22/05/2025
Pas një faze të parë të suksesshme, kemi përmbyllur me sukses edhe fazën e dytë të bashkëpunimit tonë ndërkombëtar, ku maestro italian Biagio Chiccetti riktheu ekspertizën e tij të çmuar me stafin tonë, kësaj here i shoqëruar nga Paolo Chiccetti, një nga njohësit më të mirë italianë të teknologjisë së avancuar në fushën dentare.
Nën udhëheqjen profesionale të Naim Kallaba dhe Blerim Kallaba, ky bashkëpunim po sjell ndikim konkret në ngritjen e vazhdueshme profesionale të ekipit tonë dhe në përmirësimin e proceseve tona të punës – duke i çuar ato drejt standardeve më të larta të teknologjisë, estetikës dhe funksionalitetit.
Ky nuk është fundi – përkundrazi, rrugëtimi ynë po vazhdon me faza të tjera bashkëpunimi, që do të na mbajnë gjithmonë në hap me kohën, të mbështetur në protokollet evropiane dhe të përkushtuar ndaj cilësisë pa kompromis.
-
ℹ️ Për më shumë informata na shkruani në mesazh privat ose telefononi në:
📞 +383 44 191 145
📞 +383 44 284 543 ose na vizitoni në laboratorin tonë