Hafsa Hijama Shkup

Hafsa Hijama Shkup Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore ne Akademia Britanike për Shkenca Integruese. Për fëmijë me autizëm në Fushë Kosovë.

Dr Specijaliste Elbasana Gashi Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave 2 vite në shërbim të fëmijëve me autizëm.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimi qofshin...
18/08/2025

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Zoti im, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtëso çështjen time, dhe zgjidh nyjën nga gjuha ime, që ata ta kuptojnë fjalën time.

Hyrje shkencore në Tibb an-Nebevi dhe trajtimi i Epilepsisë (الصرع)

Çfarë është Tibb an-Nebevi dhe Epilepsia (الصرع)

Tibb an-Nebevi (Mjekësia Profetike) është një disiplinë e rrënjosur në mësimet, udhëzimet dhe praktikat shëndetësore të Profetit Muhammed alejhi selam që kombinon udhëzime shpirtërore, morale dhe fizike për të ruajtur dhe rikthyer shëndetin. Kjo mjekësi bazohet në hadithe autentike, praktikën e sahabëve dhe përvojën e brezave të hershëm muslimanë, ndërthurur me metoda natyrore dhe të sigurta.

Epilepsia në kontekstin e Tibb an-Nebevi.
Epilepsia në gjuhen arabe (الصرع) është një gjendje neurologjike kronike që karakterizohet nga kriza të përsëritura për shkak të aktivitetit jonormal të qelizave nervore në tru. Kuptimi i termit “Epilepsi” në burimet klasike islame.

Kuptimi i termit “Epilepsi” në burimet klasike islame
Në gjuhën arabe, fjala që përdoret për epilepsinë është: الصرع që vjen nga folja صرع që do të thotë "me e hedhë ose me e rrëzuar dikë në tokë me forcë".
Në fjalorin Lisan al-Arab, përshkruhet si:

> "نوع من المرض يُصيب الإنسان فيُغشى عليه ويقع على الأرض ويُصاب بالتشنّجات."
(Një lloj sëmundjeje që godet njeriun, i bie të fikët, rrëzohet dhe pëson konvulsione.)

Në Tibb an-Nebevi, epilepsia trajtohet si një sëmundje që ka shkak trupor dhe shpirtëror, një qasje që përkon edhe me modelin holistik të mjekësisë integruese.

Hadithet për Epilepsinë
Një nga hadithet më të njohura mbi epilepsinë:

Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë: "A do që të të tregoj një grua nga banorët e Xhenetit?" I thashë: "Po." Ai tha: "Kjo grua zezake erdhi tek Profeti (paqja qoftë mbi të) dhe i tha: 'Unë kam epilepsi dhe gjatë krizave zbulohem, pra lutu për mua.' Ai i tha: 'Nëse duron, ke Xhenetin; e nëse dëshiron, do të lutem që Allahu të të shërojë.' Ajo tha: 'Do të duroj, por lutu që të mos zbulohem.' Dhe ai u lut për të."
(Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith tregon jo vetëm për sëmundjen, por edhe për dimensionin shpirtëror dhe moral në përballimin e saj.

Qasja e Tibb an-Nebevi ndaj Epilepsisë

-Trajtimi shpirtëror lidhja me Allahun përmes duasë, dhikrit dhe durimit.

-Rukja Sher’ije leximi i ajeteve dhe sureve të Kuranit për mbrojtje dhe shërim. Besimi që shërimi vjen vetëm nga Allahu.

Trajtimi natyror:
Përdorimi i vajit të zezë (habbet el-barake), i cili përmendet në hadith si “fara së zezë është shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Hadith Sahih

Mjaltë natyral me bimet të zgjedhura për përmirësim të qarkullimit cerebral dhe energjisë trupore.

Hixhama (kupat e gjakut), sidomos në pika të caktuara neurologjike.

Hyrje në Shkenca islame për Epilepsinë.

Dijetarët islamë e kanë ndarë këtë gjendje në dy lloje kryesore:

الصرع الطبيعي Epilepsia natyrale (neurologjike)

الصرع الروحي أو الجني
Epilepsia shpirtërore, nga xhindët ose magjia (Sihr).

Ibn Qajjim El Xheuzi Allahu e mëshiroftë ne librin (Zad al-Ma‘ad). Ai ndan qartë llojet e epilepsisë dhe përmend raste të trajtuara me Rukje dhe Hixhamë.

Shpjegon se ndikimi shpirtëror mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut dhe shkakton simptoma neurologjike.

Mendimi i Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë për epilepsinë është pasojë e magjisë (sihrit) "Majmu‘ al-Fetawa" pastaj ka thënë: "Shumë njerëz janë kapur nga xhindët dhe xhindët flasin përmes tyre, i lëvizin dhe i rrëzojnë. Kjo është një çështje e vërtetuar nga përvoja dhe sheriati."

Përgatiti : Ajshe Boshkovska ✍️

Shenjat që mund të shfaqen tek një fëmijë hiperaktiv me autizëm, edhe pse flet normal:Hiperaktivitet i tepruar (lëvizje ...
17/08/2025

Shenjat që mund të shfaqen tek një fëmijë hiperaktiv me autizëm, edhe pse flet normal:

Hiperaktivitet i tepruar (lëvizje të vazhdueshme, vështirësi për t’u ulur).

Vështirësi në përqendrim ne një vend.

Sjellje të përsëritura (duke vrapuar në rreth, duke kërcyer, duke rrotulluar objekte).

Ndjeshmëri e lartë ndaj tingujve, pengesa e dritës.

Shfaqje e interesave shumë të ngushta (fiksim vetëm për një lodër ose temë).

Vështirësi në kuptimin e emocioneve të tjerëve, edhe pse flet.

Pra, fakti që fëmija flet rrjedhshëm nuk përjashton autizmin. Ka shumë fëmijë me autizëm funksional të lartë (High functioning autism / Asperger) që komunikojnë mirë, por sfidat e tyre janë më shumë te sjellja, ndërveprimi social.

Ka raste kur shenjat e hiperaktivitetit (ADHD) ngatërrohen me autizmin, sepse të dyja kanë ngjashmëri (lëvizshmëri e madhe, vështirësi në përqendrim). Shpesh fëmijët mund të kenë edhe kombinim të të dyjave.

ADHD (Hiperaktivitet)

Mund të duket sikur nuk dëgjon, sepse është i shpërqendruar.

Shpesh fëmija reagon me nervozë sepse nuk ka durim ose nuk arrin ta kontrollojë impulset.

Ka shumë fëmijë që kanë edhe shenja autizmi edhe shenja ADHD. Sjellja bëhet më e fortë hiperaktivitet + agresivitet.

Përgatiti Ajshe Boshkovska ✍️Terapeute e çertifikuar/Diplomuar në bazë fetare dhe shkencore për femra dhe fëmije me Autizëm.

Si mikrobioma ndikon te fëmijët me autizëm1. Tretja dhe zorrëtKur mikrobioma është e paekuilibruar, zorrët nuk punojnë m...
16/08/2025

Si mikrobioma ndikon te fëmijët me autizëm

1. Tretja dhe zorrët

Kur mikrobioma është e paekuilibruar, zorrët nuk punojnë mirë. Kjo shkakton kapsllëk, diarre, gazra dhe dhimbje barku.

Dhimbjet dhe shqetësimet e barkut mund të ndikojnë te sjellja e fëmijës (lodhje, nervozizëm, agresivitet).

2. Truri dhe sjellja

Zorrët dhe truri komunikojnë përmes një sistemi që quhet aks truri–zorrë.

Kur zorrët kanë inflamacion ose mikrobioma nuk është e shëndetshme, kjo mund të ndikojë në humor, ankth, përqendrim dhe disa simptoma të autizmit.

3. Imuniteti

Mikrobioma e shëndetshme ndihmon sistemin imunitar.

