20/01/2024
Nje nene qe kishte femijen me çrregullim të sjelljes i ankohej vazhdimisht te shoqit I cili b ente jete normale me familje & shoqeri..ajo bente jete te cunguar.. vetem me te birin duke i plotesuar cdo nevoje extra qe kishte.I kerkonte ndihme te shoqit por ai i thoshte:ti detyren po ben.
Tani ajo s mundej me, as per femijen, as per vete …erdhi ne terapi duke deshiruar qe jeta dhe vuajtejet e saj te mbaronin sa me pare por doli me energji & shprese.
Terapite e embla jane sherim.
Qe ne lindje te femijes se saj ajo e kishte pare te birin si shpetimtarin e jetes se saj.Bota qe nga ajo dite ishte ndryshe, ishte vetem dashuri pa kushte, pa limite, pa rregulla.Te birin e saj nuk duhet ta prekte askush, asnje papasterti, asnje mushkojne..me ore te tera ajo merrte masa qe te ndalonte ndonje “ ngjarje “, kemba nuk i shkelte ne toke..aq sa femija 5 vjec mendonte te kishte lindur me kepuce dhe sa zgjohej kerkonte kepucet qe te zbriste nga krevati. Nuk di si ta permbledh ate perkujdesje qe degjova.Femija levizte vetem me karroce jo se nuk ecte dot por se lodhej.
Familja e re jetonin ne emigrim dhe nena e re fliste vetem me telefon me familjen e saj te ciles ia maskonte situaten pasi i shihte si shume te prapambetur për boten e re ku kishte krijuar familjen.
Shoqerive te vogla nuk iu hapej pasi mendonte qe nuk e kuptonin.
Mirpo erdhi dita dhe djali i saj do shkonte ne preschool pasi eshte detyrim. Erdhi ora te perballej me boten jashte, ate bote qe nuk eshte dashuri pa kushte por nje bote me rregulla dhe detyra për tu bere.
Asgje smund te bente ai, vetem se ti shmangej..filloi as emrit nuk i pergjigjej pasi e dinte si do vazhdonte muhabeti..ishte shume i zgjuar por nuk donte te merrte asnje pergjegjesi.
Femijen e caktuan me vonese zhvillimore dhe e kaluan ne klasen e nxenesve me aftesi ndryshe.
Kjo ishte ngjarje me e rende e jetes per te emen.Ajo tani u dorezua.
Por ardhja ne terapi nuk ishte fundi, ishte vetem fillimi i terapise CBT e cila ne vetem pak kohe krijoi nje atmosfere krejt tjeter ne familjen e re.
Meshira dhe dashuria e madhe ndonjehere jane te demshme.Femija jo vetem arriti zhvillim normal por filloi nje jete plot me ngjyra dhe klientes sone iu kthye lumturia.
Ata kishin nevoje per suport psikologjik per te kaluar ne stadin tjeter te jetes.
Vetem kaq..
Eshte shume e vertete qe deri ne moshen e pjekurise femijes nuk mund ti caktohen diagnoza dhe ne bote specialistet jane shume te kujdesshem ne perdorim e ketyre termave, jo si te ne ku del nje psikologe,edukatore, mesuese apo komshije dhe i ve diagnozen femije autik ne 5 min.
O zonja ” out” jemi ne , te pranosh nje bote pa dashuri patjeter je “out “!
Ky ishte nje rast suksesi ne kliniken tone te cilin doja ta ndaj me ju.
Ju falemnderit per leximin!
Psikologe Entela Isufi
P.s Nuk lejohet perdorimi i plote apo i pjesshem i ketij materiali per qellime te tjera.