01/03/2016
Vaji I Linit eshte I dobishem kur ke lekure te thate, kur ke lekure luspore, kur ke psoriaze dhe ekzeme, kur ke etje anormale, kur vuan nga kapslleku dhe nga meteorizmi (gazrat ne rruget gastro-intestinale)Vaji I Linit eshte I dobishem ne artrit, ne reumatizem, ne artrit rheumatoid. Permireson simptomat klinike ne depresion dhe ne skizofreni.
Ndihmon ne semundjet degjenerative, ndihmon ne problemet kardiovaskolare (duke u keshilluar me mjekun specialist).
Stabilizon ritmin kardiak, duke pakesuar rrezikun e riperseritjes se infarktit.
Ushtron veprim antitromboze, pakeson bashkimin e pllakezave sklerotike, shton zgjerimin e eneve te gjakut, mbron elasticitetin e arterieve. Persos funksionimin e membranes qelizore. Eshte shume I dobishem per grate shtatzena, sepse kontribuon ne menyre decisive ne formimin e cipes se trurit dhe te retines (se syve) te femijet (para lindjes). Ndihmon femijet per te shtuar oreksin, per te rritur vullnetin, perqendrimin dhe vemendjen e tyre.
Ndihmon per te eliminuar toksinat nga organizmi.
Permireson ne menyre te ndjeshme oksigjenizimin e qelizave (duke pakesuar ne kete menyre rrezikun e semundjeve tumorale), lubrifikon enet e gjakut dhe indet e trupit, duke permiresuar pershkueshmerine.
Vaji I Linit jep energji dhe permireson punen e stomakut dhe te zorreve, ne te gjitha moshat.
Jep humor te mire dhe qetesi.
Eshte esencial per forcimin e sistemit imunitar dhe per ekuilibrimin hormonal.
Ka nje efekt te persosur anti infiamator, permireson metabolizmin, ndihmon kunder radikaleve te lira, dhuron ndjenje mireqenjeje, jep gjalleri, ndihmon per nje sherim te shpejte te plageve, ul ose parandalon kolesterolin. Eshte i dobishem kur je ne mbipeshe. I dobishem per te kuruar kapsllekun, kolitin, ulceran, diabetin (duke u keshilluar edhe me mjekun qe te kuron). Ndihmon per te permiresuar shikimin dhe astmen. Ul tensionin e larte, permireson fekondimin, (sidomos kur problemin e kane meshkujt, sepse fuqizon spermatozoidet dhe shton levizshmerine e tyre).
Vaji i Linit eshte i dobishem per te semuret me kancer. Vaji I Linit citohet si nje kure e embel anti-tumorale.
Acidet yndyrore Omega-3 percaktojne zvogelimin e masave tumorale
Ne vecanti, kane veprim antitumoral ne tumorin e prostates.
Eshte i dobishem edhe per ata qe duan ta parandalojne kancerin.
PER LEKUREN E FYTYRES:
Vaji I Linit eshte shume I pasur me Vitamine F.
Vitamina F, (acidi alfa-linoleik, plus acidi linoleik) eshte e nje rendesie te vecante per shendetin. Ajo siguron pershkueshmerine noramle te indeve te lekures dhe ne kete menyre mbron organet tona te brendshme nga ambienti I jashtem. Fale kesaj vitamine lekura jone eshte e lemuar dhe e bute. Mungesa e Vit. F e ben lekuren luspore, te thate, te rrudhur, dhe ne kete rast ne nuk jemi te mbrojtur mire nga ambienti i jashtem.
Vitamina E, qe e permban ne sasi te mire Vaji i Linit (17.5 mg/100g), eshte quajtur ‚vitamine kunder plakjes ’. Eshte e rendesishme ta futesh ne organizem gjate gjithe jetes, por behet fondamentale sidomos kur kalon moshen tridhjete e pese vjec.
Kujdes: Para fillimit te perdorimit te brendshem te Vajit te Linit, eshte mire te beni nje prove tolerance te tij ne organizmin tuaj, sepse ashtu si per qumeshtin, per mjaltin, per vajin e ullirit dhe cdo produkt tjeter natyral, mund te jete dikush qe nuk e toleron mire ne stomak, duke e pire esell. Prandaj pini nje luge kafeje dhe prisni reagimin e stomakut. Nese ju shqeteson, provoni ta perdorni te shoqeruar me ushqim dhe, nese serish ju krijon ndonje problem cfaredo, mos e perdorni me. Keshillohuni me ne dhe prisni keshillat tona.
Doza e nevojshme ditore: 5- 6 gr. (dy lugë kafeje). Kjo dozë nuk duhet tejkaluar
Përdorimi : Për të gjitha rastet e mësipërme Vaji i Linit përdoret duke pirë në mëngjes esëll dy lugë kafeje. Nëse kjo mënyrë nuk është e mundur, mund të përdoret duke e hedhur në sallatë, në pjatën e gjellës (të vakët ose të ftohtë), ose duke e përzier me pak djath pa yndyrë, me gjizë pa kripë, salcë kosi, kos, etj., në çdo orë të ditës, gjat ushqimit. Nuk duhet përdorur për gatime të nxehta, sepse i humbet të gjitha cilësitë kurative.
Kush mund ta përdori :Përdoret gjithë jetën, që nga fëmijët me moshëdy vjeç deri në të moshuarit mbi 100 vjeç. Kohëzgjatja e përdorimit: Përdorimi minimal është tre muaj. Për të ruajtur shëndetin është mirë që Vaji i Linit të jetë pjesë e ushqimit për këdo, gjithë jetën. Pa Omega-3, askush nuk mund të jetë vërtet i shëndetshëm. Kushton më pak se një kafe në ditë...Nuk ka sinjalizime për veprime anësore. Sidoqoftë nuk duhen tejkaluar dozat e rekomanduara në këtë shkrim.