Gjinekologu ju pergjigjet

  • Home
  • Gjinekologu ju pergjigjet

Gjinekologu ju pergjigjet Mjeku Gjinekolog do ju pergjigjet me profesionalizem pyetjeve tuaja . Gra dhe vajza , shendeti eshte thelbi i jetes ! Ju mirepres !

21/11/2018

Disa nga shenjat qe tregojne qe jeni prekur nga nje semundje seksualisht e transmetueshme (SST)
Një ndër problemet që femrat mund të hasin janë sëmundjet apo infeksionet seksualisht të transmetueshme. Herë për fajin e partnerit e herë nga pakujdesia ndodh që dhimbjet apo pasojat të jenë mjaft alarmante, prandaj duhet të bëni kujdes. Këto janë disa shenja që mund të shfaqen kur ju jeni prekur nga një infeksion:

Shkarkim i çuditshëm për organizmin
Ju e dini se cila është norma e organizmit tuaj dhe nëse papritur diçka ndryshon, mbase trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka. Çdo ndryshim në shkarkimin tuaj va**nal normal është një shenjë e infeksionit, qoftë në sasi, ngjyrë apo aromë.

Urinim i dhimbshëm
Urinimi është një nga gjërat themelore më të “bezdisshme” që duhet të bëjmë çdo ditë. Kur organi gjenital djeg bëhet akoma më e bezdisshme dhe mbase ka ardhur momenti të takoni doktorin. Shenjat e djegies apo dhimbjes mund të shkaktohen nga një inflamacion në zonën tuaj gjenitale ose rrugët urinare, gjë që mund të jenë rezultat i një infeksioni ose i një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Plagë
Menjëherë pasi infektoheni fillojnë të zhvillohen plagë, të cilat nuk shkaktojnë dhimbje. Këto shfaqen në vendin e saktë të infeksionit, që mund të jetë va**na, goja ose anusi.

Skuqje të ashpra ose puçrra të kuqe
Femrat që janë infektuar do të fillojnë të kenë skuqje të lëkurës ,ndonjëherë në pëllëmbë, në pjesën e sipërme të këmbëve ose në bust.

Dhimbje gjatë seksit
Jo çdo lloj seksi është i mirë, por të paktën nuk duhet të jetë i dhimbshëm. Gratë që kanë marrë një infeksion fillojnë të kenë pakënaqësi ose dhimbje gjatë aktit seksual dhe kjo ndodh sepse indet e vaginës dhe mitrës janë infektuar dhe janë bërë tepër të ndjeshme.

Dhimbje barku
Nëse filloni të keni dhimbje barku të cilat nuk ngjajnë shumë me dhimbjet para menstruale ndodh sepse mitra juaj është infektuar. Nëse nuk largohet me qetësues atëherë duhet të vizitoheni te mjeku.

Ndryshim ndërmjet periodave
Disa lloje sëmundjesh seksualisht të transmetueshme shkaktojnë gjakderdhje në periudha të ndryshme kohore që nuk kanë të bëjnë me menstruacionet dhe kjo ndodh sepse mitra është infektuar. Sëmundje si klamidia ose gonorrhea kanë simptoma të tilla , prandaj do të ishte mirë të këshillohesh*t me mjekun .

15/10/2018

Gjenitalet e bebeve të gjinisë femërore kërkojnë kujdes të veçantë. A është e nevojshme të përdoret sapuni gjatë larjes, a duhet vënë krem dhe si të veprohet nëse ndodh inflamacioni i mukozës, do të mësoni në tekstin në vijim.

Kujdesi për organet gjenitale është pjesë e rëndësishme e higjienës së përgjithshme te të porsalindurit, sepse vazhdimisht u janë të ekspozuara veprimit irritues të urinës dhe jashtëqitjes. Kujdesi duhet të jetë i rregullt që nga lindja, transmeton Telegrafi.

Ja këshillat se si të kujdesemi drejt për gjenitalet e bebeve të gjinisë femërore:

A duhet që me rastin e larjes së organeve gjenitale të bebes femër të përdoret shamponi?

Përdorimi i sapunit dhe i shamponit, të cilët janë kryesisht alkal, nuk rekomandohet për larje të gjenitaleve të bebet femra, sepse shtojnë bazaltikë në vagjinë, kështu që ekziston mundësia më e madhe e infektimit.

Mbetjet nga jashtëqitja me mukozë me kujdes fshijani me vatë të njomë dhe të shtrydhur, ndërkaq nga lëkura me pelenë të njomur. Kur beben e lani në koritë, përdorni shampon neutral apo shampon të thartë apo sapun (rreth 7 ph).

A pengon nëse kremi mbrojtës depërton në brendi të organit gjenital?

Pas larjes dhe fshirjes, gjenitalet dhe pjesët rreth anusit nga jashtë lyhen me kremin e yndyrshëm për fëmijë, i cili mbron lëkurën e butë nga veprimet gërvishtëse të urinës dhe jashtëqitjes.

Mukoza e organeve gjenitale nuk lyhet, por nuk pengon nëse ndonjëherë bie në kontakt me kremin e bebeve. Mirëpo, shtresa tepër e trashë e kremit është bazë e mirë për zhvillim bakteresh!

Si veprohet në rastin e skuqjes së mukozës së gjenitaleve?

Duhet shpesh të ndërrohen pelenat dhe atë regjion duhet fshirë me gazë të njomur, pa përdorim të sapunit apo shamponit kurdo që bebja ka kryer nevojën e madhe.

Mos i lyeni me asgjë, pos me krem standard mbrojtës derisa mjeku të mos konstatojë se si të veprohet.

Mjeku, sipas nevojës, do të marrë mostrën dhe në bazë të konstatimit do të përcaktojë terapinë. Gjithmonë janë të mira larjet e bebes në pozitën ulur me tretje të butë të hipermanganit, që do të thotë të jetë ngjyrë e zbehtë trëndafili. Nëse është ngjyrë e zbehtë e kuqe, do t’ia irritojë bebes lëkurën. Këtë mund ta shkaktojë edhe në kokërr e vetme e hipermanganit e cila e patretur bie në kontakt me lëkurën dhe mukozën.

Nëse bebja ka shtresa të bardha me aromë të pakëndshme, me siguri fjala është për kërpudhat dhe candidën. Me kujdes duhet t’i largoni me gazë të njomur në çaj kamomili dhe dërgojeni beben te mjeku.
changing baby girl diaper

Si t’ia bëjmë kur shfaqen gjurmë të kuqe në pelena?

Te foshnjat e të dy gjinive gjurma e kuqe (pothuajse ngjyrë portokalli) zakonisht është pasojë e shtresimit të kristaleve të oksalike, që ndonjëherë ka më shumë në urinën e bebes. Shfaqja është e padëmshme dhe nuk kërkon kurrfarë tretmani.

Te foshnja e porsalindur femër nganjëherë mund të vërehet pak gjak në pelena. Fjala është për reaksionin në shtatzëni: disa pika gjaku të cilat rrjedhin nga vagjina e bebes janë pasojë e veprimit të hormoneve të së ëmës me prejardhje nga shtrati i mitrës. Kjo dukuri është e padëmshme e cila largohet vetë.

27/05/2018

Hera e pare te gjinekologu ...

Vizitat e shpeshta tek gjinekologu, edhe para kontaktit seksual, duhet të bëhen pjesë e juaja e jetës. Ndoshta ju duket që është e komplikuar të shkoni tek gjinekologu, por nuk është ashtu. Më së miri do të ishte që në këtë t’ju udhëzojë nëna, apo edhe ndonjë person i juaj i afërt në të cilin keni besim. Nga kontroll nuk duhet të frikoheni apo edhe të keni turp, edhe pse në fillim mund t’ju duket si diçka e turpshme. Mund të pyesësh edhe shoqet të cilat e kanë provuar. Ato mund të tregojnë përvojën e tyre.

E rëndësishme është që me kohë të fillosh të kesh parasysh shëndetin reproduktiv, të mësosh që të mbrohesh nga sëmundjet që barten seksualisht dhe nga shtatzënia e padëshiruar.

SI DUKET VIZITA
Kontrolli përbëhet prej:

Inspektimi
kontroll me duar
marrja e brisit (për shkak të analizave citologjike dhe mikrobiologjike)
kontroll koloposkopike
kontroll citologjike
kontroll me ultra zë dhe e brendshme në organe gjenitale.
Kontrolli Koloposkopik
Duhet bërë një herë në vit pas moshës 18.

Koloposkopija është kontrollë jo e dhimbshme. Nëse është e lidhur me kontroll citologjike, në 98 për qind të rasteve me siguri zbulohet ndryshimet kancerogjene dhe kanceri i qafës së mitrës. Lyerja me uthull është e domosdoshme, sepse ajo të çon deri tek ënjtja e qafës , dhe bën që më vështirë të shihen ndryshimet, dhe nëse ka, uthulla i bën më të dukshme. Jodi e lyen qafën e mitrës në ngjyrë më të errët dhe kështu analiza është e mirë. Nëse disa qeliza mbesin më të hapura apo të pangjyrosura, ato kërkojnë shërim dhe përkujdesje më të madhe.

Marrja e brisit

Brisi merret nga qafa e mitrës me një shkopth të gjatë të mbështjellur me pambuk në njërën anë. Nga mostra bëhet një njollë në xham dhe në këtë mënyrë bëhen analizat e bakterieve, viruseve dhe infeksioneve të mundshme këpurdhore. Kështu zbulohen infeksionet e ndryshme. Marrja e brisit gjithashtu është jo e dhimbshme gjatë kontrollit.

Kontroll citologjike

Kjo kontrollë është e njohur me emrin Papanikolau (PAPA) test. Ky është kontroll mikroskopik i cili shikon qelizat që fitohen nga brisi e që janë marrë nga qafa e mitrës por edhe nga kanali i saj. Përdoret për të zbuluar kalljen e qafës dhe ndryshimet e ndryshme në qafë (paramalinje dhe malinje, ku kjo e fundit është keqbërëse) dhe është shumë e rëndësishme për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Dy ditë para kontrollës nuk guxoni të lani brendinë e vagjinës, apo të përdorni krema spermicide, apo edhe ilaçe të cilat mund të fshehin apo ndërrojnë qelizat. Kontrolli citologjik duhet bërë të paktën një herë në vit.

Në legen të vogël

Kjo metodë diagnostifikimi është treguar jo e dhimbshme, e rëndësishme dhe shumë e sigurt. Për ultra zë gjinekologjik përdoret sonda vagjinale, për këtë nuk është e nevojshme asnjë përgatitje, dhe mund të përsëritet pa asnjë efekt anësor, sa herë që të doni. Me kontroll tregohet, forma e brendshme e organeve femërore, si dhe ndryshimet e mundshme në te.

