Fizioterapeute për fëmijë Zana Gërgi

  • Home
  • Fizioterapeute për fëmijë Zana Gërgi

Fizioterapeute për fëmijë Zana Gërgi Qendra Diagnostike Terapeutike 'Fiziodent'
Rr. Hamez Jashari, Nr.28
(Afer Ambasades Zvicrane)

21/11/2023

Te dashur prinder,

Duke u bazuar ne ate qe kam marr shume mesazhe koheve te fundit lidhur me termine, deshta me ju informu qe per nje periudhe te gjate kohore do te qendroj ne Gjermani, rrjedhimisht nuk do te punoj ne Kosove.

Faleminderit per interesimin tuaj.

Me respekt,

ZG

Vonesat në aftesite motorike tek femijet (mbajtja e kokes, ulja apo ecja)Me vonesë në zhvillim te fëmijët nënkuptojmë zh...
08/07/2023

Vonesat në aftesite motorike tek femijet (mbajtja e kokes, ulja apo ecja)

Me vonesë në zhvillim te fëmijët nënkuptojmë zhvillimin e ngadalësuar apo mbetjen mbrapa në aftësitë motorike apo shqisore te fëmijës në krahasim me moshatarët.

Te disa foshnje, pas lindjes mund të paraqiten pamjaftueshmëri apo edhe çrregullime në lëvizje, aftësi motorike, shqisore, kognitive dhe funksionale, të cilat vërehen së pari nga nëna e më pastaj edhe nga pediatri, me ç’rast paraqitet edhe dyshimi se mund të bëhet fjalë për një vonesë në zhvillim.

Pas diagnostifikimit nëse konstatohet se bëhet fjalë për një vonesë në zhvillim të fëmijës, mund të lind nevoja për një intervenim të hershëm terapeutik me qasje multidiciplinare, e cila do të ndihmojë atë për t’i arritur aftësitë e vonuara në krahasim me shkallët e zhvillimit normal.

Fizioterapia si pjesë përbërëse e qasjes multidiciplinare në kuadër të intervenimit të hershëm te fëmijët me vonesë në zhvillim ka një rol të madh në përmirësimin e lëvizjeve dhe aftësive motorike-shqisore dhe është e domosdoshme të merret menjëherë pas daljes në pah të problemeve evidente.

11/04/2023
11/04/2023
Fizioterapeutet neurozhvillimore merren me trajtimin e problemeve neurologjike tek foshnjet dhe femijet me probleme qe p...
01/04/2023

Fizioterapeutet neurozhvillimore merren me trajtimin e problemeve neurologjike tek foshnjet dhe femijet me probleme qe paraqiten gjate ose pas lindjes.
Mirepo per tu licensuar si fizioterapeut neurozhvillimor, duhet te ndjeket edukimi i vecante qe quhet ‘terapia neurozhvillimore-Bobath’ dhe perfshin 280 ore mesimi.

Pas perfundimit te ketij trajnimi, si fizioterapeut keni te drejte per t’i trajtuar femijet me probleme neuromotorike sipas konceptit te terapise ‘Bobath’.
Poashtu certifikata qe e merrni ne fund te edukimit ka vlere nderkombetare e cila njihet nga European Bobath Tutor’s Association (EBTA).

Une, nga viti 2017 merrem me trajtimin e femijeve ne kuader te terapise neurozhvillimore si terapeute e licensuar e Bobath. Poashtu jam krenare me zgjedhjen time profesionale me te cilen jam dhe do te kontribuoj per femijet e vendit e tim.

Femijet jane e ardhmja jone.♥️

Nëse një foshnje :• Pas muajit të katërt nuk mund të mbajë kokën,  të qëndrojë përmbys (pozita mbi bark) apo ...
21/08/2022

Nëse një foshnje :
• Pas muajit të katërt nuk mund të mbajë kokën, të qëndrojë përmbys (pozita mbi bark) apo nuk mund të zgjatet në objekte të ndryshme (lodrat);

• Pas muajit të gjashtë nuk mund të ulet dhe te luaj me lodra,

• Pas muajit të tetë nuk mund të kthehet në të dy anët ,

• Pas muajit të dhjetë nuk mund të qëndroj ne këmbë

• Pas muajit të tetëmbëdhjetë nuk mund te ecë mund të bëhet fjalë për një vonesë në zhvillim me ç‘rast lind nevoja e kontrollimit të foshnjës, së pari nga pediatri e më pas edhe nga neurologu pediatrik.

Ne rast te diagnostifikimit te foshnjes me vonesë në zhvillim pa humbur kohë duhet te filloj te trajtohet me fizioterapi neurozhvillimore e cila e nxit zhvillimin neuromotorik te foshnjes dhe arritjen e aftesive motorike-shqisore.

Zhvillimi motorik tek femijetMe ‘zhvillim motorik’ nenkuptojme arritjen e aftesive tek femija sipas muajve.Nje femije i ...
04/08/2022

Zhvillimi motorik tek femijet

Me ‘zhvillim motorik’ nenkuptojme arritjen e aftesive tek femija sipas muajve.
Nje femije i cili e mban koken pas muajit te 2-3, ulet pas muajit te 6-7, kthehet ne te dy anet pas muajit te 8, qendron ne kembe pas muajit te 10 dhe fillon te ece pas muajit te 12-13 tregon se ka nje zhvillim motorik te duhur.

Ecja mund te arrihet deri ne muajin e 18 dhe eshte normale, poashtu kemi edhe femije te cilet nuk zvarriten(zhagiten) dhe drejteperdrejte mund te ngriten ne kembe per ta arritur ecjen dhe eshte jashtezakonisht ‘normale’.

Cdo femije ka nje zhvillim motorik te vecante per vete dhe eshte normale te dallon prej moshatareve te vete ne emer te arritjes se aftesive motorike.

Sessions go on😇
21/07/2022

Sessions go on😇

14/07/2022

Qafa e shtrember te foshnjet- shkaqet e paraqitjes

Address

Rr. Rifat Ukimeri Ortakoll

20000

Opening Hours

Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizioterapeute për fëmijë Zana Gërgi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Fizioterapeute për fëmijë Zana Gërgi:

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram