Fizioçimi Belsh

Fizioçimi Belsh Ne kliniken tone te fizioterapise trajtojme: Dhimbje Qafe,Dhimbje Shpatulle,,Dhimbje Mesi,Dhimbje Gjuri etj......

Rehabilitimi i protezës së gjurit🙂🙂Finish
19/07/2022

Rehabilitimi i protezës së gjurit🙂🙂Finish

07/10/2021
04/05/2020

🏃🏃💪💪

27/01/2020

🏃‍♂️🏃‍♂️

LCA        🏃‍♂️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♀️🏃‍♀️🕺🕺                                                                     Ligamenti kruciat ...
05/09/2018

LCA 🏃‍♂️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♀️🏃‍♀️🕺🕺

Ligamenti kruciat (i kryqëzuar) anterior është ligamenti i gjurit që dëmtohet më shpesh. Personat që pësojnë dëmtime të ligamentit të kryqëzuar të përparmë janë më së shumti ata që merren me aktivitet atletike. Me rritjen e vendit që po zë sporti në jetën tonë të përditshme, sidomos në dekadat e fundit, po rritet dhe numri i personave që kanë dëmtime të këtij ligamenti të gjurit.

Ky dëmtim, këto 15 vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes të kirurgëve ortoped, të cilët kanë arritur të kryejnë operacione shumë të suksesshme për riparimin e ligamentit kruciat anterior.

ligamenti i gjurit i perparme

Ku ndodhet ligament kruciat anterior (ligament i kryqëzuar i përparmë) dhe cili është funksioni i tij?

Ligamentet janë struktura të forta indore që lidhin fundet kockore. Ligament kruciat anterior –LCA ndodhet në qendër të artikulacionit të gjurit, duke kaluar nga pjesa e pasme e femurit për t’u lidhur në pjesën e përparme të tibias (kockës së kërcirit).

LCA është struktura kryesore që kontrollon sa mund të lëvizë tibia përpara nën femur. Nëse tibia lëviz shumë përpara, atëherë ligamenti mund të rupturohet (çahet). LCA është ligament i parë që tendoset kur gjuri shtrihet. Nëse gjuri shtyhet mbi këtë pikë ose bën hiperekstension (zgjatet më shumë seç duhet), LCA mund të rupturohet.

Strukturat e tjera të gjurit gjithashtu mund të dëmtohen kur gjuri përdridhet me forcë, si për shembull, një goditje në futboll. Jo rrallë vërehen dhe rupturë të ligamentit kolateral medial të gjurit dhë të meniskut lateral që është një strukturë e butë në formën e shkronjës U, e vendosur në pjesën e jashtme të gjurit midis tibias dhe femurit.

Cilat janë shkaqet e dëmtimit të LCA-së?

Shkaku kryesor i dëmtimit të LCA-së është aktiviteti sportiv. Janë të shumtë llojet e sporteve që janë të lidhur me rupturën e LCA-së. Incidencë të lartë për këto dëmtime kanë sportet që kërkojnë që shputa e këmbës të jetë e shtrirë dhe trupi të ndryshojë drejtim në mënyrë të menjëhershme, si për shembull basketbolli.

Futbolli gjithashtu është një sport që shkakton rupturë të LCA-së shumë shpesh. Në këtë sport kombinohen disa faktorë, si: mbajtja shtrirë e shputës së këmbës, ndryshimi i menjëhershëm i drejtimit të trupit dhe prania e rrezikut për kontakt trupor.

Skitë në sipërfaqe të tatëpjeta janë gjithashtu burim i shpeshtë dëmtimesh të LCA-së, sidomos pas daljes në treg të çizmeve të skive që arrijnë deri në pulpë. Këto çizme e transmetojnë forcën goditëse gjatë rrëzimit në gju, në vend që ta shpërndajnë atë në kërci dhe në kyçin e këmbës.

LCA dëmtohet veçanërisht kur gjuri përdridhet me forcë ose shtrihet më shumë seç duhet (hiperekstension). Shumë pacientë referojnë se dëgjojnë një kërcitje të fortë kur ligamenti çahet dhe kanë ndjesinë sikur gjuri lëviz nga vendi.

Numri i dëmtimeve të LCA-së është rritur shumë. Kjo është pjesërisht e lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitete atletike. Studimet tregojnë se atletet femra kanë probabilitet 2-4 herë më të lartë se atletët meshkuj për të pësuar ruptura/çarje të LCA-së.

Simptomat

Simptomat që shfaqen pas rupturës së LCA-së variojnë nga rasti në rast. Zakonisht, artikulacioni i gjurit enjtet pak kohë pas dëmtimit. Kjo është si pasojë e gjakosjes në brendësi të artikulacionit të shkaktuar nga çarja e enëve të gjakut në ligamentin e dëmtuar. Instabiliteti që vjen nga ruptura e LCA-së i shkakton pacientit një ndjesi pasigurie dhe të lëvizjes së gjurit nga vendi, sidomos kur përpiqet të ndryshojë drejtimin e gjurit. Mund të duket sikur gjuri do të rrëshkasë përpara.

