Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming"

Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming" Adresa: Rruga"Myslym Shyri “pas Golden City hotel Tirane ose rruga Kavajes pas Kishes Katolike

Protokoll i ndjekjes së shtatzanisë                 TREMUJORI I PARËNga konfirmimi i shtatzanisë deri në javën e 12• Eko...
14/04/2026

Protokoll i ndjekjes së shtatzanisë
TREMUJORI I PARË
Nga konfirmimi i shtatzanisë deri në javën e 12
• Ekografi për të konfirmuar shtatzaninë, dhomëzën gestacionale, praninë e embrionit, sakusit Yolk, praninë e RZE-ve, fluksimetri të arterieve uterine
• Gjak komplet me morfologji
• Analiza biokimike (provat e funksionit renal dhe hepatik nëse ka indikacion)
• Grup gjaku, Rhezus (kërkim antitrupash në rast imunizimi)
• Urinë komplet; urokulturë në rast se ka prani infeksioni
• Rubeola IgG, IgM
• Toksoplazma IgG, IgM
• Citomegalovirusi (CMV) IgG, IgM
• Sifiliz, Gonorrhe, Clamidia (ekzaminim direkt ose me serologji)
• Hepatiti B antigeni, HIV antigeni
• Citologji cervikale
• TSH
• Elektroforezë e hemoglobinës
• Glicemia esëll
• Analizë e sekrecioneve vaginale
• Koriocentezë nëse ka indikacion
Java 11 – 13
• Ekografi për m***en e RZF-ve, translucencës nukale (NT), gjatësisë së fetusit (CRL), këndin facial, fluksin e duktusit venoz
• Depistimi serik amtar për anomali, Bitest, Nipt

TREMUJORI I DYTE
Java 16 – 18
• Ekografi transvaginale (m***e e gjatësisë së kanalit cervikal)
Java 15 – 22
• Depistim për anomali, Tripple test, tek ato paciente të cilat nuk kanë mundur të kryejnë Bitestin
• Amniocenteza (në rastet kur ka indikacion¬)
Java 18 – 24
• Ekografi morfologjike
Java 28
• Gjak komplet, morfologji
• Antitrupat anti Rhezus
• Testi i ngarkesës me 50 gr glukozë
• Testi i sifilizit, HIV-it
• Analiza e urinës
• Matja e niveleve të kalciumit
• Administrimi i imunoglobulinës anti D, në rast se është e nevojshme

TREMUJORI I TRETE
Java 33 – 36
• Ekografi për rritjen dhe zhvillimin fetal
• Ekzaminim për Clamidia, Gonorrhea
• Depistimi për streptokok grupi B
• Fillimi i kurseve prenatale
Java 36 – 39
• Ekografi (vlerësim i rritjes e zhvillimit fetal, përcaktimi i pozicionit fetal, pozicionit dhe ekostrukturës placentare, qarkullimi i gjakut fetal)
• Gjak komplet
• Faktorë koagulimi
• Prova të funksionit renal
• Kërkimi i proteinurisë
• Analizë urine për ngarkesë mikrobike
• Matja rutinë e tensionit arterial
• Non Stress Test
Java 41
• Induktimi i lindjes

