SUOGJ Mbreteresha Geraldine

  • Home
  • SUOGJ Mbreteresha Geraldine

SUOGJ Mbreteresha Geraldine Në shërbim të jetës. Me cilësinë më të mirë.

🎗️ Shtator – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin ovarianMjekët pranë SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" theksojnë se diagnos...
04/09/2025

🎗️ Shtator – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin ovarian

Mjekët pranë SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" theksojnë se diagnostikimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë çelësi për zbulimin në kohë dhe luftimin me sukses të kancerit ovarian.
💙 Mos e lini shëndetin për nesër – Kujdesuni sot!

📌 Mos neglizhoni kontrollet mjekësore periodike.
📌 Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.

🌸 Kujdesi për veten është dhurata më e madhe që mund t’i bëni vetes dhe familjes suaj.





SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, në bashkëpunim me SSEG -në (Shoqata Shqiptare e Endoskopisë Gjinekologjike) dhe Departame...
03/09/2025

SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, në bashkëpunim me SSEG -në (Shoqata Shqiptare e Endoskopisë Gjinekologjike) dhe Departamentin e Obstetrikë - Gjinekologjisë UMT, më 19 shtator 2025 zhvillojnë konferencën me temë:
📖 “Technological and Humanistic Pathways in Transforming Female Infertility”

👩‍⚕️ Ky aktivitet akademik synon të trajtojë zhvillimet më të fundit në teknologjitë riprodhuese, qasjet humaniste në trajtimin e infertilitetit femëror dhe ndikimin e tyre në praktikën klinike.

🌐 Konferenca do të ofrojë një platformë shkëmbimi ndërdisiplinor, ku profesionistët e shëndetit do të ndajnë kërkime, përvoja dhe perspektiva për transformimin e kujdesit në shëndetin riprodhues të gruas.

📩 Të ftuar në këtë konferencë janë profesionistë të fushës së shëndetësisë, përfshirë:
▪️Obstetër - Gjinekologë
▪️Endokrinologë
▪️Radiologë
▪️Embriologë
▪️Kardiologë
▪️Gjenetistë
▪️Farmacistë
▪️Infermierë
▪️Mami




📌 DITA E STAFITSUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" kontribuon çdo ditë me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm të lartë për...
03/09/2025

📌 DITA E STAFIT

SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" kontribuon çdo ditë me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm të lartë për të ofruar shërbimin më të mirë shëndetësor.

KRENARË PËR STAFIN TONË 👏





Gjatë shtatzanisë, ushqimi luan një rol vendimtar për shëndetin e nënës dhe zhvillimin e foshnjës 👶💖. ✅️Grupet ushqimore...
02/09/2025

Gjatë shtatzanisë, ushqimi luan një rol vendimtar për shëndetin e nënës dhe zhvillimin e foshnjës 👶💖.

✅️Grupet ushqimore që rekomandohen janë:

🥦 Perime & fruta të freskëta
Të pasura me vitamina, fibra dhe antioksidantë.
Rekomandohen 5 porcione në ditë (ngjyra të ndryshme për larmi ushqimore).

🥛 Qumësht & nënprodukte
Burim i shkëlqyer i kalciumit dhe proteinave.
Zgjidhni kos, djathë të butë ose qumësht pa yndyrë të lartë.

🍗 Proteina të shëndetshme
Mish i bardhë (pulë, gjeldeti), peshk i gatuar mirë, vezë.
Bishtajore si thjerrëza, qiqra dhe fasule.

🌾 Drithëra integrale
Oriz integral, buka e zezë, tërshërë.
Japin energji të qëndrueshme dhe ndihmojnë tretjen.

🥑 Yndyra të shëndetshme
Vaj ulliri, arra, bajame, avokado.
Ndihmojnë zhvillimin e trurit të bebes.

❌ Çfarë duhet shmangur
▪️Ushqime të papërpunuara (sushi, mish i pagatuar mirë).
▪️Qumësht/djathë jo i pasterizuar.
▪️Kafeinë e tepërt dhe alkool.





Muaj të mbarë nga SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë".
01/09/2025

Muaj të mbarë nga SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë".




Fundjavë të mbarë nga bebi Moena dhe SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë"Ju urojmë fundjavë të qetë e plot gëzim ❤️
30/08/2025

Fundjavë të mbarë nga bebi Moena dhe SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë"

Ju urojmë fundjavë të qetë e plot gëzim ❤️




28/08/2025

Mirë se erdhe në jetë Ayan! 🤍

Qofsh gjithmonë i bekuar!
Stafi i SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" të uron mbarësi dhe shëndet🥰🙏





📍 Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", pranë Qendrës së Gruas, kryhen shërbime të nd...
28/08/2025

📍 Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", pranë Qendrës së Gruas, kryhen shërbime të ndryshme në shërbim të Nënës dhe Gruas.

Për çdo informacion që ju nevojitet lidhur me rezervimin e një konsulte/vizite apo lidhur me marrjen e një përgjigjeje, ju lutem të kontaktoni Qendrën e Gruas në këtë numër kontakti :
☎️ 0️⃣6️⃣8️⃣3️⃣0️⃣9️⃣6️⃣7️⃣4️⃣5️⃣





👩 Një vajzë e re, vetëm 18 vjeç, nga Tirana, erdhi pranë spitalit tonë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” me një anemi të rën...
27/08/2025

👩 Një vajzë e re, vetëm 18 vjeç, nga Tirana, erdhi pranë spitalit tonë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” me një anemi të rëndë, pas një cikli menstrual të zgjatur dhe me gjakderdhje të shumta.
Prej një viti ajo kishte përjetuar cikle të çrregullta, të cilat e çuan gjendjen e saj shëndetësore drejt kufijve të rrezikut.

💉 Falë përkushtimit dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe infermierëve tanë në Shërbimin e Gjinekologjisë Konservative, u arrit të shmangej ndërhyrja kirurgjikale.
🔬 Pas një diagnostikimi të saktë dhe një trajtimi të specializuar me hemotransfuzion, vajza jo vetëm që u stabilizua, por sot po i rikthehet jetës me më shumë forcë e shpresë. 🙏❤

✨ Një tjetër histori që na kujton se sa e çmuar është jeta dhe sa shumë diferencë bën kujdesi i duhur në momentin e duhur. 🌸




💧 Hidratimi në shtatzani✅️ Pini rreth 8–10 gota ujë në ditë.✅️ Uji ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe formimin e   lëng...
26/08/2025

💧 Hidratimi në shtatzani

✅️ Pini rreth 8–10 gota ujë në ditë.
✅️ Uji ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe formimin e lëngut amniotik.
✅️ Parandalon kapsllëkun dhe ënjtjen.
✅️ Zëvendësoni pijet me sheqer me ujë, çajra të butë bimorë ose supa të lehta.

❌ Shmangni pijet energjike dhe alkoolin.





.

25/08/2025

Javë të mbarë nga SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë"

Urojmë që kjo javë të jetë e mbushur me shëndet, dashuri e gëzim për të gjitha familjet tuaja ❤️.




Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SUOGJ Mbreteresha Geraldine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to SUOGJ Mbreteresha Geraldine:

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Ne jemi gjithmone ketu, ne sherbim te jetes me cilesine me te mire

Ajo cka na karakterizon ne spitalin tone eshte Integriteti - Ne gjithmonë veprojmë me profesionalizëm dhe ndershmëri të plotë dhe presim të njëjtën gjë prej atyre që do të punojnë me ne. Përgjegjësia – Ne mbajmë veten përgjegjës për komunitetin dhe njëri-tjetrin në kryerjen e detyrave tona dhe të punojmë si një ekip. Diversiteti–Ne njohim dhe pranojmë diversitetin individual, respektojmë e mbështesim në mënyrë aktive ndryshimet në mendim, përmes fjalëve dhe veprimeve tona. Shërbimet– Ne angazhohemi për të siguruar shërbime gjithnjë e më të mira. Të gjithë punonjësit e rinj duhet të jenë të njohur me informacionin themelor për sigurinë, pajtueshmërinë, konfidencialitetin, kontrollin e infeksioneve dhe politikat e burimeve njerëzore.Luajaliteti–Ne jemi luajal si para pacientëve tanë dhe para njeri-tjetrit.