Kur nuk është e balancuar, fëmija mund të sëmuret më shpesh ose të ketë alergji dhe inflamacion.

4. Si mund të përmirësohet

Ushqime të pasura me fibra, perime dhe fruta të freskëta

Probiotikë të rekomanduar nga mjeku

Kufizimi i ushqimeve shumë të përpunuara ose sheqernave

Mbështetje integrative, si hixhama për qarkullim më të mirë dhe detoksikim të butë

Në praktikë, kur shëndeti i zorrëve përmirësohet, shpesh edhe sjellja dhe përqendrimi i fëmijës përmirësohen.

Përgatiti : Ajshe Boshkovska ✍️

Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore në Akademia Britanike internacional për Shkenca Integruese
Terapiste për fëmijë me autizëm – e çertifikuar në Fushë Kosovë klinike : Hixhame B&E Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar Elbasana Gashi.
E çertifikuar për masazhe terapeutike dhe kozmetikë – Universiteti “Koço Racin”, RMV
Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave dhe 2-vjeçare në shërbim të fëmijëve me autizëm.

Apel për prindërit e fëmijëve me autizëm!!! Të dashur prindër,Jam e detyruar t’ju flas hapur, sepse fëmijët tuaj nuk mun...
15/08/2025

Apel për prindërit e fëmijëve me autizëm!!!

Të dashur prindër,

Jam e detyruar t’ju flas hapur, sepse fëmijët tuaj nuk mund të presin më. Shumë prej jush i çoni fëmijët tek hixhama, por nuk jepni përkushtimin e nevojshëm para dhe pas seancës. Nuk respektoni udhëzimet, nuk kujdeseni për ushqimin apo qetësinë e tyre, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

A e kuptoni se sa e rëndësishme është për fëmijën tuaj që ju të jeni pranë? Që ta ndihmoni të relaksohet, ta mbështesni me dashuri, ta monitoroni pas hixhames? Kur nuk e bëni këtë, ju po humbni mundësinë që terapia të japë efektin maksimal. Ju po ua mohoni fëmijëve tuaj atë që u duhet më shumë: kujdes dhe përkushtim të vërtetë.

Fëmijët me autizëm nuk mund të flasin gjithmonë për dhimbjet dhe nevojat e tyre. Ata varen nga ju, dhe secila pakujdesi juaj lëndon më shumë sesa mendoni. Çdo lëvizje, çdo mbështetje, çdo moment që u jepni atyre dashuri dhe kujdes, është një hap drejt përmirësimit të jetës së tyre.

Ju bëj thirrje!! : mos e përdorni hixhamën vetëm si një “procedurë”, por si një mundësi për të treguar dashuri, durim dhe përkushtim. Bëhuni prindër të vërtetë, të pranishëm, të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Sepse fëmijët tuaj nuk meritojnë indiferencë ata meritojnë gjithçka nga ju.

Mos prisni që dikush tjetër të bëjë punën tuaj. Përkushtimi juaj është çelësi i suksesit të tyre. Çdo ditë pa kujdes është një ditë humbur, çdo moment i pakujdesshëm mund të ndikojë në lumturinë dhe zhvillimin e tyre.

Bëhuni zëri, forca dhe mbështetja që ata kanë nevojë. Nuk ka zëvendësim për dashurinë dhe përkushtimin tuaj. Fëmijët tuaj janë e ardhmja dhe e ardhmja fillon me ju sot.!!

Me respekt : Hafsa Hijama Shkup Terapeute Ajshe Boshkovska për fëmije me

Hixhama për Fëmijë   Rezultate të Shpejta dhe të Sigurta Pacientja: Vajza 4 vjeç e gjysmë nga AustriaDiagnoza: Vonim i f...
15/08/2025

Hixhama për Fëmijë Rezultate të Shpejta dhe të Sigurta

Pacientja: Vajza 4 vjeç e gjysmë nga Austria
Diagnoza: Vonim i folurit

Aplikimi i hixhames ka dhënë përmirësime të dukshme në komunikim dhe zhvillim gjuhësor. Seancat u kry me sukses dhe kujdes maksimal, duke respektuar moshën dhe nevojat e fëmijës.

📞 Rezervoni tani dhe mundësoni zhvillimin optimal të fëmijës tuaj!




Ajshe Boshkovska ✍️Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore në Akademia Britanike internacional për Shkenca Integruese
Terapiste për fëmijë me autizëm – e çertifikuar në Fushë Kosovë klinike : Hixhame B&E Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar Elbasana Gashi.
E çertifikuar për masazhe terapeutike dhe kozmetikë – Universiteti “Koço Racin”, RMV
Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave dhe 2-vjeçare në shërbim të fëmijëve me autizëm.

14/08/2025

A dini se?
Dhjami në bark rrit prodhimin e kortizolit (hormoni i stresit), ndërsa dhjami në vithe e kofshë rrit prodhimin e estrogjenit.
Madero terapia, me rulat e saj të posaçëm prej druri, ndihmon në:
✅ Reduktimin e dhjamit në zonat problematike
✅ Balancimin e hormoneve
✅ Formësimin e trupit dhe tonifikimin e lëkurës

📞 Rezervo tani: +38970913036

Terapeute e Diplomuar për hixhame dhe masazhe Ajshe Boshkovska ✍️

Дали знаевте?
Масното ткиво на стомакот го зголемува производството на кортизол (хормонот на стресот), додека масното ткиво на колковите и задникот го зголемува производството на естроген.
Мадеро терапијата, со специјално обликувани дрвени ролери, помага за:
✅ Намалување на маснотиите во проблематичните зони
✅ Балансирање на хормоните
✅ Моделирање на телото и затегнување на кожата

📞 Резервирај сега: +38970913036

Дипломиран Терапевт за хиџама и масажи Ајше Бошковска ✍️

#СовршеноТело #МадероМасажа #Здравје #хиџама #хиџамазажени #хиџамаскопје

Terapia Madero është një formë e veçantë e masazhit anticelulit që kryhet me rula druri, e krijuar anatomikisht për këtë...
13/08/2025

Terapia Madero është një formë e veçantë e masazhit anticelulit që kryhet me rula druri, e krijuar anatomikisht për këtë qëllim. Ky masazh rekomandohet për reduktimin e yndyrës dhe celulitit, dhe është veçanërisht efektiv në uljen e volumit në ijet dhe kofshët, si dhe për shtrëngimin dhe formësimin e këmbëve dhe vitheve. Rezultatet e terapisë Madero vihen re shumë më shpejt në krahasim me masazhin klasik anticelulit.

SI DUHET TRAJTIMI ME TERAPI MADERO?

Që masazhi të jetë më i këndshëm dhe efektiv, para fillimit të trajtimit aplikohet vaj i përzgjedhur sipas llojit të lëkurës. Me ndihmën e rrotullave të drurit përsëriten një sërë lëvizjesh me presion të vazhdueshëm mbi depozitat yndyrore. Në këtë mënyrë stimulohet qarkullimi dhe kullimi limfatik që mundëson djegien e yndyrave dhe çlirimin e toksinave nga organizmi. Terapia Madero është veçanërisht efektive për:

-Shtrëngimin dhe lëmimin e lëkurës dhe humbjen e pamjes "lëvozhgë portokalli" Thyerja e celulitit Reduktimi i volumit të stomakut Përcaktimi i formës së ijeve Shtrëngimi i këmbëve dhe vitheve Detoksifikimi i trupit

Terapeute e Diplomuar & certifikuar Ajshe Boshkovska në akademinë britanikë internacional (Akademia për Shkenca Integruese) dhe Certifikuar për kozmetikë dhe masazhe në Republika e Maqedonisë së Veriut Univerziteti Koço Racin

"Aplikimi i hixhames te pacientja me diagnozë: Artrit reumatoid, Lupus eritematoz sistemik dhe Spondilit ankilozant.""Re...
13/08/2025

"Aplikimi i hixhames te pacientja me diagnozë: Artrit reumatoid, Lupus eritematoz sistemik dhe Spondilit ankilozant."

"Rezervoni seancën dhe terapitë tuaja!. Shëndeti juaj është prioriteti ynë. Kujdesi për nyjet tuaja fillon sot!"

Vërejtje me dashamirësi për çmimet e larta në emër të hixhames kundër sihritHixhama është një praktikë e bekuar nga Prof...
02/08/2025

Vërejtje me dashamirësi për çmimet e larta në emër të hixhames kundër sihrit

Hixhama është një praktikë e bekuar nga Profeti Muhammed ﷺ dhe është pjesë e sunetit profetik. Ajo është një terapi që ka për qëllim ruajtjen e shëndetit dhe trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshirë dhe ndikimet shpirtërore si sihri. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i japim asaj një status që Islami nuk e ka dhënë vetë. Kur njerëzit fillojnë të caktojnë çmime të larta si 50 euro për disa gota vetëm pse "janë për sihër" kjo e largon thelbin e sinqertë të kësaj praktike dhe e shndërron në një burim fitimi të tepruar. Islami na mëson drejtësi, modestinë dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, jo përfitim nga halli i tyre. Kujdes! Nuk ka asnjë provë nga Kurani apo Suneti që praktika e hixhames për “pika të sihrit” duhet të kushtojë më shumë se hixhama për ndonjë problem tjetër shëndetësor. Të punojmë me qëllim të pastër, me zemër të hapur dhe me çmime të drejta që i bëjnë trajtimet të arritshme për të gjithë. Kështu do të kemi edhe bereqet nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Profeti ﷺ ka thënë: Mos i shisni gjërat e shtrenjta, lehtësojuni njerëzve dhe mos i vështirësoni...”
(Sahih Buhari)

Përgatiti: Terapeute Ajshe Boshkovska ✍️

Terapia Asel Malik me mjaltë kundër Helikobakterit 🐝Shëro stomakun në mënyrë natyrale me kombinimin e mjaltit të pastër ...
17/06/2025

Terapia Asel Malik me mjaltë kundër Helikobakterit 🐝

Shëro stomakun në mënyrë natyrale me kombinimin e mjaltit të pastër Asel Malik dhe çajit bimor! 🌿
Efektive kundër Helikobakter Pylori, ndihmon në qetësimin e ulcerave dhe përmirëson tretjen.
🧴 100% natyrale pa efekte anësore!

✨ Besim, cilësi dhe përkujdesje me dashuri!
📢 Терапија Asel Malik со мед против Хеликобактерот 🐝

Излекувај го желудникот на природен начин со комбинацијата од чист мед Asel Malik и билен чај! 🌿
Ефикасна терапија против Helicobacter Pylori, помага при смирување на чирови и го подобрува варењето.
🧴 100% природно без несакани ефекти!

✨ Доверба, квалитет и грижа со љубов!

Dallimi mes hixhamës shëruese dhe asaj parandaluese:Hixhama shëruese: Aplikohet kur ekziston një gjendje e sëmurë që kër...
06/05/2025

Dallimi mes hixhamës shëruese dhe asaj parandaluese:

Hixhama shëruese: Aplikohet kur ekziston një gjendje e sëmurë që kërkon ndikim terapeutik qofshin sëmundje të vjetra apo të reja. Zakonisht, rastet e vjetra kërkojnë përsëritje më të shumta dhe më të shpeshta.

Për shembull:

Një person që sapo është diagnostikuar me diabet ka më shumë shpresë për përmirësim sesa një që ka vite me këtë gjendje.

Sa i përket shpeshtësisë së hixhames, nëse numri i kupave është i vogël, hixhama mund të bëhet çdo javë ose çdo 10 ditë.

Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) gjatë haxhit të lamtumirës u hixhamua dy herë:

1. Një herë në vendin e quajtur Milal për një dhimbje.

2. Një herë në mes të kokës për shkak të migrenës.

Por sot, për shkak të stilit të ushqimit dhe jetesës, shfaqen sëmundje më të ndërlikuara që kërkojnë jo vetëm hixhamë, por edhe trajtime të tjera shtesë.

: është detaj shumë i rëndësishëm që shumë terapistë nuk e kuptojnë mirë bëni kujdes!

Hixhama parandaluese / për aktivizim:

1. Disa sahabë (shokë të Profetit) bënin hixhamë çdo muaj.

2. Të tjerët çdo 4 muaj – që përkon me kohën e rigjenerimit të gjakut (110 – 120 ditë).

Pra, mund të bëhet:

Çdo muaj

Ose çdo 4 muaj për të pastruar dhe rinovuar gjakun.

Këshilla personale nga Dr. Walid bin Khalid al-Jarrad

Më e mira është të përdoren sa më pak kupa dhe të bëhet hixhama çdo javë ose çdo 10 ditë kjo ka efekte të mëdha pozitive.

Për raste komplekse, duhet të mbulohen të gjitha pikat referojuni hartave që i shpërndajmë në programet tona arsimore.

Ky program edukativ është shumë i rëndësishëm për çdo terapist dhe trajner të hixhames.

Mos e nënvlerësoni trajnimet gjithmonë ka gjëra të reja për të mësuar.

Lutem që Allahu t’i shërojë të sëmurët, t’i ndihmojë trajnerët dhe mjekët, dhe të na mësojë nga dituria e Tij e pakufishme.

. Walid bin Khalid al-Jarrad Akademia për shkenca e Integrues Al Hikma Britania e Madhe.

: Terapeute Ajshe Ajshe Boshkovska

Nuk lejohet të merren shkrimet pa lejen e autorit dhe pa përmendur autorësinë!!!

Këshilla për pacientët. Nuk lejohet hixhama gjatë të ftohtit dhe kollitjes. Kur personi është i ftohur, trupi është duke...
05/05/2025

Këshilla për pacientët.

Nuk lejohet hixhama gjatë të ftohtit dhe kollitjes. Kur personi është i ftohur, trupi është duke luftuar me viruset ose bakteret. Hixhama stimulon sistemin imunitar, por në këtë fazë ai tashmë është i ngarkuar. Kjo mund të shkaktojë dështim në përballimin e infeksionit, duke përkeqësuar gjendjen.Hixhama krijon plagë të vogla dhe nëse personi ka infeksion të brendshëm, ekziston rreziku i përhapjes së infeksionit në qarkullimin e gjakut (bakteremia ose sepsa). Nëse hixhama bëhet në pjesën e kraharorit ose shpinës së sipërme, kur ka bllokime në rrugët e frymëmarrjes, mund të ndodhë shtim i vështirësisë në frymëmarrje.

Përgatiti : Ajshe Boshkovska ✍️

Nuk lejohet të merren shkrimet pa lejen e autorit dhe pa përmendur autorësinë.!!!

Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore në Akademia Britanike internacional për Shkenca Integruese
Terapiste për fëmijë me autizëm – e çertifikuar në Fushë Kosovë klinike : Hixhame B&E Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar Elbasana Gashi.
E çertifikuar për masazhe terapeutike dhe kozmetikë – Universiteti “Koço Racin”, RMV
Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave dhe 2-vjeçare në shërbim të fëmijëve me autizëm.

Address

Stojna Stevkova 116
Скопје

Opening Hours

Monday 13:00 - 18:00
Tuesday 13:00 - 18:00
Wednesday 13:00 - 18:00
Thursday 13:00 - 18:00
Friday 14:00 - 18:00
Saturday 13:00 - 18:00
Sunday 15:00 - 19:00

Telephone

+38970913036

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hafsa Hijama Shkup posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hafsa Hijama Shkup:

Share