DinoRios.

DinoRios. Ethical British Health & Beauty \Tiranë

AROMË & HORMONE: lidhja që se mendojmë.Kur blejmë parfum ose reed diffuser, në etiketë shpesh shohim vetëm “fragrance/pa...
07/01/2026

AROMË & HORMONE: lidhja që se mendojmë.

Kur blejmë parfum ose reed diffuser, në etiketë shpesh shohim vetëm “fragrance/parfum”. Kjo fjalë mund të përfshijë shumë përbërës (jo gjithmonë të listuar një nga një), prandaj ia vlen të dimë dy gjëra kryesore:

Xenoestrogjenët – “estrogjen i rremë” nga mjedisi

Xenoestrogjenët janë substanca që mund të imitojnë estrogjenin ose të prishin sinjalizimin hormonal. Kjo nuk do të thotë që një spërkatje e vetme të “prish hormonet”, por ekspozimi i përditshëm, për vite, është arsyeja pse shumë njerëz zgjedhin të jenë më të kujdesshëm.

Në aromat/produktet me aromë, kategoritë më të diskutuara si disruptor endokrinë janë:

1.Phthalates (sidomos DEP) – shpesh përdoren për ta bërë aromën “të rrijë” më gjatë

2.Parabenët – konservantë (jo të gjithë janë njësoj, por kryesorët që përdoren tek aromat preferojmë t’i shmangin)*Por disa parabenë (sidomos propyl- dhe butyl-paraben) kanë qenë nën lupën shkencore për aktivitet të mundshëm hormonal dhe për këtë arsye rregullatorët kanë vendosur kufizime/kujdes më të lartë

3.Disa musk-e sintetike (varet nga formula) – të përdorura për “bazë” dhe qëndrueshmëri

*Disa musks (p.sh. nitro musks) ka studimee që konkludojnë për bioakumulim dhe shqetësime toksikologjike në literaturë. Jo çdo musk është njësoj, por nëse do të jesh e kujdesshme, kjo është një kategori që ia vlen të kontrollohet.

✅ Çfarë të kërkosh: brand-e që deklarojnë no nitro musks / clean fragrance standards.

Çfarë mund të ndjesh kur je e ndjeshme ndaj tyre:

• dhimbje koke, ndjesi “të rënduar”, irritim, kruarje
• te disa persona: përkeqësim i simptomave hormonale (PMS, migrenë hormonale, ndjeshmëri e gjoksit), ose ndjeshmëri tiroidie

☘Si të zgjedhësh më “hormone-friendly” (pa hequr dorë nga aroma)

✅ kërko deklarime si: phthalate-free, paraben-free
✅ kërko transparencë / standarde (IFRA, allergens list)
✅ për aromat e shtëpisë:pyet “A ka DEP?”

Çfarë kemi zgjedhur ne tek DINORIOS.: Ne kemi sjellë marka që deklarojnë standarde më të pastra:

🌿Shay & Blue –pa phthalates/parabens (dhe standarde “clean”)

🌿KŌDŌ London – formula phthalate-free dhe “clean/non-toxic”

🌿Elemental Herbology – reed diffusers DEP/phthalates free

05/01/2026

Linjë Organike skincare për fëmijë që nga lindja Little Butterfly London🦋

Mad In UK🇬🇧

Disa këshilla të vogla sesi të mirëmbani sistemin tretës gjatë periudhës festive...🥳🥳Mos harroni rëndësinë e probiotikëv...
26/12/2025

Disa këshilla të vogla sesi të mirëmbani sistemin tretës gjatë periudhës festive...🥳🥳

Mos harroni rëndësinë e probiotikëve💚

24/12/2025

Krishtlindjet fillojnë me butësi ☃️✨
Lëkura meriton të njëjtin kujdes të pastër dhe të butë që vendosni në krijimin e këtyre kujtimeve të çmuara. Koleksioni Little Butterfly i certifikuar organik sjell ngrohtësinë dhe qetësinë thelbësore për çdo përqafim festiv dhe moment paqeje ❤️✨

Dhuroni pastërtinë dhe rehatinë për të vegjlit tuaj 🦋

Duke ju uruar festa të Gëzuara, ju surprizojmë me -20% Ulje tek të gjitha produktet e Skincare-it & Make Up-it vetëm në ...
22/12/2025

Duke ju uruar festa të Gëzuara, ju surprizojmë me -20% Ulje tek të gjitha produktet e Skincare-it & Make Up-it vetëm në datat: 22-24 Dhjetor🎄🥳

Përfitoni nga orfertat e fundvitit në DINORIOS.🥰

Ju prezantojmë Vitaminë D3 + K2 spray më të re në dyqan dhe brand new nga Kiki Health Organic🌱🥳Një mënyrë e thjeshtë dhe...
15/12/2025

Ju prezantojmë Vitaminë D3 + K2 spray më të re në dyqan dhe brand new nga Kiki Health Organic🌱🥳

Një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të mbështetur shëndetin e kockave, funksionin imunitar dhe përthithjen optimale të kalciumit, të gjitha në një sprucim të pastër ditor.

Vetëm 3 sprucime në ditë ofrojnë 3,500 IU Vitaminë D3 vegane, të kombinuara me K2 shumë të përthithshme (MK-7) për përdorim optimal në trup.

I pastër, i saktë dhe i lehtë për t’u përdorur — me një shije natyrale freskuese menteje🍃.

3,620 L

Fragmente unike nga Eventi i Optibac me tematikë: Terapitë Mikrobiale & Roli në zhvillim i probiotikëve në shëndet dhe s...
10/12/2025

Fragmente unike nga Eventi i Optibac me tematikë: Terapitë Mikrobiale & Roli në zhvillim i probiotikëve në shëndet dhe sëmundje, I organizuar në dt: 09 Dhjetor, në ambjentet e Xheko Imperial. Një kënaqësi dhe privilegj i joni ta kishim prezente dhe të mernim një pjesë të njohurive dhe të shikonin në aspektin shkencor dhe klinik rëndësinë e përdorimit të probiotikëve.

Një falenderim i veçantë shkon gjithashtu për të gjithë pjesëmarrësit e mirëzgjedhur, të gjithë Mjekët, Nutricionistet dhe Farmacistet që e gjetën mundësinë dhe ju bashkangjitën nismës tonë me në fokus probiotikët 👉🏻Nga kërkimi shkencor drejt praktiktikës klinike në epokën e terapive të bazuara në mikrobiomë.

Ju falenderojmë të gjithëve, dhe rishihemi në eventet e ardhshme💚

DINORIOS.

🎥:

04/12/2025

Probiotikët tanë të preferuar për muajin Dhjetor❄️✨

Krem nate UpCircle me acid hialuronik mbështet rigjenerimin e lëkurës ndërsa ju pushoni😴💤Me 99% përbërës natyralë, ky kr...
01/12/2025

Krem nate UpCircle me acid hialuronik mbështet rigjenerimin e lëkurës ndërsa ju pushoni😴💤

Me 99% përbërës natyralë, ky krem kombinon acidin hialuronik hidratues, niacinamidin që zvogëlon poret dhe vajin e trëndafilit të egër të pasur me pro-retinol për një lëkurë dukshëm më të butë dhe më të njëtrajtshme✨

E pasuruar me ekstrakt boronice të ricikluar, ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit nga drita blu dhe redukton shenjat e hershme të plakjes. E aprovuar dermatologjikisht dhe e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës🥰.

Çmimi: 4,100 L

Disa studime tregojnë se shafrani mund të përdoret së bashku me antidepresantët dhe është potencialisht i dobishëm, ndry...
24/11/2025

Disa studime tregojnë se shafrani mund të përdoret së bashku me antidepresantët dhe është potencialisht i dobishëm, ndryshe nga shumë substanca të tjera.

Psikologu Klinik, Dr. Adrian Lopresti thotë se: “Ekzistojnë disa studime ku shafrani është kombinuar me antidepresantë farmaceutikë. Nuk janë raportuar reaksione të dëmshme dhe, në fakt, rezultoi se redukton disa nga efektet anësore të lidhura me antidepresantët, si p.sh. disfunksioni seksual.”

“Aq më tepër, në një studim që kemi kryer, kur shafrani merrej së bashku me antidepresantët, u shënuan përmirësime më të mëdha të humorit krahasuar me personat që merrnin vetëm antidepresantë,” shton ai.

Në studimin e tij më të fundit jepen prova që mbështesin efektet e dobishme të 3 muajve suplementim me shafran mbi simptomat depresive tek të rriturit.

**STUDIMI**

202 të rritur të moshës 18–70 vjeç me simptoma depresive u suplementuan me 28 mg shafran në ditë ose një placebo.

Masat e rezultateve përfshinin Shkallën e Depresionit, Ankthit dhe Stresit, Shkallën e Çrregullimeve të Gjumit dhe Dëmtimit të Lidhur me Gjumë, Shkallën e Mirëqenies së OBSH-5, dhe vlerësimet ditore të depresionit, stresit dhe ankthit.

**REZULTATET**

Në masën kryesore të rezultatit, krahasuar me placebon, shafrani lidhej me përmirësime më të mëdha në shkallën e Depresionit, Ankthit dhe Stresit — rezultati i depresionit 21 (β: –2.92 pikë; intervali i besimit 95%: –5.13, –0.71 pikë; d e Cohen = 0.39), me 72.3% të pjesëmarrësve në grupin e shafranit që arritën një ndryshim klinikisht të rëndësishëm (një ulje ≥ 7 pikë), krahasuar me 54.3% të pjesëmarrësve në grupin e placebos (P = 0.010).

Në analizat eksploruese nëpërmjet kategorive të ndryshme dhe supozimeve, u identifikuan përmirësime në çrregullimet e gjumit (β: –2.72 pikë; intervali i besimit 95%: –4.99, –0.46 pikë; d e Cohen = 0.44) në një nën-grup pjesëmarrësish me çrregullime më të rënda të gjumit.

Saffron Bioactive përdor ekskluzivisht affron®, i konsideruar si ekstrakti kryesor i shafranit në botë.

Çmimi: 3,200 L

Address

Rruga Nikolla Tupe 6
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 21:00
Tuesday 08:30 - 21:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:30 - 20:00
Friday 08:30 - 20:00
Saturday 10:00 - 18:00

Telephone

+355694035216

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DinoRios. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram