perfshihet në strukturen e spitaleve të investimit më te madh shëndetësor privat në
Turqi. Spitali Universitar Medipol, është një spital i pajisur me arkitekturë moderne,
teknologji të ndërtimit inteligjent dhe pajisjeve mjekësore sa me të avancuara edhe
me anë të teknologjisë së re të gjenerimit zotëron veçantinë e qënies si një nga
spitalet më të mira të Turqisë. Spitali Universitar Medipol, është një qendër e re
referimi në sektorin e shëndetësisë si në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
KOMPLEKS MODERN SHËNDETËSOR NË STANDARDET NDËRKOMBËTARE
Spitali Universitar Medipol, është me të drejtë krenaria e Grupit Shëndetësor dhe
Edukues Medipol në Turqi dhe në botë, duke rezultuar në këtë drejtim, është një
kompleks shëndetësor i cili duke u bazuar në standardet JCI, mund të pranojë
pacientë nga e gjithë bota. Spitali Universitar Medipol, për të përmirësuar nivelin e
jetës së shoqërisë, përparon me hapa të sigurt, duke kryer investime të mëdha dhe
përparime në kujdesin shëndetësor mbrojtës/kurative.
INFRASTRUKTURË MODERNE TË PAJISUR PLOTËSISHT DHE ME KAPACITET TË
FUQISHËM...
Spitali Universitar Medipol, e pajisur me infrastrukturën dhe teknologjinë e saj
inteligjente. ofron sherbime duke zoteruar nje kapacitet prej 470 shtretër, 133 shtretër
te Njësise se Kujdesit Intensiv (Kujdesit Intensiv i Përgjithshem, Koronare, KVC
Kirurgjia kardiovaskulare dhe Kujdesi Intensiv për të Porsalindur). Spitali Universitar
Medipol zoteron numrin maksimal të degëve në spitale në Turqi dhe e perqendruar
tek pacienti ofron një shërbim superior. Spitali gjithashtu zotëron një kapacitet me 25
salla të operimit dhe është e strukturuar me një teknologji të re gjeneruese të aftë për
të kryer operacione të njëkohshme.
ARKITEKTURA MODERNE E SPITALIT MJEKËSOR
Spitali Universitar Medipol është ndërtuar jo i njëjtë nga arkitektura e zakonshme
spitalore dhe në menyre qe pacientët dhe të afërmit e tyre të ndihen sa më
mirë është krijuar si një kompleks me "Arkitekturë Spitalore Shëruese" i cili mund të
jetë një shembull në botë me peizazhin e tij origjinal. Spitali Universitar Medipol
zoteron 15.000m² sipërfaqe kopshti, 26.000m² parkim 5-katëshe, 100.000m² zonë të
mbyllur dhe ka një kapacitet prej 1500 punëtorësh.
DHOMA TË REHATSHME TË PACIENTËVE
Spitali Universitar Medipol, i cili i jep prioritet rehatisë dhe komoditetit të pacienteve,
pacientët dhe të afërmit e tyre i mirëpret në komoditetin e mjedisit shtëpiak.
Zoteron hapësirat fizike të mëdha dhe moderne, suitë kopshte në tarraca, dhomat
suitë dhe dhomat normale në te cilat përfshihen totalisht 470 shtretër. Dhomat e
pacientët jane te pajisura me ekran LCD dhe pacientët mund të përfitojne nga
shërbimet e ofruara multimediale (TV, DVD, internet). Përveç komoditetit të çdo
nevoje të jetës moderne, pacienteve dhe të afërmit të tyre gjithashtu u ofrohet edhe
shërbimi ushqimor me cilësi të lartë.
DHOMË FALJESH
Duke përdorur një ofrim të veçantë arkitekturore të hartuar me dizajn të metodës së
"Trekëndësh*t Turk" që mbulon një mjedis me bazë katror me kube, është ndërtuar
dhomë e madhe adhurimi me një kapacitet prej 600 personash. Pacientët dhe të
afërmit e tyre, mund të kryejnë adhurimin e tyre në mënyrë paqësore në këtë sallë të
projektuar posaçërisht per falje.
POL’IN RESTAURANT / KAFENE ME 5 YJE
Pol’in Kafene / Restaurant e cila ndodhet në kampusin e Spitalit Universitar Medipol,
mirëpret mysafirët e saj me një menyre ku mund të shijojne shijet e veçanta me
atmosferën sa më moderne dhe elegante.
Stafi profesional dhe me përvojë i Pol’in Kafe / Restaurant, ofron kuzhinë të
shëndetshme dhe të shijshme si Turke dhe botërore edhe është një lokacion shumë i
këndshëm dhe i veçantë në spital.
SHËRBIM I PAKUFIZUAR ME ZONËN UNIQUE HELIPORT
Spitali Universitar Medipol është një spital me lokacion të përshtatshëm për t'u arritur
lehtë dhe me një arkitekturë unike që mund të mbajë helikopterë të të gjitha peshave,
me një zonë heliportesh që lejon një transferim të shpejtë të pacientëve si në Turqi
ashtu edhe jashtë vendit në rast emergjence.
SHËRBIMI I SIGURISË ME TEKNOLOGJINË E FUNDIT
Spitali Universitar Medipol zotëron sigurim për punë dhe siguri të pacientit duke
ofruar shërbim me sistemin 7/24 (24 orë /7 ditë në javë). Spitali Universitar Medipol
ofron një shërbim të sigurt me sistem te dhomës qendrore, me kamerat e
teknologjisë së lartë në zonat e përbashkëta, sistemin e komandimit të kontrolluar X-
ray dhe me ekipin specializues/ te trajnuar mire.
SPITALI UNIVERSITAR MEDIPOL PËRDOR SISTEMIN FARMACEUTIK DHE MJEKËSOR
PYXIS!
Spitali Universitar Medipol perdor Sistemin e Menaxhimit të Ilaçeve Pyxis i cili është
sistemi i parë dhe më i madh në botë i "Sistemit te Menaxhimit Farmaceutik".
Që nga viti 2004 deri më sot, Spitali Universitar Medipol është një nga spitalet e
pakëta që kanë krijuar sistemin Pyxis në Turqi.
"Sistemi i Menaxhimit të Ilaçeve Pyxis", që nga farmacia deri në dorëzim të pacientit
integron me "Sistemin e Menaxhimit të Informacionit në Spital" duke ofruar
automatizim dhe sigurim të plotë. Aplikimi i ilaçeve të duhura në pacientin e duhur, në
dozën e duhur dhe në kohën e duhur, e mbeshtetur në 5 parime bazë të sigurisë
ndërkombëtare të pacientit ofrohen automatikisht nëpërmjet sistemit. Në të njëjtën
kohë, "Menaxhimi i Farmacisë" dhe "Menaxhimi i Inventarit" të publikuara nga
Ministria e Shëndetësisë, përafërsisht 50% e kritereve të “Standardeve të Kualitetit të
Shërbimit” janë siguruar automatikisht
dhe kontribuojne në "Faktorin e Cilësisë së Shërbimit të Spitalit.
HYRJE NË INTERNET DERI NË SHTRATIN E PACIENTIT
Spitali Universitar Medipol shërbimet shëndetësore deri në shtrat te pacientit, i
realizon me pajisje portative të quajtura "flotë" që përshpejtojnë procesin dhe fluksin
e punës duke përdorur hapësirën fizike në mënyrë sa me efikase. Me pajisjen
portative të quajtura "flotë" realizohet autentikim në krevat (me leximin barcode)
mund shikohen të gjitha rezultatet e testimit të pacienteve, dhe të gjitha informacionet
e dosjeve janë lehtësisht të arritshme.
ARKIVI PACS DIXHITAL I PAKUFIZUAR
Me sistemet PACS të përdorura në Spitalin Universitar Medipol, eleminohen imazhet
mjekësore të bazuara në letër, si dhe te tilla siç janë arkivat e filmit.
Përfitimet e PACS për pacientin janë keto:
Për shkak se të gjitha imazhet ruhen në kompjuter, vlerësimi shëndetësor mund të
bëhet duke e krahasuar me ekzaminimet e mëparshëm.
Pacientët nuk janë të detyruar të sjellin me vete imazhimet e kryera kur aplikojne tek
mjeku.
Imazhet ruhen në spital, nuk humbasin.
Për shkak të kushteve mjedisore, imazhet mund të deformojnë me kalimin e kohës,
mirepo
imazhet dixhitale mund të ruhen me vite si në ditën e parë.
Nëse është e nevojshme, imazhet mund të transferohen në institucionet
shëndetësore vendase dhe të huaja.
Nëse dëshironi, një CD mund t'i jepet pacientit, duke siguruar që imazhi dixhital të
kontrollohet në çdo kompjuter.
TRANSFERIM KONTROLLI I KOMPJUTERIZUAR: SISTEMI TUB PNEUMATIK
Sistemi Tub Pneumatik i përdorur në Spitalin Universitar Medipol mund të transportoj
në mënyrë sa më shpejte dhe të sigurt me mijëra ilaçe, gjak dhe mostra, materiale të
ndryshme mjekësore, x-reze, raportet dhe dokumentet, nga një adresë në një
tjetër,nga një kat në një kat tjetër,nga një ndërtesë në tjetrën me një sistem
kompjuterik të kontrolluar dhe materialet mund të transportohen sa me shpejt dhe në
mënyrë më të sigurt.
STATISTIKAT E SPITALIT UNIVERSITAR MEDIPOL
• 4 Komplekse Spitalore
• Spitali i Përgjithshëm
• Spitali Onkologjik
• Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare
• Spitali Dentar
• Kapacitet me 470 shtretër
• Njësia e kujdesit intensiv me 133 shtretër
• 32 dhoma të Kujdesit Intenziv të Përgjithshëm
• 22 dhoma të Kujdesit Intenziv Koronar
• 26 dhoma të Kujdesit Intenziv të Kardiokirurgjisë
• 53 dhoma të Kujdesit intenziv Neonatal
• 246 Klinika ambulatore
• 25 Salla të Operacioneve