Çka është inspekcioni

Kjo është kontrollë që cila bëhet me sy, nën psekulum. Kjo kontrollë bëhet për të parë ndryshimet gjenitale të jashtme, si e skuqura, lythat etj.

Ndryshimet parakancerogjene

Ndryshimet parakancerogjene, apo displazioni është gjendje në të cilët qelizat në qafën e mitrës me shikim dallohen nga qelizat normale, por ende nuk janë malinje, por që me kohë mund të bëhen karcinom (kancer) i qafës së mitrës.

Kanceri i qafës së mitrës

Edhe pse ndoshta mendoni se kjo nuk ka të bëj me ju, është e rëndësishme të dini që deri tek kjo sëmundje më së shpeshti vjen nga infeksionet e bartura seksualisht (HPV) dhe faktorë të mëdhenj të rrezikut janë të evidentueshëm që nga koha e kontaktit seksual (edhe para moshës 18). Koontakti seksual pa mbrojtës, ndërrimi i partnerëve, kontrollet e rralla nëpër gjinekolog, sëmundjet tjera dhe duhani janë ndër faktorët kryesor.

07/02/2016

CFARE DUHET QE TE DINI PER ORGANIN TUAJ GJENITAL

Kur vjen fjala për të shkuar tek gjinekologu, përgjithësisht ekziston një lloj droje. Dhe kur në fund mbërrini tek mjek/ja, ai ju këshillon të vizitoheni më shpesh, për të shmangur problemet që ju krijohen pak nga pak në çdo ditë që e shtyni shkuarjen. Kështu është e rëndësishme të dini se çfarë nuk duhet të bëni lidhur me higjienën e organit gjenital.

Nuk duhet të stresoheni kur është fjala për të caktuar një takim tek gjinekologu. Është normale të jesh disi nervoze, por jo aq sa t’ju pengojë të bëni një kontroll të domosdoshëm. Kërkoni rekomandime nga miqtë apo të njohurit, për një emër gjinekologu të besuar, të thjeshtë dhe të komunikueshëm. Ai është një profesionist, i cili është i specializuar që t’ju këshillojë siç duhet për shëndetin gjenital.

Nuk duhet të prisni të filloni marrëdhëniet seksuale që të bëni një vizitë gjinekologjike. Edhe nëse ende nuk keni kryer marrëdhënie, një gjinekolog është i rëndësishëm për shëndetin gjenital. Sipas ekspertëve, e mira është t’i filloni vizitat në rreth moshës 13-15 vjeç. Me siguri nuk do të bëni dot analiza të thella, por kjo do t’ju ndihmojë të orientoheni për higjienën apo menstruacionet. Përveç kësaj, kur të vijë koha e marrëdhënieve seksuale, do ta keni gjetur një mjek gjinekolog të cilit t’i besoni.

Të fshihni gjëra gjatë vizitës.Mund të jetë e sikletshme të flasësh për vagjinën tënde me dikë që e takon një herë në vit, por të jeni e sigurt se atij nuk i bëjnë aspak përshtypje. Në këtë pikë, sinqeriteti është tepër i rëndësishëm, përndryshe nuk do të mund të zgjidhni shqetësimet tuaja shëndetësore, vetëm do t’i komplikoni.

T’i besoni mitit për ‘higjienën femërore’.Është fjala për atë idenë se ‘femra duhet të mbajë erë lulesh’, po ashtu edhe organi gjenital. Por ekspertët gjithmonë ju këshillojnë të mos e teproni, dhe t’i përdorni në minimum larësit dhe higjienizuesit për organin gjenital, pasi ato e zhveshin lëkurën nga mikrobet e mira që e mbrojnë nga infeksionet, duke rritur gjasat që ato të krijohen.

Nuk keni përse të shqetësoheni për depilimin.Mjeku gjinekolog nuk e vë re nëse keni bërë një ‘bikini të thellë’ apo nëse jeni e padepiluar, shkruan Anabel. Kështu që, s’keni përse ndiheni në siklet apo kërkoni falje. Mjeku e njeh shumë mirë organin intim, dhe e di se në të rriten qime.

Mos prisni kur shfaqen shenjat e një infeksioni.Nëse ju shkohet shpesh në banjo, dhe ndjeni djegie kur urinoni, mos e shtyni duke përdorur mjekime në shtëpi. Ekspertët tregojnë se një infeksion mund të shkojë me shpejtësi drejt veshkave, ndaj është një rast që duhet trajtuar me urgjencë. Drejtojuni sa më shpejt analizës së urinës dhe ndërkohë, kujdesuni edhe vetë duke konsumuar sa më shumë ujë.

Mos kërkoni t’i gjeni në Google përgjigjet për pyetjet tuaja.Pavarësisht se aty mund të gjeni shumë informacion, interneti nuk e njeh historinë e shëndetit tuaj dhe nuk mund të përcaktojë asnjë gjendje mjekësore pasi nuk e njeh trupin tuaj si një mjek i cili ka mundësinë t’a shohë dhe ta testojë nga afër.

Mos i lini pas dore sindromat e rënduara paramenstruale.Nëse keni rrjedhje të tepër pothuajse çdo muaj dhe dhimbje, duhet t’i drejtoheni gjinekologut, pasi ai do të dijë si t’ju ndihmojë. Zakonisht bëhet fjalë për probleme të thjeshta që mund të trajtohen lehtësisht.

Kur vjen fjala tek seksi i sigurt, mos lini asnjë paqartësi brenda vetes.Pyesni, interesohuni për probleme të mundshme dhe mësoni të gjitha mënyrat sesi mund të ruheni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Drejtojuni gjinekologut, pasi ai do t’ju j*pë të dhëna të rëndësishme mbi rreziqet por edhe gjërat për të cilat nuk keni përse të shqetësoheni. Një ekspert do t’ju j*pë zgjidhjen e duhur për trupin tuaj. Më e mira është ta vizitoni gjinekologun përpara se të kryeni marrëdhënie për herë të parë, që të jeni të informuar në vazhdim.

Nuk keni përse ta pezulloni vizitën nëse ju vjen cikli.Pyesni fillimisht gjinekologun tuaj nëse mund të shkoni, pasi ndoshta më vonë mund t’ju duhet të shkoni pas një muaji, dhe problemi juaj mund të ketë përparuar së tepërmi. Aq më tepër kur bëhet fjalë për probleme menstruale.

Duke filluar nga data 8-12 shkurt, Spitali Hygeia Tiranë, në kuadër të muajit shkurt dedikuar luftës kundër Kancerit do ...
07/02/2016

Duke filluar nga data 8-12 shkurt, Spitali Hygeia Tiranë, në kuadër të muajit shkurt dedikuar luftës kundër Kancerit do të ofrojë paketën e kontrollit gjinekologjik, paketë e cila ndihmon në diagnostikimin e kancerit çervical ose të quajtur ndryshe kanceri I qafës së mitrës. Kanceri I qafës së mitrës zë vendin e dytë për nga përhapja tek gratë pas kancerit të gjirit dhe duke qenë se nuk shoqërohet me simptoma të dukshme është shumë I rëndësishëm kryerja e kontrolleve të herëpashershme.

Paketa e kontrollit per kancerin e qafës së mitrës do të përfshijë:

- Vizitë gjinekologjike
- Eko Gjinekologjike
- Pap Test

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin jeni të lutur të kontaktoni në numrin e telefonit : + 355 4 23 90 000

06/02/2015

8888 Fansat e mi te Nderuar !! Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen qe me jepni . Do vazhdoj te jem prane jush duke ju ndihmuar me keshilla dhe sygjerimet qe ju j*p !! Shume Faleminderit nga zemra !! Jeni te lutur qe per cdo shqetesim ose pyetje qe keni drejtohuni ne inbox .

11/12/2014

SEKSI DUHET TË JETË KËNAQËSI, JO DHIMBJE
Seksi, supozohet, të jetë kënaqësi për të gjitha vajzat dhe gratë. Por, e vërteta nuk është kështu. Për disa? vajza e gra ,seksi është dhimbje, mundim, shqetësim, nje torture e vertete.
Në qoftë se ti je një nga ato, që mendojnë, se gjithkush, me përjashtimin tënd, kënaqet me seksin, e ke gabim. Ti nuk je vetëm.? Sipas një studimi të madh, të kryer vitet e fundit në Amerikë, 43% e grave? dhe grave nuk ndjehen mirë me seksin. Sic e shikoni nuk janë pak, janë, afërsisht, gjysma e grave.
Pse ndodh kështu?
Ka pesë gjendje seksuale që e prishin seksin. Këtu më poshtë do t’i përshkruaj ato dhe do të përpiqem t’u j*p zgjidhjen. Shpresoj t’u ndihmoj që edhe ju të ndjeheni mirë me seksin.

1-Kur keni humbur dëshirën për seks.
Kjo është ankesë e shumë grave dhe e partnerëve të tyre. Burrat e këtyre grave, gabimisht, mendojnë se ata nuk janë më tërheqës për gratë e tyre.
Shkaku i vërtetë për humbjen e dëshirës për seks dhe prishjen e jetës seksuale të grave është stresi, tejlodhja dhe shpërqendrimi.
Faktorë të tjerë që bëjnë të humbasë dëshira e grave për seks janë:
a-? ? pikëpamjet e gabuara dhe të prapambetura për seksin.
b-? ? Frika nga shtatzënia e padëshiruar.
c-? ? ? Eksperiencat seksuale të kaluara të këqija.
d-? ? Mungesa e kënaqësisë emocionale nga marrëdhënia seksuale.
Të gjitha këto e bëjnë shtratin martesor të duket sikur i ka çarçafët e lagur.
Mungesa e dëshirës për seks, është problemi seksual më kompleks dhe shkaqet për të janë shumë individuale. Por, ndodh jo rrallë, që edhe kur kokat dhe zemrat tuaja janë në sinkron, disa sëmundje si diabeti, fibromialgjia dhe prishja e ekuilibrit hormonal (nga çrregullime të thyroides ose prej menopauzës), mundet ta flakin tej jetën tuaj seksuale dhe bashkë me të edhe dashurinë.
Rënia e jetës seksual, shpesh, bën që të bien edhe? marrëdhëniet martesore në tërësi, të cilat përfundojnë në divorc. Por, është e vërtetuar, se përdorimi i terapisë hormonale zëvendësuese, e rikthen jetën seksuale, përmirëson marrëdhëniet me burrin dhe shumë çifte të divorcuara rimartohen.
Si ta rifitoni dëshirën për seks?

•? Sapo të identifikoni shkakun e rënies së dëshirës për seks, për të rikthyer ngrohtësinë midis çarçafëve, ju duhet të përpiqeni të pakësoni stresin, të rritni nivelin e energjive tuaja, të mbani dietë të shëndetshme dhe të ushtroheni? fizikisht. Këto do të ndihmojnë ta ndizni përsëri zjarrin.
• Një mënyrë e mirë për të rifituar dëshirën për seks, është edhe kjo: Para se të bini për të fjetur, vini alarmin e orës që të bjerë 90 minuta pasi keni fjetur. Ngrihuni, bëni bashkë një dush që të rifreskoheni dhe pas kësaj bëni seks. Kjo do t’u relaksojë? dhe do t’u ndihmojë të flini përsëri. Ju mund t’u duket kjo skeptike, por, provojeni dhe do të shikoni çdo të ndodhë. Kjo mënyrë bën që ju të përfitoni nga avantazhi që ka cikli i parë i gjumit, kur eksitimi seksual është në pikun e tij. Këto 90 minuta të para të gjumit, janë ato në të cilat ne shohim ëndrrat, janë ato që thurim fantazitë seksuale. Kjo periudhë e gjumit quhet periudha REM, ose e lëvizjeve të shpejta të syve(rapid eyes mouvment).
•? Rishikoni me kujdes marrëdhënien tuaj. Sa shumë konflikte keni? A harxhoni shumë kohë bashkë? A të dëgjon ai? A komunikoni me njëri-tjetrin? Këtë duhet ta bëni, sepse mungesa e dëshirës mund të jetë pasojë e një problemi tjetër në marrëdhënien tuaj. Ristrukturoni gjithë jetën tuaj dhe ta bënin marrëdhënien bashkëshortore prioritet të saj.
• Largoni mendimet e këqija.
• Zgjeroni opsionet seksuale. Seksi nuk është të fusni pjesën A tek pjesa B. Gruaja mund të dojë një fërkim të shpinës, ose një përqafim. Njerëzit duhet të njohin pjesët e ndryshme të trupit të njëri-tjetrit dhe të dinë se çfarë duan që të kënaqen. Partnerët duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin, për të gjitha gjërat që ata i ndjejnë si seksuale.

2-Kur ju mungon eksitimi seksual
Njerëzit, gabimisht, mendojnë, se gruaja është e eksituar plotësisht kur ajo laget. Kjo nuk është e tëra. Eksitimi seksual është më shumë se lubrifikimi.
Kur gruaja është e eksituar plotësisht ndodhin ndryshime të shumta në organet e saj gjenitale. Kështu, klitori dhe indet rreth tij mbushen me gjak. Kjo bën që lëngjet të dalin nga vazat e gjakut në vaginë. Kjo është lagja, por kjo nuk është eksitimi seksual i plotë. Kur gruaja eksitohet plotësisht seksualisht, pjesa e sipërme e vaginës, mitra, qafa e mitrës dhe klitori fryhen e balonohen.? Pjesët e poshtme të vaginës dhe buzët ënjten dhe e ngushtojnë hapjen va**nale, që ta mbështjellin më mirë pen*sin e erektuar. Të gjitha këto ndryshime tregojnë se trupi juaj është eksituar dhe është bëre gati për të pritur pen*sin e erektuar.
Kur gruaja nuk është e eksituar sa duhet, i gjithë procesi që përshkruam më sipër ndërpritet. Gratë e përshkruajnë këtë gjendje, “sikur janë të vdekura atje poshtë.”
Pse ndodh kjo?
Shumë nga ato gjëra që përshkruam më sipër dhe që frenojnë dëshirën për seks, janë përgjegjëse edhe për uljen e eksitimit.? Kur mungon lubrifikimi dhe va**na është e thatë dhe jo komforte, gruaja, nuk do të ndjejë asnjë ngacmim seksual.
Kjo ndodh kur gruaja nuk është e aftë t’i largojë shqetësimet e saj të përditshme. Ajo nuk mund të relaksohet. Ajo mendon për provimin që ka fëmija. Por, kjo mund të ndodhë edhe kur ajo, vërtet, nuk e do burrin e saj. Të gjitha këto e pengojnë eksitimin seksual të gruas.
Si ta rifitoni eksitimin seksual?
Përdorimi i lubrifikantëve va**nalë me bazë ujore, ndihmon në këto raste. Mos përdorni lubrifikante me bazë vaji, sepse ato shkatërrojnë kondomet latex dhe diafragmat, duke prishur? mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Në qoftë se thatësia va**nale ka për shkak uljen e nivelit të estrogjenit, në këtë rast terapia zëvendësuese hormonale, do ta mbajë të shëndetshme shtresën e brendshme va**nale dhe do të ndihmojë lubrifikimin.
Doktori mund t’u j*pë estrogjen në shumë forma të ndryshme, siç janë kremi me estrogjen, ngjitëset në lëkurë me estrogjen, unaza, ose tabletat me estrogjen që futen në vaginë.
Mos e përdorni kremin e estrogjenit si lubrifikant. Trupi do të absorbojë sasi të vogla të tij, çdo herë që do ta përdorni. Por, shumë estrogjen mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Evitoni përdorimin e antihistaminikëve. Ashtu siç thajnë mukozën e hundës tuaj, ata, ashtu do t’u thajnë edhe atje poshtë.
Disa mjekë rekomandojnë suplementet orale që përmbajnë amino L-arginine. Kjo rrit lubrifikimin va**nal dhe bashkë me të kënaqësinë.

3- Anorgasmia.
Kjo është paaftësia për të arritur orgasmën prej çdo lloj seksi. Kjo gjendje është më e shpeshtë tek gratë. Siç e kam thënë edhe herë të tjera, vetëm rreth 30% e grave e arrijnë orgasmën nga interkursa seksuale.
Pse ndodh anorgasmia?
Shkak pse ju nuk lëshoni fishekzjarrë mund të jenë disa probleme mjekësore si diabeti, skleroza multiple dhe kanceret gjinekologjike.? Shkak mund të jetë përdorimi nga gruaja i antidepresantëve.? Studimet tregojnë se rreth 70-80% e grave? që marrin SSRIs(selective serotonin reuptake inhibitors),një klasë antidepresantësh, vuajnë nga anorgasmia.
Veç antidepresantëve, ka edhe shumë barna të tjera, që e ulin dëshirën e gruas për seks. Midis tyre janë barnat që përdoren për uljen e tensionit të gjakut, antikonceptivët e të tjerë.
Një arsye tjetër për anorgasminë është kur gruaja nuk e di ç’është orgasma? dhe si arrihet ajo. Gruaja nuk di vetë dhe nuk i ka mësuar as partnerit, vendet e ëmbla në trupin e saj.
Si mund të ndihmoheni?
Eksploroni çdo rajon të trupit tuaj. Ju mund të çuditeni nga kjo që do t’u them tani: Shumë gra nuk dinë se si duket trupi i tyre, veçanërisht, zona e tyre gjenitale.
Tani është koha që të merrni një pasqyrë dore dhe të ekzaminoni veten tuaj. Vendoseni pasqyrën midis kofshëve dhe shikoni si duket organi juaj gjenital. Pas kësaj lërini gishtat të marrin rrugët. Përdorini ata që ta prekin trupin tuaj në një mënyrë jo seksuale, por të kënaqshme. Bëni vetë-masazh. Bëni një banjë, ose dush të nxehtë dhe eksploroni? të gjithë trupin tuaj. Provoni se çfarë u bën ta ndjeni veten mirë. Kur të ndjeheni mirë, çojini? duart në gjenitalet? tuaja. Ngacmoni klitorin, vatrën G, madje, edhe ngacmimi i qafës së mitrës mund t’u çojë në orgasmë. Kërkoni dhe gjeni mënyrën e eksitimit që ka sukses për ju. Mësoni si ta gjeni vatrën G. Për këtë kam shkruar herë të tjera.
Tani që mësuat të përgjigjeni seksualisht ndaj vetë-stimulimit, provojeni me partnerin tuaj. Ai, akoma më mirë se ju vetë, do të jetë i suksesshëm. Flakeni frikën. Frika nuk lejon arritjen e orgasmës. Riaktivizoni linjat e bllokuara në trupin tuaj.
Të mësosh të arrish orgazmën, është si të mësosh një zeje. Praktika e bën atë perfekte.

4-Vaginismi
Gjatë vagjinizmit muskujt e dyshemesë së pelvisit pësojnë shtrëngime (spazma), që pengojnë futjen e pen*sit në vaginë.
Sa? e shpeshtë është kjo vështirësi? Këtë askush nuk e di me siguri, sepse shumë gra nuk kërkojnë mjekim kur e kanë,? ose nuk e kuptojnë se çfarë kanë. Sipas disa klinikave të njohura, vagjinizmi, haset në 7% të të gjithë grave (Dr. Renshoë, Lojola University Cikago)
Vaginismi i pamjekuar, mund të zgjatë shumë vite. Doktoresha Renshaë thotë se ka mjekuar një grua, që ka pas vuajtur nga vaginizmi për 23 vjet rresht, përpara se të kërkonte ndihmë.
Pse ndodh vaginizmi?
Shkak për vagjinizmin janë infeksionet mykotike që përsëriten shpesh, si dhe infeksionet e traktit urinar. Këto shkaktojnë reaksione muskulare refleksive. Shkak për vagjinizmin mund të jetë frika nga seksi dhe nga shtatzënia. Një shkak tjetër për vagjinizmin janë traumat emocionale, nga abuzimi seksual i mëparshëm.
Si mund të ndihmoheni?
Në qoftë se vagjinizmi ka shkak fizik, ushtrimet në shtëpi, mund të ndihmojnë. Këshillohen këto ushtrime:
•? Ushtrime pa partnerin.? Shtrihu dhe vendosu në pozicion komfort. Merr frymë ngadalë. Hape gojën kur nxjerr frymën.
•? Lubrifiko gishtin me lubrifikant me bazë ujore, ose me pështymën tënde dhe fute në vaginë. Vazhdo të marrësh frymë thellë. Duke eksploruar vaginën tënde, do të ndjesh se ajo po lirohet.
• Ashtu siç bëni kur përpiqeni të mbani rrjedhën e urinës, shtrëngo muskujt fort rreth gishtit, në 1/3 e poshtme të vaginës. Relaksohu dhe përsërite këtë disa herë. Mësohu t’i vesh nën kontroll muskujt e vaginës tënde.
• Përsërite këtë ushtrim për pesë minuta, dy herë në ditë. Përdor një gisht në dy ditët e para. Për dy ditët e tjera fut dy gishta, ndërkohë merr frymë thellë e ngadalë dhe kontrakto muskujt.
• Në dy ditët e tjera, kërkoi partnerit që të fusë ai gishtin e tij të lubrifikuar, brënda në vaginë. Drejtoje gishtin e tij dhe përqendrohu në përgjigjen tënde seksuale.
• Në dy ditët e tjera, kalo shumë kohë me paralojën seksuale(nxemjen). Ndërkohë që kërkon të eksitohesh, kërkoi partnerit të shtrihet, pasivisht, në krahun tënd.
• Vendose pen*sin e tij të zbutur në vaginën tënde. Kontraktoj dhe relaksoj muskujt e vaginës. Do të ndjesh që partneri po forcohet dhe ti nuk do të kesh dhimbje. Po qe se ai është akoma i eksituar, shtyje pen*sin e tij të erektuar më thellë, ngadalë, deri sa pen*si të zbutet. Përsëriteni këtë veprim. Lejojini vetes aq kohë sa ju duhet, që të ndjeheni mirë në të gjitha stadet e këtij ushtrimi.
Fizioterapia e specializuar për muskujt pelvikë ndihmon.
Mjeku mund të rekomandojë dilatatorët va**nalë, me dimensione graduale, që shtyhen në vaginë nga gruaja ose partneri i saj. Kjo bëhet për 10 minuta, disa herë në javë. Këto ushtrime pasohen nga kryerja e interkursës.

