01/07/2022
Çfarë është DEXA Osteodensitometria?
DEXA matë përmbajtjen minerale të eshtrave në zona të caktuara të skeletit. Është një mënyrë për të matur humbjen e kockave me kalimin e moshës.
Skanimi DEXA bënë pjesë në testet e imazherisë mjekësore. Përdor nivele shumë të ulëta të rrezeve x për të matur se sa të dendura janë kockat tuaja. Ekspertët mjekësorë e konsiderojnë skanimin DEXA si testin më të dobishëm, të lehtë dhe të lirë për të ndihmuar në diagnostikimin e Osteoporozës. Testi është i shpejtë dhe pa dhimbje.
Kush duhet ti nënshtrohet një skanimi DEXA?
Ekspertet shëndetësor marrin parasysh shumë faktorë kur vendosin se kush mund të përfitojë nga një skanim DEXA dhe sa shpesh. Shpesh rekomandohet një skanim DEXA për të vlerësuar shëndetin e kockave tuaja për osteoporozën dhe rrezikun e frakturave nëse jeni mbi 50 vjeç, keni pasur një kockë të thyer ose sëmundje të tjera që vënë në rrezik shëndetin e kockave tuaja.
Hulumtimet tregojnë se gratë fillojnë të humbin masën kockore më herët dhe më shpejt se meshkujt.
Prandaj zakonisht rekomandohet që gratë të bëjnë një skanim DEXA për të kontrolluar osteoporozën në moshat më të reja në krahasim me burrat.
Biohit Laboratory
📍 Istog
📍 Pejë
📍 Deçan
📍 Gjakovë
📍 Mitrovicë
📍 Prishtinë
Ju mirëpresim!
Biohit Laboratory