BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali

BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali C.I.R.I. COMUNITÀ ISLAMICA RELIGIOSA D‘ITALIA

Momente nga Samiti i X i liderëve fetar të Ballkanit nën patronatin e Bashkësisë Fetare islame të RMV që u mbajt në Shku...
01/04/2026

Momente nga Samiti i X i liderëve fetar të Ballkanit nën patronatin e Bashkësisë Fetare islame të RMV që u mbajt në Shkup

Foto nga Samiti i X i liderëve fetar të Ballkanit nën patronatin e Bashkësisë Fetare islame të RMV, Reis ul Ulema Shaqir...
31/03/2026

Foto nga Samiti i X i liderëve fetar të Ballkanit nën patronatin e Bashkësisë Fetare islame të RMV, Reis ul Ulema Shaqir ef Fetai që u mbajt në Shkup

Kryetari i Bfi së Italisë Dr. Reshat Ibishi, mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit, të organizuar nga Bas...
31/03/2026

Kryetari i Bfi së Italisë Dr. Reshat Ibishi, mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit, të organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame të RMV, respektivisht nën patronatin e Reis ul Ulema Shaqir ef Fetai, një dëshmi e vullnetit të përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Le të mos harrojmë se ajo që bëjmë sot do të ndikojë në brezat që vijnë. Nëse sot ndërtojmë ura, nesër do të kemi shoqëri më të forta. Nëse sot mbjellim mirëkuptim, nesër do të korrim paqe.

Bashkësitë fetare duhet të jenë në vijën e parë të këtij procesi. Jo si faktor ndarjeje, por si faktor bashkimi.

Ballkani nuk ka nevojë për më shumë ndarje. Ka nevojë për më shumë besim. Dhe ky besim fillon nga ne. Nga fjalët tona, nga veprimet tona dhe nga shembulli që japim.

Le të punojmë së bashku për një Ballkan ku dallimet respektohen, ku bashkëjetesa është vlerë dhe ku feja është burim paqeje.

Rajoni ynë ka një histori të ndërlikuar, por edhe një trashëgimi të pasur bashkëjetese me të cilët mund të mburremi. Në këtë drejtim roli i bashkësive fetare është më se i rëndësishëm në promovimin e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit mes njerëzve, si themel për paqe dhe stabilitet.

Ky samit qe një mundësi e shkëlqyer për ta thelluar dialogun, për të shkëmbyer përvoja dhe për ta fuqizuar angazhimin tonë të përbashkët për një Ballkan paqësor dhe të bashkuar në diversitet.

МКД
Претседателот на ИВЗ во Италија, д-р Решат Ибиши, учествуваше на Самитот на верските лидери на Балканот, организиран од Исламската верска заедница на Северна Македонија, односно под покровителство на Реис ул Улема Шаќир еф. Фетаи, како доказ за заедничката волја за дијалог, разбирање и соработка.

Да не заборавиме дека она што го правиме денес ќе влијае врз идните генерации. Ако денес градиме мостови, утре ќе имаме посилни општества. Ако денес сееме разбирање, утре ќе жнееме мир.

Верските заедници треба да бидат во првите редови на овој процес, не како фактор на поделба, туку како фактор на обединување.

Балканот нема потреба од повеќе поделби. Му треба повеќе доверба. А таа доверба започнува од нас – од нашите зборови, од нашите постапки и од примерот што го даваме.

Да работиме заедно за Балкан каде што разликите се почитуваат, каде што соживотот е вредност и каде што верата е извор на мир.

Нашиот регион има сложена историја, но и богато наследство на соживот со кое можеме да се гордееме. Во таа насока, улогата на верските заедници е од исклучително значење во промовирањето на дијалогот, толеранцијата и меѓусебното разбирање меѓу луѓето, како темел за мир и стабилност.

Овој самит беше одлична можност за продлабочување на дијалогот, размена на искуства и зајакнување на нашата заедничка посветеност за мирен Балкан обединет во различностите.

It

Il Presidente della BFI in Italia, dott. Reshat Ibishi, ha partecipato al Vertice dei leader religiosi dei Balcani, organizzato dalla Comunità Religiosa Islamica della Macedonia del Nord, rispettivamente sotto il patrocinio del Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetai, a testimonianza della volontà comune di dialogo, comprensione e cooperazione.

Non dimentichiamo che ciò che facciamo oggi influenzerà le generazioni future. Se oggi costruiamo ponti, domani avremo società più forti. Se oggi seminiamo comprensione, domani raccoglieremo pace.

Le comunità religiose devono essere in prima linea in questo processo, non come fattore di divisione, ma come fattore di unione.

I Balcani non hanno bisogno di ulteriori divisioni. Hanno bisogno di più fiducia. E questa fiducia inizia da noi: dalle nostre parole, dalle nostre azioni e dall’esempio che diamo.

Lavoriamo insieme per un Balcano in cui le differenze siano rispettate, in cui la convivenza sia un valore e in cui la religione sia fonte di pace.

La nostra regione ha una storia complessa, ma anche un ricco patrimonio di convivenza di cui possiamo essere orgogliosi. In questo contesto, il ruolo delle comunità religiose è di fondamentale importanza nella promozione del dialogo, della tolleranza e della comprensione reciproca tra le persone, come base per la pace e la stabilità.

Questo vertice è stato un’ottima opportunità per approfondire il dialogo, scambiare esperienze e rafforzare il nostro impegno comune per un Balcano pacifico e unito nella diversità.

31/03/2026

Kryetari i BFI së Italisë merr pjesë në Samitin e 10-të i liderëve fetarë të Ballkanit

Shkup, 31.03.2026

Respekte për delegacionin e Bfi-së në Bashkësia Fetare Islame e RMV - Исламска Верска Заедница на РСМ si dhe drejtorin e...
17/03/2026

Respekte për delegacionin e Bfi-së në Bashkësia Fetare Islame e RMV - Исламска Верска Заедница на РСМ si dhe drejtorin e diasporës në krye me Reis ul Ulema Shaqir ef Fetai

Falënderim për vizitën e delegacionit të BFI-së nga RMV, me në krye musafirin tonë të nderuar Mr. Fejzulla Sadiki.Në pra...
14/03/2026

Falënderim për vizitën e delegacionit të BFI-së nga RMV, me në krye musafirin tonë të nderuar Mr. Fejzulla Sadiki.

Në prani të një numri të madh të anëtarëve të xhamisë dhe shumë musafirëve nga vende të ndryshme, sonte u mbajt një ligjëratë e bukur dhe u fal namazi i teravisë, të cilit na priu musafiri ynë i nderuar Mr. Fejzulla Sadiki.

Një fjalim shumë i bukur me porosi për unitet, si dhe selame nga Reisi i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Falja e namazit të teravisë ishte në një nivel shumë të lartë dhe me një atmosferë të veçantë shpirtërore.

Në anën tjetër drejtori i sektorit fetaro arsimor pranë BFI-së së RMV, Mr. Fejzulla Sadiki shprehi falënderimet e veçanta dhe mirënjohjet e sinqerta për Kryetarin e BFI-së së Italisë, Dr. Reshat Ibishi, për angazhimin dhe kontributin institucional në organizimin e jetës fetare në Itali si dhe në forcimin e bashkëpunimit me Bashkësinë Fetare Islame të RMV. Po ashtu falenderime dhe mirënjohje i adresoi edhe kryesisë dhe xhematit të xhamisë për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë dhe tejet vëllazërore!
Në fund pas përfundimit të namazit u këmbyen mirënjohje në shenjë respekti të ndërsjelltë.

Zoti ju bekoftë!

Zyra për informin pranë BFI-së së Italisë
14.03.2026
Casaloldo (MN), Itali

Bashkësia Fetare Islame e Italisë njofton publikun, me rastin e fillimit të afërt të muajit të agjërimit të Ramazanit, s...
17/02/2026

Bashkësia Fetare Islame e Italisë njofton publikun, me rastin e fillimit të afërt të muajit të agjërimit të Ramazanit, se dita e parë e agjërimit do të jetë...

E enjte, 19 shkurt 2026.

I urojmë të gjithë myslimanëve një Ramazan të bekuar

UNIONET ISLAME SHQIPTARE TË DIASPORËS:Reagim ndaj deklaratës fyese të Nusret Pllanës 17.02.2026, e martëXhamitë e shqipt...
17/02/2026

UNIONET ISLAME SHQIPTARE TË DIASPORËS:
Reagim ndaj deklaratës fyese të Nusret Pllanës

17.02.2026, e martë

Xhamitë e shqiptarëve në mërgatë janë vullneti dhe vizioni i vetë komunitetit tonë

Deklaratat e Nusret Pllanës në një ivent, ku ai i ka quajtur xhamitë shqiptare në diasporë “xhami të hamamit” dhe ka përdorur gjuhë fyese ndaj tyre, janë jo vetëm të papranueshme, por edhe thellësisht ofenduese për besimtarët dhe komunitetin shqiptar jashtë atdheut.
Është paradoksale dhe zhgënjyese që një person të cilit këto xhami ia kanë hapur dyert me respekt, duke i ofruar hapësirë për promovimin e librave dhe veprimtarisë së tij, të zgjedhë të shpërblejë këtë mikpritje me përçmim dhe fjalor denigrues. Xhamitë shqiptare në diasporë nuk janë thjesht objekte kulti – ato janë qendra shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.
Për dekada me radhë, xhamitë shqiptare në Evropë dhe më gjerë kanë luajtur një rol kyç në:
- Ruajtjen e identitetit kombëtar dhe gjuhës shqipe, përmes mësimit fetar dhe aktiviteteve kulturore në gjuhën amtare.
- Forcimin e unitetit komunitar, duke shërbyer si pika takimi për bashkëatdhetarët.
- Mbështetjen e çështjes kombëtare, sidomos në periudha të vështira historike, kur diaspora ka qenë zëri i fuqishëm i interesave shqiptare.
- Edukimin e brezave të rinj me vlera morale, fetare dhe kombëtare, duke i mbrojtur nga asimilimi dhe humbja e identitetit.
Të fyesh këto institucione do të thotë të fyesh sakrificën e qindra veprimtarëve, imamëve, donatorëve dhe familjeve shqiptare që kanë kontribuar me mund e pasuri për t’i ndërtuar dhe mbajtur gjallë ato. Do të thotë të shpërfillësh rolin e tyre në kohë krizash, kur ato kanë qenë jo vetëm vende lutjeje, por edhe qendra solidariteti e mobilizimi kombëtar.
Debati dhe kritika janë të mirëpritura në një shoqëri demokratike. Por gjuha e urrejtjes dhe etiketimet fyese nuk i shërbejnë as së vërtetës, as unitetit kombëtar. Në vend të përçarjes, nevojitet reflektim dhe respekt për kontributin real që xhamitë shqiptare në diasporë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për fenë, kombin dhe ruajtjen e identitetit shqiptar. Institucionet fetare meritojnë dinjitet. Dhe dinjiteti fillon me gjuhën që përdorim.

Me respekt,

Mehas ef. Alija – Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër
Mensur ef. Halili – Unioni i Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani
Vahidin ef. Beluli – Komuniteti Shqiptar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë
Reshat ef. Ibishi – Bashkësia Fetare Islame e Italisë
Nuhi ef. Shaqiri – Federata e Xhamive Shqiptare në Belgjikë

07.02.2026ParmaKryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë Dr. Reshat ef Ibishi mori pjesë në tubimin humanitar për x...
09/02/2026

07.02.2026
Parma

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë Dr. Reshat ef Ibishi mori pjesë në tubimin humanitar për xhaminë e Parmës

Me rastin e tubimit humanitar për blerjen e xhamisë në Parma, të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, haxhi Bujar Spahiu, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të unioneve islame nga Gjermania dhe Austria, hoxhallarë dhe myftilerë nga Shqipëria, si dhe përfaqësues të institucioneve të shtetit italian dhe të Shqipërisë. Prania e tyre i dha këtij tubimi një rëndësi të veçantë institucionale dhe shpirtërore.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë përshëndeti dhe përgëzoi këtë nismë të rëndësishme, duke theksuar se realizimi i projekteve të tilla është dëshmi e fuqisë së sadakasë dhe e vlerës së unitetit mes besimtarëve. Ai, në emër të tij personal, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Italisë dhe të qendrave të saj, shprehu falënderimin e sinqertë për të gjithë donatorët dhe kontribuuesit, falë të cilëve po hidhen hapat e parë drejt realizimit të këtij projekti të madh dhe sfidues për komunitetin mysliman në Itali.

Tubimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit, solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët për ndërtimin e institucioneve fetare që shërbejnë komunitetin dhe brezat e ardhshëm

Falenderojmë moderatorin dhe asistimin e tij profesional dhe Rtv Pendimin

Kryesia e Bfi së Italisë ndjen kënaqësi dhe respekt të veçantë, që të e ndanë gezimin dhe kënaqësinë me gjithë shqiptarë...
24/01/2026

Kryesia e Bfi së Italisë ndjen kënaqësi dhe respekt të veçantë, që të e ndanë gezimin dhe kënaqësinë me gjithë shqiptarët anembanë dhe të u shprehim urimet tona më të përzemërta profesorit universitar dr. Zekirija Sejdini me rastin e marrjes së detyrës së Profesorit në Fakultetin e Teologjisë Islame në Universitetin e Vjenës.

Ky emërim përbën një vlerësim të merituar për kontributin e tij të vazhdueshëm akademik, shkencor dhe pedagogjik, si dhe një nder për komunitetin akademik dhe intelektual shqiptar në Evropë.

Urime edhe kryesisë Alkig-ut në Austri!

Dr. Sejdinit i urojmë shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, punë të mbarë, shëndet dhe arritje të reja në shërbim të dijes, dialogut akademik dhe vlerave universale.

Me respekt dhe urime të përzemërta
Dr. Reshat Ibishi
Kryetar i Bfi së Italisë

Mire se vini Ne tubimin historik!
23/01/2026

Mire se vini

Ne tubimin historik!

🕌Bashkohuni për një qëllim të madh: Ndërtimi i Xhamisë në Parma!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një programi të veçantë fetar që do të mbahet në Parma, Itali, me qëllim mbështetjen e projektit për ndërtimin e xhamisë së qytetit.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, do të jenë të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, krerët e institucioneve dhe komuniteteve fetare islame nga diaspora, si dhe hoxhallarë e referues të nderuar.

Në këtë aktivitet gjithashtu do të jenë të pranishëm drejtues të pushtetit lokal të Parmës, si dhe personalitete të jetës publike e shoqërore.

Programi do të jetë i pasuruar me lexim Kurani dhe ilahi.

📅 Informacionet e eventit:
• 🗓 Data: 07 Shkurt 2026
• 🕒 Ora: 15:00 (Hyrja fillon në ora 14:00)
• 📍 Vendi: Paganini Congressi, Via Toscana 5/a, 43122 Parma, Itali.

🤝 Kontribuo edhe TI!
Bëhu pjesë e këtij projekti madhështor duke kontribuar përmes:
• 💳 Kredit/Debit Card: https://projekte.kmsh.al/project/1/donation
• 🅿️ PayPal: paypal.me/albaniakmsh
• 🏦 Llogari Bankare: https://www.kmsh.al/llogarite-bankare/

📺 Transmetim LIVE: Për të gjithë ata që na ndjekin nga larg, programi do të transmetohet direkt në RTV Pendimi.

Aktiviteti është për të dyja gjinitë!

Le të bëhemi pjesë e kësaj sadakaje rrjedhëse që nuk pushon kurrë! 🤲

04/01/2026

Indirizzo

Via Monte Grappa 25
Mantova
46040

Telefono

00393482126041

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta Lo Studio

Invia un messaggio a BFI - ITALI Bashkësia Fetare Islame ne Itali:

Condividi