Sokol Papa

Sokol Papa Kjo është faqja zyrtare e Sokol Papa. Kjo faqe eshte krijuar per nje komunikim te vazhdueshem në lidhje me shëndetin dhe edukimin shëndetsor.

Gëzuar Krishtlindjen 🥰😇
25/12/2025

Gëzuar Krishtlindjen 🥰😇

Pse meshkujt nuk e tolerojnë temperaturën (ethet)???Përse ethet na rrëzojnë më shpejt ne meshkujt në krahasim me femrat?...
11/12/2025

Pse meshkujt nuk e tolerojnë temperaturën (ethet)???

Përse ethet na rrëzojnë më shpejt ne meshkujt në krahasim me femrat? Aq i shpeshtë është ky fenomen saqë kjo shpesh bëhet edhe temë diskutimi, ngacmimi humoristik në rrethe familjare dhe midis kolegëve.

Por si qendron e vërteta? A ka ndonje bazë shkencore pas kësaj?

Jo se jeni më të dobët 💪— është biologji e pastër që shpjegon disa fakte.

1. Femrat kanë imunitet më të fortë

Estrogjeni forcon qelizat imunitare.

Meshkujt, për shkak të testosteronit, bëhen më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

2. Meshkujt prodhojnë më shumë inflamacion

Në infeksione virale, trupi i meshkujve çliron më shumë citokina ( ndermjetës të inflamacionit në organizmin tonë) dhe rrjedhimisht do kemi :

-ethe më të larta

-dridhje më të forta

-dhimbje më intensive

3. Femrat kanë prag më të lartë dhimbjeje, duke “ toleruar” me shumë dhimbjet.

Trupi i femrave është mësuar me luhatje hormonale, ciklin dhe dhimbje fiziologjike.

Femrat funksionojnë edhe me grip, vazhdojnë me rutinën e tyre të përditshme – meshkujt “e përjetojnë” më shumë ose le të themi zemë krevatin 😬

4. Virusët prekin meshkujt më rëndë

Studimet tregojnë se gripi dhe infeksionet respiratore shpesh janë më agresive tek meshkujt.

Si përfundim

Femrat e përballojnë me mirë, ndërsa meshkujt e përjetojnë më shumë. Por nuk bëjmë kot 🤣sepse ka disa baza shkencore që na mbështesin 😊🤷🏻‍♂️

REFERENCA

Klein SL, Flanagan KL. S*x differences in immune responses. Nature Reviews Immunology, 2016.
Vom Steeg LG, Klein SL. Severe influenza in males is shaped by s*x hormones and cytotoxic T cells. Journal of Immunology, 2018.
Bartley EJ, Fillingim RB. S*x differences in pain: clinical and experimental findings. British Journal of Anaesthesia, 2013.
Analiza të WHO mbi ndikimin e sëmundjeve respiratore sipas gjinisë (observime epidemiologjike).

Gëzuar 28 Nëntorin, festën e të gjithë shqiptarëve! 🇦🇱🥰
28/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin, festën e të gjithë shqiptarëve! 🇦🇱🥰

17 Nëntori- Dita Botërore e SPOK  Sot kujtojmë miliona njerëz që jetojnë me Sëmundjen Pulmonare Obstruktive Kronike.SPOK...
19/11/2025

17 Nëntori- Dita Botërore e SPOK

Sot kujtojmë miliona njerëz që jetojnë me Sëmundjen Pulmonare Obstruktive Kronike.

SPOK është një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen dhe shpesh zbulohet vonë duke ulur cilësinë e jetës.

Shkaku kryesor është duhanpirja ,por edhe ndotja e ajrit dhe ekspozimet profesionale.

Shenjat që s’duhen injoruar:

Kolla e vazhdueshme
vështirësi në frymëmarrje gjatë ecjes
Fishkëllimë në frymëmarrje
Sekrecione të shumta

Mesazhi i ditës:

SPOK parandalohet, trajtohet dhe me kujdes të duhur pacientët mund të jetojnë aktivë dhe të pavarur.

Kujdesu për mushkëritë!

-Ndalo duhanin

-Bëj spirometri nëse ke simptoma

-Ndiq trajtimin dhe mbaj aktivitet fizik

Astmë apo SPOK: Cili është ndryshimi? Të dyja mund të shkaktojnë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje — por nuk janë e nj...
10/11/2025

Astmë apo SPOK: Cili është ndryshimi?

Të dyja mund të shkaktojnë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje — por nuk janë e njëjta gjë!

Astma dhe SPOK (Sëmundja Kronike Obstruktive Pulmonare) të dyja përfshijnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të kenë simptoma të ngjashme, por ndryshojnë në mënyrën si zhvillohen dhe si ndikojnë mushkëritë.

Le t’i shohim nga afër:

Astma

-Kollë e thatë, shpesh me pak sekrecione të qarta

- Prek vetëm rrugët e frymëmarrjes (bronket dhe bronkiolet)

- Shpesh fillon në fëmijëri

- Shkaktohet nga faktorë si alergjitë, ushtrimet fizike, ose ajri i ftohtë

- Simptomat mund të shfaqen dhe të zhduken, me periudha të gjata pa shqetësime

- Zakonisht është e kthyeshme me trajtim të duhur

SPOK

- Kollë e vazhdueshme në mëngjes me sekrecione të trasha

- Mund të prekë si rrugët e frymëmarrjes, ashtu edhe indin e mushkërive

- Zhvillohet zakonisht në moshë më të madhe, shpesh për shkak të duhanpirjes

- Përfshin gjendje si bronkiti kronik dhe emfizema

- Simptomat përkeqësohen gradualisht me kalimin e kohës

- Dëmtimi është i përhershëm dhe progresiv

Si e zbuluat që keni astmë ose SPOK?

Spirometri falas gjatë muajit Nëntor- muaji i ndërgjegjësimit të SPOKSPOK (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike) është...
05/11/2025

Spirometri falas gjatë muajit Nëntor- muaji i ndërgjegjësimit të SPOK

SPOK (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike) është një nga sëmundjet kronike më të përhapura në botë, por shpesh mbetet e padiagnostikuar për vite me radhë.

Shumë njerëz mendojnë se një kollë që zgjat me muaj apo mungesa e frymëmarrjes është “normale”, sidomos nëse pijnë duhan — por në fakt mund të jetë shenja e parë e dëmtimit të mushkërive.

Çfarë është SPOK?

SPOK është një sëmundje që shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe vështirësi në frymëmarrje, për shkak të dëmtimeve që ndodhin në bronke dhe alveola.

Me kalimin e viteve, kjo e bën gjithnjë e më të vështirë të marrësh frymë normalisht.

Simptomat:

Kollë e vazhdueshme (me ose pa gëlbazë)
Vështirësi në frymëmarrje gjatë aktivitetit të lehtë
Ndjenjë lodhjeje të shpejtë
Fishkëllima gjatë frymëmarrjes
Infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes

Nëse ke këto shenja, është koha të konsultohesh me mjekun tënd dhe të bësh spirometri — një test i thjeshtë që mat funksionin e mushkërive dhe mund të zbulojë SPOK në faza të hershme.

Faktorët e rrezikut më të zakonshëm

Pirja e duhanit (edhe pasive)
Ekspozimi ndaj pluhurit, gazrave apo ndotjes së ajrit
Punët që lidhen me tym ose kimikate (p.sh. në industri, ndërtim, bujqësi)
Infeksione të shpeshta të frymëmarrjes gjatë fëmijërisë

SPOK mund të menaxhohet shumë mirë, nëse diagnostikohet herët:

Ndalimi i duhanit është hapi më i rëndësishëm.
Aktiviteti fizik i rregullt përmirëson frymëmarrjen.
Trajtimet moderne dhe rehabilitimi pulmonar ndihmojnë pacientët të jetojnë më gjatë dhe më mirë.
Ju mirëpres!🤗

Pershendetje miqPara disa ditesh me beri pershtypje nje ndodhi e veçante. Vura re nje grup te rinjsh te huaj qe flisnin ...
02/11/2025

Pershendetje miq
Para disa ditesh me beri pershtypje nje ndodhi e veçante. Vura re nje grup te rinjsh te huaj qe flisnin anglisht, djem e vajza te reja rreth te 20 -ave te pajisur me dorashka dhe qese te zeza, duke mbledhur plehra. Nderkohe qe mblidhnin plehra shprehnin habine per mbeturinat/ plehrat e hedhura kudo dhe fotografonin punen e tyre.
Nje paradoks shume i madh. Disa te rinj te huaj duke pastruar mbeturinat tona...

Eshte per te ardhur keq qe ne rruge lagjesh, rruge fshati, rruge kombetare , lumenj dhe dete ne Shqiperine tone shikon vetem mbeturina si askund tjeter. Plehrat qe shikon(si ne foto) jane te koherave te ndryshme gje qe tregon per nje ndotje kronike dhe mos pastrim kronik 🤷🏻‍♂️

Si nuk I ben pershtypje gjithe atyre drejtoreve qe kalojne ne keto rruge?
A kemi ne si shoqeri pergjegjesi per gjithe kete ndotje te madhe apo eshte keqadministrim?
Cilado qofte pergjigja pasojat mjedisore dhe shendetsore i vuajme te gjithe...
Dhe sa here diskutojme per te mirat e perbashketa, diskutimi mbyllet me shprehjen “ Shqiperi hesapi”

Mendoj qe zgjidhja eshte nje aksion kombetar per pastrimin e Shqiperise ku te marrin pjese te gjithe institucionet, drejtorite, bashkite, komuniteti...

Me mikun dhe kolegun tim pneumolog ne France Roland Jovani! 😇
28/09/2025

Me mikun dhe kolegun tim pneumolog ne France Roland Jovani! 😇

Gëzuar ditën botërore të farmacistëve Paolo KajaFarmacistÇdo vit, më 25 shtator, festohet Dita Botërore e Farmacistëve, ...
25/09/2025

Gëzuar ditën botërore të farmacistëve

Paolo Kaja
Farmacist

Çdo vit, më 25 shtator, festohet Dita Botërore e Farmacistëve, një ditë kushtuar rolit të jashtëzakonshëm që farmacistët luajnë në kujdesin shëndetësor. Kjo ditë është një mundësi për të vlerësuar kontributin e tyre në sigurimin e përdorimit të duhur të barnave, promovimin e shëndetit publik dhe mbështetjen e pacientëve në rrugëtimin e tyre drejt shërimit.

Farmacistët nuk janë thjesht shpërndarës të barnave. Ata janë këshilltarë të besuar, që ndihmojnë pacientët të kuptojnë terapinë, të shmangin ndërveprimet e dëmshme dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës. Në kohën moderne, roli i tyre është zgjeruar edhe më tej, duke përfshirë shërbime klinike, vaksinime dhe këshillim për një stil jetese të shëndetshëm.

Tema e sivjetshme thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet farmacistëve, mjekëve dhe pacientëve për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më të mirë për të gjithë.

Le të shfrytëzojmë këtë ditë për të falenderuar farmacistët tanë, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë pranë komunitetit.

Dilema…Në çadren ngjitur degjoj nje zhurme sikur u mbyt dikush..  Kthehem të shoh dhe një burrë rreth të 60-tave me bust...
06/09/2025

Dilema…

Në çadren ngjitur degjoj nje zhurme sikur u mbyt dikush.. Kthehem të shoh dhe një burrë rreth të 60-tave me bust trup të shkurtër, qafë të shkurtër dhe të trashë, dhe bark mbi nivelin e kraharorit po flinte. Bënte një gjumë me shumë ndalesa dhe pauza të frikshme në frymëmarrje. Dukej i lodhur, i nxirë në fytyre.
Shumë pyetje / pikëpyetje më erdhën në mendje..
Mos ka pirë alkool?
Si ka ardhur me makinë deri këtu? Patjetër që përgjumet kur nget makinën!
Sa rrezik ka për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës?
Edhe nëse e ndalon polici rrugor nuk di si ta këshilloj për gjëndjen dhe pasojat...
Nëse do ishte në një shtet tjetër nuk do i jepej e drejta e patentes.
Po në Shqipëri a duhet që sëmundja e gjumit ( sleep apnoe) te futet në diagnozat që mos të lejohet drejtimi automjeteve?
A duhet ti them pushuesit për gravitetin e situatës dhe pasojat që mund të ketë?
Ta ndërgjegjsoj apo çmë duhet mua? Ai është me pushime për qejf të vet...

