02/11/2021
Rëndësia e dozave të magnezit për organizmin
Dozat e magnezit të marrë nga burime ushqimore janë të rëndësishme në shtimin e mineraleve të kockave te fëmijët.
Këta të fundit kanë nevojë për shumë ushqyes që të kenë kocka të shëndetshme, dhe magnezi është një prej tyre.
Kalciumi është gjithashtu i rëndësishëm, por fëmijët dhe adoleshentët që marrin doza të ulëta të këtij minerali, kanë më shumë nevojë për magnez.
Sigurisht specialistët rekomandojnë që prindërit t’u japin fëmijëve ushqime të pasura me kalcium që të ndihmojnë në krijimin e kockave të forta, por nga ana tjetër ata duhet të garantojnë edhe doza të vazhdueshme dhe të mjaftueshme të magnezit.
Ky mineral ka një rol thelbësor në tretjen dhe asimilimin e kalciumit nga organizmi dhe në cilësinë e kockave.
Doza e Rekomanduar Ditore për magnezin është 350-400 mg, por trupi mund të ketë nevojë për dyfishin e saj për të funksionuar në mënyrë ideale. Për një performancë më të mirë, merrni magnez gjatë ditës në sasi të vogla.
Burimet më të pasura të magnezit janë ushqimet, ndaj sigurohuni të konsumoni më shumë barishte, spinaq, pazi, avokado, fiq, fara kungulli, fasule të zeza, arrorë, banane dhe kakao.