15/04/2022
Si mund të zgjedhim se cilat janë programet më të mira për të nisur mësimin me fëmijën ?
Për këtë ju vijnë në ndihmë këshillat e mëposhtme.
1-Sigurohuni që fëmija i ka aftësitë paraprake të nevojshme për të realizuar atë program. Psh ju mund të doni që fëmija të bëjë kërkesa nëpërmjet fjalisë,ndërkohë që ai nuk është në gjendje të përsërisë fjalët. Ndarja e një aftësie në komponent më të vegjël do t'iu ndihmojë të identifikoni se cila aftësi duhet të mësohet në fillim.
2-Zgjidhni programe të cilat fëmija mund ti duhen përgjatë jetës së përditshme.
Psh të mësoj si të ndjeki udhëzime të thjeshta, të shprehi preferencat apo mosdëshirat duke përdorur po/jo,të tregojë me gisht drejt objekteve apo akitiviteteve të dëshiruara, të realizojë lojë të pavarur janë të gjitha të dobishme për angazhimin e fëmijës përgjatë ditës.