Kujdes!
Apnoe e gjumit, perveç pasojave serioze afatgjata ne shëndet mund të sjelle pasoja serioze të menjëhershme në profesionet ku nevojitet vëmendje si shoferët, kirurgët, personat që punojnë në makineri të mprehta etj
Fundjave të bukur!😇

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”Nënë Tereza
05/09/2025

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”
Nënë Tereza

Aksidentet automobilistike dhe barnat që ndikojnë në sistemin nervorPaolo Kaja FarmacistGjate muajve të verës janë të sh...
26/08/2025

Aksidentet automobilistike dhe barnat që ndikojnë në sistemin nervor
Paolo Kaja
Farmacist

Gjate muajve të verës janë të shpeshta lajmet e kronikës me numrin e lartë të aksidenteve automobilistike. Shpesh raportohet, alkooli, humbja e kontrollit të mjetit, shpejtësia e lartë.

Vlen të theksohet se një pjesë e konsiderueshme lidhet me përdorimin e barnave që ndikojnë në sistemin nervor.
Shumë barnave të zakonshme që merren pa recetë ose me recetë mund të ndikojnë në reagimet, përqendrimin dhe koordinimin. Disa prej tyre përfshijnë:

-Sedativët dhe qetësuesit – Benzodiazepinat, zolpidemi (për pagjumësi) dhe ilaçe të tjera qetësuese mund të shkaktojnë gjumë, lodhje dhe ulje të reflexeve.
-Barnat për alergji dhe ftohje – Antihistaminikët e gjeneratës së parë (p.sh., difenhidramina) mund të shkaktojnë ulje të kohës së reagimit dhe marramendje.
-Barnat për dhimbje dhe inflamacion – Opioidet dhe disa analgjezikë mund të shkaktojnë gjumë dhe koordinim të dobët.
-Barnat për presionin e gjakut dhe zemrën – Diuretikët ose beta-bllokuesit në disa raste mund të shkaktojnë marramendje ose lodhje.

Si ndikojnë barnat në sistemin nervor dhe rrezikun e aksidenteve?

Barnat që veprojnë mbi sistemin nervor qendror mund të:

-Ulin kohën e reagimit ndaj situatave të papritura në rrugë.
-Përkeqësojnë koordinimin dhe ekuilibrin.
-Shkaktojnë marramendje, turbullim të pamjes ose lodhje të tepërt.
-Ndikojnë në gjendjen emocionale dhe gjykimin, duke rritur riskun për vendime të gabuara.
Shkaqet kryesore të aksidenteve të lidhura me barnat

Përdorimi i barnave pa konsultim mjekësor dhe pa lexuar paralajmërimet për drejtimin e automjetit.
Kombinimi i disa barnave që përforcojnë efektet sedative.
Konsumi i alkoolit ose substancave të tjera së bashku me barnat që prekin sistemin nervor.
Lënia e pavëmendshme e simptomave të efekteve anësore nga pacienti.

Rekomandime për drejtuesit e automjeteve

Lexoni gjithmonë paralajmërimet në paketim ose etiketa për përdorimin gjatë drejtimit.
Konsultoni mjekun ose farmacistin nëse merrni barna që mund të ndikojnë në reagimet ose koordinimin.
Shmangni kombinimin e barnave sedative me alkool.
Planifikoni pushime të shkurtra dhe shmangni drejtimin nëse ndiheni të lodhur

Barnat që ndikojnë në sistemin nervor mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve automobilistike. Edukimi mbi efektet e tyre dhe respektimi i udhëzimeve të mjekut ose farmacistit janë hapa kyç për të mbajtur rrugët më të sigurta dhe për të ruajtur shëndetin tuaj dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Adres

Europaplein 22
Amsterdam
1078 GZ

Website

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Sokol Papa nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact De Praktijk

Stuur een bericht naar Sokol Papa:

Delen

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Type