Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare - Podujevë

  • Home
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare - Podujevë

Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare - Podujevë Qendra Kryesore e Mjekesise familjare - Podujeve. Ofron sherbime mjekësore , parësore.

Java Botërore e Ushqyerjes me Qumsht Gjiri synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e të ushqyerit me qumsht gjiri për mirëqe...
06/08/2025

Java Botërore e Ushqyerjes me Qumsht Gjiri synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e të ushqyerit me qumsht gjiri për mirëqenjen e foshnjës,rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të saj.Në funksion të saj ishin edhe aktivitetet e ndryshme nga profesionistë të QKMF-së si shpërndarje e doracakëve këshillues,ligjëratë me stafin infermieror dhe sesion këshillimi me nëna të reja në Dhomën për Edukim dhe Promovim Shëndetësor.

19 Maji është Dita Botërore e Mjekut Familjar,kurse 17 Maji Dita Botërore e Hipertensionit,ditë këto që rikujtojnë rolin...
19/05/2025

19 Maji është Dita Botërore e Mjekut Familjar,kurse 17 Maji Dita Botërore e Hipertensionit,ditë këto që rikujtojnë rolin e Mjekut Familjar në shëndetin e qytetarëve, matjen dhe kontrollin e shtypjes së gjakut për të jetuar gjatë.Hipertensioni, ose shtypja e lartë e gjakut, është një nga shkaqet kryesore që çon në sulme në zemër, dështim të zemrës, goditje në tru (ose sëmundje kardiovaskulare) dhe dëmtim kronik të veshkave.Në shënim të këtyre ditëve sot në sheshin e qytetit qëndron ekipë e mjekësisë familjare e cila u mat kalimtarëve tensionin,glikeminë,informon për tensionin,shpërndan broshura informuese,informon për ushqyerjen e shëndetshme,aktivitetet fizike,komplikimet e tensionit.

Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish infermieres së Shërbimit të Radiologjisë së QKMF-së Zize Latifi.M...
16/05/2025

Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish infermieres së Shërbimit të Radiologjisë së QKMF-së Zize Latifi.Mirënjohës kontributit të saj.I lehtë i qoftë dheu!
Ngushëllime për familjen e kolektivin!

Në prezencë të Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Adelina Stublla mirëpritëm infermieren e Njësisë ...
15/05/2025

Në prezencë të Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Adelina Stublla mirëpritëm infermieren e Njësisë së vaksinimit Xhevahire Plakolli e cila është nderuar dhe vlerësuar me Mirënjohje nga Oda e Infermierëve të Kosovës për kontributin në avancimin e profesionit duke reflektuar vlera të larta njerëzore dhe etike në ofrimin e kujdesit shëndetësor.Kënaqësi për institucionin dhe qytetarët të kemi një profesioniste të tillë.E gëzofsh Mirënjohjen Xhevahire!

12.Maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë dhe përkon me datëlindjen e Florence Nightingale themelueses së Infermie...
12/05/2025

12.Maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë dhe përkon me datëlindjen e Florence Nightingale themelueses së Infermierisë moderne. Infermier-et/ët janë forcë e heshtur që sjellin shpresë dhe shërim për pacientët në momente të vështira, andaj roli i tyre është thelbësor në suksesin e sistemit shëndetësor. Shënimi i kësaj dite u shoqërua me aktivitete të ndryshme mes të cilave edhe ekipë statike infermierore së bashku me mjekun të cilët u matën qytetarëve tensionin arterial, sheqerin, shpërndan fletushka edukuese dhe këshilluan qytetarët për ruajtje të shëndetit.
Në shenjë respekti, urimi e falenderimi ekipa vizitohet nga Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Adelina Stublla dhe stafi menaxhues.
Infermiere dhe Infermierë Gëzuar Festa juaj!

Ka përfunduar procesi i vaksinimit,vizitave sistematike në qerdhet publike dhe në të gjitha shkollat.Ky proces është rea...
07/05/2025

Ka përfunduar procesi i vaksinimit,vizitave sistematike në qerdhet publike dhe në të gjitha shkollat.Ky proces është realizuar nga ekipa e vaksinimt,ekipa e mjekësisë familjare,stomatologjike dhe pediatrike dhe përfitues të këtyre shërbimeve janë 5480 nxënës dhe fëmijë.Janë vaksinuar 2460 nxënës të klasës së I,VI dhe XII,janë kontrolluar 2754 nxënës të klasës së I,V dhe IX dhe janë realizuar 266 vizita në qerdhet publike.
Faleminderit profesionistëve shëndetësor,faleminderit prindërve,nxënësve dhe mësimdhënësve për bashkëpunimin,falenderim i veçantë për dy Drejtoritë Komunale DSHMS-në dhe DKA-në.

5 Maj Dita Ndërkombëtare e MamiveS'ka asgjë më të bukur se sa të ndihmosh të sjellësh një jetë të re në këtë botë. Kujde...
05/05/2025

5 Maj Dita Ndërkombëtare e Mamive
S'ka asgjë më të bukur se sa të ndihmosh të sjellësh një jetë të re në këtë botë. Kujdesi i ofruar nga mamitë për gratë dhe foshnjat e tyre është investim në familje dhe komunitet dhe nxit rritje të shëndetshme dhe mirëqenje për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Urime Dita Juaj gjithë Mamive, shëndet e suksese në profesionin e misionin tuaj!

Në çdo kohë dhe kudo në shërbim të qytetarëve.Ekipa mjekësore në piknikun e 1 Majit në Orllan.
01/05/2025

Në çdo kohë dhe kudo në shërbim të qytetarëve.
Ekipa mjekësore në piknikun e 1 Majit në Orllan.

Mirëmbajtja e oborrit të QKMF-së, faleminderit stafit teknik!
28/04/2025

Mirëmbajtja e oborrit të QKMF-së, faleminderit stafit teknik!

2 Prill-Dita Botërore e AutizmitKjo datë është vendosur në vitin 2007 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara dhe është men...
02/04/2025

2 Prill-Dita Botërore e Autizmit
Kjo datë është vendosur në vitin 2007 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara dhe është menduar si përpjekje për ti dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.Bazuar në statistika rreth 1 '/, e popullatës globale është autike.Përmes kësaj dite synohet rritja e ndërgjegjësimit lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së autikëve.Nuk ka ndonjë test për autizëm por qelësi kryesor qëndron në identifikimin e hershëm të simptomave,pastaj egziston mundësi e mirë për mbështetje të zhvillimit të shëndetshëm dhe përfitime tjera gjatë gjithë jetës.Nga simptomet autizmi karakterizohet me:shmangie të kontaktit me sy,stagnim në të folur,fëmiu është i tensionuar,nuk luan me fëmijë të moshës së vet,kërkon vazhdimisht prezencën e prindit,nuk kryen veprime të pavarura,ka probleme me gjumin,çrregullime të sjelljes deri te format e rënda me tendencë vetëlëndimi etj.Andaj kujdes ka rëndësi zbulimi para moshës 3 vjeçare.

Është përmbyllur procesi i vaksinimit të rregullt të nxënëseve të klasëve të I, VI dhe XII si dhe vizitat sistematike të...
28/03/2025

Është përmbyllur procesi i vaksinimit të rregullt të nxënëseve të klasëve të I, VI dhe XII si dhe vizitat sistematike të fëmijëve në çerdhe publike. Janë vaksinuar gjithësej 2398 nxënës (kl.I=833, kl.VI=815, kl.XII=750) si dhe 266 vizita në çerdhet publike nga ekipa pediatrike dhe stomatologjike (Armela 1 në qytet=138, Armela 2 në qytet=46, Armela 3 në Lluzhan=42 dhe Armela 4 në Sfeqël=40 ).
Ftojmë të gjithë nxënës-it/et që për shkaqe të ndryshme nuk janë vaksinuar të paraqiten për vaksinim çdo ditë pune në Njësinë e vaksinimit në qendër apo qendrën më të afërt shëndetësore të vendbanimit.

TI JAPIM FUND TUBERKULOZITProfesionistët shëndetësor shënojnë 24 Marsin-Ditën Botërore të TB me aktivitete të ndyshme si...
24/03/2025

TI JAPIM FUND TUBERKULOZIT
Profesionistët shëndetësor shënojnë 24 Marsin-Ditën Botërore të TB me aktivitete të ndyshme si: shpërndarje e fletushkave,bashkëbisedime me pacientë,ligjëratë vetëdijësuese me nxënës të shkollës SH.F.M.U "Ibrahim Rugova".

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare - Podujevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share