30/03/2026

Amenorre (mungesa e menstruacioneve)
Amenorreja quhet mungesa e menstruacioneve për të paktën 3 muaj, tek një grua që ka pasur më parë menstruacione, dhe mosardhja e ciklit tek një vajzë që ka mbushur moshën 16 vjeç. Shkaku më i shpeshtë i këtij problemi është shtatzënia. Shkaqet e tjera përfshijnë: problemet me organet riprodhuese ose me gjendrat rregulluese hormonale. Shenja indikuese e amenorresë është mosardhja e menstruacioneve.
Në varësi të shkakut të saj mund të ketë dhe shenja të tjera si p.sh.:
• Rrjedhje qumështi nga gjiri
• Rënie të flokëve
• Dhimbje koke
• Ndryshime të shikimit
• Shtim të qimeve në fytyrë
Kur duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog?
Nëse për të paktën 3 muaj të njëpasnjëshëm nuk ju ka ardhur cikli apo keni mbushur 16 vjeç dhe nuk keni pasur kurrë një cikël menstrual, duhet të takoni sa më parë mjekun tuaj gjinekolog.
Shkaqet
Amenorrea mund të ndodhë për shumë arsye: disa si pjesë normale e jetës së një gruaje, disa si efekte anësore të medikamenteve të ndryshme, e të tjera si shfaqje e problemeve shëndetësore të ndryshme.
Amenore natyrale:
• Shtatzëni
• Ushqyerja e fëmijës me gji
• Menopauza
Kontraceptivët:
Kontraceptivët në formë injeksionesh ose implantet, si dhe disa tipa të DIU, apo dhe marrja e vazhdueshme e pilulave pa shkëputje mund të ndikojnë në shfaqjen e amenorresë. Pas ndërprerjes së kontraceptivëve mund të duhen rreth 3 muaj për t’u rivendosur ovulacioni normal.
Medikamentet
• Antipsikotik
• Kimioterapi, radioterapi
• Antidepresantët
• Antihepertensivët
Mënyra e jetesës
• Stresi është parë që përkohësisht mund të ndryshojë funksionin e Hipotalamusit (një zonë në tru që kontrollon hormonet rregulluese të ciklit menstrual) dhe si rezultat nuk ndodh ovulacioni dhe as cikli menstrual.
• Pesha trupore e ulët mund të ndikojë në funksionin hormonal. Gratë të cilat kanë çrregullime të ngrënies si p.sh anoreksi apo bulimi, pësojnë ndryshime hormonale që pasojnë mungesën e menstruacionit.
• Ushtrimet fizike të sforcuara. Si rezultat i kombinimit të shumë faktorëve si p.sh.: ulja e sasisë së dhjamit indor, stresi i lartë, harxhimi i lartë energjetik, mund të shkaktohen probleme në fluksin e ciklit menstrual. • Ndryshimet hormonale:
• Sindromi i ovarit policistik (PCOS). Jep ndryshime hormonale të mëdha dhe të qëndrueshme
• Çrregullime të funksionit Tiroid si në formën e mbifunksionit ashtu dhe të nënfunksionit, bëhet shkak për çrregullim menstruale deri në amenorre.
• Tumore të gjendrës Pituitary, tumore beninje mund të interferojnë me rregullimin hormonal dhe për pasojë mungesën e ciklit.
• Menopauza e parakohshme
• Probleme strukturore:
Dëmtime të mitrës: sindromi Asherman mund të krijohet pas aborteve apo ndërhyrjeve kirurgjikale për fibromiom • Mungesa e organeve riprodhuese: si rezultat i moszhvillimit gjatë jetës fetale të mitrës, qafës së mitrës apo vaginës.
• Anomali strukturore të vaginës: mbyllja e vaginës si rezultat i pranisë së një membrane apo muri, bëhet pengesë për rrjedhjen e gjakut menstrual.
Komplikacionet
• Infertilitet. Sigurisht duke mos ovuluar dhe mos pasur menstruacion, nuk është e mundur të mbetesh shtatzënë. • Osteoporoza. Nëse shkaku i mosardhjes së ciklit është niveli i ulët i hormonit estrogjen, atëherë ka risk të lartë për dobësimin e kockave dhe zhvillimin e osteoporozës.
Diagnostikimi
Ekzaminimet laboratorike
• Testi i shtatzënisë është ekzaminimi i parë që bëhët për të përjashtuar një shtatzëni të mundshme, tek gratë që kanë aktivitet seksual të rregullt.
• Funksioni i gjendrës Tiroide. Rekomandohet matja e hormonit TSH-së për të përcaktuar funksionin e gjendrës tiroide (normal , hipo apo hiper funksion).
• Funksioni ovarial: për këtë rekomandohet matja e FSH, LH, E,Prg për të vlerësuar funksionin e vezores. • Hormonet mashkullore. Gruaja pyetjet nëse vëren një shtim të qimeve në fytyrë, trashje të zërit apo ndryshime në shpërndarjen e qimeve në trup.
• Prova hormonale: duke marrë hormone 7 deri 10 ditë për të nxitur ardhjen e menstruacioneve.
• Ekzaminimet imazherike
Ekografia është jo e dhimbshme dhe bën të mundur evidentimin e tërësisë anatomike të organeve gjenitale të brendshme. CT skaner ndihmon për të parë organet e brendshme, vendndodhjen e tyre. Magnetic resonance imaging (MRI). Ndihmon për të përjashtuar tumoret e hipotalam-hipofizës
Trajtimi
Trajtimi i Amenorresë varet nga shkaku. Në disa raste përdorimi i kontraceptivëve mund të ndihmojë në ciklin menstrual. Nëse shkaku është prania e ndonjë tumori në kokë bëhet ndërhyrje kirurgjikale. E rëndësishme është rregullimi i mënyrës së jetesës; mënyrës së ushqyerjes, menaxhimit të stresit, rregullimi i peshës trupore.

Diabeti i shtatzeniseSikur dhe tipat e tjere te diabetit, diabeti i shtatezanise ndikon ne menyren e perdorimit qelizor ...
12/02/2026

Diabeti i shtatzenise
Sikur dhe tipat e tjere te diabetit, diabeti i shtatezanise ndikon ne menyren e perdorimit qelizor te glukozes. Vlerat e larta te sheqerit demtojne shendetin e nenes dhe te femijes ne te njejten kohe.Pas lindjes, vlerat e sheqerit normalizohen, por mbetet reziku per te patur diabet te tipit 2 ne te ardhmen.
Simptomat
Per shumicen e grave diabeti gestacional nuk shkakton shenja ose simptoma, rralle mund te japi shtim te etjes apo shpeshtim te urinimit.
Shkaqet
Ushqimi qe ne marrim tretet ne organizem per te prodhuar glukoz qe kalon ne qarkullimin e gjakut. Pankreasi, nje gjender e vendosur prapa stomakut, prodhon insulin, si pergjigje ndaj hedhjes se sheqerit ne gjak. Insulina ndihmon ne kalimin e glukozes nga gjaku ne qeliza ku perdoret si burim energjitik.Gjate shtatezanise, placenta e cila ben te mundur kalimin e gjaku dhe te lendeve ushqyese nga nena tek femija, prodhon vlera te larte te hormoneve. Pothuajse te gjitha keto substanca demtojne veprimin e insulines ne nivelin qelizor duke sjell keshtu rritjen e vleres se sheqerit ne gjak: Rritje e lehte e sheqerit pas ushimit eshte normale gjate shtatezanise. Sa me shume perparon shtatezania aq me teper placenta prodhon hormone bllokuese te insulines. Diabeti i shtatezanise zhvillohet zakonisht ne gjysmen e dyte por ndonjehere mund te nisi qe ne javen 20 te saj.
Faktoret riskues:
• mosha mbi 25. Me rritjen e moshes se nenes, rritet risku per te bere diabet ne shtatezani
• Histori familjare apo personale.: nese gruaja ka demtim te tolerances se sheqerit me nje rritje te lehte te vlerave, ose nese ne familjen e saj, ( prindrit apo moter) ka nje pjestar me diabet te tipit te 2..Po ashtu nese gjate shtatezanise se meparshme eshte zhvilluar diabetit i shtatezanise apo ka lindur femije me peshe me te madhe se 4.1 kg, apo lindje te nje femije e vdekur pa arsye te shpjegueshme.
• Peshe trupore e madhe. nese BMi, eshte me i madh se 30 atehere gruaja ka me shume mundesi te zhvilloj diabet gjate shtatezanise.
• Rraca. Per arsye qe nuk jane shume te qarta, afrikane, indiane apo asiatike kane me shume gjasa te vuajne nga diabeti gjate shtetezanise.
Komplikacionet:
• peshe e madhe ne lindje. sasia e larte e sheqerit ne gjak e pershkruan placenten, cka nxit pancreasin e bebit per te prodhuar me teper insulin.duke u bere keshtu rritje bebit ne peshe (macrosomia ). Kur bebi eshte ne peshe shume te madhe, rrezikojne te mbeten ne kanalin e lindjes, cka rrit numrin e lindjeve me operacion.
• lindje parakohe dhe sindrom destresi respirator: per shkak te peshes se madhe te femijes mundet qe aktiviteti te nis me heret se dita e duhur, ndaj dhe bebi do te kete risk me te larte per te bere detres respirator ( veshtiresi per te marre fryme )
• ulje te sheqerit pas lindjes (hypoglycemia). Duke qene se gjate kohes brendamitrore, prodhimi i insulaines eshte i larte, menjehere pas lindjes keta femije do bejne ulje te sheqerit nese luhajtjet jane te mbedha do te japin demtime te femijes. Ne te tilla raste dhenie e gjirit menjehere ose aplikimi intravenoz glukozes do te rregulloj gjendjen e femijes.
• zverdhja. ky ngjyrim i lekures dhe siperfaqese se brendshme te syve ndodh nese melcia e bebit nuk eshte pjekur akoma per te bere metaboliziim e bilirubines, e cila prodhohet normalisht kur trupi riciklon rruazat e kuqe te vjetra apo te demtuara te gakut. Nje gjendje e tille kerkon nje monitorim te kujdesshem te femijes se porsalindur. • diabet Tipe 2 me vone gjate jetes. Bebet e nenave qe vuajne nga diabeti i shtatezanise, kane risk me te larte per te zhvilluar obezitet dhe diabet tip 2 ne adulteri. Diabeti gestacional mund te coj ne vdekje te bebit gjate ose heret pas lindjes.
Diabeti gestacional mund te komplikoj nenen me:
• presion i larte i gjakut, preeklampi dhe eklampsi.
• Perseritje te diabetit me vone, ne shtatzanine tjeter, ose me vone gjate jetes
Diagnoza
Pavaresisht nga mosha e nenes, cdo grua shtatezane duhet te ti nenshtrohet depistimi te rregullt per diabet dhe sidomos per grate me peshe te madhe (BMi >30), per grate qe kane ne anamnezen familjare te afert te grades se pare me diabet.
Depistimi rutin per diabet gestacional
• Prova e pare e ngarkeses: duke pire nje shurup glukoze (50 gr ) esell, dhe me pas matja e vleres se sheqerit ne gjak pas nje ore: konsiderohet normal vlera 130 deri 140 milligrams per deciliter (mg/dL),.nese vlera eshte me e madhe, do te thote qe ka nje risk me te larte per te zhviluar diabet gjate shtatezanise.
• Testi ndjekes i tolerances se glukozes: ne kete test gruaja nuk ha darke, dhe me ne mengjes matet niveli i glukozes. Me pas pihet shurupi i glukozes por me perqendrim me te larte (80 gr), dhe me pas matet shqeri ne cdo nje ore, 3 ore rrjesht. Ne te pakten 2 nga vlerat jane me te larta se norma, atehere mund te vihet diagnoza e diabetit te shtatezanis.
Nese gruaja eshte e diagnostikuar me diabet te shtatezanise: do te kerkohen me kontrolle me te shpeshta te sheqerit ne gjak. Nese ka veshtiresi ne kontrollimin e vlerave te sheqerit, mund te jete e e nevojshme te merret insulin dhe te behen teste shtese per te kqyrur gjendjen e pergjithshme te femijes,dhe per te vleresuar funksionin e placentes,
• Nonstress test. Duke vendosur sensor mbi barkun e gruas te cilet iidhen me monitor, behet rregjistimi i rrahjeve te zemres se femijes, dhe ndryshimet e tyre gjate levizjes se femijes. Nese rrahjet e zemres se femijes nuk jane me te shpjjeta gjate levizjeve te tij, dmth qe bebi nuk merr oksigjen mjaftueshem.
• Profile biofizik (BPP). Gjate ketij testi behet nje kombinim i testit jostresant me ekografi te bebit.sipas nje sistemi pikesh. Vleresohen rrahjet e zemres se bebit, frymemarrja, toni muscular i pergjithshem, sasia e lengut amniotic, dhe qarkullimi i gjakut te bebit ne kordonin umbilical dhe ne arterine cerebrale te mesme.
• Numerimi i levizeve fetale. Matja e vleres se sheqerit pas lindjes, pas 6 dhe 12 muaj, dhe cdo 3 vjet
Trajtimi
E rendesishme eshte te monitorohet dhe te kontrollohet niveli i sheqerit ne gjak. Monitorimi i glukozes per te pare me mire nivelet gjate dites duhet te matet fillmisht sheqeri te pakten 5 here ne dite, ne mengjes esell e me pas pas cdo vakti: Po ashtu gjate lindjes dhe pas lindjes behet matja e nivelit te sheqerit te nenes dhe te femijes se porsalindur ( pasi bebi rrezikon te kete ulje te vleres se sheqerit pas lindjes).
Diete e kujdeshme: ngrenia e produketeve e duhura dhe ne sasin e duhur eshte menyra me e mire per te mbajtur nen kontroll vlerat e sheqetrit ne shtatezani. Marrja e frutave, perimeve, dritherave te plote, qe jane te pasur ne vlera ushqyese dhe fibra dhe te varfer ne yndyrna e kalori dhe kufizimi i embelsirave.
• Ushtrimet fizike: aktiviteti i rregullt fizik luan nje rol shume te rendesishme ne mireqenien e cdo gruaje. Gjate aktivitetit glukoza shkon drejt qelizave ku perdoret per energji. Gjithashtu ushtrimet rritin ndjeshmerine qelizore ndaj insulines, cka do te thote qe trupi prodhon me pak insulin per te transportuar sheqerin. Ushtrimet e rregullta fizike ndihmojne ne lehtesimin e disa nga gjendjeve shqetsuese gjate shtatezanesi si psh dhimbjet e shpines, krampet muskulare, enjtjen e gjymtyreve, konstipacionin dhe crregullimte e gjumit. Aktiviteti fizik ndihmon dhe ne mbajtjen e formes se mire fizike per te perballuar lindjen.Me te preferuarat gjate shtatezanise jane ecja, bicikleta dhe noti, sikur dhe aktiviteti shtepiak i perditshem.
• Medikamentet. nese dieta dhe aktiviteti nuk mjaftojne per te rregulluar vlerat e sheqerit ateher mund te perdoret insulin dhe me rrale tablet orale sikur glyburide.
• Monitorim i femijes: pjese e rendesishme e planit te trajtimit eshte dhe mbikqjyrja e femijes, rritja dhe zhvillimi i tij.
• Ushqimi me gji i femijes ndihmon ne shmangien e diabetiti te mevonshem tek gruaja, rregullon peshen e gruas pas lindjes, dhe ul shance qe femija te vuaj nga obeziteti apo diabeti tip 2 ne adulteri
Parandalimi
Konsiston ne ngrenien e produkteve te shendeteshme, kontrollin e peshes trupore, si dhe aktivitetin fizik te vazhdueshem.

AdenomiozaAdenomyoza zhvillohet kur indi endometrial ( i cili normalisht vesh mitren nga brenda ) rritet ne shtresen mus...
19/01/2026

Adenomioza
Adenomyoza zhvillohet kur indi endometrial ( i cili normalisht vesh mitren nga brenda ) rritet ne shtresen muskulare te mitres. Kjo ndodh me shpesh gjate moshes riprodhuese , ndoshta disa vite pas lindjes se femijes. Shkaku i kesaj semundje mbetet akoma i panjohur ,por e sigurt eshte qe zhduket pas menopauses. Grate qe vuajne nga adenomioza mund te kene dhe ne te njejten kohe dhe endometrioz.
Simptomat
Adenomioza mund te jete e heshtur dhe te mos japi asnje shenje, por me shpesh ajo mund te shkaktoj:
• Hemoragji mentruale ne sasi te shtuar dhe te zgjatur
• Dhimbje ne forme krampesh apo te mprehta si thike gjate menstruacioneve
• Krampe mentruale qe zgjatin gjate gjithe ciklit dhe qe keqesohen me kalimin e viteve
• Hemoragji gjate menstruacioneve
• Dalje te koagulave gjaku gjate ciklit menstrual
Zmadhim te permasave te mitres ne 2 fishim te saj cka mund te japi rritje te pjeses se fundit te barkut dhe mund te ndihet me i dhimbshem
Kur duhet te takoni mjekun?
Nese keni ndonje ose me shume nga shenjat e mesiperme, si hemoragjia e zgjatur ne sasi te shtuar, me dhimbje te forta te cilat ju pengojne aktivitetin e dites.
Shkaqet
Shkaktari mbetet i panjohur, por ka disa teori qe perpiqen ta shpjegojne:
• Rritje indore invaduese. Sipas se cilet adenomioza rezulton nga rritje direkte e qelizave endome triale nga siperfaqja e brendshme e mitres ne shtresen muskulare te saj. Incizioni i bere per lindjen e femijes me intervent mund te sherbej si nxites qe per kete invadim.
• Me origjin qe nga zhvillimi: pra indi endometrial ndodhet qe ne momentin kur mitra fomohet ne fetusin femer
• Inflamacionin i lidhur me lindjet: ndoshta nje inflamacion i shtreses veshese te brendshme te mitres gjate periudhes se lehonise mund te shaktoj nje prishje te saj dhe favorizon kete invadim
• Me origjin nga qelizat burimore, eshte mundesia e fundit qe mendohet se fundmi
Pavaresisht sesi dhe pse adenomioza ndodh, zhvillimi i mepasshem i saj varet nga estrogjenet qarkullues
Faktoret favorizues
• Nderhyrje kirurgjikale te meparshme sikur lindja me S/C, apo heqja e fibromiomave
• Lindjet e femijve
• Mosha e mesme ( kjo ndoshta si rezultat i nje ekspozimi me te gjate ndaj estrogjenit )
Komplikacionet
Dhimbjet dhe hemoragjia qe shoqerojne adenomiozen, mund te pengojne aktivitetin normal ditor, shkuarjen ne shkolle apo pune dhe veshiresojne lidhjet …c ka mund te coj ne gjendje te irrituara, depressive, ankthi, apo zemerimi. Ndaj eshte shume e rendesishme konsultimi me mjekun. pervec kesaj hemoragjite e zgjatura mund te cojne ne anemi dhe problemet shoqeruese te saj.
Perpara se te takoheni me mjekun duhet te shkruani te gjitha shqetesimet qe kini dhe cdo lloj mjekimi qe merreni, ne sasi dhe kohezgjatje
Vendosja e diagnozes
• Shenjat dhe simptomat (anamneza )
• Egzaminimi pelvic: shihet mitra e zmadhuar dhe e dhimshme
• Egzminimi ekografik
• Magnetic resonance (MRI)
Ne disa rast mund te merret biopsy ne shtresen veshese te mitres m thjesht per te perjashtuar ndonje shkak tjeter te hemoragjise, e vetmja menyre per te vertetuar adenomiozen eshte egzaminimi mikroskopik i indeve pas heqjes se mitres.
Trajtimi
Adenomyoza zhduket pas menopauses, ndaj dhe trajtimi do te varet sesa afer kesaj faze ndodhet gruaja. Gjithesesi trajtimi perfshin:
• Preparatet antiinflamator. Per te kontrolluar dhimbjet mentruale dhe per te kufzuar sasine e hemoragjise: ibuprofen (Advil, Motrin IB ), naproxen etj, duke nisur dy tre dite para ardhjes se ciklit dhe ne vazhdim te ciklit.
• Terapia hormonale. perdorimi i kontraceptiveve te kombinuar estro –progestativ ,patche hormonal, unazat vaginale ulin sasin e hemoragjis dhe dhimbjet shoqeruese. Perdorimi i perberesve vetem progestativ apo i DIU me progestatov sikur Mirena, eshte nje tjeter metode trajtimi.
• Hysterectomi. Nese dhimbjet dhe hemoragjia eshte e pakontrollueshme me medikamente rekomnadohet heqja e mitres ndersa heqja e vezoreve nuk eshte e domosdoshme

31/12/2025

🎉 Klinika Fleming ju uron Gëzuar Vitin e Ri! 🎉
Qoftë ky vit i ri i mbushur me shëndet, besim dhe suksese. Ju urojmë një vit të mbarë dhe plot arritje për ju dhe familjet tuaja. ✨

25/12/2025

Gëzuar Krishtlindjet 🎄
Në këtë periudhë të shenjtë festash, ju urojmë shëndet, paqe dhe qetësi për ju dhe familjen tuaj.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes të vazhdueshëm, ne jemi pranë jush çdo ditë.
Krishtlindjet le të sjellin shpresë, besim dhe rezultate sa më të mira
Me respekt dhe mirënjohje,
Klinika Fleming.

