Më e mira për Jabollçishtin

Më e mira për Jabollçishtin Më e mira për vendin tonë

19/03/2026

Syfyri i fundit i këtij muaji të bekuar të Ramazanit… 🌙💔

O Allah, na e lehtëso këtë agjërim dhe na e prano çdo vepër të mirë që kemi bërë.
Na fal mëkatet, të dukshmet dhe të fshehtat, dhe na nxirr nga ky muaj të pastër, të falur e të mëshiruar.

Mos e lër këtë muaj të largohet pa na përfshirë në mëshirën Tënde,
dhe na dhuro mundësinë ta arrijmë përsëri Ramazanin, me zemra më të pastra dhe më afër Teje.

Amin 🤲

Të nderuar Jabollçishtas, Ju informojmë se me datë: 09.03.2026 e hënë ne kohën e teravisë do të kemi mysafir Hoxhen e nd...
07/03/2026

Të nderuar Jabollçishtas,
Ju informojmë se me datë: 09.03.2026 e hënë ne kohën e teravisë do të kemi mysafir Hoxhen e nderuar Muharem Isamili nga Shkupi.

28/02/2026

1️⃣ Vlera e zekatit

Është shtylla e tretë e Islamit.
Pastron pasurinë dhe shpirtin.
Shton bereqetin në pasuri.
Është shkak për falje mëkatesh.
Forcon vëllazërinë dhe ndihmon nevojtarët.

Allahu e ka lidhur shpesh namazin me zekatin në Kur’an.
Allahu thotë në suren Kur’an, El-Bekare 110:
﴿وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ﴾
“Faleni namazin dhe jepeni zekatin.”

2️⃣ Kur obligohet zekati?

Zekati bëhet obligim kur plotësohen këto kushte:
Të jesh musliman.
Të kesh pasuri që arrin nisabin (minimumin).
Të kalojë një vit hënor (hawl) mbi atë pasuri.

Nisabi i arit është 85 gram.
Nëse dikush ka më pak se 85 gram ar (ose vlerën e tyre në para), nuk ka obligim.
Zekati jepet 2.5% e pasurisë që e kalon nisabin.
Shembull:
10,000 € × 2.5% = 250 € zekat.

3️⃣ Kujt i ndahet zekati?
Allahu i ka përmendur 8 kategori në suren Et-Teube 60:
﴿إِنَّمَا الصَّدَقَاتُ لِلْفُقَرَاءِ وَالْمَسَاكِينِ...﴾
Zekati u jepet:

Të varfërve (që s’kanë as minimumin).
Të ngratëve (kanë pak, por jo mjaftueshëm).
Atij që merret me mbledhjen e zekatit.
Atij që zemra e tij afrohet me Islamin.
Për lirimin e robërve.
Borxhlinjve që s’mund ta paguajnë borxhin.
Në rrugë të Allahut, studenteve, atyre qe bejn thirrje ne islam.
Udhëtarit të mbetur pa mjete.

4️⃣ Kujt nuk i jepet zekati?

Prindërve dhe gjyshërve.
Fëmijëve dhe nipërve.
Bashkëshortes.
Një personi të pasur që ka mbi nisab(ka pasuri).

27/02/2026

Nëse ke lindur në vitet '80 ose '90, je rritur në një botë që sot nuk ekziston me.
E mban mend kur miqësia do të thoshte t'i trokisje dikujt në derë, jo t'i dergoje një mesazh.
Kur mëngjeset e së shtunës ishin për filmat vizatimorë, jo per të shfletimet pafund nëpër rjetet sociale.
Kur lumturia vinte nga kasetat e regjistruara vete, xhirot me biçikletë dhe dritat e rruges që ndizeshin si për të të treguar se ishte koha të ktheheshe në shtëpi.
Por ja çfarë e bën brezin tend të veçantë.
Ju ish*t urat: të fundit që e njohët jetën pa teknologji dhe të parët gë u ritët duke iu pershtatur asaj.
Jetuat kohën e kabinave telefonike dhe të internetit me dial-up, dhe më pas e pate botën të shndërrohej n diçka më të shpejtë, më të zhurmshme dhe më të veshtirë për t'u shmangur.
Dhe ndoshta pikerisht per kete arsye, njerezit e lindur ne vitet '80 dhe '90 mbartin një dhimbje të lehtë — një nostalgji për thjeshtësinë, një deshirë të heshtur që gëzimi të mund të vijte ende po aq lehtë sa dikur.
Nëse kjo të duket se flet për ty, eshtë sepse ti mban dy botë brenda vetes.
Unë e dua teknologjinë, internetin, kompjuterët, inteligjencen artificiale dhe gjithë ato horizonte të jashtëzakonshme të shkencës.
Por e pranoj se, ndonjherë, mendoj se eshtë për të
ardhur keq që të rinjtë sot nuk e përjetojnë atë botën e thjeshte në te cilen u rritem ne.

