Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë

  • Home
  • Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë, Hospital, Rr. "Dëshmorët e lirisë". p. n, .

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore kualitative me kapacitete të mjaftueshme njerëzore, profesionale dhe teknologji të avansuar mjekësore, e aftë të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standardeve dhe përvojave europiane.

Raport Gjashtëmujor – Njësia e Emergjencës, Spitali i Gjakovës (Janar–Qershor 2025)Gjatë periudhës Janar–Qershor 2025, N...
13/08/2025

Raport Gjashtëmujor – Njësia e Emergjencës, Spitali i Gjakovës (Janar–Qershor 2025)

Gjatë periudhës Janar–Qershor 2025, Njësia e Emergjencës ka qenë në vijën e parë të kujdesit mjekësor urgjent, duke trajtuar mbi 14,000 raste të natyrave të ndryshme.

Në këtë periudhë janë kryer:

🔹10,560 vizita mjekësore, ku pacientët kanë marrë trajtim të menjëhershëm dhe diagnostikim të shpejtë.
🔹2,082 konsulta me mjekë specialistë për vlerësim dhe orientim të trajtimit.
🔹1,398 pranime për hospitalizim në repartet e spitalit.
🔹697 transfere të pacientëve drejt QKUK për trajtim të specializuar.

Shërbimi ka menaxhuar edhe raste të rënda dhe urgjente:

🔺118 aksidente rrugore dhe të natyrave të tjera.
🔺49 raste rrahjesh dhe 19 raste dhune në familje.
🔺14 tentativa për vetëvrasje dhe 12 plagosje të rënda.
🔺31 raste exitus (vdekje të raportuara në emergjencë).

Këto shifra tregojnë përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit tonë në ofrimin e kujdesit 24/7 për qytetarët e Gjakovës dhe rajonit.

Gjithmonë në shërbim të jetës.

📊 Raporti i punës – Korrik 2025Gjatë muajit korrik, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka ofruar shërbime të gjera për qy...
11/08/2025

📊 Raporti i punës – Korrik 2025

Gjatë muajit korrik, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka ofruar shërbime të gjera për qytetarët:

🏥 Pacientë të hospitalizuar: 1,324
🔹 175 operacione të kryera
👶 Lindje: 159 foshnje (82 djem, 77 vajza) – 61 me prerje cezariane
💉 Shërbime ambulantore: 11,761 vizita mjekësore
🔹 395 CT
🔹 1,297 shërbime në Ro-Kabinet
🔹 961 shërbime në Mjekësi Fizikale & Rehabilitim
🧪 Laboratori: 2,886 pacientë
💧 Hemodializa: 828 trajtime

🙏 Falënderojmë të gjithë stafin për punën dhe përkushtimin në shërbim të pacientëve çdo ditë!

🦴 Operacion i rrallë dhe i suksesshëm në Spitalin e Përgjithshëm – Gjakovë 🏥Frakturë e acetabulumit pas aksidenti – traj...
09/07/2025

🦴 Operacion i rrallë dhe i suksesshëm në Spitalin e Përgjithshëm – Gjakovë 🏥

Frakturë e acetabulumit pas aksidenti – trajtuar me sukses nga ekipi ortopedik

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në një pacient që kishte pësuar frakturë të acetabulumit (zgavra e ijeve) si pasojë e një aksidenti traumatik.

👨‍⚕️ Operacioni është kryer në Sallën e Ortopedisë, nën udhëheqjen e Dr. Fisnik Vula, së bashku me ekipin profesional:
🔹 Dr. Arben Veseli – ortoped
🔹 Dr. Mikel Pitaqi– ortoped
🔹 Dr. Emir Sholla – ortoped
🔹 Dr. Shpresa Rexha – anesteziologe
🔹 Aida – instrumentare
🔹 Bekimi – teknik i anestezionit

✅ Ndërhyrja kirurgjikale përfshinte stabilizimin e frakturës dhe rikthimin e funksionit anatomik të nyjës së ijeve, dhe u përmbyll me sukses. Gjendja post-operatore e pacientit është stabile dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

ℹ️ Frakturat e acetabulumit janë ndër dëmtimet më serioze të skeletit, që kërkojnë trajtim të specializuar dhe koordinim të lartë ndërdisiplinor.

🙏 Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë shpreh mirënjohje për ekipin ortopedik, anesteziologjik dhe teknik, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim sollën një rezultat të suksesshëm në një rast të ndërlikuar traumatologjik.

🩺 Spitali ynë mbetet i përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe trajtimin e suksesshëm të rasteve të rënda për qytetarët tanë.

📝 Raporti i Punës – Janar–Qershor 2025Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, institucioni ynë ka vazhduar të ofrojë...
09/07/2025

📝 Raporti i Punës – Janar–Qershor 2025

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, institucioni ynë ka vazhduar të ofrojë shërbime të përkushtuara dhe gjithëpërfshirëse për pacientët tanë.

📍 Hospitalizime të përgjithshme:
➡️ 7,098 pacientë janë hospitalizuar në repartet tona, përfshirë:

🔪 Operacionet:
Gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 1,102 ndërhyrje kirurgjike, përfshirë:
524 në Kirurgji
130 në Ortopedi
73 në Urologji
6 në ORL
52 në Oftalmologji
71 në Gjinekologji
246 në Akusheri

👶 Lindjet:
368 djem
359 vajza
Nga to, 246 lindje janë kryer me prerje cezariane.

🩺 Shërbimet ambulatore:
65,617 vizita mjekësore janë realizuar në ambulanca
2,101 shërbime në CT
7,537 shërbime në Ro-Kabinet
5,740 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit

🧪 Shërbime të tjera:
16,390 pacientë kanë përfituar shërbime laboratorike
4,583 seanca të dializës janë realizuar në Repartin e Hemodializës

🙏 Falënderojmë të gjithë stafin mjekësor dhe ndihmës për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar çdo ditë. Vazhdojmë përpara në përkujdesje të shëndetit të qytetarëve tanë!

Sot u mbajt një takim i zgjeruar ndërmjet Këshillit Drejtues të Spitalit dhe drejtuesve të administratës spitalore, me q...
07/07/2025

Sot u mbajt një takim i zgjeruar ndërmjet Këshillit Drejtues të Spitalit dhe drejtuesve të administratës spitalore, me qëllim të analizimit të performancës institucionale dhe përcaktimit të prioriteteve për periudhën në vijim.

Në takim u prezantuan dhe shqyrtuan raportet gjashtëmujore nga drejtoritë përkatëse, përfshirë:
- Gjendjen dhe sfidat në reparte,
- Menaxhimin e burimeve njerëzore
- Kërkesat infrastrukturore dhe logjistike,
- Cilësinë e shërbimeve dhe kënaqshmërinë e pacientëve.

Drejtori Ekzekutiv, z.Hilmi Shala, theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së koordinuar si bazë për zhvillim të qëndrueshëm institucional: “Vetëm përmes një bashkëpunimi real ndërmjet Këshillit Drejtues dhe strukturave operative – përfshirë repartet, njësitë dhe departamentet përkatëse mund të avancojmë cilësinë e shërbimeve që i ofrojmë qytetarëve.”

Spitali do të vazhdojë me përkushtim rrugën drejt modernizimit dhe profesionalizmit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie në çdo hap të procesit menaxhues.

Njoftim për Zgjerimin e Ekipit ProfesionalKemi kënaqësinë të njoftojmë se, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të c...
04/07/2025

Njoftim për Zgjerimin e Ekipit Profesional

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimit të kapaciteteve profesionale, nga kjo javë ekipit tonë i janë bashkuar:

🔹 Dy (2) mjekë të rinj specialistë – një Oftalmolog dhe një Infektolog, të cilët do të kontribuojnë në ofrimin e kujdesit shëndetësor me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë;
🔹 Tre (3) punonjës të stafit jo-shëndetësor, në funksione mbështetëse dhe logjistike, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe organizimit të brendshëm të institucionit tonë.

Ne urojmë mirëseardhje të ngrohtë kolegëve tanë të rinj dhe jemi të bindur se përvoja dhe angazhimi i tyre do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe komunitetin që shërbejmë.

18/06/2025
Raporti Punës, Maj 2025Gjatë muajit Maj janë kryer 10 mijë 794 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme, 371 shërbime t...
16/06/2025

Raporti Punës, Maj 2025

Gjatë muajit Maj janë kryer 10 mijë 794 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme, 371 shërbime të CT-së, 1 mijë 285 shërbime Radiologjikë (rentgen të thjeshtë), 944 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Gjatë këtij muaji kanë qenë të hospitalizuar, 1 mijë 129 pacientë, janë kryer 163 operacione, dhe kanë lindur 58 djem dhe 49 vajza.

Numri i pacientëve qe kane marre shërbime ne Laborator ka qene 2 mijë 603 pacientë.

Po ashtu në Repartin e Hemodializës gjatë muajit Maj janë kryer gjithsejtë 795 dializa dhe janë dhënë shumë shërbime tjera në Spital.

GJITHMONË NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!

Raporti Punës, Prill 2025Gjatë muajit Prill janë kryer 10 mijë 674 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme, 333 shërbi...
07/05/2025

Raporti Punës, Prill 2025

Gjatë muajit Prill janë kryer 10 mijë 674 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme, 333 shërbime të CT-së, 1 mijë 306 shërbime Radiologjikë (rentgen të thjeshtë), 1 mijë 028 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Gjatë këtij muaji kanë qenë të hospitalizuar, 1 mijë 176 pacientë, janë kryer 200 operacione, dhe kane lindur 55 djem dhe 43 vajza.

Numri i pacientëve qe kane marre shërbime ne Laborator ka qene 2 mijë 811 pacientë.

Po ashtu në Repartin e Hemodializës gjatë muajit Prill janë kryer gjithsejtë 795 dializa dhe janë dhënë shumë shërbime tjera në Spital.


GJITHMONË NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!

Raporti tre (3) mujor i punës, Janar-Mars 2025,Gjatë periudhës tre mujore janë kryer 34 mijë 327 vizita mjekësore e ekza...
15/04/2025

Raporti tre (3) mujor i punës, Janar-Mars 2025,

Gjatë periudhës tre mujore janë kryer 34 mijë 327 vizita mjekësore e ekzaminime të ndryshme, 1 mijë e 106 shërbime të CT-së, 3 mijë 787 shërbime Radiologjikë (rentgen të thjeshtë), 2 mijë 941 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Gjatë kësaj kohe kanë qenë të hospitalizuar, 3 mijë 704 pacientë, janë kryer 590 operacione,kane lindur 194 djem dhe 197 vajza.

Numri i pacientëve qe kane marre shërbime ne Laborator ka qene 8 mijë 487 pacientë.

Po ashtu në Repartin e Hemodializës gjatë tre mujorit janë kryer gjithsejtë 2 mijë e 223 dializa

GJITHMONË NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!

03/04/2025

🔵Spitalet e Përgjithshme të Gjakovës dhe Pejës janë po rrisin përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së kujdesit për pacientët me sëmundje kronike jongjitëse, përmes bashkëpunimit strategjik me Projektin Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
https://ihsproject.org/sq/april-02-2025/

***
🔵Opšte bolnice u Đakovici i Peći pojačavaju napore da poboljšaju kvalitet nege pacijenata sa nezaraznim bolestima, kroz stratešku saradnju sa Projektom usluga integrisane zdravstvene ya[tite (IHS), koji finansira Švajcarska agencija za razvoj i saradnju (SDC).
https://ihsproject.org/sr/april-02-2025/

***
🔵The General Hospitals of Gjakova and Peja are stepping up efforts to improve the quality of care for patients with non-communicable diseases, through strategic collaboration with the Integrated Health Services (IHS) Project, funded by the Swiss Development and Cooperation Agency (SDC).
https://ihsproject.org/april-02-2025/

Address

Rr. "Dëshmorët E Lirisë". P. N

50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë:

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Contact The Practice
  • Claim ownership or report listing
  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share