Bachelor dhe Master në Ekonomik dhe Shkenca të Aplikuara
www.shlplogos.edu.al
Misioni
SHLP “Logos” ka si mision të zhvillojë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies e kërkimit shkencor me qëllim që të formojë specialistë të lartë në përputhje me përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit. Statusi ligjor
SHLP “Logos” nga pikëpamja institucionale dhe e programeve të studimit që of
ron, është e licensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe është akredituar nga Këshilli i i Akreditimit me urdhër të Ministrit të Arsimit të Lartë. (shih dokumentacionin në PDF)
Programet e studimit
Programet e studimit universitare janë të standardeve evropiane dhe synojnë një përgatitje teoriko-shkencore dhe profesionale të studentëve që t'u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, të orientuara në përparësitë e zhvillimit te vendit si dhe të krijojë mundësinë për studime të mëtejshme. SHLP “Logos” ofron programet të ciklit të parë dhe te dytë të studimeve universitare, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS). Në përfundim të programeve të ciklit të parë SHLP “Logos” lëshon diplomën “Bachelor” në fushën e studimeve të kryera. Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” i pajisin studentët me njohuri të thelluara profesionale në një fushë të caktuar. Studimet në cilkin e dytë përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomeë “Master Profesional” ne fushën e studimeve të kryera. Programe universitare studimi të ciklit të parë “Bachelor”
Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
Menaxhim Turizëm Informatikë e zbatuar
Menaxhim Biznes Teknikë e lartë laboratorësh mjekësorë
Financë-kontabilitet
Programe universitare studimi të ciklit të dytë “Master Profesional”
Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
Financë-Kontabilitet Teknikë e lartë laboratorësh mjekësorë