Simbolike 🇦🇱
26/02/2026

Simbolike 🇦🇱

Mirë se na vjen President 🇦🇱
25/02/2026

Mirë se na vjen President 🇦🇱

18 vjet ShtetUrime Kosovë!
17/02/2026

18 vjet Shtet
Urime Kosovë!

13/01/2026

“Vetëm shëndeti është gjëja më e rëndësishme” - themi kur dikush sëmuret, kur dëgjojmë për një tragjedi ose kur duam ta ngushëllojmë dikë. Por pyetja është: a jetojmë vërtet sipas kësaj vlere apo mbetet një fjali boshe?

Shumica e sëmundjeve nuk fillojnë papritmas, por zhvillohen me kalimin e viteve: diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundjet kronike të mushkërive. Ato lidhen drejtpërdrejt me stilin e jetës - dieta, aktiviteti fizik, pirja e duhanit, alkooli, stresi, gjumi, ajri i ndotur...
Parandalimi do të thotë kontrolle në kohë, zakone të shëndetshme dhe zbulim i hershëm. Është shumë më i lirë dhe më efektiv se trajtimi, por paradoksalisht - është më pak popullor.
Për shembull, njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për terapi të shtrenjta dhe shkojnë për kontrolle të rregullta sistematike, të cilat më shpesh janë falas. Shumë shkojnë te mjeku vetëm kur dhimbja bëhet e padurueshme dhe atëherë sëmundja për fat të keq është tashmë në një fazë të avancuar. Ky është një tregues i qartë se nuk e vlerësojmë shëndetin ndërsa e kemi.
Sot, njerëzit janë të informuar. Ne e dimë se pirja e duhanit vret, se ushqimi i shpejtë është i dëmshëm, se mosaktiviteti fizik çon në sëmundje. Por njohuria nuk do të thotë gjithmonë sjellje. Njerëzit shpesh i shtyjnë vendimet e shëndetshme me justifikime: "Nuk kam kohë", "Do të filloj të hënën", "të gjithë vdesin nga diçka". Kjo indiferencë ndaj trupit të vet është një formë e vetëshkatërrimit të heshtur.

Parandalimi kërkon disiplinë dhe mendim afatgjatë - diçka që nuk përshtatet lehtë në një stil jetese të shpejtë, stresues dhe hedonist. Shëndeti nuk humbet menjëherë, por çdo ditë, me zgjedhje të vogla të këqija.
Në shumë mjedise është më e lehtë të blesh cigare sesa fruta dhe perime të freskëta (dhe pyes veten se sa të shëndetshme janë ato pas spërkatjes së pakontrolluar të insekticideve dhe pesticideve të marra "në natyrë").
Të gjithë flasin për shëndetin, por një jetë e pashëndetshme promovohet sistematikisht.
Shëndeti nuk duhet të jetë vetëm një përgjegjësi personale, por edhe një vlerë kolektive. Parandalimi nuk është një shpenzim, por një investim - në potencialin njerëzor, në të ardhmen e shoqërisë.
Shprehja "vetëm shëndeti është gjëja më e rëndësishme" do të ketë kuptim vetëm kur të fillojmë të sillemi në përputhje me të. Kur të investojmë në parandalim, kur të respektojmë trupat tanë dhe kur shoqëria vendos një person të shëndetshëm para fitimit. Derisa të ndodhë kjo, ajo fjali do të mbetet një banalitet i thënë bukur, por bosh.

10/01/2026

Shpesh harrojmë se ndonjëherë njerëzit përreth nesh janë sprovë.

“Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju?”

(Furkan 20)

06/01/2026

O Allah, mos na e merr mëshirën edhe kur nuk e meritojmë. 🤲☝

03/01/2026

Ruaju nga tre lloje të njerëzve:

- I varfëri i cili i ka bërë dy dirhem,
- Injoranti i cili i ka lexuar dy rreshta dhe
- I padrejti të cilit ia ke falur dy herë.

(Përkthim)

Address

Veles

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Më e mira për Jabollçishtin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Më e mira për Jabollçishtin:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram