Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија

  • Home
  • Macedonia
  • Skopje
  • Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија

Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија U themelua me datë 17.06.2023 me seli në Shkup, në bashkpunim me tetë shoqatat bjeshkatare në RMV.

26.04.2026Marshi tradicional “Shtegu i lirisë”, organizuar nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “KARADAKU” – Likovë, aktivi...
26/04/2026

26.04.2026
Marshi tradicional “Shtegu i lirisë”, organizuar nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “KARADAKU” – Likovë, aktivitet ky i cili është në Kalendarin e Aktiviteteve të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 230 bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës nga Maqedonia dhe Kosova.
Vendtakimi i pjesëmarësve ndodhi te Sheshi i Dëshmorëve në f.Hotël dhe pas nji fjale rasti nga z.Usamedin Nuhiu, kryetar i ShBA Karadaku dhe fjalës përshëndetëse nga z.Fari Rexhepi, kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare, dhe pas ceremonisë së homazheve të gjithë pjesëmarësit u nisën në drejtim të Likovës dhe diku te Restoranti Panorama u fillua me marshin drejt fshatit Orkoc - Presnicë, duke i shijuar bukuritë natyrore të kësaj ane të Maleve të rajonit të Karadakut, Komuna e Likovës.
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Karadaku" faleminderit për organizimin perfekt, mikpritjen vëllazërore dhe drekën e shtruar me ushqime tradicionale.

Pason albumi i fotove nga aktiviteti i lartëshënuar.

Të nderuara shoqata dhe klube bjeshkatare gjithandej, të nderuar dashamirë të natyrës, ejani së bashku të marrim pjesë n...
20/04/2026

Të nderuara shoqata dhe klube bjeshkatare gjithandej, të nderuar dashamirë të natyrës, ejani së bashku të marrim pjesë në Aktivitetin Tradiciona të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste "KARADAKU" nga komuna e Likovës, aktivitet ky i paraparë edhe në kalendarin e aktiviteteve të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare per vitin 2026.

Më 26 Prill,HIKING me dashamirët e natyrës nga të gjitha trojet shqiptare në Karadakun e Komunës së Likovës!

Kryetari i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV z.Fari Rexhepi, i shoqëruar nga z.Nasuf Jonuzi, nënkryetar i ShB "Buk...
11/04/2026

Kryetari i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV z.Fari Rexhepi, i shoqëruar nga z.Nasuf Jonuzi, nënkryetar i ShB "Bukuritë e Sharrit", Bogovinë, dhe anëtarët: Dehar Mustafi dhe Selam Zeqiri, sot në Bogovinë mirpritën z.Evzal Elmazi, drejtor i Parkut Kombëtar "Mali Sharr" dhe stafin e tij, me çrast vizituam një pjesë të shtegut Fshati i Ri - Liqeni i Bogovinës. shteg të cilin Unioni i Shoqatave Bjeshkatare në RMV në bashkëpunim me ShB Bukuritë e Sharrit dhe të finansuar nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor, në muajin Nëntor 2025 u bë shenjëzimi i shtegut me tabela informaive, që do të ndikojë drejtë për së drejti në krijimin e kushteve më të mira për bjeshkatarët vendas dhe vizitorët e huaj dhe në përgjithësi në zhvillimin e turizmit malor në këtë rajon të Parkut Kombëtar "Mali Sharr".

U bisedua për shum tema ku mund të zhvillohet bashkëpunimi në periudhën në vijim.

Faleminderit pa fund për vizitën!

Me respekt,
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare.

16/02/2026

Faleminderit për mbështetjen TV Koha

Sot me datë 15 Shkurt 2026,   Unioni i Shoqatave Bjeshkatare në RMV, për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, o...
15/02/2026

Sot me datë 15 Shkurt 2026, Unioni i Shoqatave Bjeshkatare në RMV, për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizoi Marshin Tradicional të Pavarësisë, të tretin me radhë, në shtegun: fsh.Rakovec, 760 m/lmd - Xholi i Gornjanit 1290 m/lmd, dhe anasjelltas, aktivitet ky i cili është i paraparë në Kalendarin e aktiviteteve të UShB për vitin 2026, dhe nikoqir i këtij aktiviteti ishte Shoqata Bjeshkatare "Bukuritë e Sharrit" nga Bogovina.
Tubimi i pjesëmarrësve ishte në fshatin Pirokë, ku u mirëpritën nga nikoqiri i organizimit – ShB “Bukuritë e Sharrit”, të përkrahur nga Bashkësia Lokale e fshatit Pirokë dhe kryetari i komunës së Bogovinës.

Në sheshin e fshatit Pirokë, Nazmi Zeqiri – kryetar i ShB “Bukuritë e Sharrit” i përshëndeti dhe i falënderoi shoqatat bjeshkatare për pjesëmarrje, të ardhura nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe nga Kosova.

