28/05/2026
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua Kuadri i ri të Bashkëpunimit Shqipëri–OKB për periudhën 2027–2031, një dokument strategjik që përcakton drejtimet kryesore të bashkëpunimit në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe procesit të integrimit evropian. Kuadri fokusohet në tre prioritete kryesore: zhvillimin gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor, transformimin ekonomik të qëndrueshëm dhe të gjelbër, si dhe forcimin e qeverisjes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Pas njoftimit të lajmit nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald, u shpreh:
“Një moment historik për Shqipërinë dhe Kombet e Bashkuara miratimi nga Këshilli i Ministrave i Kuadrit të ri të Bashkëpunimit Shqipëri–OKB 2027–2031. Ky dokument është një udhërrëfyes i përbashkët për avancimin e zhvillimit gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm, ndërsa Shqipëria vijon rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Mirënjohja ime e sinqertë për Zëvendëskryeministren, Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik Koordinimit - SASPAC, Ekipin e OKB-së në Shqipëri dhe për partnerët tanë të shumtë, bashkëpunimi i të bëri të mundur këtë arritje të rëndësishme. Presim me padurim ceremoninë zyrtare të nënshkrimit.”
Ky kuadër riafirmon angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, për të forcuar institucionet dhe për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike e sociale, duke garantuar që askush të mos mbetet pas.