Down Syndrome Albania

Down Syndrome Albania VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni Ynë

Për një jetë të shëndetëshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse për individët me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

💪 Advokim, Ndërgjegjësim dhe Mbështetje

Shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshave 0-13 vjeç

- Vlerësim zhvillimi
- Terapi ABA
- Terapi zhvillimi
- Terapi Ffizike
- Logopedi Fondacioni “DOWN SYNDROME ALBANIA” (DSA) është një fondacion, jo fitimprurës me qëllime sociale në fushën e të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe edukimit të fëmijëve dhe personave me sindromën Down dhe aftesi te tjera te kufizuara dhe familjarëve të tyre

Adresa: Rruga "Hajredin Kumbaro", Sauk, Nr. 5, 1001 Tiranë, Shqipëri. Misioni Ynë

Të mbështesë zhvillimin e plotë të individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Të promovojë dhe mbrojmë të drejtat e tyre përmes vlerës së të drejtave të njeriut dhe bazuar ne parimet e mos diskriminimit, dinjitetit të individit, pranimit dhe gjithëpërfshirjes duke rritur ndërgjegjësimin, advokuar dhe punuar me etikë dhe profesionalizëm të lartë në mënyre transparente. OBJEKTIVAT
Informim

1. Shpërndarje informacioni për të gjitha aspektet e sindromës Down duke përfshirë, aspektin shëndetësor, ndërhyrjen e hershme, arsimimin, kujdesin social, punësimin, mbështetjen ekonomike, plakjen dhe të drejtat e tyre, nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit si: publikimeve në website, botimit dhe publikimit të librave, revistave, broshurave, etj.

2. Organizim i trajnimeve, konferencave, seminarve me qëllim informimin dhe risitë për sindromën Down, vendosje e marrëdhënieve me specialistë të fushës si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit. Ndërgjegjësim

1. Organizim i fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim imformimin dhe promovimin e të drejtave të personave me sindromën Down.

2. Promovim i 21 Marsit, Ditës Botërore të sindromes Down sipas dhe udhëzimeve të Kombeve të Bashkuara që e vëzhgojnë këtë ditë zyrtarisht që prej vitit 2012, si dhe promovim të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down (çdo Tetor) si ditë dedikuar fëmijëve dhe të rriturve me sindormën Down, me anë të aktiviteteve të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe potencialin që kanë personat me këtë sindromë për të qenë anëtare të barabartë dhe që kontribuojnë në shoqëri. Përfaqësim

1. Lobim dhe advokim për të drejtat e fëmijeve dhe të rriturve me sindromën Down bazuar në “Konventën për të drejtat e njeriut” dhe “Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.

2. Zhvillim i nje forumi për personat me sindromën Down, prindërit e tyre dhe grupe të tjera interesi ku ata njihen dhe ndajnë eksperiencat e tyre me njëri - tjetrin.

3. Zhvillim i një baze të dhënash për personat me sindromën Down në rang kombëtar.

4. Vendosja e marrëdhënieve institucionale me organizata, fondacione, institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, maternitete, jetimore, çerdhe, kopshte, shkolla, bashki, minibashki, ministri, punëdhënës për të siguruar bashkëpunim dhe mbështetje me qëllim integrimin dhe përmirësimin e jetës së personave me sindromën Down në Shqipëri. Mbështetje

1. Organizim, ofrim i terapive fizike, të zhvillimit, okupacionale, logopedie, muzike, etj., për fëmijët me sindromën Down të moshës 0-13 vjeç.

2. Organizim, ofrim i trajnimeve dhe terapive për aftësim për jetën për personat me sindromën Down të moshës mbi 14 vjeç, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.

3. Punësim dhe trajnim i specialistëve për: terapi fizike, terapi zhvillimi, terapi okupacionale, terapi gjuhe (logopedi), etj.

4. Trajnim dhe orientim për kujdestarë, mjekë, mësimdhënës, psikologë, terapistë zhvillimi, terapistë fizikë, terapistë okupacionalë, logopedistë, punonjës social, etj.

5. Trajnim i prindërve ose kujdestarëve të personave me sindromën Down për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me ushtrime praktike për terapinë fizike, të zhvillimit, okupacionale dhe terapinë e gjuhës.

6. Organizim i kurseve të ndryshme të rekreacionit dhe rekreacionit edukativ në fushën e artit dhe sportit.

7. Sjellje nga burime të huaja të besueshme, si organizata dhe qendra kërkim-zhvillimi, të praktikave dhe njohurive më të fundit për sindromën Down në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe edukimit të personave me sindromën Down.

8. Mbledhje fondesh, pranim i donacioneve, trashëgimi, mjete të tjera financiare duke i regjistruar ato në librat financiarë të veta pa pasur asnjë qëllim fitimi financiar por duke i përdorur në përputhje me qëllimet e organizatës dhe për përmirësimin e jetes se personave me sindromën Down. Per me shume informacion kontaktoni me ne në kanalet tona, me e-mail info@dsalbania.org ose telefon 0688042222

🥰
28/02/2026

🥰

🧦🍀 Çorapet Shumëngjyrëshe të 21 Mars - Ditës Botërore të sindromës Down 🥰 kanë mbërritur. 🍀🍀🍀Këtë vit fushata mbështetet...
21/02/2026

🧦🍀 Çorapet Shumëngjyrëshe të 21 Mars - Ditës Botërore të sindromës Down 🥰 kanë mbërritur. 🍀🍀🍀

Këtë vit fushata mbështetet nga të cilën e falenderojmë përzemërisht! 🙏

Si mund të bëheni pjesë e fushatës:

1. Porosisni çorapet duke plotësuar Formularin që e gjeni në BIO, nëse dëshironi që t’ju vijnë me postë në adresën tuaj (në të gjithë Shqipërinë e kudo nëpër botë. Në Shqipëri dërgesat bëhen përmes partnerit tonë .al kundrejt pagesës prej 200 lekë/porosi, ndërsa për jashtë Shqipërie dërgesa bëhet me Postën Shqiptare) ose:

2. Blijini çorapet në një nga pikat partnere të sh*tjeve si më poshtë, duke nisur nga data 27 Shkurt:

1. Hapat e Vegjël, Rruga e Kavajës
2. LeFutur, rruga Sami Frashëri
3. Okaidi (TEG, QTU)
4. Kiabi (TEG)
5. Shtëpia e Lodrave (Toptani Shopping Center, Ring Center, 21 Square, Rruga e Kavajës, Sheshi Willson)
6. Librari Adrion
7. Albanian Night

3. Vishini çorapet 🧦🍀 gjatë muajit Mars e veçanërisht me dt 21 Mars, dhe postoni foto me to veshur në profilet e mediave tuaja sociale. Etiketoni faqet e mediave sociale të Fondacionit tonë me #

21Mars - 🧦🍀
WorldDownSyndromeDay

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks), është një fushatë simbol në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down.

Pjesëmarrja në këtë fushatë rrit ndërgjegjësimin ndaj të drejtave dhe nevojave të individëve me sindromën Down; dëshmon mbështetje ndaj kauzës dhe tregon solidaritet ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.

Fondet e mbledhura nga sh*tja e çorapeve, ndihmojnë Fondacionin Down Syndrome Albania për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara që frekuentojnë Qendrën e Shërbimeve PRO PAK, ku trajtohen fëmijë me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, në spektër të Autizmit, sindroma të tjera të rralla e deri në raste të fëmijëve me çrregullime në të folur si rrjedhojë e humbjes së dëgjimit).

Tema e këtij 21 Marsi e diktuar nga është ”Bashkë kundër Vetmisë” (Together Against Loneliness). Ndaj për këtë vit zgjodhëm 🍀lulen e tërfilit e cila simbolizon Fat, Dashuri, Shpresë dhe Besim

Fondacioni Down Syndrome Albania ka nisur zbatimin e projektit ⏭️ “Hapi i radhës: Fuqizimi i të rinjve me aftësi të kufi...
19/02/2026

Fondacioni Down Syndrome Albania ka nisur zbatimin e projektit ⏭️ “Hapi i radhës: Fuqizimi i të rinjve me aftësi të kufizuara drejt aftësive dhe mundësive për punësim”.

Projekti ka për qëllim të nxisë përfshirjen shoqërore dhe ekonomike të të rinjve NEET me aftësi të kufizuara në Tiranë, duke forcuar aftësitë e tyre si edhe mundësitë për punësim.

Përmes këtij projekti do të identifikojmë të rinj NEET me aftësi të kufizuara që jetojnë në Tiranë për ti bërë më tej pjesë të Programit të Garanicisë Rinore si dhe për t’u ofruar shërbime përgatitore që rrisin mundësitë për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

Projekti zbatohet nga fondacioni ynë në kuadër të projektit të BE për Rininë, financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në datën 9 shkurt, në Qendra Atelier Shkodër, Fondacioni Down Syndrome Albania mori pjese në sesionin e prezantimit të organizatave që kanë përfituar grante në kuadër të projektit EU4Youth.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri, Drejtues i AKPA si edhe përfaqësues të UNDP dhe UNICEF.







❤️

Fondacioni Down Syndrome Albania, ne partneritet me , në kuadër të projektit  , zhvilloi nje trajnim dy-ditor per mentor...
06/02/2026

Fondacioni Down Syndrome Albania, ne partneritet me , në kuadër të projektit , zhvilloi nje trajnim dy-ditor per mentoret, me qellim forcimin e kapaciteteve te tyre profesionale dhe mbeshtetjen e personave me aftesi te kufizuara qe tashme kane nisur programin e praktikave profesionale ne qytetin e Lezhes dhe Shkodres.

Cfare perfshiu trajnimi:

• Qartesimi i rolit dhe pergjegjesive te mentoreve
• Forcimi i aftesive praktike dhe njohurive mbi procesin e mentorimit
• Thellimi i kuptimit per punen dhe komunikimin efektiv me persona me aftesi te kufizuara, duke promovuar perfshirjen ne tregun e punes

Metodologjia:

Trajnimi u zhvillua nga Zj. Enkeleida Mataj, eksperte e fushes, dhe ishte i orientuar drejt shqyrtimit te shembujve konkrete dhe sugjerimeve qe mund t’ju vijne ne ndihme mentoreve ne te ardhmen. Mentoret pjesemarres ndane gjithashtu pervoja konkrete nga vendi i punes, duke pasuruar sesionet praktike.

Qellimi i Projektit POWER:

Rritja e punesueshmerise dhe krijimi i mundesive konkrete per punesim te personave me aftesi te kufizuara ne zonat kufitare Shqiperi (Shkoder dhe Lezhe) – Mali i Zi, duke ndertuar ura te qendrueshme drejt perfshirjes sociale dhe fuqizimit te tyre.


Gëzuar ditëlindjen Marvin, shumë urime nga DSA🥳🥳
06/02/2026

Gëzuar ditëlindjen Marvin, shumë urime nga DSA🥳🥳

03/02/2026

Deklaratë Publike

RRJETI I ORGANIZATAVE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

TIRANË, 03.02.2026

Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Tiranë e konsideron të domosdoshme të reagojë ndaj gjuhës së përdorur sot në programin Big Brother Albania VIP ndaj gazetarit Stenaldo Mehilli, i cili është gjithashtu person me aftësi të kufizuara në shikim.

Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve të barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Ajo duhet të ndëshkohet nga autoritetet përkatëse për arsyet e mëposhtme:

1. Përbën , një formë diskriminimi që buron nga premisa se personat me aftësi të kufizuara janë më pak të vlefshëm se personat pa aftësi të kufizuara.

2. Një gjuhë e tillë është përdorur historikisht për të izoluar dhe përjashtuar personat me aftësi të kufizuara, duke i penguar ata të marrin pjesë në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët. Ajo ushqen stigmën dhe paragjykimet.

3. Përbën gjuhë urrejtjeje, sepse nuk prek vetëm individin, por edhe komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, duke përcjellë mesazhin se jetët tona janë më pak të denja për t’u jetuar se ato të të tjerëve, veçanërisht duke marrë parasysh audiencën e gjerë të këtij programi.

Që në vitin 2013, Shqipëria ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila kërkon përpjekje të përbashkëta nga e gjithë shoqëria për garantimin e të drejtave të barabarta dhe për respektimin e dinjitetit të lindur të çdo njeriu. Po ashtu, procesi i integrimit evropian kërkon respekt të plotë për të drejtat e njeriut dhe për diversitetin.
Në këtë kontekst, ne kërkojmë që:

1. Produksioni i Big Brother Albania VIP të marrë masa konkrete, përfshirë përjashtimin e menjëhershëm të pjesëmarrësve që përdorin gjuhë urrejtjeje, e cila është e papajtueshme me etikën e komunikimit në media dhe me vlerat që synojmë të ndërtojmë si shoqëri.

2. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të Kodit të Transmetimit dhe standardeve për përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara, të ndërhyjë dhe të trajtojë këtë shkelje në përputhje me parimet e mosdiskriminimit.

3. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda, të reagojë dhe të marrë masat përkatëse, në përputhje me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Rrjeti ynë do të depozitojë zyrtarisht një ankesë pranë këtij institucioni.

Së fundi, i bëjmë thirrje gjithë shoqërisë të kuptojë se aftësia e kufizuar është pjesë e pandashme e diversitetit njerëzor. Ne jemi të fortë, krenarë dhe të dukshëm. Do të vazhdojmë pa u ndalur përpjekjet tona për më shumë barazi, dinjitet dhe për një shoqëri që respekton dhe përfshin të gjithë anëtarët e saj.

Gëzuar 20 vjetorin Vanesa 🥳💐
19/01/2026

Gëzuar 20 vjetorin Vanesa 🥳💐

🙏 Mirënjohje për 19 bizneset, institucionet dhe organizatat që përcollën urimet e tyre festive përmes kartolinave tona f...
13/01/2026

🙏 Mirënjohje për 19 bizneset, institucionet dhe organizatat që përcollën urimet e tyre festive përmes kartolinave tona fizike ose elektronike:


World Bank Group - Albania Office

ILDKPKI - Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave


SPAK - Byroja Kombetare e Hetimit
ESSEGEI
ISSH - Instituti i Sigurimeve Shoqërore
ISA - International Security Albania

AIM - Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes
AKSIK - Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar
AMP - Agjencia e Mbikqyrjes Policore

Enti Kombëtar i Banesavealbania

LOG in Albania

Faleminderit nga ❤️ për mbështetjen tuaj!

Miqtë tanë 🤗 në .al mblodhën 250 euro dhe 37.900 lekë në kuadër të festave të fundvitit! 🙏Dhurimet tuaja do të na ndihmo...
08/01/2026

Miqtë tanë 🤗 në .al mblodhën 250 euro dhe 37.900 lekë në kuadër të festave të fundvitit! 🙏

Dhurimet tuaja do të na ndihmojnë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët e qendrës sonë PRO PAK! 🥰

Faleminderit nga ❤️!



Falenderojmë nga ❤️ stafin e  që si çdo vit dhe këtë herë, kontribuan për shërbimet tona terapeutike përmes blerjes së k...
24/12/2025

Falenderojmë nga ❤️ stafin e që si çdo vit dhe këtë herë, kontribuan për shërbimet tona terapeutike përmes blerjes së kartolinave 🙏

Gëzuar Festat! 🎄Faleminderit nga ❤️ për mbështetjen dhe bashkëpunimin përgjatë këtij viti që po lemë pas! Çdo kontribut ...
24/12/2025

Gëzuar Festat! 🎄

Faleminderit nga ❤️ për mbështetjen dhe bashkëpunimin përgjatë këtij viti që po lemë pas! Çdo kontribut i ofruar ka qenë thelbësor për punën dhe misionin tonë.

Urojmë që festat t’ju sjellin paqe, ngrohtësi dhe shpresë! 🤗

Season’s Greetings! 🎄

We sincerely thank you from the ❤️ for your support and collaboration throughout the year! Every contribution you have made has been essential to our work and mission.

May this holiday season bring you peace, warmth and hope! 🤗

——————

Rinisim punën me dt 5 Janar 😃

Address

Rruga "Besim Imami" Nr 1 (Prane M. Shyri)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Down Syndrome Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram