
07/12/2023
Hixhame apo terapia e kupave, me të cilën bëhet tërheqja e gjakut të keq nga trupi.
Ky gjak që ka shkaktuar një sëmundje të caktuar ose mund të shkaktojnë sëmundje në të ardhmen për shkak të akumulimit dhe mbushjes së tij me përzierje të dëmshme, mund të largohet përmes këtij procesi që njihet si “Hixhame” dhe atë mund ta bëjnë njerëz të kualifikuar.
“Hixhamja” ndikon në shërimin e shumë sëmundjeve prej tyre: Migrena hipertensioni, spondiloza e qafës, largimi i stresit, depresionit, si dhe përmirson qarkullimin e gjakut, largon problemet në boshtin kurrizor, problemet me mushkëri (Asma,bronhiti), problemet me lukthin, sinuset, sikurse edhe që rregullon sistemin imunitar, etj.
Ndryshe, procesi i “Hixhames” pastron gjakun nga përzierjet e dëmshme që janë qeliza gjaku të plakura dhe të dobëta që nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrën e kërkuar, si furnizimi i trupit me ushqyes të mjaftueshëm dhe mbrojtja e tij nga sëmundjet. Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.