09/11/2021
✨ CEREMONIA E HENES SE PLOTE ✨
Hena eshte pasqyra e pare, e dukshme, e krijimit. Ajo pasqyron ne menyre perfekte driten dhe hijen e Diellit, ashtu sikur secili nga ne pasqyron ne menyre perfekte driten dhe hijen e tjetrit.
Hena eshte nena jone, gjyshe e mocme, mbrojtese e Principit Femeror dhe misterit, nene e potencialeve jetike akoma te pashprehura, nena e te pavetedijshmes, e cila, nje here ne muaj, na jep mundesine te hedhim drite mbi hijet e fshehura te gjithesecilit nga ne, e ti shohim keto hije te pavetedijshme ne komunitet, sebashku, pa frike, per ti sheruar e per ti bere pjese te se vetedijshmes.
Ne kete forme c’lirojme energji jetike qe eshte ngurtesuar brenda nesh, si rezultat i traumave, sekreteve familjare, abuzeve, per ta transformuar e per ta vene ne pune ne sherbim te jetes. E bejme kete me ndihmen e drites se Nenes Hene dhe me prezencen e Gjysh*t Zjarr dhe Gjyshes Uje.
Pasqyrat qe jemi per njeri-tjetrin jane te forta e te padurueshme ndonjehere, por dashuria, me te cilen ngrihen keto pasqyra, nuk mungon, ndaj ne thelb ky rit na ndihmon te njihemi ne komunitet, te qajme e qeshim se bashku, te sherohemi e te mesojme se c’eshte dashuria, c’eshte miresia, cdo te thote te jesh ne sherbim te jetes e ne sherbim te tjetrit, cdo te thote te pasqyrosh me miresi, te duash e te falesh, cdo te thote te ndihesh i/e brishte perpara syve te dikujt tjeter.
Hena, megjithese prek fuqishem cdo faze krijuese dhe shkaterruese te jetes, megjithese leviz fuqishem ujerat e deteve, oqeaneve, ujerat e trupave tane fizike dhe emocionale, ne vetvete nuk ka drite. Ne fakt, e leviz jeten duke balancuar erresiren me driten, ate te padukshmen me te dukshmen. Hena perdor driten e nje trupi tjeter, per te ndricuar sekretet e trupit te saj, e ben kete per te sheruar, per ti dhene dicka te bukur jetes nga vetja.
Kur shihemi ne sy, perballe njeri tjetrit, ne Hene te plote, jemi totalisht te brishte e te hapur ndaj bukurive, sikur edhe dhimbjeve personale por edhe kolektive, tonat dhe te te pareve tane. Secila e secili nga ne eshte mbartes i disa linjave te gjakut, linjave te familjeve qe jane bashkuar per te dhene jete.
Si te tille, jemi mbartes te mencurive dhe c’mendurive njerezore nder shekuj, por mbi te gjitha, nepermjet eksperiencave te shkruara ne informacionin tone gjenetik, na eshte dhene mundesia te veme ne sherbim te jetes mencurite e trasheguara. I ndajme keto mencuri ne komunitet, duke komplementuar mencurite e tjetrit, por ne te njejten kohe, me kenge, kercim e poezi, punojme pakez gjithashtu me ato vende qe dhembin brenda nesh e qe na vjen turp ti pranojme, por qe kane nevoje per sherim.
✨✨✨
Ju lutem:
✨ Vishuni me rroba te bardha.
✨ Sillni me vete dicka te embel, mjalte ose kanelle, dhe lule te
bardha.
✨ Sillni me vete nje poezi tuajen apo nje poezi qe ju pelqen.
✨ Kujtoni nje perralle ose kenge qe e keni per zemer.
✨ Sillni me vete ndonje frute apo biskote per ta ndare me te
gjithe.
Shihemi nen driten e embel te Nenes Hene.
Ju perqafoj!
- Art nga Boris Indrikov