
01/06/2025
🩸 Shoqata “Mjeket Transfuziologe në Shqipëri” merr pjesë në eventin më të madh ndërkombëtar të fushës së Mjekësisë Transfuzive, të organizuar nga ISBT (International Society of Blood Transfusion), i cili këtë vit u zhvillua në Milano, Itali.
Ky aktivitet prestigjioz mblodhi profesionistë nga e gjithë bota për të ndarë përvoja, risi shkencore dhe praktika të avancuara në fushën e transfuzionit të gjakut. Pjesëmarrja e përfaqësuesve shqiptarë në këtë konferencë përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit profesional dhe shkëmbimit ndërkombëtar të njohurive.
Krenarë që përfaqësojmë Shqipërinë në tryezat shkencore më të rëndësishme globale dhe të vendosur të sjellim më të mirën në shërbim të pacientëve tanë! 🇦🇱🩸