
11/30/2024
Në datën 05 Dhjetor, ditën e enjte, Kirurgu urolog Dr. Gëzim Galiqi pret vizita në American Medical Center Lezhe.
Dr. Gëzim Galiqi ka mbaruar studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, “Nënë Tereza”. Ai ka vijuar specializimin në Urologji po në Universitetin e Tiranës, ku më pas ka mbrojtur dhe doktoraturën.
Dr. Gëzim Galiqi ka eksperiencë të gjatë dhe specializime të shumta në kirurgji, urologji dhe onkologji. Ai ka ndjekur specializimet pranë klinikës së urologjisë “La Sapienza” në Romë, në Kolegjin Mjekësor “Velore” në Indi dhe pranë Klinikës Urologjike të Kolegjit Mjekësor në Novara, në Itali.
Gjithashtu kirurgu i mirënjohur urolog gëzon një eksperiencë të gjatë pune në qendrat spitalore më të mira në vend dhe do të ofrojë shërbimet dhe përvojën e tij për pacientët e Lezhe dhe zonave përreth për të gjitha problematikat shëndetësore që prekin sistemin urinar.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Gëzim Galiqi na telefononi në 0674425979.
14 nëntor 2024!
American Medical Center Lezhë, pjesë e Spitalit Amerikan.