5. Dyspareunia
Kështu quhen dhimbjet gjatë dhe pas interkursës. Këto dhimbje e bëjnë seksin që të mos jetë një kënaqësi, por vuajtje. Shumë gra, fatkeqësisht, e kanë të vështirë ta bisedojnë këtë problem me doktorin. E vetmja gjë që ato bëjnë është ta evitojnë aktin seksual.
Ka çifte, që për arsye të dhimbjeve që ndjen gruaja gjatë aktit seksual, për vite të tëra nuk e konsumojnë? martesën. Po qe se ato do të shkonin shpejt tek doktori, ato do të kuptonin se kishin një problem të vogël, i cili mund të zgjidhej me lehtësi.
Seksi, siç dihet,? është pjesë me rëndësi e një marrëdhënie të zgjatur, ose e martesës. Kur mungon seksi marrëdhënia, ose martesa janë të kërcënuara seriozisht.
Pse gratë kanë dhimbje gjatë seksit?
Shkaqet janë të shumta. Endometriosa (rritja e shtresës së brendshme të uterusit jashtë tij), mund të jetë një nga shkaqet. Vaginismi, që e përshkruam më sipër, mund të jetë një shkak tjetër për seksin me dhimbje. Infeksionet e traktit urinar janë ndër shkaqet e shpeshta të dhimbjeve gjatë seksit. Va**na e thatë, mund të jetë shkak për seksin me dhimbje. Këto janë vetëm pak nga shkaqet, sepse ka shumë kombinime të tjera të faktorëve fizikë dhe psikologjikë që mund të shkaktojnë seksin me dhimbje, ose dyspareuninë.
Si mund të shpëtoni prej dhimbjeve gjatë seksit?
E para, shkoni tek doktori për një ekzaminim fizik, për një analizë gjaku, që të kontrolloni nivelin e hormoneve në gjakun tuaj. Sapo problem fizik do të zgjidhet, mjekimi i shkakut dhe seksterapia do t’u ndihmojnë.
Ju duhet të dini se çrregullimet seksuale, nuk kanë të bëjnë, vetëm, me gjenitalet. Ka çrregullime seksuale që janë edhe me natyrë holistike. Duke qenë se problemi është kaq kompleks, ka shumë rëndësi që në rastet e dispareunisë të vlerësohet gjendja e gruas në përgjithësi dhe jo vetëm një pjesë e saj.
Ju duhet të dini, gjithashtu, se interkursa, nuk është e vetmja mënyrë për të gëzuar kënaqësinë seksuale. Gjeni alternativa të tjera. Provo çdo gjë që të bën të ndjehesh mirë dhe të jep kënaqësi, vetëm që të mos ketë dhimbje.
Ja dhe diçka tjetër: po qe se vuani nga dhimbje të pashpjegueshme, doktori mund t’u j*pë antidepresantin amitriptiline (Elavil). Në doza shumë të vogla (një e dhjeta e dozës që jepet për depresionin) i pakëson ndjeshëm dhimbjet pelvike . Ju Faleminderit !

Pershendetje !! Per pyetje , keshilla , informacion , vizita drejtohuni ne inbox . Vazhdoni te shperndani dhe sygjeroni ...
24/11/2014

Pershendetje !! Per pyetje , keshilla , informacion , vizita drejtohuni ne inbox . Vazhdoni te shperndani dhe sygjeroni faqen te miqte tuaj , do vazhdoj te jem prane jush per pyetje dhe keshilla . Ju falenderoj !!

25/09/2014

Parandaloni infeksionet va**nale !!!

Infeksionet va**nale janë sëmundjet më të shpeshta tek gratë
Infeksionet va**nale janë sëmundjet më të shpeshta gjinekologjike tek gratë dhe arsyeja më e shpeshtë për vajtjen tek gjinekologu. Infeksioni va**nal është dëmtimi i florës va**nale. Atë e përbëjnë rreth 90 mikroorganizma dhe në rrethana normale nuk shkaktojnë ndonjë problem.

Në mesin tyre janë laktobacilet shumë të rëndësishme, bakteriet e acidit laktik të cilat na mbrojnë nga mikroorganizmat e dëmshëm. Në sekret gjithashtu evidente janë edhe bakteriet në formë të rrumbullakët të cilat rrjedhin nga flora e zorreve dhe nuk paraqesin ndonjë pengesë, përderisa janë në baraspeshë me laktobacilet. Megjithatë, nëse baraspesha prishet paraqiten probleme dhe me zhdukjen e laktobacileve ndërrohet pH va**nale.

Sekreti normalisht është i thartë, për atë pH sillet nga 4,6 deri në 6, por me prishjen e baraspeshës mesatarja e florës shndërrohet nga e thartë në bazike, gjë që ndihmon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm.

Çfarë e dëmton florën
Për të mos arritur deri te dëmtimi i florës va**nale, gratë duhet të kujdesen për veten, të kujdesen në mënyrë të drejtë dhe të rregulltë për pastërtinë higjienike, të kenë kujdes në jetën e tyre seksuale.

Kur është fjala për faktorët e jashtëm të dëmshëm për florën va**nale, atëherë mund t`i ndajmë në tre grupe:

FAKTORËT MEKANIKË përfshijnë dëmtimin e nyjeve, që vjen gjatë rastit të lindjes, gjatë vizitës së ashpër gjinekologjike apo gjatë marrëdhënieve seksuale. Edhe bartja e rrobeve joadekuate mund të shkakton dëmtimin si psh. pantallona shumë të ngushta të cilat ngadalësojnë qarkullimin e gjakut, ngushtojnë regjionet intime dhe rrënojnë florën va**nale.

FAKTORËT HIGJIENIKË siç janë përdorimi i sapunëve alkalinë, të cilët shkatërrojnë laktobacilet e mira. Këtu hyjnë edhe përdorimi i liners ditore me aromë, ndërrimi jo i rregulltë i tamponeve dhe liners higjienike.

FAKTORËT KIMIKË përfshijnë sprejë të ndryshëm va**nalë, gel kontraceptivë, si dhe disa prodhime kozmetike pëer mirëmbajtje të higjienës të cilat dëmtojnë florën va**nale. Për këtë arsye më së miri është të përdoren prodhime medicinale për mirëmbajtje të higjienës intime.

Paritja me çaj nga bimët
Për mirëmbajtjen e shëndoshë të florës va**nale udhëzohet përdorimi i prodhimeve të cilat blihen në barnatore dhe paritja me çaj nga bimët.

Në të gjitha barnatoret më të mira mund të gjeni tableta dhe granula të cilat me ndihmën e irigatorit, përdoren për paritje va**nale. Mund të përdoret edhe çaj kamomili. Çaji pregatitet në të njejtën mënyrë sikurse edhe pregaatitet për tu pirë. Pastaj e mbushim irigatorin me lëngun dhe fusim në vaginë në thellësi prej 5-6 centimetra dhe shtypim lëngun, por paritja nuk duhet bërë më shumë se dy herë në muaj dhe në kohën e mujoreve.

Mos u futni në marrëdhënie të rrezikshme
Për tu mbrojtur nga infeksionet, duhet të keni marrëdhënie të shëndoshë seksuale. Flora e shëndoshë va**nale dhe higjiena e mirë e mashkullit janë gjithashtu faktorë mbrojtës.

Kujdes të veçantë i preferohet grave, sidomos vajzave të cilat kanë marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe shpesh ndërrojnë partnerë. Në kohën prej 6 orësh pas marrëdhënies seksuale të rrezikshme duhet pastruar vendet intime apo duhet përdorur va**naletet me bazë jodi povidon apo kantarionit.

Provoni va**naletet me bimë mjekuese
Vajzave dhe grave të cilat iu shmangen përdorimit të irigatorit, sepse iu duket i komplikuar për mirëmbajtje të florës va**nale, atëherë iu perferohen va**naletet të cilat mund të blihen pa recetë mjeku.

Gati në të gjitha barnatoret mund të gjinden va**naletet me bazë propolisi, kamomili, kantarioni… Ato janë shumë të mira, sepse nuk kanë kurfarë efekte anësore. Për mirëmbajtje të florës va**nale preferohen edhe va**naletet të cilat përmbajnë jod povidon por duhet të jeni të vëmendshëm, sepse ato nuk mund të përdoren shpesh.

Preferohet që një herë në vit të bëni vizitë gjinekologjike edhe nëse skeni ndonjë problem. Vizita përfshin analizat dhe testet ku përmes tyre mund të identifikohen edhe sëmundje të ndryshme të mitrës në fazat e hershme.

Grupe të ndjeshme
Va**na është e mbuluar nga mukoza e cila është relativisht e fortë dhe ofron mbrojtje të mirë. Trashësia e kësaj nyje mvaret nga balansi i hormoneve gjinore e cila ndryshon gjatë ciklit menstrual dhe shtatëzanisë e poashtu edhe nga mosha e femrës.

Tek vajzat e reja është më e hollë, ka vetëm disa shtresa të qelizave, për atë janë të ndjeshme dhe balansi i florës mund të ndryshojë.

Address

Rruga Dytesore Te Autostrades Tirane-Durres, Tirane, Albania

1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjinekologu ju pergjigjet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram