Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA Kjo është faqja zyrtare e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA, përmes së cilës ju mund të informoheni rreth aktiviteteve dhe të rejave më të fundit të qendrës.

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA është organizatë jo qeveritare e cila synon bashkëpunimin e mirëfilltë me partnerë ndërkombëtar dhe vendor, institucione qeveritare dhe të shoqërisë civile me qëllim që të përkrah dhe të asistojë në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet për fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe fëmijë nga kategoritë tjera të cenuara, dhe familjet e tyre. PEMA ofron:

• Shërbime psikosociale/rehabilituese dhe këshilluese për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe fëmijë nga kategoritë e tjera të cenuara përmes Qendrave të Kujdesit Ditor.

• Këshillime psikologjike për prindër/kujdestarë të fëmijëve në nevojë;

• Vetëdijësimin dhe fuqizimin e prindërve për të avokuar dhe lobuar për të drejtat e fëmijëve;

• Organizimin e tryezave të rrumbullakëta, seminareve dhe konferencave që adresojnë nevojat dhe të drejtat e fëmijëve nga kategoritë e cenuara;

• Krijimin e hapësirave për zhvillimin e praktikave më të mira në fushën e ofrimit të shërbimeve për fëmijë;

• Monitorimin e zbatimit të ligjieve dhe politikave kombëtare për fëmijët;

• Senzibilizimin dhe mobilizimin e autoriteteve shtetërore relevante në nivel lokal dhe nacional, sensibilizimin e ofruesve të shërbimeve dhe të aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve;

• Rritjen e vetëdijësimit tek opinioni i gjerë për çështjet e mbrojtjës së fëmijëve pa dallim;

• Rritjen e pjesmarrjes së fëmijëve dhe të gjitha grupeve që janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të fëmijëve. PEMA ka krijuar dhe zhvilluar katër qendra të specializuara ditore në katër komuna të Kosovës (Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan). Adresat:

Zyra menaxhuese në Prishtinë:
Rruga Tirana Blloku A6, Hyrja B5 Nr.18
Numri kontaktues: +383 44 491 623

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Prizren:
Rruga Engjëll Berisha – QMF Nr.1
Numri kontaktues: 048-656-065

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Pejë:
Rruga Filip Shiroka, pa numër
Numri kontaktues: 048-656-066

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Ferizaj:
Rruga Driton Islami - Llamella B 03, Nr.1
Numri kontaktues: 048-656-067

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Gjilan:
Ruga 7 Shtatori, nr.2
Numri kontaktues: 048-656-068

Aktivitet Rekreativ dhe Socializues për Fëmijët e Qendrës PEMAFëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA – Gjilan realizua...
19/02/2026

Aktivitet Rekreativ dhe Socializues për Fëmijët e Qendrës PEMA

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA – Gjilan realizuan një aktivitet rekreativ dhe edukativ në Prishtina Mall, ku vizituan kinemanë CineStar.

Gjatë kësaj vizite, fëmijët patën mundësinë të ndjekin një shfaqje filmike në një ambient të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës, duke përjetuar momente gëzimi, emocioni dhe entuziazmi. Atmosfera ishte shumë pozitive dhe u karakterizua nga bashkëpunimi, respekti dhe mbështetja e ndërsjellë.

Pas përfundimit të aktivitetit në kinema, koha e kaluar në ambientet e qendrës tregtare u shfrytëzua për socializim dhe ndërveprim mes fëmijëve, duke krijuar hapësirë për komunikim, forcim të marrëdhënieve dhe përjetime të përbashkëta.

Kjo eksperiencë u përmbyll me kujtime të bukura dhe përjetime pozitive për të gjithë pjesëmarrësit.

18 VITE SHTETKOHA PËR PËRFSHIRJE TË PLOTËTË TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUARASot, ndërsa shënojmë përvjetorin e Pavarësis...
17/02/2026

18 VITE SHTET
KOHA PËR PËRFSHIRJE TË PLOTË
TË TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Sot, ndërsa shënojmë përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, rikujtojmë se pavarësia duhet të garantojë mundësi të barabarta për çdo qytetar. Ajo merr kuptim të plotë vetëm kur secili ka qasje në arsim, shërbime cilësore, punësim dhe pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore.

Në Republikën e Kosovës, rinia me aftësi të kufizuara është pjesë e barabartë e shoqërisë dhe e së ardhmes sonë. Integrimi i plotë i tyre nuk është çështje vullneti apo solidariteti, por përgjegjësi institucionale dhe shoqërore.

Një shtet i fortë ndërtohet mbi shërbime të qëndrueshme, programe të avancuara dhe mbështetje profesionale të personalizuar, që i mundësojnë çdo të riu të zhvillojë potencialin e tij në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë.

18 vite shtet janë një arritje historike për Republikën e Kosovës. Tani është koha që kjo arritje të reflektohet edhe në përfshirje të plotë.

Le të ndërtojmë një Republikë të Kosovës ku askush nuk mbetet jashtë, ku barazia është praktikë, jo vetëm premtim.

🇽🇰Vizitë Edukative në Frymën e PavarësisëMe rastin e shënimit të Pavarësisë së Kosova, Qendra e Kujdesit Ditor-PEMA në G...
16/02/2026

🇽🇰Vizitë Edukative në Frymën e Pavarësisë

Me rastin e shënimit të Pavarësisë së Kosova, Qendra e Kujdesit Ditor-PEMA në Gjilan realizoi një vizitë edukative në familjen e Heroit Rexhep Mala.

Gjatë kësaj vizite, fëmijët dhe stafi patën mundësinë të takohen me vajzën e heroit, znj. Fitore Mala, si dhe me bashkëshorten, znj. Hanife Malaj. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, duke krijuar hapësirë të përshtatshme për bashkëbisedim, reflektim dhe mësim.

Përmes rrëfimeve të familjarëve, pjesëmarrësit u njohën më nga afër me jetën, veprimtarinë dhe kontributin e heroit për çështjen kombëtare, si dhe me sfidat dhe sakrificat e përjetuara ndër vite. Këto rrëfime përbënin një vlerë të veçantë edukative për fëmijët, të cilët treguan interes dhe angazhim aktiv gjatë diskutimeve.

Në kuadër të vizitës, u realizua edhe një ndalesë në dhomën muze, ku ruhen sende dhe dokumente që i përkasin heroit, të cilat familja i mirëmban me përkushtim deri në përgatitjen e shtëpisë për muze, tashmë e marrë në mbrojtje nga komuna.

Kjo vizitë përfaqëson një përvojë të rëndësishme mësimore, duke kontribuar në rritjen e njohurive historike, në forcimin e ndjenjës së respektit dhe mirënjohjes ndaj figurave kombëtare, si dhe në edukimin e brezit të ri me vlerat e sakrificës dhe atdhedashurisë.

🇽🇰 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë në Qendrat e Kujdesit Ditor-PEMA në Ferizaj dhe Pejë 🇽🇰Sot, në Qendrat e Kujdesit Dito...
16/02/2026

🇽🇰 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë në Qendrat e Kujdesit Ditor-PEMA në Ferizaj dhe Pejë 🇽🇰

Sot, në Qendrat e Kujdesit Ditor- PEMA në Ferizaj dhe Pejë, shënuam me krenari dhe emocion të veçantë Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në Ferizaj, së bashku me fëmijët realizuam punime kreative të flamurit të Kosovës dhe festuam në një atmosferë të mbushur me gëzim, ngjyra dhe dashuri.

Ndërsa në Pejë, fëmijët performuan me shumë emocion para prindërve me një program artistik të përgatitur me përkushtim, duke dëshmuar shkathtësitë, talentin dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.

Kjo ditë ishte më shumë se një festë – ishte një dëshmi e fuqisë së përfshirjes. Fëmijët tanë treguan se meritojnë të jenë pjesë aktive e shoqërisë, me mbështetje të vazhdueshme dhe përfshirje nga instancat komunale dhe qendrore.

Ne besojmë në një shoqëri ku secili fëmijë ka hapësirë të rritet, të shprehet dhe të kontribuojë. Përfshirja nuk është privilegj – është e drejtë.

Falënderojmë nga zemra Agusholli Sweets, që gjithmonë i bën festat tona më madhështore me tortat e tyre të veçanta dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Së bashku për më shumë përfshirje, barazi dhe mundësi për të gjithë.

PEMA – ANGAZHIM I PËRDITSHËM PËR ZHVILLIMIN GJITHËPËRFSHIRËS TË FËMIJËVENë Qendrat e Kujdesit Ditor – PEMA, çdo ditë ndë...
26/01/2026

PEMA – ANGAZHIM I PËRDITSHËM PËR ZHVILLIMIN GJITHËPËRFSHIRËS TË FËMIJËVE

Në Qendrat e Kujdesit Ditor – PEMA, çdo ditë ndërtohet me kujdes dhe qëllim. Aktivitetet tona ditore janë të planifikuara për të ofruar mbështetje reale, përvojë kuptimplote dhe përfshirje aktive për secilin fëmijë, duke u bazuar në nevojat dhe potencialin e tij individual.

Përmes aktiviteteve dhe ndërveprimit të udhëhequr nga profesionistë, fëmijët përfshihen në procese që nxisin autonominë, komunikimin, marrëdhëniet pozitive dhe ndjenjën e përkatësisë.

Çdo aktivitet është një mundësi për të forcuar sigurinë emocionale dhe për të ndërtuar aftësi që i shërbejnë jetës së përditshme. PEMA ofron një mjedis ku përkujdesja, respekti dhe gjithëpërfshirja nuk janë vetëm parime, por praktikë e përditshme.

📸 Në fotografitë më poshtë, disa nga momentet që pasqyrojnë punën dhe përkushtimin tonë të përditshëm.

Aktivitet rekreativ për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA Sot, fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA në Pejë z...
23/01/2026

Aktivitet rekreativ për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA

Sot, fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA në Pejë zhvilluan një vizitë rekreative në Kastrati Bowling, ku morën pjesë në aktivitetin e bowling-ut. Ky aktivitet u realizua me qëllim të promovimit të socializimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të aftësive motorike te fëmijët. Gjatë vizitës, fëmijët u përfshinë aktivisht në lojë, duke shfaqur interes dhe entuziazëm. Aktiviteti kontribuoi në mirëqenien e tyre emocionale dhe fizike, si dhe në krijimin e përvojave pozitive jashtë mjedisit të përditshëm të kujdesit ditor.

Falënderim dhe bashkëpunim për një kauzë të përbashkët 📸Qendra e Kujdesit Ditor PEMA – Gjilan ka nënshkruar një marrëves...
21/01/2026

Falënderim dhe bashkëpunim për një kauzë të përbashkët 📸

Qendra e Kujdesit Ditor PEMA – Gjilan ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Studio Foto Fari, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e përfshirjes sociale të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Studio Foto Fari do të ofrojë shërbime profesionale fotografike falas gjatë aktiviteteve dhe festave të ditëlindjeve të organizuara nga QKD PEMA në Gjilan, duke respektuar në mënyrë strikte standardet e etikës profesionale dhe privatësisë.

QKD PEMA – Gjilan falënderon Studio Foto Fari për gatishmërinë dhe përkushtimin për të kontribuar në iniciativa me rëndësi sociale dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre.

20/01/2026

REAGIM

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF shpreh shqetësim të thellë dhe indignim lidhur me raportimet në media se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm.

KOMF ngre alarmin dhe i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin urgjentisht veprimet dhe masat sipas legjislacionit në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe njëherit të paligjshme.

KOMF reagon edhe ndaj përhapjes së pretendimeve të pabazuara shkencërisht që autizmin e paraqesin si diçka që mund të “shërohet”. Qasje të tilla janë jo vetëm mashtruese, por edhe të rrezikshme, sepse devijojnë vëmendjen nga nevojat reale të fëmijëve: mbështetje profesionale, ndërhyrje të strukturuara, mjedise stimuluese dhe shërbime të bazuara në evidencë.

Promovimi i premtimeve mashtruese shkakton dëm direkt: krijon pritshmëri joreale, shton stigmatizimin e fëmijëve dhe presionin mbi familjet e tyre, dhe nxit keqkuptim për nevojat reale të fëmijëve me autizëm.

KOMF thekson urgjencën e informimit të përgjegjshëm, përmirësimin e politikave publike dhe investimin në kapacitete dhe shërbime që fuqizojnë fëmijët me autizm dhe familjet e tyre. Vetëm përmes qasjeve të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror mund të krijohet një mjedis që respekton zhvillimin, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve me autizëm.

Çdo përpjekje për manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fëmijët me autizëm është i papranueshëm dhe duhet të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.

GËZUAR VITIN 2026!MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN, THIRRJE PËR INVESTIM TË QËNDRUESHËM NË FËMIJËNë prag të vitit të ri, Qendr...
31/12/2025

GËZUAR VITIN 2026!

MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN, THIRRJE PËR INVESTIM TË QËNDRUESHËM NË FËMIJË

Në prag të vitit të ri, Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA, në emër edhe të fëmijëve dhe prindërve, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata që gjatë këtij viti kanë mbështetur dhe besuar në misionin dhe përkushtimin tonë për ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Viti 2026 për ne përfaqëson VITIN E PËRGJEGJËSISË SË PËRBASHKËT NË MBROJTJEN DHE REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, DUKE VENDOSUR MIRËQENIEN E TYRE NË QENDËR TË ÇDO VEPRIMI DHE VENDIMMARRJE.

Një vit që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional, investime të qëndrueshme dhe bashkëpunim për të garantuar që të drejtat e fëmijëve të mos mbeten vetëm parime, por të realizohen në praktikë përmes shërbimeve profesionale dhe mbështetjes konkrete për ata dhe prindërit/familjet e tyre.

Me respekt dhe vlerësim të veçantë, falënderojmë stafin tonë profesional, partnerët institucionalë dhe donatorët, të cilët përmes mbështetjes dhe investimit në shërbime psikosociale kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve në nevojë për shërbime të specializuara.

Le të jetë viti 2026 një vit i angazhimit konkret dhe veprimit të përgjegjshëm, ku bashkëpunimi institucional dhe investimet e qëndrueshme përkthehen në ndikim real për jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Me respekt dhe mirënjohje,
QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA

FESTOJMË SË BASHKU FESTAT E FUNDVITIT🎄Institucione komunale, shkolla, klube sportive dhe miq të bashkuar për dhe në mbës...
30/12/2025

FESTOJMË SË BASHKU FESTAT E FUNDVITIT🎄

Institucione komunale, shkolla, klube sportive dhe miq të bashkuar për dhe në mbështetje të fëmijëve të PEMA-s në Gjilan

✨ GËZUAR VITIN E RI 2026! ✨

Me shumë gëzim, mirënjohje dhe emocione të bukura, fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA në Gjilan shënuan festat e fundvitit falë mbështetjes së çmuar të institucioneve, organizatave, shkollave, klubeve sportive dhe miqve të fëmijëve tanë. 💙

Falënderim i sinqertë për mbështetjen dhe solidaritetin:

Institucione publike
• Komuna e Gjilanit

Organizata
• Kryqi i Kuq – Gjilan

Klube sportive
• FC Drita
• KF Gjilani

Shkolla dhe institucione arsimore
• Shkolla “Hello Academy of Education”
• Kolegji “Don Bosko”
• Kopshti i fëmijëve “Buzëqeshja e Jetës”
• Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Biznese mbështetëse
• Krikons sh.p.k
• IHAS sh.p.k
• Roinvest
• Doni Dent
• Era Center
• Eglo Plas
• Restaurant “Te Nadushi”

Miq dhe vullnetarë të PEMA-s
• Fatlind Gashi
• Fatos Gashi
• Siritanë Hoda
• Arlindë Shala
• Ronita Muja
• Festina Muja
• Edona Haziri
• Enkelë Aliu
• Aurela Ahmeti
• Anila Bunjaku
• Almedina Shala
• Bleona Syla
• Liridon Aliu

Kontributi juaj solli buzëqeshje, ngrohtësi dhe ndjesinë se fëmijët tanë janë të rrethuar me përkujdesje, solidaritet dhe dashuri. 🌟

Ju faleminderit që jeni pjesë e misionit tonë për gjithëpërfshirje të çdo fëmije në nevojë për mbështetje dhe shërbime profesionale në funksion të mirëqenies dhe zhvillimit të tyre.

🎁✨ Festa e fundvitit në Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, FerizajMe shumë gëzim dhe mirënjohje, fëmijët e Qendrës së Kujd...
30/12/2025

🎁✨ Festa e fundvitit në Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, Ferizaj

Me shumë gëzim dhe mirënjohje, fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA në Ferizaj shënuan festat e fundvitit me dhurata, buzëqeshje dhe momente të ngrohta, falë mbështetjes së miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

🙏 Falënderim i veçantë për donatorët dhe mbështetësit e kësaj feste:

Banka Ekonomike

Elektroinstalues “Prushi”

Bibaj Group

Market “Eli-AB”

Shkolla fillore “Universum”

Kopshti i fëmijëve “Star Kids”

Gift Shop “FLO”

Fatos Gashi

🍰 Festa u bë edhe më e ëmbël falë Ëmbëltores “Ëmbëlsia”, që solli një shije të veçantë gëzimi për fëmijët.

👏 Falënderues jemi edhe për angazhimin e vullnetarëve:

Bleta Hyseni – për fotografitë që ruajtën momentet më të bukura 📸

Erjon Neziri nga Maskota Ime – për atmosferën festive dhe ardhjen e Babadimrit 🎅

Së bashku krijuam një ditë plot ngrohtësi, përfshirje dhe buzëqeshje për fëmijët tanë. Ju faleminderit që jeni pjesë e gëzimit të tyre dhe e mbylljes së këtij viti me dashuri e shpresë për vitin e ri.

🎁✨ Gëzim, mirënjohje dhe festë fundviti në Qendrën e Kujdesit Ditor - PEMA në Pejë Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor -...
30/12/2025

🎁✨ Gëzim, mirënjohje dhe festë fundviti në Qendrën e Kujdesit Ditor - PEMA në Pejë

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor - PEMA në Pejë u gëzuan me dhurata dhe momente të ngrohta falë përfaqësuesve të Policisë së Pejës dhe Komitetit Lokal për Siguri në Komunën e Pejës (KLSP), Bzzz Delivery si dhe bashkatdhetarit tonë nga diaspora shqiptare në Zvicër, z.Fatos Gashi, të cilët sollën buzëqeshje dhe emocione të veçanta për fëmijët tanë.

Festa u bë edhe më e ëmbël me tortat e përgatitura me shumë dashuri nga AGUSHOLLI, duke e shndërruar këtë ditë në një kujtim të bukur për të gjithë. 🎂

Së bashku shënuam festën e fundvitit, me falënderime të sinqerta dhe urimet më të mira për një vit 2026 plot shëndet, mirësi dhe përfshirje.

🙏 Faleminderit të gjithëve që kontribuojnë për të sjellë gëzim dhe shpresë në jetën e fëmijëve tanë.

Address

Rruga: Tirana, Blloku A6, Hyrja B5 Nr. 18
Prishtinë
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram