06/01/2020
Femija im ka autizem apo vonese gjuhesore?
Shumë fëmijë me autizëm shfaqin një vonesë në të folur. Sidoqoftë, një vonesë në të folur nuk do të thotë automatikisht që një fëmijë ka autizëm. Për më tepër, një vonesë në të folur nuk tregon që një fëmijë ka një inteligjencë të ulët apo aftësi të kufizuar intelektuale.
Sidoqoftë, shumë njerëz kundërshtojnë autizmin dhe çrregullimet e të folurit, gjë që është e kuptueshme, pasi afërsisht një e treta e femijeve me autizëm janë gjithashtu joverbale.
Por incidencat e çrregullimeve në të folur janë më të larta se shkalla e autizmit. Që nga viti 2018, sipas statistikave te CDC autizmi shfaqet 1ne 59 fëmijë; çrregullimet e të folurit shfaqen 1 në 20 fëmijë.
Dr Mary Barbera, nënë e nje femije me autizem, infermiere , analiste e sjelljes dhe autore referon qe nuk i dinte shenjat e hershme të autizmit kur djali i saj ishte i vogël. Megjithese ishte në terapinë e të folurit kur djali ishte rreth dy vjeç, pasi ne vitet '90 autizmi nuk ishte pothuajse aq i njohur apo diagnostikuar kaq shpesh sa tani, djali i saj përfundimisht u diagnostikua me autizëm një ditë para se ai të bëhej tre vjeç. M.Barbera e beri misionin te saj edukimin mbi shenjat e hershme të autizmit pasi zbulimi i hershëm mund të ketë një ndikim të madh dhe pozitiv.
Fëmijët ne moshen 18 deri në 24 muaj flasin shumë pak ose nuk flasin fare, por shfaqin disa shenja që mund të ndihmojnë të dallohen nëse kanë autizëm apo thjesht një vonesë në të folur.
Ja cfare duhet pasyr parasysh:
A tregon femija me gisht?
Në kohën kur një fëmijë është 18 muaj ose 2 vjeç, ai duhet të tregojë rregullisht me gisht. Motivimi për të treguar është se ai kerkon diçka nga ju ose vëmendjen tuaj. Duke treguar gjëra të tjera për dikë tjetër, ai eshte duke shprehur interes për ju dhe duke kerkuar vëmendjen tuaj. Kjo eshte nje formë e komunikimit.
Vonesat e të folurit mund të jene në tre kategori: një vonesë shprehëse (vështirësi për tu shprehur), një vonesë pritëse (vështirësi për të kuptuar ato që thonë njerëzit e tjerë), ose një vonesë e përzier e cila i perfshin te dyja.
Nga 18 muaj deri në 2 vjeç, një fëmijë duhet të kuptojë kërkesa të thjeshta nga dikush tjetër, si hedhja e diçkaje ose marrja e diçkaje. Nëse nuk e bën këtë, kjo mund të nënkuptojë se ka një vonesë pritëse përveç një vonese shprehëse. Mos harroni, nëse ai e ndjek apo jo kërkesën është e ndryshme nga fakti nëse e kupton ose jo.
Një vonesë pritëse dhe një vonesë shprehese nuk do të thotë që fëmija ka autizëm, thekson Dr. Barbera, por është një tregues qe mund ta ketë.
Si lidhet femija me objektet? Si qaset? Si luan me to?
Menyra se si një fëmijë luan mund të jetë një tregues i autizmit. Dr Barbera kërkon nëse fëmija luan apo jo me lodra të shumta, apo fiksohet ne nje loje apo loder. Nëse ai fiksohet në një objekt a e mban atë gjatë gjithë kohës dhe luan vetëm me atë lodër për orë të tëra në një kohë? Nëse ai luan me objekte të shumta, ai I bën pirg në mënyrë të përsëritur, i rreshton lodrat e tij lart, ose rrotullon dhe a rrotullohet vete rreth tyre?
Një fëmijë midis moshës 18 dhe 24 muajsh i cili është i kënaqur duke luajtur me një lodër për një periudhë shumë të gjatë, pa përdorur gjuhë, mund të ketë më shumë sesa një vonesë në të folur.
A imiton gjate lojes?
Në këto moshë, thotë doktoresha Barbera, një fëmijë duhet të imitojë disa veprime gjëra gjatë lojës.
Nëse një fëmijë nuk imiton veprimet e të tjerëve, kjo mund të tregojë për një çështje përtej vonesës në të folur.
Imitimi është një formë tjetër e komunikimit dhe një etapë kryesore në rrugën drejt fjalës verbale.
Përveç asaj që përmend Dr Barbera në videon e saj, shenjat e tjera të komunikimit që një fëmijë mund të ketë autizëm përveç vonesës në të folur, jane mungea e përgjigjes ndaj emrit dhe e përpjekjeve verbale për vëmendje dhe pastaj ndalimi dhe pamundësia për të kombinuar fjalët në fraza ose fjali (të cilat mund të jenë aq të shkurtra sa dy fjalë).
Dr Barbera rekomandon që prindërit e shqetësuar të jenë të vemendshem edhe ndaj aftesive te tjera. Vetekujdesi dhe aftësitë e vetëmenaxhimit te qetesise jane gjithashtu të rëndësishme.
Sipas CDC, nëse fëmija juaj tregon shenjat që Dr Barbera përmend dhe gjithashtu nuk mund të ecë, nuk ve re kur prindi apo kujdestari vjen dhe shkon, ose humbet aftësitë ose regreson në moshën 18 muajsh, duhet të kontaktoni pediatrin tuaj.
Dhe nëse fëmija juaj nuk përdor fraza me dy fjalë, nuk di se çfarë të bëjë me objektet e perditshem (të tilla si lugë), ose nuk ecën në mënyrë të qëndrueshme në moshën dy vjeç, CDC ju rekomandon të kontaktoni pediatrin tuaj.