Instituti i Psikologjise Individuale Adler

Instituti i Psikologjise Individuale Adler Instituti i Psikologjise Individuale Adler lind si i bashkim i profesionistëve psikologë.

Instituti Alfred Adler i Tiranës themelohet në Tiranë në vitin 2011, si bashkim i profesionistëve psikologë ,pjesë e AFPA (Associazione Forum Psicologia Adleriana) si dhe anetare organizative e ShShP (Shoqates Shqiptare te Psikoterapise)

Që prej mesit të viteve ‘80, brezi i quajtur X, të lindur nga 1965 deri në 1980, të rritur tashmë në moshë së mesme, quh...
11/07/2022

Që prej mesit të viteve ‘80, brezi i quajtur X, të lindur nga 1965 deri në 1980, të rritur tashmë në moshë së mesme, quhen si ‘brezi sanduiçë', pasi janë brezi që gjendet mes kujdesit për prindërit e moshuar dhe rritjes së fëmijëve të tyre.

Sipas Amy Goyer, eksperte kombëtare e familjes dhe përkujdesjes së pensionistëve, AARP-së, autore e "Joggling Life, Work, and Caregiving" (Xhonglimi i Jetës, Punës dhe Përkujdesjes ndaj të tjerëve”) , gratë, po edhe ca burra, të Gjeneratës X po përballen me sfida unike, të ndryshme nga ato të paraardhësve të tyre. Më shumë gra po punojnë jashtë shtpisë (në vendet perëndimore) dhe kur gratë punojnë, kanë më shumë ngarkesë, pasi u duhet të xhonglojnë mes përgjegjësive të punës, kujdesit për prindërit, fëmijës/ve, po edhe duke u përpjekur të keni një jetë ku të ruajnë marrëdhënien martesore si parësore.

Prindërit dhe gjyshërit tanë po jetojnë më gjatë se kurrë më parë. Këta të rritur të moshuar mund të kenë edhe probleme shëndetësore të ndërlikuara, sëmundje kronike apo edhe sëmundje terminale, që kërkojnë trajtime të shtrenjta, po edhe kohë e përkujdesje, dhe e gjithë kjo, është një presion i madh mbi këtë brez. Edhe pagesa e kujdestarëve për të moshuar është shpesh shumë e shtrenjtë për tu përballuar. Dhe nëse gruaja largohet nga puna për t'u kujdesur për një të afërm të sëmurë, kostoja mund të jetë edhe më e lartë.

Gjenerata X është vazhdimisht në stress, pasi edhe kostot e jetesës janë rritur dhe atyre u duhet të punojnë shumë edhe për t'u dhënë fëmijëve të tyre, jo vetëm strehë e ushqim, po edhe edukim e avantazhe të tjera, që ata vet nuk i kanë pasur.

"Merrni kohë për veten tuaj", thonë revistat e grave. "Praktikoni kujdes për veten." Ajo që nënkuptohet nga kjo është që së paku, një herë në javë duhet të merrni një orë për relaks, apo masazh, apo palestër, yoga, shëtitje, ecje, etj si këto. Gratë e kuptojnë që duhet ta trajtojnë veten duke paguar dikë që t’i ndihmojë të dukem më pak të lodhura se ç’janë, sepse askush nuk dëshiron ti shohë kështu, po ato e dinë që kjo është kosto dhe në këtë ekonomi kjo është paksa e vështirë.

Gjithsesi, përveç, këtyre formave relaksuese të rekomanduara nga revistat, ajo që studimet pohojnë se ndihmon shumë është dhe shoqëria me gratë e tjera. Qarja e halleve me një filxhan përpara, kafe apo çaj me gra të tjera, është ajo që ndonjëherë u duhet me të vërtet.
Pra edhe një herë komuninikimi i ndjenjave me të ngjashëm është ai që ndihmon në gjetjen e ngushëllimit, fakti që edhe të tjerët po vuajnë si ty të qetëson e relakson.

Një studim i botuar në Psikologjinë BMC (BioMed Central) gjeti prova se luajtja e lojës me pretendim apo gjasme e nënave...
09/07/2021

Një studim i botuar në Psikologjinë BMC (BioMed Central) gjeti prova se luajtja e lojës me pretendim apo gjasme e nënave me fëmijët e tyre të vegjël mund t’i ndihmojë ata në vështirësinë e sjelljes edhe dy vjet më vonë.

Loja me gjasme/kinse shërben si një model themelor në zhvillimin e fëmijës. Kjo lloj loje imagjinare i lejon fëmijët të ushtrojnë aftësitë e komunikimit, të praktikojnë marrëdhënie shoqërore pozitive dhe të eksplorojnë emocione të reja në një kontekst të sigurt.

Në moshat e hershme të fëmijës, loja me gjasme/kinse sygjerohet e ndihmohet nga të rriturit, duke i kuriozuar psikologët të pyesin nëse ankthi apo depresioni i një prindi mund ta pengojë angazhimin e një fëmije në këtë lojë.

Studimi zbuloi se nënat me ankth përfshihen shumë më pak në lojrat me gjasme/kinse me fëmijët e tyre dhe gjithashtu fëmijët e tyre marrin pjesë shumë më pak në lojrat me gjasme.

Ankthi shërben si një pengesë për angazhimin e një nëne në lojërat me kinse. Për shembull, një preokupim me mendimet e shqetësuara mund të bëjë që nënat e shqetësuara të humbasin shenjat/sinjalet e fëmijës së tyre ose t’i interpretojnë gabimisht, duke i parandaluar ata që t’i përgjigjen lojës së fëmijës së tyre në mënyrë mbështetëse.

Po më e rëndësishme ishte fakti që, fëmijët e nënave me ankth të rritur dhe depresion gjithashtu nuk marrin pjesë në lojërat me gjasme.

Studimi sygjeron se ankthi dhe depresioni i nënës ndikon në angazhimin e një fëmije në lojë dhe autorët e studimit sugjerojnë që nënat me ankth dhe depresion ndikojnë ndryshe në sjelljen e lojës së fëmijës së tyre përmes modelimit ose lidhjes së pasigurt.

https://www.psypost.org/2021/07/mothers-with-anxiety-engage-in-less-pretend-play-with-their-children-study-finds-61390

A study published in BMC Psychology found evidence that mothers’ pretend play may protect children from behavioral difficulties two years later. The study ...

"Ftesë në Studio" Cfarë ndodh në studion e një terapisteje, objekte, histori, emocione..Me këtë intervistë Ju ftoj edhe ...
04/05/2021

"Ftesë në Studio"

Cfarë ndodh në studion e një terapisteje, objekte, histori, emocione..
Me këtë intervistë Ju ftoj edhe Ju🤗

Irena Hysenaj PsikoterapisteIntervistë nga Algerta Tafani

Datën 8 maj, ju ftojmë në takimin e radhës mbi supervizimin e rasteve klinike.Per regjistrim kontaktet si më poshtë 🤗
04/05/2021

Datën 8 maj, ju ftojmë në takimin e radhës mbi supervizimin e rasteve klinike.
Per regjistrim kontaktet si më poshtë 🤗

Intervistojmë e diagnostikojmë në kohë reale, me "dëshmitarë".Ky do të jetë objekti i workshop-it , ditën e shtunë, 24 p...
19/04/2021

Intervistojmë e diagnostikojmë në kohë reale, me "dëshmitarë".
Ky do të jetë objekti i workshop-it , ditën e shtunë, 24 prill ora 9.30 .
Për rregjistrim lutem na kontaktoni në nr si më poshtë.
Mirë u takofshim! 🤗

31/03/2021

Në datën 3 prill 2021 organizojmë Workshop-in me temë: "Transferenca erotike ne marrëdhënien terapeutike"
Të interesuarit mund të rezervojnë në kontaktet si më poshtë. 🤗

Supervizimi i rasteve klinike në grup.Takimi i radhës, date 6 mars 2021.Për t'u regjistruar mund të na shkruani  në nr. ...
03/03/2021

Supervizimi i rasteve klinike në grup.
Takimi i radhës, date
6 mars 2021.
Për t'u regjistruar mund të na shkruani në nr. WhatsApp ose e-mail si më poshtë.

Cfarë ndodh në takimin e parë klinik me moshën në zhvillim?Pyetje, dilema, instrumente vlerësues.Këto  do të trajtohen n...
25/02/2021

Cfarë ndodh në takimin e parë klinik me moshën në zhvillim?
Pyetje, dilema, instrumente vlerësues.
Këto do të trajtohen në workshopin e datës 01. 03. 2021
Per regjistrim gjeni kontaktet si më poshtë!

IT WAS REALLY AMAZING...U bene disa vite tashme qe  kam pasur rolin e mesimdhenies dhe terapistes se grupit me studente....
07/02/2021

IT WAS REALLY AMAZING...

U bene disa vite tashme qe kam pasur rolin e mesimdhenies dhe terapistes se grupit me studente.
Terapia e grupit , mendoj une, eshte sfide per cdo terapist: e bukur, intriguese, nje ekperience qe te ve ne diskutim, te sfidon, te mbush, te rrit personalisht e profesionalisht.
Sigurisht, ne auditore behet vetem nje hap i pare ne rrugetimin e gjithsecilit (ndoshta edhe per t'u bere terapiste grupi) P***e Jo?!

Ne kete rrugetim pervec pjeses teorike(e detyrueshme dhe e pranueshme), kemi eksperimentuar te qenit anetar ne nje grup, veshgimin, analizen e rasteve etj.

Ashtu si ne shume kontekste te tjera pandemia u kthye ne nje sfide me vete:
"Terapi grupi online?!!!"
Is it possible?!!
Duke kerkuar "ndihme" u njoha me serialin "Group", film i ndertuar mbi eksperiencen e terapise se grupit te terapistit tim te adhuruar Irvin Yalom.
Gjeja filloi te behet intriguese. Pjese e formimin u bene veshgimi dhe analiza e seancave te serialit njera pas tjetres, gje qe studentet po e bejne me aq shume deshire e interes.
Por ajo qe vertete me emocionoi sot ishte kur Xhoana solli episodin e pare te sezonit te ri me titull: "You were trapped BEFORE Covid" (qe nuk e kisha pare).
Seri te reja mbi eksperiencen e terapise ne Zoom ne kushtet e Covid 2019.
Sa shume emocionova!
Realizuar kaq shpejt e persosshmerisht.
Faleminderit realizuesve te ketij programi e faleminderit studenteve qe me japin kaq shume emocion me interesin dhe pranueshmerine e te qenit ne nje terapi grupi.

IT WAS AMAZING.
Faleminderit ❤

The group reunites, remotely. Dr. Ezra nearly died of Covid-19; is he ready to take care of the group again? Meanwhile, staying at home has actually been goo...

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Psikologjise Individuale Adler posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Instituti i Psikologjise Individuale Adler:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram