e steroideve dhe COVID-19, shumë po pyesin se çfarë të bëjnë nëse ilaçet e tyre kontrollues janë një steroid. Përgjigja e shkurtër është të vazhdohet marrja e ilaçeve kontrolluese dhe ndërpriten ato. Në pandeminë aktuale, gjëja më e mirë që një person me astmë mund të bëjë (në lidhje me astmën) është të marrë dhe të mbajë nën kontroll astmën e tij. Ndalimi i një ilaçi kontrollues do ta vendosë personin në rrezik për zhvillimin e një përkeqësimi të astmës. Trajtimi i një përkeqësimi ka të ngjarë të kërkojë kujdesin urgjent, ku individi ka një rrezik shumë më të lartë për t'u ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19. Pra, në një farë mënyre, duke vazhduar të mbajë nën kontroll astmën, personi me astmë në të vërtetë po zvogëlon mundësinë e ekspozimit ndaj COVID-19.

Eshtë gjithmonë e rëndësishme që pacientët me astmë të mbajnë astmën e tyre nën kontrollin më të mirë të mundshëm. Në këtë mënyrë mushkëritë e tyre do të përgatiten më së miri nëse ndonjë infeksion ose alergjen çon në përkeqësimin e astmës së tyre. Përfundimi për njerëzit me astmë gjatë kësaj pandemie është të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë gjatë gjithë kohës - të vazhdojnë të marin ilaçet e tyre kontrollues dhe të informonjnë ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor për çdo simptomë që mund të shfaqin. Dhe sigurisht, mos harrojnë të praktikojnë distancimin social dhe të lajnë duart.

Sherbimi i Kujdesit Paresore ne NjVKSh kukes  ka zhvilluar nje takim sensibilizues në : Ditën Botërore të Hemofilisë 🩸, ...
27/04/2021

Sherbimi i Kujdesit Paresore ne NjVKSh kukes ka zhvilluar nje takim sensibilizues në : Ditën Botërore të Hemofilisë 🩸, me nxënes të shkollës 9-vjeçare”1 Qershorit “

Hemofilia është sëmundje e trashëguar dhe shumica e personave që vuajnë prej saj janë meshkuj.

🔺Hemofilia është një çrregullim i lindur i koagulimit të gjakut. Përsonat që vuajnë nga hemofilia kanë mungesë të faktorit koagulues në gjak - të faktorit Vlll
( Hemofilia A) ose
të faktorit IX

Çdo vit, mesatarisht 1 në 5000 djem të lindur është me hemofili
Simtomat e Hemofilis jane:

🩸Gjakrrjedhje në artikulacione. Kjo mund të japë ënjtje dhe dhimbje në nyje; haset më shumë në gjunjë, bërryla dhe këmbë.
🩸Gjakrrjedhjet në lëkurë ose muskuj duke dhënë hematoma.
🩸Gjakrrjedhjet nga goja dhe mishi i dhëmbëve, dhe gjakrrjedhjet që janë të vështira të ndalohen pas humbjes së një dhëmbi.
🩸Gjakrrjedhjet e shpeshta nga hunda dhe të vështira për t’u ndaluar
🩸Gjakrrjedhjet pas cirkumcizium (bërjes synet).

Hemofilia është një gjendje shëndetësore e cila mund të bëhet kërcënuese për jetën nëse nuk identifikohet hershëm dhe nuk mbahet nën kontroll.

📌Për të parandaluar çdo komplikacion nga hemofilia ka shumë rëndësi vendosja sa më herët e diagnozës.
📌Personat që kanë ose kanë pasur anëtarë të familjes me hemofili duhet të testojnë djemtë menjëherë pas lindjes.
📌Mënyra e vetme e identifikimit të hemofilisë është testimi nëpërmjet gjakut i nivelit të faktorit.
📌Trajtimi parandalues shmang dëmtimet
🩸


Kukes
Qendror
i Shendetit Publik-Faqja Zyrtare

26/04/2021

✅💉

𝐕𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 🦠 𝐂𝐎𝐕𝐈𝐃–𝟏𝟗
• Vaksinimi ndaj COVID-19 është një mjet jetësor për të na ndihmuar t'i japim fund pandemisë, por askush nuk është i sigurtë derisa të gjithë të jenë të sigurtë.
• Viti 2020 pati një incidencë jashtëzakonisht të ulët të fruthit. Për të ruajtur këtë progres, duhet të mbahet një mbulesë e lartë me vaksinimin rutinë.
• Pandemia COVID-19 demonstroi rëndësinë e imunizimit - le të përdorim përfitimin e mundshëm të vaksinave ekzistuese për të gjithë.
• Nëse për shkak të COVID-19 imunizimi rutinë neglizhohet, atëherë ndikimi do të ndihet për shumë kohë pasi pandemia të ketë mbaruar.

22/04/2021
17/04/2021

🩸

Këtë vit të përshtatemi me ndryshimet, duke ruajtur kujdesin në një 🌍 botë të re!

🔺Hemofilia është sëmundje e trashëguar dhe shumica e personave që vuajnë prej saj janë meshkuj. 👨🏻‍🦱👦🏻
🔻Çdo vit, mesatarisht 1 në 5000 👶🏻 djem të lindur është me hemofili.
🔺Mbijetesa e pacientëve me hemofili është përmirësuar si pasojë e marrjes së koncentratit të sigurtë të faktorit koagulues që mungon.
🔻Numri i pacientëve të diagnostikuar me hemofili është duke u rritur, ndërkohë që dyshohet se shumë persona mbeten akoma të padiagnostikuar. Shumë prej tyre diagnostikohen vonë edhe për shkak të stigmës që ekziston për këtë gjendje shëndetësore.

16/04/2021
Sherbimi i Kujdesit  Paresor pran NjVKSh kukes realizoi nje takim Informues me nxenesit e shkolles “B.Curri” mbi rendesi...
16/04/2021

Sherbimi i Kujdesit Paresor pran NjVKSh kukes realizoi nje takim Informues me nxenesit e shkolles “B.Curri” mbi rendesin e aktivitetit fizik duke u fokusuar mbi:
📌Perfitimet nga aktiviteti fizik te femijet.
📌Behu aktiv gjate gjithe jetes.
📌Bej nje jete aktive !Jeto me gjate.
📌Cdo hap qe hedh ia vlen
📌60 min ne dite aktivitet fizik eshte e domosdoshme dhe shume e rendesishem per shendetin .


Kukes
Qendror
i Shendetit Publik-Faqja Zyrtare

16/04/2021
02/04/2021

🧩

Autizmi 🧩 është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet 👶🏻 tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Address

Poliklinika
Kukës
8501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Promocioni Shendetesor KUKES posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram