Fahredin Veselaj

Fahredin Veselaj 1. Specialist urolog në Spitalin Special për Urologji VITAHospital.
2. Asistent profesor në Fakultetin e Mjekesise.

Kanceri i vezikës urinareKanceri i vezikës urinare është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e mukozës së fshikëz...
13/03/2026

Kanceri i vezikës urinare

Kanceri i vezikës urinare është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e mukozës së fshikëzës urinare. Simptoma më e shpeshtë është gjak në urinë (hematuria), zakonisht pa dhimbje.

Faktorët kryesorë të rrezikut janë duhanpirja, ekspozimi ndaj kimikateve industriale dhe irritimi kronik i vezikës.

Diagnostikimi bëhet me cistoskopi, ndërsa trajtimi varet nga stadi i sëmundjes dhe mund të përfshijë reseksionin transuretral të tumorit (TUR-B), terapi intravezike ose kirurgji më të avancuar.

🩺 Zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit të suksesshëm.

TURBT mbetet qasja standarde, rezeksioni en-block po fiton interes për shkak të potencialit të tij për përmirësimin e rezultateve kirurgjikale dhe reduktimin e shkallës së përsëritjes.
VitaHospital
Në hap me kohën!

Kontaktoni ne viber apo tel:
• +383 44 777717,
+383 49 602 100,
+383 49 174 627,
038 602 100
Veternik, Prishtin®


Gurët koraliform në veshkë (Staghorn calculi)Gurët koraliform janë gurë të mëdhenj urinarë që marrin formë të degëzuar d...
08/03/2026

Gurët koraliform në veshkë (Staghorn calculi)

Gurët koraliform janë gurë të mëdhenj urinarë që marrin formë të degëzuar dhe mund të mbushin pelvisin renal dhe kalicet e veshkës. Ata shpesh lidhen me infeksione kronike të traktit urinar, veçanërisht nga bakteret që prodhojnë ureazë, dhe zakonisht përbëhen nga struvite.

Këta gurë mund të qëndrojnë për një kohë pa simptoma, por me kalimin e kohës mund të shkaktojnë:
• infeksione urinare të përsëritura
• hematuri
• dhimbje lumbale
• dëmtim progresiv të funksionit të veshkës.

Diagnostikimi bëhet kryesisht me CT-scan, ndërsa trajtim standard për gurët e mëdhenj koraliform është PCNL dhe operimi i hapur .

📌 Diagnoza dhe trajtimi në kohë janë thelbësore për të parandaluar dëmtimin e përhershëm të veshkës.

Për më shumë informacione, kontaktoni urologun në Vita Hospital.

Kontaktoni në inbox, viber apo tel:
📞 +383 44 777 717,
📞 +383 49 602 100,
📞 +383 49 174 627,
☎ 038 602 100
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/qENcFKhGHcyprJZv7
Veternik, Prishtinë

Gurët në fshikëz urinare të shoqëruar me hiperplazion të prostatës Gurët në fshikëz urinare të shoqëruar me hiperplazion...
28/02/2026

Gurët në fshikëz urinare të shoqëruar me hiperplazion të prostatës

Gurët në fshikëz urinare të shoqëruar me hiperplazion të prostatës zakonisht janë gurë sekondarë, që formohen si pasojë e pengesës së daljes së urinës nga fshikëza për shkak të Benign Prostatic Hyperplasia (BPH).



🔬 Mekanizmi patofiziologjik

Te pacientët me BPH:
1. Obstruksion infravezikal → prostata e zmadhuar ngushton uretrën prostatike.
2. Retencion urinar kronik → mbetje post-mikcionale e lartë.
3. Stazë urinare në fshikëz.
4. Infeksione të përsëritura urinare.
5. Precipitimi i kristaleve → formimi i gurëve (zakonisht me rritje progresive).

Pra, shkaku kryesor nuk është metabolik, por mekanik (obstruktiv).



🧪 Përbërja e gurëve

Më shpesh janë:
• Gurë me fosfat kalciumi
• Struvit (fosfat magnezi-amoniumi) – sidomos në prani të infeksionit
• Ndonjëherë gurë të përzier



👨‍⚕️ Klinika

Pacienti me BPH dhe gurë në fshikëz mund të paraqesë:
• LUTS të theksuara (rrjedhje e dobët, hezitim, ndalim-rrjedhje)
• Dhimbje suprapubike
• Hematuri intermittente
• Disuri
• Retencion akut urinar
• “Stop-start voiding” (ndërprerje e rrjedhjes nga mobilizimi i gurit)



🖥 Diagnostikimi
• Ultrazëri – vizualizon gurin + mat mbetjen postmikcionale
• RTG (nëse gurët janë radiopak)
• CT (nëse dyshohet gur jo-radiopak)
• Cistoskopi – konfirmim direkt



⚕️ Trajtimi

1️⃣ Heqja e gurit
• Cistolitolapaksi transuretrale
• Cistolitotomi (nëse gur i madh)

2️⃣ Trajtimi i shkakut (BPH)
• Medikamentor (alfa-bllokues, 5-ARI)
• Kirurgjik (p.sh. TUR-P)

⚠️ Nëse nuk trajtohet prostata, gurët mund të rikthehen.



📌 Pika klinike e rëndësishme

Prania e gurëve në fshikëz te një burrë >50 vjeç duhet gjithmonë të nxisë vlerësimin për BPH si shkak bazë.

Për më shumë informacione, kontaktoni urologun në Vita Hospital dhe mësoni si mund të përfitoni nga kjo metodẽ për trajtimin e gurëve në fshikzën urinare të shoqëruar me hiperplazion beninjë të prostatës.

Kontaktoni në inbox, viber apo tel:
📞 +383 44 777 717,
📞 +383 49 602 100,
📞 +383 49 174 627,
☎ 038 602 100
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/qENcFKhGHcyprJZv7
Veternik, Prishtinë
̈

Cka është prostatiti?Prostatiti është inflamacioni i prostatës – gjëndrës që ndodhet poshtë fshikëzës urinare dhe përret...
22/02/2026

Cka është prostatiti?

Prostatiti është inflamacioni i prostatës – gjëndrës që ndodhet poshtë fshikëzës urinare dhe përreth uretrës tek meshkujt.

Është një gjendje e shpeshtë, sidomos tek meshkujt 30–50 vjeç, dhe mund të jetë akute ose kronike.

🔹 Llojet kryesore të prostatitit
1. Prostatiti akut bakterial
• Infeksion i papritur bakterial
• Gjendje urgjente
2. Prostatiti kronik bakterial
• Infeksion i përsëritur me simptoma më të lehta por të zgjatura
3. Prostatiti kronik / Sindroma e dhimbjes pelvike kronike (CPPS)
• Forma më e shpeshtë
• Shkaku shpesh nuk identifikohet qartë
• Jo domosdoshmërisht bakterial
4. Prostatiti asimptomatik inflamator
• Pa simptoma
• Zbulohet rastësisht në analiza

🔹 Simptomat
• Djegie gjatë urinimit
• Urinim i shpeshtë (sidomos natën)
• Dhimbje në perineum, fundshpinë ose testikuj
• Dhimbje gjatë ejakulimit
• Temperaturë dhe ethe (tek forma akute)
• Vështirësi në urinim

Në prostatitin akut bakterial mund të ketë:
• Temperaturë të lartë
• Dridhje
• Retencion urinar

Kjo kërkon trajtim të menjëhershëm.



🔹 Si diagnostikohet?
• Ekzaminimi klinik (DRE)
• Analiza e urinës
• Kulturë urine
• PSA (në raste të caktuara)
• Ekografi prostatike
• Testi i 4 gotave (në rastet kronike)



🔹 Trajtimi
• Antibiotikë (nëse është bakterial)
• Anti-inflamatorë
• Alfa-bllokues
• Fizioterapi pelvike (tek CPPS)
• Ndryshime në stilin e jetës.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox, viber apo tel:
📞 +383 44 777 717,
📞 +383 49 602 100,
📞 +383 49 174 627,
☎ 038 602 100
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/qENcFKhGHcyprJZv7
Veternik, Prishtinë

Për herë të parë në Kosovë  realizohen operimet e kombinuara  TUR BT + Nephreureterectomi me një prerje .TUR BT i shoqër...
14/02/2026

Për herë të parë në Kosovë realizohen operimet e kombinuara TUR BT + Nephreureterectomi me një prerje .

TUR BT i shoqëruar me resekcion edhe te ureterit intramural dhe i kombinuar me nefroureterektomi lumbale shpesh kërkohet për karcinomën uroteliale të traktit të sipërm (UTUC) me kancer sinkron të fshikëzës.
Procedura e fshikëzës zakonisht kryhet së pari për të menaxhuar tumorin e fshikëzës, e ndjekur nga heqja e veshkës dhe ureterit me prerje lumbale .

Për më shumë informacione, kontaktoni urologun në Vita Hospital .

Kontaktoni në inbox, viber apo tel:
📞 +383 44 777 717,
📞+383 49 602 100,
📞 +383 49 174 627,
📞 038 602100
9 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/
qENcFKhGHcyprJZv7
Veternik, Prishtinë

07/02/2026

Thyerja e gurëve me ESWL (Extracorporeal Shock Wave Lithotripsy) është një metodë jo-invazive për trajtimin e gurëve në veshkë dhe ureter, duke përdorur valë goditëse (shock waves) të fokusuara nga jashtë trupit.

🔬 Çka paraqet konkretisht?
• Pajisja gjeneron valë goditëse me energji të lartë.
• Valët fokusohen në gur përmes kontrollit me ultrazë ose fluoroskopi.
• Energjia e valëve e copëzon gurin në fragmente të vogla.
• Fragmentet eliminohen më pas natyrshëm përmes urinimit.



✅ Indikacionet kryesore
• Gurë në veshkë ose ureter proksimal.
• Madhësia zakonisht deri 20 mm (rezultatet më të mira

05/02/2026
17/01/2026

Thyerja e gurëve në ureter laser te femiu 7 vjeqar .

Urime  dhe Gëzuar Vitin e Ri! 🥂🎉 🎄✨Qoftë ky vit i mbushur me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja ...
31/12/2025

Urime dhe Gëzuar Vitin e Ri! 🥂🎉 🎄✨
Qoftë ky vit i mbushur me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja !
Gëzuar 2026 ! 🥂

Urinimi i pakontrolluar.
15/04/2025

Urinimi i pakontrolluar.

𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊:𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Powered by OnAir.FM

Adresse

Rruga Rilindja Veternik
Monaco
10000

Heures d'ouverture

Lundi 15:00 - 20:00
Mercredi 15:00 - 20:00
Jeudi 15:00 - 20:00
Samedi 08:00 - 15:00

Téléphone

+37744174627

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Fahredin Veselaj publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Partager

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram