30/04/2026
KOMIKU I PLAGOSUR
Ne shohim disa njerëz që vetëm qeshin dhe me të qeshurat e tyre bëjnë edhe të tjerët që të qeshin. Ata luajnë gjithmonë rolin e komikut. Në sytë e të tjerëve duken sikur ata nuk kanë dhimbje apo dobësi, dhe duken sikurse të ishin njerëzit më të lumtur. Ndërkaq edhe njihen si shpirt (motor) për shoqërinë.
Por a e dini se pse janë kështu?
Ata kanë krijuar besime në fëmijëri të hershme që për të qenë të pranueshëm tek të tjerët duhet bërë gjithçka për t’i kënaqur e lumturuar ata.
Ata kanë frikë për të treguar trishtimin e tyre, hidhërimin e frikërat dhe brengat. Kështu çdo gjë e fshehin, e mbajnë në vete sepse nuk ndihen të sigurt për t’i shpërfaqur ato.
Një fëmijë i brendshëm pret brenda tyre për ta shpëtuar sa më parë…!