23/04/2024
U zgjova natën dhe po kërkoja tim shoq, Marti, i cili po përkundte djalin tonë 2 vjeç e gjysëm, Noah. Qëndrova për një çast tek dera duke parë këtë burrë mahnitës me të cilin isha bekuar të ndaj jetën me të, teksa po përkëdhelte me dashuri faqet e kuqe të mbushura të Noas në përpjekje për ta qetësuar atë. Ndjeva në zemër se diçka nuk shkonte me Noan. Kjo ishte një nga netët e shumta që Noah rrinte zgjuar duke u djegur nga temperatura e lartë. Sytë mu mbushën me lot kur pashë burrin tim të bukur teksa vendosi faqen e vogël të Noas në kraharorin e tij, në mënyrë që Noah të ndjente dridhjet e zërit të tim shoqi.
Noah është shurdh. Mësojmë shumë gjëra për të qetësuar Noan, kjo gjë na ka sjellë në një botë të re të menduari. Ishim mësuar duke përdorur zërin, ninulla qetësuese, lodra me tinguj dhe muzikë për të qetësuar fëmijët e tjerë. Por me Noan, ne kemi nevojë të përdorim prekjen, shikimin, ndjenjën e zërave tanë, dhe më e rëndësishmja, përdorimi i gjuhës së shenjave për ti përcjellë dhe komunikuar emocione dhe një ndjenjë qetësie atij. Im shoq i bëri shenjën për të thënë “Të dua” me duart e tij dhe pashë që një lot i rrodhi mbi faqe teksa vuri dorën e vogël, të dobët të Noas mbi të tijën.
E kemi dërguar Noah tek mjeku aq shumë herë sa nuk e mbaj mend. U bë pothuaj një javë e gjysmë që Noas nuk i ulej temperatura, pavarësisht gjithë përpjekjeve që ne dhe mjeku kemi bërë. E ndjeja në shpirt, në mënyrën që vetëm një nënë e di, se Noah ishte në rrezik. E preka tim shoq në supe me mirësjellje dhe shikuam njëri tjetrin në sy me të njëjtën frikë dhe para faktit se Noah nuk po përmirësohej. U ofrova të kujdesesha për të, por ai tundi kokën, përsëri edhe këtë herë, im shoq me kokfortësi dhe me vendosmëri të plotë qëndroi me djalin tonë.
Kur më në fund mëngjesi erdhi, telefonuam mjekun që e vizitoi dhe na tha se Noah kishte nevojë të shtrohej në spital. Shkuam me makinë tek një spital i një qyteti fqinj ku dhe u shtrua. Ishte një e stërmundimshme dhe e mbushur me një sërë analizash saqë zëri i imët i tim biri jehonte nëpër koridoret e spitalit gjatë gjithë natës teksa ai bërtiste pa pushim. Pasi këtyre analizave, infermieria na njoftoi se është e nevojshme ta shponin në shtyllë kurrizore sepse dyshonin për meningjit. Me lotët që i shkonin rrëke mbi fytyrë, ai i përulur i kërkoi Zotit të shëronte djalin tonë.
Pas një kohe të shkurtër, erdhi mjeku roje. Ai na tha se përgjigjet e para të analizave kishin dalë dhe se Noah kishte Influencën A. Nuk kishte nevojë më që të shpohej në shtyllë kurrizore. Noah u përmirësua dhe u kthye shpejt në tornadon e tij të voglë brenda vetes. Besimi ynë në zot po na përgjigjej. Të nesërmen e nxorrëm nga spitali. Disa ditë më vonë, po gatuaja darkën. Noah po shërohej, me ngadalë por me patjetër. U ndjeva në paqe. Po përgjoja në qoshe të dhomës së ndenjes, dhe i nënqesha pamjes që pashë, im shoq që ishte ulur në “karrigen e babait” dhe Noah që qëndronte në prehërin e tij.
Ata po lexonin një libër. Ata të dy ngritën sytë dhe më kapën në befasi teksa po i përgjoja, im shoq dhe unë bëmë njëkohësisht shenjën për ti thënë njëritjetrit “Të dua”, pastaj ia bëmë Noas. Më pas Noah ngriti krahun e tij të vogël lart, duke u munduar me dorën e tij të vogël dhe me aq fuqi sa kishte ti bënte shenjën “Të dua” babus**t të tij. E shikova në lot teksa im shoq me kujdes dhe me delikatesë e ndihmoi vogëlushin me duart e tij fisnike që të bashkonte gishtat e tij të vegjël për të bërë shenjën “Të dua”. Këto duar fisnike, këto duar prej babai.
Nga Susan Fahncke