Fjalë përshëndetëse kishin edhe:
Feti Abazi – kryetar i komunës së Bogovinës, dhe
Fari Rexhepi – kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV.

Marshimin e filluam nga fshati Rakovec dhe vazhduam deri te Xholi i Gornjanit. Aty u pritëm me çaj, ndërsa në kthim në fshatin Rakovec na priti ushqimi bjeshkatar, groshë me mish dhe hallvë.

Në fillim të aktivitetit moti ishte me shi, por më pas u kthjellua dhe vazhdoi me diell, duke na mundësuar ta kalojmë ditën në mënyrën më të mirë.

Falënderojmë ShB “Bukuritë e Sharrit” për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e shkëlqyeshëm.
Me pjesëmarje të mbi 150 bjeshkatarëve, alpinistave dhe dashamirëve të natyrës, të ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, shënuam datën më të rëndësishme historike të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Faleminderit shoqata / klube bjeshkatare dhe të gjithë ju që morët pjesë në këtë aktivitet, dhe nji falenderim i veçantë shkon për të gjitha klubet bjeshkatare dhe miqtë tonë që erdhën nga Kosova.

Urime, 18-të vjetorin e Pavarësisë Kosovë.

Me respekt,
Kryetar i UShB në RMV
Fari Rexhepi

08.02.2025Aktiviteti tradicional “Marshi i 5-të Memorial Prof. Dr. Fadil Sulejmanit”, organizuar nga Shoqata Bjeshkatare...
08/02/2026

08.02.2025
Aktiviteti tradicional “Marshi i 5-të Memorial Prof. Dr. Fadil Sulejmanit”, organizuar nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Dardania” – Shkup, aktivitet ky i cili është në Kalendarin e Aktiviteteve të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës që iu bashkuan marsh*t. Nisja u bë nga fshati Bozovcë drejt luginës së Leshnicës deri te Ujëvara e Leshnicës dhe anasjelltas, duke i shijuar bukuritë natyrore të kësaj ane të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" faleminderit për organizimin e sukses'shëm dhe mikpritjen vëllazërore.

Pason albumi i fotove nga aktiviteti i lartëshënuar.

Të nderuara shoqata bjeshkatare, bjeshkatarë, alpinistë dhe dashamirë te natyrës,            F T E S ËUnioni i Shoqatave...
02/02/2026

Të nderuara shoqata bjeshkatare, bjeshkatarë, alpinistë dhe dashamirë te natyrës,

F T E S Ë
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare (UShB) në RMV, i fton të gjitha shoqatat bjeshkatare - anëtare dhe jo anëtare të UShB në RMV, të gjitha shoqatat bjeshkatare shqiptare nga trojet shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi e Çamëri), dashamir të natyrës dhe të gjitha Unionet (Federatat) bjeshkatare shqiptare (Kosovë, Shqipëri), që të marrin pjesë në "Marshin e 3-të tradicional të Pavarësisë" me datë 15.02.2026 (e dielë), i cili nën organizimin e Unionit do të realizohet në Parkun Kombëtar "Mali Sharr", rajoni i komunës së Bogovinës, në shtegun f.Rakovec, që gjendet në lartësi mbidetare prej 760 metrave - Xholi i Gornjani, që gjendet në lartësi mbidetare prej 1290 metrave, dhe anasjelltas.
Ky aktivitet do të realizohet për nder të 18 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Nikoqir i organizimit është Shoqata Bjeshkatare "Bukuritë e Sharrit" - Bogovinë.

-Kategoria e shtegut:
-Ky shteg në kushte dimri llogaritet shteg me vështirësi mesatare.
-Gjatësia e shtegut 10 km në dy drejtime.
Denivelimi: 750 m.
-Kohë zgjatja 5 orë
vajtje - ardhje

Ejani për ti shijuar bukuritë natyrore të kësaj zone të Parkut Kombëtar "Mali Sharr" në këtë periudhë të vitit, në kushte dimri.

-Të gjithë pjesëmarësit duhet të jenë të paisur me veshëmbathje adekuate për bjeshkatari, gjithnjë duke llogaritur edhe mundësinë e ndryshimeve të parashikimeve të motit.

-Nga ora 14.30 - 15.00 nga nikoqiri (Shoqata Bjeshkatare "Bukuritë e Sharrit) do të shtrohet drekë bjeshkatare për të gjithë pjesëmarrësit, dhe do të ndahen mirënjohje për donatërët dhe shoqatat bjeshkatare për pjesëmarjen e tyre në këtë aktivitet.

Vendtakimi me shoqatat bjeshkatare misafire dhe pjesëmarës tjerë, në fshatin Pirok, ditën e dielë (15 Shkurt 2026), në ora 8.30 - 9.00

Regulla që duhet respektuar:
-Ardhja në kohën e caktuar në vendin e caktuar.
-Respektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i ecjes.
-Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
-Pregaditja fizike dhe psiqike janë përgjegjësi individuale dhe UShB nuk mer përgjegjësi në rast lëndimi.

Afati i konfirmimeve të pjesëmarrësve, më së voni deri më 13.02.2026 (e premte), ora 16.00.

Personat për kontakt:
Nazmi Zeqiri +389 70 722 027
Nasuf (Nasko) Jonuzi +389 71 229 700
Bardhul Miftari +389 71 547 570
Xhemal Ramadani Mezini +389 70 746 572
Samir Xhemaili +389 78 447 467

Me respekt,
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare - Fari Rexhepi

Ju dëshirojmë mirëseardhje!

Sot, me datë 24 Dhjetor 2025, në hapsirat e  Hotel Scardus në Kodër të diellit, Kryesia e Unionit të Shoqatave Bjeshkata...
25/12/2025

Sot, me datë 24 Dhjetor 2025, në hapsirat e Hotel Scardus në Kodër të diellit, Kryesia e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, në përbërje të zgjeruar, ku përveç anëtarëve të kryesisë morën pjesë edhe anëtar të kryesive të shoqatave anëtare të UShB, u mbajt mbledhja e funditit për 2025.
Në këtë mbledhje, nën udhëheqjen e z.Fari Rexhepi - kryetar i Unionit, anëtarët e kryesisë dhe pjesëmarësit tjerë bënë analizë të aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2025 dhe miratuan Plan programin për punë për vitin 2026.
Në këtë mbledhje 16 anëtarëve të Unionit, veteranëve dhe atyre që kan dhënë kotribut të veçantë në bjeshkatari dhe në zhvillimin e UShB iu ndanë Mirënjohje.
Kjo mbledhje kishte karakter pune dhe festiv, ku pas mbarimit të mbledhjes për të gjithë të pranishmit u shtrua darkë solemne.

02/12/2025

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot më datë 30 Nëntor 2025 realizoi aktiv...
30/11/2025

Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot më datë 30 Nëntor 2025 realizoi aktivitetin bjeshkatar "Marshi i Flamurit Kombëtar 2025" ngjitja në majën Rasa, 1369 m/lmd, në malin e Thatë të komunës së Sarajit, rajoni i Shkupit.
Në këtë aktivitet morën pjesë shumë shoqata / klube bjeshkatare nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe bjeshkatar individual dhe dashamir të natyrës, me mbi 250 pjesëmarës.

Në nji pjesë të aktivitetit mori pjesë kryetari i komunës së Sarajit z.Muhamet Elmazi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse deklaroi se komuna e Sarajit edhe në të ardhmen do të vazhdoj ti përkrah shoqatat bjeshkatare të cilat ndikojn drejtë për së drejti në zhvillimin e turizmit malor dhe promovimin e bjeshkatarisë dhe shtigjeve malore.

Mirënjohje e falenderime të sinqerta për të gjitha shoqatat pjesëmarrëse, të cilët morën rrugë të gjata për të ardhur në Saraj të Shkupit, në RMV dhe për të na nderuar me rastin e Marsh*t të Flamurit Kombëtar, i organizuar për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.
Një falenderim të veçantë për nikoqirët e këtij organizimi, Shba Dardania dhe ShM Kroi, dhe donatorët, komuna e Sarajit, Restoranti Fa - Fa dhe kompania Dauti Komerc, pa të cilët ky organizim do të ishte i pamundur.
Poashtu faleminderojmë TVM2 dhe gazetaren Rejhane Metaj që e pëcjellën këtë ngjarje në orët e pasditës.
Mirupafshim në organizime të tjera!

Sot me datë 29.11.2024, një grup i anëtarëve të Shoqatave Bjeshkatare, anëtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RM...
29/11/2025

Sot me datë 29.11.2024, një grup i anëtarëve të Shoqatave Bjeshkatare, anëtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV, vazhduan aktivitetet për pregaditjen e shtegut të Flamurit, edhe ate bën bartjen e materialeve të nevojshme për vendosjen e shtylles së hekurit, vendosjen e Flamurit, bën pastrimin e vendparkimit dhe regullimin e vendit ku do të shtrohet ushqimi për të gjithë pjesëmarësit,....

27/11/2025

Të nderuara shoqata / klube bjeshkatare, bjeshkatarë dhe Ju të dashur dashamirë të natyrës, Ju rikujtojmë se më së voni deri nesër me datë 28.11.2025 (e premte), ora 16.00 duhet ta paraqitni pjesëmarjen tuaj dhe numrin e pjesëmarësve në "Marshin e Flamurit Kombëtar 2025" që organizon Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në RMV, për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntori, që do të ndodhë këtë të dielë me datë 30.11.2025.
Pjesëmarja Juaj do ta bëjë më të begatë evenimentin tonë.
Me kënaqësi po i presim konfirmimet e Juaja.

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share