Dr.Lendrit Spahiu

Thenje te shpirtit

😭😭😭😭😭

" Secila nënë është mjeke për fëmijën e saj, edhe pse nuk ka diplomë"

High zone

Ehhhh nëna!

Vetëm Nëna e bën këtë! ❤

youtube.com

dr. Lendrit Spahiu

Grupi "Lidhja për Gjidhënien" është grupi i parë i themeluar në Kosovë, i pari i llojit të tillë jo vetëm në Kosovë por edhe për vendet e rajonit me të vetmin qëllim për të ngritur edukimin shëndetësor për të gjithë ne, e veçmas për nënat gjidhënese, në përkrahje te tyre.

Dua ta falenderoj admin-in apo themeluesën e grupit "Lidhja për Gjidhënien" zj.Fitesa Asllani Ibrahimi, për mundësinë e dhënë duke iu premtuar që do mundohem të jem afër me këshilla për të gjitha anënaret e grupit.

Me poshte e gjeni nje videoprezentim te realizuar para disa muajve ne grupin "Lidhja per Gjidhenien", duke besuar qe herave te tjera te mos hasim ne pengesa teknike.

Gjithëmonë në shërbimin Tuaj!
Dr.Lendrit H. SPAHIU

Lidhja per Gjidhenien - Perkrahim nenat Mysafir dr. Lendrit Spahiu Pyetje dhe pergjigje

Për njeriun e shëndoshë, çdo ditë është festë;
Këtë e din vetëm i sëmuari.
O Zot, të lutem shëroj fëmijët në mbarë botën.

Gripi i derrit!

Prinder, mos u frikesoni, por jeni te vemendshem!

Virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit po përhapet me shpejtësi në gjithë gadishullin e Ballkanit.
Situata duket e renduar në disa vende te rajonit.
Autoritetet janë në prag të shpalljes së gjendjes së epidemisë, ndërsa shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.
Ky virus shoqërohet me temperaturë të lartë për disa ditë rresht. Pacientët e prekur nga gripi i derrit vuajnë nga bllokimi i hundëve, tharja e fytit, dhimbjet e kyçeve dhe te muskujve si dhe dhimbja e kokes.

Gripi i Derrit ,mund te sjell probleme serioze në shëndet duke shkaktuar pneumoni, infeksione në mushkëri dhe probleme të tjera me frymëmarrjen. Por, keto komplikime shfaqen me teper te njerezit me semundje kronike, keshtu qe prinderit mos te shqetesohen shume por te jene te vemendshem dhe nese lajmerohet temperature e larte te femijet e cila zgjate disa dite dhe e cila percjellet edhe me probleme ne frymemarrje te lajmerohen te Pediatri.

kultplus.com

Franca ndalon përdorimin e telefonave për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjeçare në shkolla

Franca ndalon përdorimin e telefonave për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjeçare nëpër shkolla!

kultplus.com Që nga e hëna në shkollat e Francës fëmijëve nën moshën 15 vjeçare nuk do t’u lejohet që të përdorin telefonat në asnjë periudhë kohore gjatë qëndrimit në shkollë, falë një ligji të ri në këtë shtet. Kjo ndalesë, e bërë pas një fushate nga vetë presidenti francez Emma...

KUJDES KUR IU BLENI FËMIJËVE LODRA!

Sipas analizave laboratorike nga Instituti i Toksikologjisë në Shkup rezulton që: 95% e lodrave për fëmijë janë toksike (të helmueshme) e disa edhe me substanca radioaktive.
Ju lutem bleni fëmijëve lodra të drurit dhe mjete tjera që nuk janë nga fabrikat kineze dhe serbe.
Kjo u konfirmua sot edhe në mjetet e informimit në Maqedoni. Zoti na i ruajt fëmijët.

Prof.Dr. Agim Ramadani
Specialist i mjekësisë ligjore/Maqedoni

10 arsyet se pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në botë

1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ” Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!

2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë , pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja!

3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!

4- Nxënësit japonez pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!

5- Nxënësit japonez marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!

6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre!

7- Pastruesit e ”rrugëve” në Japoni quhen ”inxhinierë të shëndetit” ku rroga e tyre varjon nga 5000 deri ne 8000 dollarë amerikan në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë!

8- Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restaurante dhe vende të mbyllura dhe në vend të ”silent” është e shkruar ”moral”!

9- Çdo kush që shkon për të ngrënë në restaurante nuk mer më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë!

10- Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite, kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekonda.

Biznesi.al

Arthur Ashe (1943 - 1993)
(mesazh që ia vlenë të lexohet)

Nje mesazh i bukur nga Arthur Ashe , tenisti legjendar i Wimbledon , i cili ishte duke vdekur nga AIDS , me te cilin u infektua nga nje transfuzion gjaku gjate nje nderhyrje ne zemer me 1983!
Gjate semundjes se tij , ai merrte shume letra nga fansat , ne njeren prej tyre shkruhej ;
– Pse Zoti te zgjodhi ty per kete semundje te tmerrshme?
Dhe Arthur iu pergjigj;
-50 milion femije filluan te mesonin te luanin tenis;
-5 milione prej tyre mesuan te luajne tenis;
-500 mije prej tyre u bene lojtare profesioniste;
-50 mije moren pjese ne kampionate;
-5 mije ne Grand Slam;
-50 ne Wimbledon;
-4 ne gjysme finale;
-2 ne finale;
e unë gjersa mbaja ne duar kupen , nuk e pyeta Zotin , “pse mua?”
Keshtu qe , tani qe ndihem keq , a mund ta pyes ; “pse mua?”
A e di ?
Lumturia na ben te bute e te embel;
Pengesat na bejne me te forte;
Dhimbja na ben me njerezor;
Deshtimet na bejne modest;
Suksesi …suksesi na ben te shkelqejme;
por vetem besimi na ben te ecim perpara e te mos dorezohemi !
Ndonjehere jemi te pakenaqur me jeten tone, ndersa shume njerez ne bote, enderrojne te kene nje jete si jona.
Nje femije ne nje ferme, sheh nje aeroplan duke fluturuar dhe enderron qe kur te rritet te behet pilot, ndersa piloti kur sheh fermen dhe shtepine e vogel, enderron qe nje dite te kthehet ne shtepine e tij…
Kjo eshte jeta!
Shijoje tenden …
Nese pasuria do te ishte celesi i lumturise atehere te pasurit duhet te vallezonin te lumtur neper rruge!
Por nese e ke vene re, vetem femijet e varfer e bejne kete.
Nese pushteti do te jepte siguri, atehere njerezve te famshem dhe politikaneve nuk do tu duhej te dilnin te shoqeruar nga roja sigurie.
Por ata qe jetojne thjesht, flejnë të qete …
Nese bukuria dhe fama do te sillnin marredhenie te shkelqyera e lidhje te forta e te konsoliduara, atehere yjet e skenes, artistet, aktoret, modelet etj…do te kishin martesat me te persosura …
lista eshte e gjate…por po te them vetem kaq!!!

Scary Mommy Time Out

Nëse këta fëmijë, nuk do ta zbukurojin ditën tënde, atëherë problemi është te ju! :)

If these babies don't brighten your day, we don't know what will. #tbt

##UnëpërkrahFëmijëtmeAftësiNdryshe##👦👧👨👴🙆👼💃👭👬👫

Një kërkesë miqësore, pasi viti i ri shkollor po afron, secili nga Ju mund ta postojë këtë mesazh sensibilizimi për fëmijët me aftësi ndryshe që kanë nevojë për mbështetjen e Institucioneve dhe të gjithë shoqërisë.
I love children.🤗

rapitful.blogspot.com

Të punosh si mjek në Kosovë!

Të punosh si mjek në Kosovë!

Të punosh si mjek në Kosovë do të thotë të jesh i nënçmuar, i nëperkëmbur dhe i përbuzur. Të jesh mjek do të thotë te kryesh 6 vjet Mjekësi e përgjithshme, 6 specializim , +/-3 doktoraturë dhe tërë jetën e mbetur studim. Do të thotë të kalosh jetën në stres, të kalosh kohë më shumë në spital se në famije, të vuash për gjumë, dhe në fund të përbuzesh e të mos marrësh as 1 falenderim e lëre më rrogë të dinjitetshme dhe trajtim te dinjitetshëm.

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pasi i kryen gjithë këto vite studimi vlerësohesh me një fjali shkatërruese " ai/ajo sen' spo dika " nga njerëz që as qerekun e studimeve tua nuk i kanë kryer e te mos them edhe nga ata qe janë analfabetë. Të jesh mjek në Kosovë je aq i nënçmuar, sa për trajtim të sëmundjeve besohet më shumë fallxhorja !

Te jesh mjek do të thotë të qash për "Vitrat" te cilat nuk i qesin në konton tënde, dhe të gëzohesh si fëmiu kur ato dalin me vonesë.Të jesh mjek do të thotë të shfrytëzohesh si skllav thua se ti nuk ha bukë, nuk ke fëmijë per të ushqyer, nuk të nevojitet kulm mbi kokë, ku vetura për ty ështe luks dhe atë prap duhet të punosh pa ndalur falas, ose për "Vitra".

Të jesh mjek do të thotë të kujdestarosh 24 orë, dhe ndonjëherë të qëndrosh edhe 8 orë tjera në vazhdim, dhe në fund të ndjehesh i zhgënjyer nga lufta që ke përjetuar brenda 32 orëve, dhe ke pranë teje njerëz që shfryejnë helm ndaj teje.

Të jesh mjek në Kosovë atëherë kur ti nuk mund të ia ndalësh vdekjen atij ose asaj që nuk ka shërim, duhet të paguajnë për këtë : mjekët, infermierët , xhamat dhe dyert e spitalit .Të jesh mjek do të thotë të punosh në kushte të mjerueshme çdo ditë.

Të jesh mjek do të thotë, të jesh në tehun e thikës, në tv dhe rrjete sociale e shikon sa investohet në spitale rajonale, qendra të mjekësisë familjare dhe Qkuk , kurse ti vuan për letër të EKG-së, infuzione, injeksione, gjilpërë, penjë, jod dhe shumë gjëra tjera elementare e poashtu mga mungesa e tyre qytetarët i etiketojnë mjekët dhe infermierët me titullin "Hajn".

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pos stresit të punës , i cili është i pashmangshëm nga vet natyra e punës, shtohet edhe stresi dhe frika nga sulmi mos po të vjen grushti prapa kokës dhe nuk e sheh (si dhuratë jo vetëm nga pacientët e përcjellësit e tyre por edhe nga Institucionet) .

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë ti që ke mësuar aq shumë, ke mbaruar universitetin me note mesatare 8, 9 e 10-të duhet t'i lutesh të pranojnë në punë apo specializim, sepse ai mjeku/politikan/dallavergji/ ta zë vendin ty sa hap e mbyll sytë.

Të jesh mjek do të thotë të cilësojnë si gjarpër dhe pak si fillon ta ngritësh kokën, ta prejnë! Dhuna dhe sulme verbale të cilat janë bërë përditshmëri për mjekët i kanë bërë vigjilent dhe të vendosur të gjitha këto gjëra të cekura në këtë shkrim po i motivojnë shumë për ikjen e tyre në Gjermani, Austri, Zvicërr dhe në vende të tjera ku ushtrimi i profesionit të mjekut ka dinjitet, përkrahje dhe vlerësim të vazhdueshëm nga qytetarët dhe dora e shtetit.

Përfundimisht të jesh mjek në Kosovë do të thotë të jesh i palumtur, i frustruar, i kërcënuar, i demotivuar dhe i nënçmuar.

Gjithsesi ju falenderojmë popull i dashur, sepse po na tregoni me kohë realitetin, dhe secili nga ne po e mësojmë një Gjuhë të re, ashtu siç jemi ne , të etur për dije dhe ne, mjekët e këqinjë, të padijshëm, mjekët e nënçmuar nga shteti dhe politikanët tonë, çuditërisht në Gjermani, Austri,Zvicërr dhe në vende tjera nuk po cilësohemi si të tillë !

Përzemërsisht Mjeku/Mjekja

rapitful.blogspot.com Të punosh si mjek në Kosovë!

All The Babies

:) :) :)

Can't walk yet? No worries, just scoot!

JETONI ÇDO MOMENT!

Shfytëzoni çdo frymëmarrje që merrni dhe gëzojeni jetën!

Jetoni atë!

Mos vdisni para (momentit të) vdekjes suaj!

Muniba Mazari (Pakistan)

Dhëmbët dhe biberoni

Bebet lindin me refleksin e thithjes. Biberoni është aksesori i parë dhe më i dashuri që bebet “zgjedhin” dhe kjo është e arsyetueshme.

Psikologët sigurojnë se biberoni është një “mik” i rëndësishëm për fëmijën tuaj, sepse përmes thithjes çlirohen endorfina të cilat janë “hormonet” që krijojnë siguri përmes euforisë. Ndjesitë si këto mund të ndihmojnë beben të kalojë ditët e vështira me dhembje barku e të flejë më mirë gjatë natës.

Biberoni mund të shërbejë edhe një qëllim tjetër. Në diskutime me nënat e tjera do të shikoni që koha që i duhet fëmijës të përmbushë instinktin e ushqyerjes me gji mund të ndryshojë nga një bebe në tjetrën. Gjidhënia jo ushqyese, siç quhet gjidhënia që tejkalon kohën e ushqimit, është një fenomen i zakonshëm dhe çon në thithjen e gishtit apo të biberonit.

