Qendra Shëndetësore Çorovodë

Qendra Shëndetësore Çorovodë Qendra Shëndetësore Çorovodë

Urime për daljen në pension, Dr. Avdulla Terpo!Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe me të ...
10/02/2026

Urime për daljen në pension, Dr. Avdulla Terpo!
Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe me të cilën keni shërbyer ndër vite, duke u kujdesur për shëndetin dhe buzëqeshjen e mijëra fëmijëve. Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë i paharruar për familjet dhe komunitetin tonë.
Ju urojmë shëndet të plotë dhe ditë të mbushura me gëzim në këtë kapitull të ri të jetës suaj. Pensioni qoftë i gjatë dhe i bekuar!
Mirënjohje 👨‍⚕️

09/02/2026
GËZUAR VITIN E RI 🥂Qendra Shëndetësore Çorovodë ju uron një vit të ri të mbushur me shëndet, paqe, mirësi dhe shpresë.Ur...
31/12/2025

GËZUAR VITIN E RI 🥂

Qendra Shëndetësore Çorovodë ju uron një vit të ri të mbushur me shëndet, paqe, mirësi dhe shpresë.
Urojmë që viti që vjen t’ju sjellë ditë më të mira, energji pozitive dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja!
Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush me përkushtim dhe përgjegjësi.
🌟 Gëzuar 2026! 🌟

Tetori po mbyllet, por kujdesi për veten nuk duhet të mbyllet me të.Le të flasim – jo vetëm për gjirin, por për gruan dh...
30/10/2025

Tetori po mbyllet, por kujdesi për veten nuk duhet të mbyllet me të.
Le të flasim – jo vetëm për gjirin, por për gruan dhe shëndetin e saj në çdo dimension.
Sepse një bisedë sot, mund të bëjë diferencën nesër 💕

Sezoni i gripit është pranë, dhe vaksina është mënyra më e sigurt për të parandaluar sëmundjen ose për ta kaluar më leht...
09/10/2025

Sezoni i gripit është pranë, dhe vaksina është mënyra më e sigurt për të parandaluar sëmundjen ose për ta kaluar më lehtë nëse infektohesh.
👉 Sidomos fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të vaksinohen.

💉 Pse ia vlen të bësh vaksinën kundër gripit?
✅ Mbron shëndetin tënd – zvogëlon rrezikun për t’u sëmurë rëndë nga gripi.
✅ Ndihmon trupin të luftojë më lehtë virusin, nëse infektohesh.
✅ Mbron familjen dhe njerëzit përreth, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.
✅ Parandalon komplikacionet si bronsh*ti, pneumonia apo përkeqësimi i sëmundjeve kronike.

💚 Një vaksinë e thjeshtë – një hap i madh për shëndetin tënd!
Mos prit të sëmuresh për t’u kujdesur.

🎀 Tetor = Muaji Rozë 🎀Ky muaj na kujton rëndësinë e kontrollit për kancerin e gjirit.Një vetëkontroll i thjeshtë, një vi...
01/10/2025

🎀 Tetor = Muaji Rozë 🎀
Ky muaj na kujton rëndësinë e kontrollit për kancerin e gjirit.
Një vetëkontroll i thjeshtë, një vizitë tek mjeku, një mamografi në kohë… mund të shpëtojnë jetë! 💗

Le ta ndajmë këtë mesazh për të kujtuar të gjitha gratë: parandalimi është forca jonë. 🙌✨

🫀 Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjet Kardiovaskulare 🫀Gjatë këtij muaji, në Qendrën Shëndetësore Çorovodë i kushtuam ...
24/09/2025

🫀 Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjet Kardiovaskulare 🫀

Gjatë këtij muaji, në Qendrën Shëndetësore Çorovodë i kushtuam vëmendje të veçantë parandalimit dhe kujdesit për shëndetin e zemrës.

👩‍⚕️ Mjeku i familjes dhe Mjeku kardiolog zhvilluan vizita mjekësore me qytetarët, duke ofruar:
✔️ M***e tensioni arterial
✔️ Konsultime dhe këshilla mbi mënyrën e jetesës
✔️ Identifikimin dhe menaxhimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare

✅ Këto vizita ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve të mundshme dhe përmirësojnë shëndetin e komunitetit tonë.

Ftojmë të gjithë qytetarët të kryejnë rregullisht kontrolle shëndetësore dhe të kujdesen për zemrën e tyre, sepse:
❤️ Një zemër e shëndetshme, një jetë më e gjatë! ❤️

Një ditë e zakonshme pune në QSH ÇorovodëÇdo mëngjes nis me të njëjtin mision: kujdesin për shëndetin tuaj.👉 Vaksinojmë ...
02/09/2025

Një ditë e zakonshme pune në QSH Çorovodë

Çdo mëngjes nis me të njëjtin mision: kujdesin për shëndetin tuaj.
👉 Vaksinojmë fëmijët, që të jemi të mbrojtur.
👉 Bëjmë check-up, që sëmundjet t’i parandalojmë sa më herët.
👉 Shkojmë në vizita në banesë, që askush të mos mbetet pa kujdesin e nevojshëm.

Puna jonë është çdo ditë me njerëz, për njerëzit. Faleminderit që na besoni shëndetin tuaj! ❤️

02/09/2025
Ushqyerja me gji është dhurata më e çmuar që një nënë i jep fëmijës së saj:👶 Për bebin:✨ Ushqim i përsosur dhe i plotë✨ ...
21/08/2025

Ushqyerja me gji është dhurata më e çmuar që një nënë i jep fëmijës së saj:

👶 Për bebin:
✨ Ushqim i përsosur dhe i plotë
✨ Forcon imunitetin dhe mbron nga sëmundjet
✨ Ndihmon në zhvillimin e trurit dhe rritje të shëndetshme

👩‍🍼 Për nënën:
💜 Shërim më i shpejtë pas lindjes
💜 Ul rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve
💜 Është komode, natyrale dhe falas

🌍 Për shoqërinë:
✅ Fëmijë më të shëndetshëm
✅ Kosto më të ulëta shëndetësore
✅ Më shumë kujdes për mjedisin

👉 OBSh rekomandon: Ushqyerje ekskluzive me gji deri në 6 muaj dhe vazhdim deri në 2 vjeç ose më gjatë.

🤱 Gjiri është dashuri, jetë dhe shëndet! 💖

Address

Ruga "Arkitekt Kasemi", Skrapar
Çorovodë
5401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Shëndetësore Çorovodë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram