Qendra Së bashku

  • Home
  • Qendra Së bashku

Qendra Së bashku Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Së bashku, .

Sot kaluam një ditë të këndshme dhe me plot frymëzim. Fillimisht vizituam OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur"  ku u inspiru...
17/07/2025

Sot kaluam një ditë të këndshme dhe me plot frymëzim. Fillimisht vizituam OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur" ku u inspiruam nga shërbimet dhe veprimtaritë që po zhvillohen atje.

Më pas vazhduam në Kinemanë Jusuf Gërvalla, duke shijuar disa nga filmat e animuar në kuadër të festivalit Anibar. Faleminderit stafit të Qendrës për Jetë të Pavarur dhe Anibar për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë e mrekullueshme që na dhanë 🙌

❤️
17/07/2025

❤️

📌  "𝙋𝒂 𝑷𝙤𝒍𝙞𝒕𝙞𝒌𝙚̈" – 𝑵𝙟𝒆̈ 𝒅𝙞𝒕𝙚̈ 𝙣𝒆̈ 𝒔𝙝𝒆̈𝙧𝒃𝙞𝒎 𝒕𝙚̈ 𝙣𝒋𝙚̈𝒓𝙖-𝙩𝒋𝙚𝒕𝙧𝒆̈𝙨!Sot, në Qendrën "Së bashku" u realizua aktiviteti "Pa Po...
06/05/2025

📌 "𝙋𝒂 𝑷𝙤𝒍𝙞𝒕𝙞𝒌𝙚̈" – 𝑵𝙟𝒆̈ 𝒅𝙞𝒕𝙚̈ 𝙣𝒆̈ 𝒔𝙝𝒆̈𝙧𝒃𝙞𝒎 𝒕𝙚̈ 𝙣𝒋𝙚̈𝒓𝙖-𝙩𝒋𝙚𝒕𝙧𝒆̈𝙨!

Sot, në Qendrën "Së bashku" u realizua aktiviteti "Pa Politikë", ku gratë me ndikim dhe aktiviste kaluan kohë bashkë me përfituesit e qendrës, jo si udhëheqëse, por si shoqe, e bashkëpunëtore.
Me shumë entuziazëm dhe dashuri, u përgatitën së bashku biskota sipas recetës së paraparë, duke krijuar një atmosferë të këndshme e relaksuese, larg rutinës e përditshmërisë.

Në aktivitet morën pjesë:
• Znj. Arjeta Fejza, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës
• Znj. Neri Ferizi, aktiviste dhe drejtore e OJQ "Fourth Wave"
• Znj. Afërdita Sylaj Shehu, drejtore e OJQ CBM
• Znj. Fatbardha Istrefi Avdiu, aktiviste dhe kryetare e forumit të gruas së LDK-së
• Znj. Sanije Nimoni, Doktoreshë nga QKMF

Pas gatimit, u shijuam së bashku biskotat e përgatitura me shumë dashuri dhe u argëtuam me lojëra të ndryshme. Mysafiret e vlerësuan si shumë të nevojshme dhe pozitive iniciativën.

Për më shumë ditë të tilla🤗🍪💖🙌

🌸 Kreativitet dhe Punë e Zemrës në Qendrën "Së Bashku" 🌸Në qendrën tonë ditore "Së Bashku", çdo ditë është një mundësi e...
27/02/2025

🌸 Kreativitet dhe Punë e Zemrës në Qendrën "Së Bashku" 🌸

Në qendrën tonë ditore "Së Bashku", çdo ditë është një mundësi e re për krijimtari dhe zhvillim. Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara realizojnë me dashuri dhe përkushtim punime dore unike, të cilat reflektojnë talentin dhe shpirtin e tyre krijues. 🎨🧵

Me duarplotë energji dhe zemër të madhe, ato krijojnë punime të bukura, duke dëshmuar se arti dhe kreativiteti nuk njohin kufij. Mbështetja juaj është motivimi ynë më i madh! 💙

Vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara krijojnë me dashuri dhe përkushtim punime të bukura me rruza, rrobaepesi dhe aksesorë unikë, duke dëshmuar se arti nuk njeh kufizime. 🪡✨

Me çdo punim, ato jo vetëm që shprehin kreativitetin e tyre, por edhe fuqizohen, ndërtojnë besim dhe ndajnë mesazhin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

📍 Na vizitoni dhe bëhuni pjesë e kësaj fryme pozitive dhe përfshirëse!

Javën e kaluar, në Qendrën "Së Bashku" u organizua një aktivitet fantastik ku nënat e përfitueseve tona përgatitën një m...
24/02/2025

Javën e kaluar, në Qendrën "Së Bashku" u organizua një aktivitet fantastik ku nënat e përfitueseve tona përgatitën një mëngjes të shijshëm për të gjithë pjesëmarrësit! 🥐🍳

Ky aktivitet ka për qëllim të nxisë krijimin e aftësive të reja, forcimin e komunitetit dhe mbështetje të vazhdueshme për familjet dhe individët që janë pjesë e qendrës sonë. 💪

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të bashkëpunojnë dhe të ndihmohen me njëri-tjetrin, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe frymëzuese për të gjithë. 🫶

🌱 Ne besojmë që çdo përpjekje e vogël ka një ndikim të madh në jetën e personave me aftësi të kufizuar dhe në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit tonë.

Faleminderit për të gjithë ata që kontribuan dhe mbështetën këtë aktivitet të mrekullueshëm! 🙏

🌟 Përfundimi i Punëtorive të Edukimit 🌟Me shumë entuziazëm dhe krenari, kemi përmbyllur aktivitetet e fundit të punëtori...
04/12/2024

🌟 Përfundimi i Punëtorive të Edukimit 🌟

Me shumë entuziazëm dhe krenari, kemi përmbyllur aktivitetet e fundit të punëtorive tona të edukimit!🎉
Fëmijët patën mundësinë të reflektojnë mbi të gjitha eksperiencat e mrekullueshme të fituara gjatë projektit, duke shfaqur kreativitetin dhe njohuritë e tyre në aktivitete finale.

Përmes lojërave bashkëpunuese dhe krijimit të projekteve të përbashkëta, ata demonstruan aftësitë e zhvilluara gjatë këtyre javëve, ndërkohë që forcuan lidhjet me njëri-tjetrin.
Momenti i ndarjes së përvojave dhe kujtimeve u shoqërua me buzëqeshje, falenderime dhe krenari për gjithçka që ata arritën. 🌈✨
Ky projekt ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një mjedisi mbështetës, argëtues dhe edukativ për fëmijët, duke nxitur zhvillimin e tyre emocional, social dhe kreativ.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve tanë që e bënë këtë mundësi të jashtëzakonshme të realizohet! 💡💛

Ky projekt u mbështet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Mitrovicës së Jugut.
-------------------------------------

🌟 Conclusion of the Educational Workshops 🌟
With great enthusiasm and pride, we have completed the final activities of our educational workshops! 🎉
The children had the opportunity to reflect on all the wonderful experiences gained throughout the project, showcasing their creativity and knowledge during the closing activities.

Through collaborative games and the creation of shared projects, they demonstrated the skills developed over the past weeks while strengthening their bonds with one another.
The moment of sharing experiences and memories was filled with smiles, gratitude, and pride for everything they achieved. 🌈✨

This project has positively impacted the creation of a supportive, fun, and educational environment for the children, fostering their emotional, social, and creative growth.
A heartfelt thank you to all participants and our partners who made this extraordinary opportunity possible! 💡💛

This project was supported by the Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2), funded by the European Union (EU) and implemented by the United Nations Development Programme (UNDP) in partnership with the Municipality of Mitrovicë/a South.

European Union in Kosovo
UNDP Kosovo
Komuna e Mitrovicës
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans

03/12/2024

Address


Opening Hours

Monday 09:00 - 16:30
Tuesday 09:00 - 16:30
Wednesday 09:00 - 16:30
Thursday 09:00 - 16:30
Friday 09:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Së bashku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram