Spitali Gjerman

Spitali Gjerman Spitali Gjerman - qendra e vetme në të gjithë rajonin, e specializuar specifikisht për zemrën

Spitali Gjerman në Tiranë nuk është vetëm një emër, por një pikë-referimi e mirëfilltë e kujdesit kardiak dhe shërbimeve klinike, i cili prej shumë vitesh eksperiencë në Shqipëri është kthyer në një qendër të vërtetë përkujdesi jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë rajonin e Ballkanit. Standartet e larta dhe teknikat më moderne, të alternuara me profesionalizmin mjekëve të huaj & vendas e me një përvojë mbi 20-vjeçare në vendet më të zhvilluara të botës, kanë krijuar tashmë formulën e artë të trajtimit të çdo pacienti në fusha shumë të rëndësishme si:

- Kardiologji diagnostikuese dhe trajtuese e sëmundjeve;
- Kardiologji diagnostike jo-invazive;
- Kardiologji diagnostike trajtuese invazive;
- Kardiokirurgji;
- Radiologji;
- Laborator modern;
- Shërbime profesionale ambulatore;
- Urgjencë 24 orë & shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

31/10/2025

🫀 Pacemaker kardiak – Ritmi i jetës nën kujdes të specializuar

Kur zemra nuk ndjek më ritmin e saj natyral, pacemaker-i bëhet udhëheqësi i heshtur që e rikthen atë në ekuilibër.

Pacemakeri kardiak është një pajisje e vogël, e vendosur nën lëkurë në zonën e kraharorit, që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës kur ato bëhen të ngadalta ose të çrregullta (aritmi). Ai imiton sistemin elektrik të zemrës, duke e ndihmuar atë të funksionojë në mënyrë të koordinuar dhe të qëndrueshme – siç duhet të ndodhë natyrshëm.

📍 Në Spitalin Gjerman, procedura realizohet në kushte të sigurta kirurgjikale, nga kardiologë dhe aritmologë të specializuar. Përmirësimi i menjëhershëm i simptomave si lodhja, marramendja apo humbja e ndjenjave është shpesh i dukshëm që në ditët e para pas vendosjes.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

29/10/2025

🌍 29 Tetori – Dita Botërore e Psoriazës
Një ditë për të folur me zë të lartë për një sëmundje që shpesh mbart më shumë se simptomat në lëkurë.
Në Departamentin e Dermatologjisë të Spitalit Gjerman, kujdesi ndaj pacientëve me psoriazë është i plotë, profesional dhe i ndërtuar mbi mirëkuptim.
Me trajtime të personalizuara dhe ndjekje të vazhdueshme, qëllimi ynë është të përmirësojmë cilësinë e jetës — jo vetëm pamjen e lëkurës.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

27/10/2025

Artroskopia është një procedurë kirurgjikale minimale invazive që na lejon të diagnostikojmë dhe trajtojmë dëmtimet e brendshme të nyjeve të krahëve, këmbëve dhe nyjeve të tjera të trupit. Kjo metodë moderne është alternativa ideale ndaj operacioneve tradicionale, duke reduktuar ndjeshëm dhimbjet, rrezikun e komplikimeve dhe kohën e rikuperimit.

Në Spitalin Gjerman, mjekët tanë profesionistë ofrojnë kujdes me standarde të larta, duke u përkushtuar për shërimin e shpejtë dhe me sukses të çdo pacienti.

Zgjidh Spitalin Gjerman për artroskopinë tënde — sepse kujdesi dhe siguria janë prioriteti ynë.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

22/10/2025

Rezonanca Magnetike e Gjirit – vetëm 28,000 lekë në Spitalin Gjerman.
Një kontroll që bën diferencën për shëndetin tuaj.
MRI e gjirit është një nga ekzaminimet më të avancuara për zbulimin e hershëm të çdo ndryshimi në strukturën e indeve të gjirit — duke ofruar imazhe shumë të detajuara dhe saktësi të lartë në diagnostikim, sidomos në rastet kur mamografia apo ekografia nuk janë të mjaftueshme.
📌 Kujt i rekomandohet:
– Grave me histori familjare të kancerit të gjirit
– Pacientëve me rezultate të paqarta nga ekzaminimet e mëparshme
– Në ndjekjen pas trajtimit të kancerit
– Për vlerësimin e implanteve të gjirit
– Si ekzaminim shtesë për gratë me strukturë të dendur të gjirit
Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kujdesi për veten bëhet premtimi më i rëndësishëm.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

15/10/2025

Dr. Tullio Agricola – Ekspert në ritmet e zemrës, i dedikuar shëndetit tuaj
Me një karrierë të ndërtuar në disa nga qendrat më të njohura kardiologjike të Europës, Dr. Tullio Agricola sjell në Spitalin Gjerman përvojë ndërkombëtare dhe teknika bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës.
🔬 I njohur për saktësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj çdo rasti, Dr. Agricolla kombinon dijen shkencore me përkujdesjen njerëzore, duke i vendosur pacientët gjithmonë në qendër të vendimeve mjekësore.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

14/10/2025

Pickimi nga bleta apo grerëza mund të jetë më shumë se thjesht dhimbje — në disa raste, mund të jetë rrezik për jetën.
Reaksionet e rënda ndodhin brenda minutave dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Personat që kanë përjetuar më parë një reagim alergjik kanë më shumë gjasa të përballen me një episod edhe më të rëndë në rastin pasardhës.
👉 Nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje, ënjtje, marramendje apo humbje ndjenje pas pickimit, drejtohuni menjëherë në qendrën shëndetësore më të afërt.
Personat me alergji të konfirmuar duhet të mbajnë gjithmonë me vete autoinjektorin e adrenalinës dhe ta përdorin menjëherë pas pickimit.
🩺 Në Spitalin Gjerman ofrohet imunoterapia me helmin e bletës dhe grerëzës — trajtimi i vetëm i provuar që ndihmon trupin të mësohet me helmin në mënyrë të sigurt dhe parandalon reaksionet fatale në të ardhmen.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

13/10/2025

🩺 Ulçera e stomakut është një dëmtim i shtresës së brendshme të stomakut që shkakton dhimbje, djegie ose parehati pas ngrënies. Ajo mund të shkaktohet nga stresi, përdorimi i gjatë i ilaçeve anti-inflamatore ose infeksioni me bakterin Helicobacter pylori.
Në Spitalin Gjerman, diagnostikimi dhe trajtimi i ulcerës bëhet me kujdes të specializuar përmes endoskopisë, analizave laboratorike dhe terapive moderne që synojnë jo vetëm shërimin e plagës, por edhe parandalimin e rikthimit të saj.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

11/10/2025

Dr. Irena Gusho, mjeke onkologe me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve onkologjike, është pjesë e ekipit profesional të Spitalit Gjerman.
Në këtë video, ajo ndan një mesazh të rëndësishëm për rëndësinë e kontrollit të rregullt të gjirit dhe zbulimit të hershëm të kancerit, si mënyra më e sigurt për të ruajtur shëndetin dhe jetën.
Falë ekspertizës së saj shumëvjeçare, Dr. Gusho nënvizon se parandalimi mbetet forma më e lartë e kujdesit ndaj vetes — një hap i vogël drejt mjekut mund të jetë vendimtar për të ardhmen.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

09/10/2025

Dita Botërore e Shikimit na kujton se kujdesi për sytë është thelbësor për cilësinë e jetës.
Në Spitalin Gjerman, Departamenti i Okulistikës ofron kontroll të plotë të shikimit, diagnostikim të hershëm dhe trajtime të personalizuara për çdo pacient.
Me aparatura moderne dhe mjekë të specializuar, ne garantojmë saktësi, siguri dhe kujdes në çdo hap të trajtimit.
Parandalimi mbetet forma më e mirë e mbrojtjes së shikimit. Kujdes për shikimin, kujdes për jetën.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

09/10/2025

Në Spitalin Gjerman, çdo proces është ndërtuar mbi tre shtylla thelbësore: kujdes, transparencë dhe profesionalizëm.
Procedura e shtrimit të pacientëve zhvillohet me një qasje të qartë dhe të strukturuar — nga momenti i mbërritjes, informimi i plotë mbi shërbimet dhe kostot, deri te kujdesi gjatë qëndrimit dhe ndjekja pas daljes nga spitali.
Çdo hap synon të garantojë siguri, korrektësi dhe respekt për pacientin, duke e bërë përvojën spitalore sa më të qetë dhe të besueshme.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

08/10/2025

Laboratori i Spitalit Gjerman është një nga pikat më të forta të sistemit tonë diagnostik, ku teknologjia e avancuar kombinohet me përvojën dhe përkushtimin e stafit laboratorik për të garantuar rezultate të sakta dhe të besueshme.
Çdo analizë, nga më e thjeshta deri tek ato më të specializuarat, kryhet në kushte të kontrolluara, me protokolle të rrepta cilësie që sigurojnë standarde të njëjta me ato të laboratorëve referencë në Gjermani.
Falë aparaturave moderne dhe monitorimit të vazhdueshëm të proceseve, laboratorët tanë ofrojnë diagnostikë të shpejtë, të sigurt dhe me saktësi maksimale, duke kontribuar drejtpërdrejt në përcaktimin e trajtimeve më të përshtatshme për çdo pacient.
Në Spitalin Gjerman, kujdesi fillon nga analiza — aty ku çdo detaj ka rëndësi dhe çdo rezultat është një hap drejt shëndetit të plotë.

Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355672004282
📧
📍 Rr. “e Kavajës” (kryqëzimi me Rr. Nikolla Lena), Tiranë

07/10/2025

Një qendër moderne mjekësore, e ndërtuar mbi përvojën, standardet dhe përkushtimin që kanë bërë emrin “Spitali Gjerman” sinonim të cilësisë në kujdesin shëndetësor.
Me një infrastrukturë bashkëkohore, aparatura të teknologjisë më të avancuar dhe një staf të specializuar mjekësh, Spitali Gjerman 2 ofron një gamë të plotë shërbimesh diagnostike dhe trajtuese, duke garantuar siguri, saktësi dhe rezultate të larta.
Çdo pacient trajtohet me kujdes të personalizuar dhe me respekt për shëndetin, kohën dhe mirëqenien e tij.
Spitali Gjerman 2 – aty ku kujdesi profesional takohet me humanitetin.
Spitali Gjerman | Mjekësia e së ardhmes, sot për ty!

Për të rezervuar konsultën tuaj, kontaktoni në:
📞 +355674004282
📧
📍 Rr. “Kongresi i Manastirit”, pranë gjimnazit "Çajupi", Tiranë

Address

Rruga 'Nikolla Lena', Kryqëzimi Me Rrugën E Kavajës
Tirana
00355672004282

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Gjerman posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Gjerman:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category