01/11/2025
🎗 Konferenca e 26-të Mjekësore - Cancer Awareness Day 🎗
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe shkencore të Federatës së Mjekëve Shqiptarë - AMFE Maqedonia e Veriut, do të zhvillohet Konferenca e 26-të Mjekësore, me temë qendrore:
Cancer Awareness Day - “Bashkë për ndërgjegjësim, dijeni dhe mbijetesë.”
Kjo ngjarje synon të promovojë edukimin mjekësor të vazhdueshëm dhe ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, qasjes multidisiplinare dhe mbështetjes afatgjatë të pacientëve onkologjikë.
Në kuadër të konferencës do të prezantohen tema të përzgjedhura që trajtojnë:
• aspektet klinike dhe radiologjike të diagnostikimit të kancerit,
• përparimet në terapitë moderne dhe protokollet e trajtimit,
• ndikimin psikosocial të sëmundjeve onkologjike,
• si dhe rolin e edukimit dhe komunikimit mjek-pacient në parandalim.
📍 Lokacioni: Merhameti (përballë Hellgës), Tetovë
🗓 Data: 07 Nëntor 2025
🕑 Ora: 14:00
Për regjistrim dhe pjesëmarrje:
Kontaktoni në numrin: +383 499 289 98 (WhatsApp)
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të akredituar me 4 kredi evropiane (CME).
Konferenca organizohet nën kujdesin e AMFE Maqedoni, në bashkëpunim me Albanian Medical Federation for Europe.
🎗 “Le ta normalizojmë kontrollin, jo sëmundjen.” 🎗
www.amfe-federation.eu