Sindromi i vezores polikistike (SPCO)Sindromi i vezores mikropolicistike eshte nje crregullim hormonali i shpeshte tek g...
17/12/2025

Sindromi i vezores polikistike (SPCO)

Sindromi i vezores mikropolicistike eshte nje crregullim hormonali i shpeshte tek grate ne moshe ripordhuese. Vezoret e ketyre grave permbajne ciste te vegjel dhe te shumte te vendosur ne shtresen e jashtme te vezores. Shkaku i sakte i ketij ndryshimi mbetet i panjohur,por diagnoza e hershme dhe mjekimi i rregullt do te pasohet me ulje te komplikacioneve afat gjata sikur jane diabeti tip 2 apo semundje te zemres.
Simptomat
Shenjat mund te nisin qe ne periudhen e ardhjes se ciklit te pare ( menarche ),por mund te zhvillohen edhe me vone si rezultat e shtimit ne peshe .Shenjat mund te jene te ndryshme ne persona te ndryshem :
Anomali te mentruacioneve : eshte shenja me e shpeshte dhe mund te jete ardhje e ciklit menstrual ne intervale mbi 35 dite, me pak se 8 cikle menstrual ne vit, mosardhje e ciklit per deri 4 muaj rrjesht, ndryshime ne sasine e gjakut : here ne sasi te paket dhe here me shumice.
Shtimi i androgjeneve : do te japi shtim te qimeve ne fytyre dhe ne trup (hirsutizem) akne, renie te flokeve ne ball te ngjashme me meshkujt (alopeci androgjenike ).megjithate keto shjenja kane dhe vartesi etnike psh grate aziatike nuk i japin keto ndryshime.
Vezore polykistike : vezorja paraqitet me permasa te shtuara dhe permban shume kiste te vegjel te vendosur ne siperfaqene e jashtme te saj.
Per te quajtur sindrom pervec ndyshime ekografike duhet njekohesiht edhe ndryshime ne menyren e ardhjes se ciklit dhe shenjat e shtimit homonve androgjenik.
Shkaqet
Nuk njihen shkaqe te sakte por ka disa faktore qe mund te luajne rol nxites sikur jane :
Shtimi i sasise se insulines : Insulina eshte hormon qe prodhohet ne pankreas dhe ben te mundur perdorimin e sheqerit si burim energjitik primar. Nese gruaja ka rezistence insulinike, demtohet aftesia per te perdorur insulinen, ndaj dhe pankreasi do te prodhoje me shume insulin cka do te pasohet me nxitjen e prodhimit te androgjeneve ne vezore.
Inflamacione te shkalles ulet : Normalisht per te luftuar infeksionet e ndryshme trupi i njeriut prodhon rruaza te bardha si nje pergjigje inflamatore . Ne te njetjen kohe nen ndikimin e disa ushqimeve ne oragnizem nis perseri pergjigje inflamatore, dhe si rezultat prodhohen substanca te cilat sjellin rritje te rezistences insulinike,dhe grumbulim te kolesterolit ne vazate gjakut (atherosklerozis) .Te gjitha keto ndryshime ndikojne ne zhvillim e SPCO.
Trashegimia : ka me shume gjasa qe vajza e nenes me SPCO te kete po te njejtin problem te lidhur ndoshta me ndonje mutacion genetik.
Zhvillim fetal jonormal : eshte pare qe ekspozimi ndaj homoneve mashkullore gjate jetes brendamitrore pengon shprehjen normale gjenike, cka do te shkaktoje nje model mashkullor ne shperndarjen e dhjamit ne bark, rritje te rezistences insulinike, dhe inflamacion ne grade ne ulet.Te gjitha keto jane faktore favorizues ne zhvillimin e SPCO.
Komplikacionet : sindromi i ovarit policistik mund te pasohet me disa nga keto gjendje (sidomos nese eshte i pranishem edhe obeziteti )
- Diabet Tipi 2
- Rritje te tensionit te gjakut
- Crregullime te kolesterolit dhe yndyrnave me rritje te triglicerideve, ose ulje te HDL
- Rritje proteines C-reaktive
- Sindrom metabolik qe rritin rriskun per semundje kardiovaskulare.
- Dhjamosje jo alkolike te melcise,
- Apnea te gjumit
- Hemoragji jonormal uterine
- Kancer te shtreses se brendshme te mitres (endometrial), te shkaktuar nga ekspozimi i vazhdueshem ndaj niveleve te larta te estrogjenit.
- Komplikacione gjate shtatezanisi sikur mund te jene : Diabet i barres, rritje te tensionit
Diagnoza vihet duke u bazuar mbi te gjitha shenjat dhe simpomat dhe duke perjashtuar shkaqet e tjera te mundshme.Observohen menyra e ardhjes se ciklit menstrual, ndryshimet ne peshe, ndryshimet ne tensionin arterial .
Ekzaminimi pelvik : kerkohen prani te vatrave inflamatore, masa, ose anomali te tjera.
Testet e gjakut : behen dozimet homononale femerore si dhe ato androgjenike, yndyrnat, testi i tolerances se glukozes,
Ekografi plevike : per te pare strukturene vezores, pranine e folikujve ,numrin e tyre, permasat dhe menyren e shprendarjes se tyre.
Trajtimi do te jete ne varesi te problemeve te shfaqura sikur : infertiliteti, hirsutizmi, acne, dhe obeziteti
Rregulimi i ciklit menstrual:
- mund te realizohet nepermjet pilulave te kombinuara estro-progestative , te cilat bejne te mundur uljen e sasise se androgjeneve, ulin rrezikun per ndryshimet malinje te vesheses se brendshme te mitres dhe rregullojne hemorragjite jo normale.
- per te regulluar ciklin menstrual (nese nuk kerkohet shtatezani ) mund te perdoren dhe progesterone apo derivate te tij per 10 deri 14 dite por keto nuk kane ndikim mbi nivelet e androgjeneve.
- Metformin medikament qe perdoret per mjekimin e diabetti tip 2, duke ulur vlerat e insulines permireson ovulacionin dhe sjell rregullim te ciklit menstrual. Ne te njejten kohe ajo ngadaleson perparimin e diabetet tip2, dhe ndihmnn ne renien ne peshe.
Per te nxitur ovulacionin : mund te perdoren clomid i vetem, clomid me metformin, apo gontatropina.
Per te rregulluar rritjen e qimeve : mund te perdoren kontraceptiv oral te shoqeruar ose jo me spironolakton. Per perdorim local ne fytyre mudn te perdoret kremm Eflornithine
Nderhyrje kirurgjikale me laparoskopi behet djegja e gjithe folikujve ne siperfaqen e vezores, per te nxitur ovulacionin.
Menyra e jeteses :
Te mbahet nen kontroll pesha trupore : duke shtuar aktivitetin fizik dhe duke permiresuar menyren e ushqyerjes duke ulur yndyrnat, te merren karbohidrate kompleks, te kufizohet perdorimi sheqerit etj.

15/10/2025
Astma gjatë shtatzënisëAstma është sëmundje inflamatore e rrugëve ajrore e karakterizuar nga rritje e përgjigjes së pemë...
15/07/2025

Astma gjatë shtatzënisë
Astma është sëmundje inflamatore e rrugëve ajrore e karakterizuar nga rritje e përgjigjes së pemës trakeobronkiale ndaj stimujve të shumtë. Është gjendje kronike që mund të prekë zakonisht shtatzëninë. Sëmundja është episodike, karakterizohet nga përkeqësime të ndërmjetësuara nga periudha asimptomatike. Shumica e atakeve janë kohëshkurtra, nga disa minuta deri në orë. Hasshmeria e astmes ne popullaten e gjere eshte 4-5%, ndersa gjate shtatzanise 1-4 %, me mortalitet 2 persona ne 100,000.
Mekanizmat fizpatologjik
Shtatzënia prek dukshëm fiziologjinë respiratore: me ulje te kapacitetit residual funksional dhe volumit rezidual. Në të njëjtën kohe përçueshmëria e ajrit dhe rezistenca pulmonare ulet, si rezultat i veprimit të progresteronit. Në shtatzëni zhvillohet një gjendje alkaloze respiratore kronike, me ulje të presionit pjesshëm të dioksidit të karbonit ( pCO2 ), ulje të bicarbonateve dhe rritje të pH.
Asthma karakterizohet me inflamacion të rrugëve ajrore të karakterizuar nga grumbullim i eozinofileve, limfociteve, qeliza mastocitare, makrofag, qeliza dentritike dhe miofibroblasteve.Të gjitha këto sjellin ulje te diametrit te te rrugeve ajrore nga kontraksioni i muskulaturës së lëmuar, kongjestioni vazal, edema e mureve bronkiale dhe trashje te sekrecioneve.
Klinikisht gruaja shtatzënë do të paraqesë:
• Kolle
• Shkurtim te frymëmarrjes
• Ngushtim në kraharor
• Frymëmarrje me zhurme
• Zgjim gjate natës
• Episode rekurente te komplekseve simptomatik
• Acarime shpesh pa stimuj specifik
• Histori familjare ose personale për sëmundje të tjera atopike
Faktorët etiologjik
Astma vjen si rezultat i ndërveprimit të predispozitës gjenetike dhe stimulit ambiental. Mekanizmi baze i mbindjeshmërisë bronkiale nuk është i njohur, por njihen faktorët që stimulojnë astmën:
• Alergjen, sikur polenet, pluhuri i shtëpisë, furrtaret, akarienet, insektet (bleta, grere), myku i ushqimeve
• Irrituesit: duhani, tymi i druve, ndotja e ajrit, aromat e forta, pluhuri, dhe lendet kimike
• Gjendje mjekësore: infeksione virale të aparatit të sipërm të frymëmarrjes, sinuzitet, refluksi esophageal dhe askaridoza.
• Medikamente të ndryshëm: aspirina, antiinflamatoret josteroid, betabllokuesit, lendet e kontrastit dhe sulfitet
• Ajri i ftohtë
• Menstruacionet
• Stres emocional
Ekzaminimet e gjakut
• Gjak komplet: duke pare ndyshimet nga inflamacione jospecifik, anemi, trombocitopeni, leukocitet
• Vlera e gazeve ne gjakun arterial: gjate shtatezanise normale vlerat jane pH = 7.4-7.45, pO2 = 95-105 mm Hg, pCO2 = 28-32 mm Hg, dhe bicarbonate = 18-31 mEq/L.
Ne rastet e astmes mund te kemi rritje te PaCO2, dhe renie te in PaO2.
• kulture (mbjellje ) e gjakut ne raste te pneumonive shoqeruese
• Radiografi e kraharorit
Mund te behet ne rast të çrregullimeve shoqëruese sikur pneumonia, sëmundje obstruktive kronike dhe nëse gruaja vesh mbrojtësen, sasia rrezatimit nen të cilin ekspozohet fetusi është 0.00005 rad.
• Testet e funksionit Pulmonar
Ne rast se shihet ulje e volumit aspirues, ulje e kapacitetit vital dhe ulje të fluksit ekspirator
Medikamentet
Shumica e preparateve antiastmaike munden të përdoren gjate shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Për trajtimin mbajtës të pacientëve:
Agonistet beta 2 adrenergjike mbeten kryesor në trajtimin e formave të lehta dhe acarimeve të here pas hershme, duke u bazuar ne fraksionin NO se nxjerre (Fe NO) dhe ne reduktimin e simptomave te astmës.
Agonist beta 2 adrenoreceptor ( salmeterol ) mund të përdoret për formën e astmës nocturne, për shkak të kohëzgjatjes se efektit deri ne 12 ore Methixantine janë përbërje molekulare që veprojnë si stimulues kardiak, diuretik dhe relaksues të muskulaturës se lëmuar, mbeten kryesor ne trajtimin e acarimeve dhe ne mbajtjen e formave të lehta.
Për format e mesme persistente mund te shtohet edhe inhalator me antiinflamator ose kortikosteroide.
Ne format e renda perdoren kortikosteroid oral dhe beta agonist.
Kortikosteroidet mund të përdoren në format akute dhe ne pacientet ambulator. Janë relativisht të sigurt në shtatzëni, ne format intravenoze, intra,muskulare dhe orale. Ndërsa inflalatoret përdorën për terapi mbajtëse. Megjithëse kohet e fundit, eshte pare nje rrisk relativ ne shperthimin e crregullimeve metabolike dhe endokrine te shkaktuara nga perdorimi i tyre.
Sulfat magnezi është një tjetër preparat i pademshem, që mund të përdoret gjate shtatzënisë, duke bere relaksimin e muskulatures se lemuar te rrugeve ajrore.
Inhibitoret Leukotrien : veprojne duke bllokuar leukotrinet te cilet shkaktojne enjtje dhe spazma te rrugeve ajrore .Jane te perdorshem ne shtatezani, po eshte pare qe nuk kane efekt pas perdorimit kortikosteroideve. Epinefrina nuk duhet perdorur gjate shtatezanise, pasi jep malformacione kongenitale, takikardi fetale, dhe vazokontriksion te qarkullimit utero- placentar.
Trajtimi i urgjences
Format e renda të astmës kërkojnë kujdes të veçantë pasi ataket astmatike japin gjendje hipoksie çka është me pasoja tek fetusi. Pacientia duhet te vihet ne monitorim kardiak dhe pulse oximeter.
Vendosen ne intubim mekanik rastet kur persiston hypoxia, thellohet retensioni i dioksidit te karbonit, kur ka humbje të koshiences dhe gjendje hemodinamike jo të qëndrueshme.
Mjekimi kryesor:
- beta 2 agonistet në formën inhalator ose subkutan, të dhëne në 3 doza në 60-90 minuta. Beta bllokuesit adrenergjik nuk duhen dhëne për shkak të efektit spastik ne bronke.
-përdorimi i steroideve sistemik shkurton kohen e qëndrimit spitalor.
- oksigjen shtesë (maskë) për te mbajtur saturimin e O2 mbi 95%
- likide intravenoz
- monitorimi fetal ne rastet e renda, pas javës së 20 të shtatzënisë.
- sedative dhe trankuilizante nuk duhet të përdoren për shkak te efektit te tyre deprimues në frymëmarrje.
- antihistaminiket nuk kane efekt ne trajtimin e astmës.
- Mukolitiket. rrisin bronkospazmen, prandaj duhen shmangur.
Ataket astmatik kane efekte negative mbi shtatzëninë. Kontrolli i keq i shtatzënisë lidhet me lindje para kohe, peshe fetale të vogël, vdekje fetale në miter, hypertension gjate shtatzënisë.
Është e rëndësishme për gratë shtatzënë kujdesi që duhet të kenë: te mos pihet duhan, te evitohen të gjitha produktet që acarojnë astmën, të shmanget i ftohti.
Në rast se vuajnë nga refluksi gastro intenstinal të bëhet kujdes ne mënyrën e ngrenies ne porcione te vogla e te shpeshta, të evitohet shtrirja menjëherë pas ngrënies Ne rast se gruaja ka nisur vaksinat para shtatzënisë, ajo mundet ti vazhdoj me kujdes. Nuk lejohet që të nis vaksinimin pasi ka mbetur shtatzënë. Vaksina gripit mund të bëhet por pas tremestrit të dytë.

Address

Rruga Kavajes Afer Kishes Katolike Rrugica Him Kolli Ose M . Shyri Pas Big Market
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 19:30
Tuesday 09:00 - 19:30
Wednesday 08:30 - 19:30
Thursday 08:30 - 19:30
Friday 08:30 - 19:30
Saturday 08:30 - 14:30

Telephone

+355697389230

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming":

Share