Dhe këtu lind pyetja… thithja e gishtit apo biberoni? Pjesa më e madhe e fëmijëve do të ndalojnë thithjen e gishtit apo biberonit përpara moshës 4 vjeçare. Por ka disa fëmijë që do ta kenë të vështirë ta lenë këtë zakon.

Meqë ju nuk mund ta dini cilës kategori do t’i përkasë fëmija yt, shumica e mjekëve do t’ju rekomandojnë përdorimin e biberonit për dy arsye kryesore… ndërprerja do të jetë më e lehtë edhe nëse përdorimi do të vijojë për një periudhë më të gjatë nga ajo e pritshmja, do të ketë më pak dëmtime të shkaktuara tek dhëmbët.

Ekziston gjithmonë mundësia që zgjedhja të mos jetë e juaja! Bebja juaj mund të tregojë karakter të fortë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të mësuar përdorimin e biberonit, ai do të preferojë thithjen e gishtit.

Kur dhe si ta “heqësh” biberonin?

Siç edhe folëm më lart nëse thithja vijon edhe pas moshës 4 vjeçare, kjo mund të shkaktojë deformime të dhëmbëve dhe të nofullës. Nëse bebja e ndërpret këtë zakon herët, deformimet e mundshme mund të rregullohen. Në anën tjetër ka rrezik që të bëhet i përhershëm, i vështirë, i dhimbshëm dhe i shtrenjtë për tu trajtuar në disa raste.

Pjesa e vështirë në shumë raste është heqja e biberonit. Udhëzimet janë të thjeshta për t’i ndjekur. Thjesht merrni vendimin që ky është momenti i duhur dhe hidheni në kosh! Fëmija do të qajë dhe do të ketë nerva, do të fajësojë këdo dhe asgjë nuk do të zëvendësojë biberonin e tij të dashur. Kjo do të zgjasë për disa ditë.

Duhet të jeni të duruar, edhe nëse e shikon fëmijën të vuajë, çka shumica e prindërve nuk mund ta durojnë, mos iu dorëzoni tundimit, as edhe për një herë, pasi përpara se ta marrësh vesh ti zakoni i vjetër është rikthyer.

Mund të sajoni një histori për arsyet pse nuk mund të përdorë më biberonin, siç është zana e mirë që kujdeset për të gjithë fëmijët, shikon kush është rritur e sa fëmijë i mirë është bërë dhe e mori biberonin për t’ua dhënë fëmijëve më të vegjël. Sigurohu që ta zëvendësosh atë me diçka tjetër pastaj veçanërisht kur shkon për të fjetur, rreth një muaj para se ta hiqni biberonin, me diçka tjetër që fëmija juaj do të zgjedhë vetë (psh një lodër, një batanije) për të ndihmuar veçanërisht në kohën e gjumit përderisa është pjesa më e rëndësishme e ditës. MOS E KUJTO për biberonin! Thjesht sillu sikur biberoni nuk ka ekzistuar kurrë.

Gishti!

Nëse mendoni që është e vështirë të hiqni biberonin, pyesni prindër që kanë fëmijë që thithin gishtin. Ndalimi i thithjes së gishtit është proces shumë më i vështirë përderisa nuk mund të “presim” gishtin e fëmijës. Është e rëndësishme të përdorni teknikën e duhur.

Nuk duhet të jeni strikt me të dhe të krijoni mendime fajtore. Përqasja jote duhet të jetë të debatoni dhe jo të gjykoni. Praktikat e vjetra si lidhja e dorës, piperi apo dhe dorezat nuk rekomandohen përderisa nuk janë gjithmonë të suksesshme dhe mund të krijojnë ndjesi të këqija dhe fajtore.

Së pari duhet të fokusoheni gjatë ditës dhe pastaj gjatë natës. Luaj me të dhe bëje gjithë procesin një lojë shpërblyese. Bëni një tabelë të ndarë në ditë, ku do të vendosni stikera bashkë me të dhe nëse numri i stikerave do të jetë ai që keni rënë dakort në fund të javës do t’i ofroni një çmim të madh. Në të njëjtën kohë ju duhet ta shikoni kur fle dhe të përpiqeni t’i hiqni gishtin nga goja pa i prishur gjumin.

Durim dhe fat!

Çfarë duhet të shikoni në një biberon

Do të shikoni që në treg ka shumë lloje biberonësh dhe ju duhet të bëni një kërkim të vogël përpara së të zgjidhni një të tillë. Bebja juaj mund të ketë një preferencë të caktuar për llojin e materialit që ka biberoni dhe përderisa përdorimi do të jetë i vazhdueshëm zgjidhni çfarë i përshtatet më mirë. Ka biberonë prej silikoni, gome, të rrumbullakët dhe asimetrikë… dhe do të jetë mirë të pyesësh pediatrin në mënyrë që ai t’ju sugjerojë çfarë është më e mirë për beben tuaj.

Gjithsesi nëse doni që biberoni të jetë i sigurt duhet të vini re:

▪ Madhësia e biberonit duhet të jetë më e madhe se goja e bebes, për të eliminuar mundësinë e mbytjes.

▪ Zgjidhni një biberon që ka pjesën e jashtme plastike me formë të valëzuar për t’u futur më mirë në gojë dhe të ketë vrima të vogla për të siguruar qarkullimin e ajrit i nevojshëm për shmangien e acarimeve së bashku me rrezikun e mbytjes.

▪ Duhet të jetë rezistues në mënyrë që të mos ta çajnë dhe ta gëlltisin në copa të vogla gjatë kafshimit.

▪ Sigurohu që biberoni është i pastër dhe steril përpara se t’ia jepni bebes. Mos harro që goja është e lidhur me veshët dhe shumë infeksione të vesh*t janë të lidhura me përdorimin e biberonit që ka patur baktere. Nëse biberoni bie, mos e vendosni në gojën tuaj përpara se t’ia jepni fëmijës, pasi kështu mund t’i transmetoni baktere fëmijës. Gjithmonë mbani në çantë më shumë se një biberon gati për përdorim.

▪ Mos e lidhni biberonin në karrocën e bebes apo në rrobat e tij me lidhëse apo fjongo, pasi ka rrezik serioz për mbytje të foshnjës veçanërisht gjatë gjumit. /Telegrafi/

Want your business to be the top-listed Clinic in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

Location

Category

Telephone

Address


Rruga:Gjergj Sokoli Nr. 61/2
Gjakova
50000
Other Gjakova clinics (show all)
Barnatore "Kujdesi" Barnatore "Kujdesi"
Skenderbeu 112
Gjakova, 50000

Gjindemi perballe Stacionit Policor ne Gjakove prane "Poliklinikes Kujdesi"

Oculus Optika Gojani Oculus Optika Gojani
Nëna Tereze
Gjakova, 50000

Dr.Spec Vjollca I. Gojani - Oftalmologe Ordinanca e syrit

Pro Vet Pro Vet
Kilometri 4te Gjakove-Prizren
Gjakova, 50000

Sherbime Veterinare

Klinika per semundjet  e hundes, fytit dhe vesh*t  - Bardhimed ne Gjakove. Klinika per semundjet e hundes, fytit dhe vesh*t - Bardhimed ne Gjakove.
Bujar Roka Pn. (banesat E Reja Te Dugagjinit)
Gjakova, 50000

Te dielave nuk punohet!

Poliklinika Kujdesi Poliklinika Kujdesi
Skenderbeu 112
Gjakova, 50000

Gastroenterologji Kardiologji Gjinekologji Pediatri Neurologji Fiziatri Mjekesi familjare Sherb infermierike Barnatore Perballe stacionit policor Gjakove

Ordinanca Specialistike,Stomatologjike "Fortesa" Ordinanca Specialistike,Stomatologjike "Fortesa"
Vellezerit Frasheri
Gjakova, 50000

Ordinanca Neuropsikiatrike TRURI Ordinanca Neuropsikiatrike TRURI
Rruga Kasim Uka (afer Spitalit)
Gjakova, 500000

Dr.Agron Këpuska (afër spitalit) Gjakovë [email protected] +377 44 188 080

Dafota Dent Dafota Dent
Sadik Stavileci
Gjakova, 50000

Faqja zyrtare DafotaDent. Ordinanca filloj punën ne vitin 1986 duke u bërë ordinanca e parë private ne Gjakovë në krye me Dr.Spec. Nafi Dafota.

Ordinanca stomatologjike "fortesa" Ordinanca stomatologjike "fortesa"
Vellezerit Frasheri
Gjakova, 50000

Dr.Halil Rexha dhe Dr.Fortesa Rexha Roka

Blendi-Pharm Blendi-Pharm
Skenderbeu
Gjakova, 50000

Pharmacy

MIM Spitali MIM Spitali
Magjistralja Gjakove - Prizren Kilometri 2
Gjakova, 50000

• Trajtimi i Prostates me LASER GreenLight XP • Thyerja e gurëve në veshka me Endoskopi StoneLight LASER • ESWL - Thyerje te gurëve me valë elektromagnetike

Shēndeti Dental Shēndeti Dental
Rr. Arsim Luzha
Gjakova, 50000

Ordinanca stomatologjike Shëndeti Dental gjendët në Qarshi të vogël në Gjakovë (mbrapa kafiqave në parking-oborri i banesës).