Dhimbja dhe enjtja pas dëmtimit fillestar kalojnë pas 2-4 javësh, por gjuri mund të vazhdojë të ndihet i paqëndrueshëm. Simptomat e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë së gjurit janë ato që duhen trajtuar. Gjithashtu, një faktor i rëndësishëm për të vendosur për trajtim është dhe fakti që pas një periudhe kohore të gjatë instabiliteti/ paqëndrueshmëria e gjurit çojnë në artrit të hershëm të gjurit.

Diagnoza

Historia e sëmundjes dhe ekzaminimi fizik i pacientit janë dy faktorë shumë të rëndësishëm për vendosjen e diagnozës së rupturës ose dëmtimit të LCA-së. Në dëmtimet akute (të menjëhershme), enjtja është një tregues i saktë. Mjeku mund të kërkojë që të bëni një radiografi për të përjashtuar një thyerje kockore. Ligamentet dhe tendinat nuk duken në radiografi, por gjaku në brendësi të artikulacionit mund të jetë dhe si pasojë e një thyerje në strukturat e gjurit, ose kur copëtohen pjesë nga sipërfaqa e artikulacionit. Rezonanca magnetike është ekzaminimi më i saktë nëpërmjet të cilit mund të vendoset menjëherë diagnoza e rupturës së LCA-së pa e parë fare gjurin.

Cilat janë mënyrat e trajtimit?

Trajtimi jokirugjikal

Trajtimi fillestar i LCA-së së rupturuar ka për qëllim uljen e dhimbjes dhe të enjtjes së gjurit. Pushimi dhe medikamente antiinflamatore, si paracetamoli mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.Mund të jetë e nevojshme që të përdorni paterica derisa të mund të ecni pa çaluar. Pjesa më e madhe e pacientëve instruktohen të peshojnë normalisht mbi gju gjatë ecjes. Artikulacioni mund të ketë nevojë të drenohet me një gjilpërë për të hequr gjakun në artikulacion.

Shumë pacientë mund të bëjnë terapi fizike për trajtimin e dëmtimeve të LCA-së. Terapistët trajtojnë dhimbjen dhe enjtjen duke përdorur akull, elektrostimulim dhe periudha pushimi me këmbën të mbajtur ngritur lart. Ushtrimet përdoren për të ndihmuar në rifitimin e lëvizjeve të artikulacionit dhe muskujve.

Mund të përdoret një gjunjëz për LCA-në, e cila ka qëllim të përmirësojë stabilitetin e gjurit kur LCA nuk funksionon siç duhet. Gjunjëza rekomendohet zakonisht kur gjuri është jostabël dhe nuk është në plan kirurgjia. Një LCA e rupturuar që nuk riparohet shumë shpejt, çon drejt artritit të gjurit. Në këto raste mjekët përshkruajnë përdorimin e gjunjëzës për të parandaluar dëmtimin e artikulacionit të gjurit si pasojë e dëmtimit të ligamentit. Gjunjëza e LCA-së shërben për të mos lejuar që gjuri të lëvizë nga vendi gjatë një aktiviteti të moderuar.

Kirurgjia

Në rast se simptomat dhe instabiliteti i gjurit nuk mund të mbahen në kontroll me gjunjëzën dhe programin e rehabilitimit, atëherë rekomandohet kirurgjia. Qëllimi kryesor i ndërhyrjes kirurgjikale është të mos lejojë tibian të lëvizë përpara nën kockën e femurit më shumë seç duhet dhe gjuri të rimarrë funksionin e tij normal.

Edhe kur kirurgjia është e domosdoshme, shumë ortopedë kërkojnë që pacientët e tyre të bëjnë disa seanca fizioterapie para ndërhyrjes. Kjo bëhet për të reduktuar enjtjen dhe për të bërë të mundur që gjuri të drejtohet plotësisht. Në këtë mënyrë ulet gjithashtu rreziku për fibrozë (shenja) brenda gjurit dhe shërimi është më i shpejtë.

Metoda artroskopike

Pjesa më e madhe e kirurgëve tashmë preferojnë të rindërtojnë LCA-në duke përdorur një pjesë tendini ose ligament për të zëvendësuar LCA-në e rupturuar. Kjo ndërhyrje zakonisht realizohet nëpërmjet artroskopit. Kjo kirurgji është kirurgji e mbyllur dhe kirurgu nuk ka nevojë të hapë artikulacionin, por vetëm bën prerje të vogla mbi të. Artroskopi përdoret për të parë artikulacionin e gjurit në brendësi, ndërkohë që kirurgu operon. Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve për rindërtimin e LCA-se nuk kërkojnë shtrim në spital të pacientit dhe shumë prej tyre shkojnë në shtëpi të njëjtën ditë pas ndërhyrjes. Disa të tjerë qëndrojnë një ose dy netë në spital, sipas nevojës.

Rehabilitimi

Rehabilitimi jokirurgjikal

Rehabilitimi jokirurgjikal i LCA-së së rupturuar zgjat 6-8 javë. Ju mund të rifilloni aktivitetin sportiv kur muskujt tuaj kanë arritur pothuajse nivelin e plotë të forcës, kur gjuri juaj nuk enjtet në mënyrë të herëpashershme dhe nuk keni probleme me gjurin kur nisni lëvizjen.

Pas kirurgjisë

Pjesa më e madhe e kirurgëve i këshillojnë pacientët e tyre të bëjnë🏃‍♂️🏃‍♂️ fizioterapi🏃‍♀️🏃‍♀️ pas ndërhyrjes për rindërtim të LCA-së. Programi i rehabilitimit mund të zgjasë derisa të marrim rezultatet maksimale të rindërtimit kirugjikal të LCA-së. Nëse kirurgjia dhe rehabilitimi shkojnë ashtu siç janë planifikuar, ju mund të merrni një program ushtrimesh që do t’i bëni në shtëpi dhe të takoheni me terapistin tuaj çdo disa javë për një periudhe 4-6-mujore.

Gonartroza (Artroza e gjurit)Është sëmundja degenerative më e shpeshtë që kap artikulacionin e gjurit. Bëhet fjalë për n...
02/10/2017

Gonartroza (Artroza e gjurit)
Është sëmundja degenerative më e shpeshtë që kap artikulacionin e gjurit. Bëhet fjalë për një konsumim të sipërfaqes artikulare të kockave që përbëjnë artikulacionin e gjurit, patela, tibia dhe femori.
Kërci që vesh këto sipërfaqe me kalimin e kohës konsumohet, hollohet deri sa del kocka që është nën të.
Gonartroza është një patologji tipike e moshave të thyera sidomos në format e saj primare (të trashëguara, degjenerative, idiopatike).
Kur artroza shkaktohet si pasojë e një sëmundje apo traume quhet artrozë dytësore (frakturat, rupturat e legamenteve apo çarjet e menisqeve të pa kuruara, gjuri varus ose valgus, infeksionet, sëmundje të ndryshme të organizmit etj.)

Nje vit i mbar per te gjith
31/12/2016

Nje vit i mbar per te gjith

Menyra me  korrekte per te punuar ne kompjuter
06/12/2016

Menyra me korrekte per te punuar ne kompjuter

20/11/2016
07/11/2016

Spondiliatroza

Spondiliatroza: është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit.
Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.
Shkaqet
Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.
Këshilla
-Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.
-Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.
-Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.
-Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.
-Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.
-Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.
-Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.
Dhimbjet
Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Fitnesi largon spondiliatrozën
Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore.
Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës
Si kurohet spondiliatroza
1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina
Spondiliatroza terapia e plotë
Teknikat më të fundit lidhur me “biofeedback”-un me anë të të cilit individi arrin të kontrollojë tonin dhe kalibrin e damarëve të gjakut. Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.

Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së spondiliatrozës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, (që vinte nga palca kurrizore) por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, etj
Bimët….
Spondiliatroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen me bërjen e masazheve, siç është fizioterapia, masazh me vaj e uthull. Një seancë prej 30 minutash, që zgjat 10 deri në 15 ditë do t’u bënte shumë mirë dhimbjeve të shkaktuara. Edhe dëllinja e kuqe ka dhënë rezultate të mira në qetësimin dhe përmirësimin e nervit të ngacmuar. Nga kjo bimë merret një lugë kafeje dhe zihet së bashku me një gotë ujë për 15 minuta.
Kur lëngu i përftuar ftohet, kullohet dhe shtrydhet. Ky lëng pihet gjatë ditës për 30 ditë rresht. Në rast se nevojitet më tepër nga kjo kurë, mund të shtohet doza, por gjithmonë në raporte të barabarta. Një tjetër kurë është edhe ajo e përftuar nga speci djegës. Rreth 10 gramë nga speci hidhet në 100 gramë alkool 60 gradë. Kjo masë lihet për 6 ditë. Këshillohet që kjo masë të përzihet herë pas here duke e tundur. Pasi kullohet i jepet të sëmurit të pijë 20 pika para buke në drekë dhe në darkë.
Terapia
Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, sidomos antidepresivët. Ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Spondiliatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riprodhohet, por qetësohet me mjekime e masazhe, banja termale, që në disa raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite.
Nga se shkaktohet spondiliatroza
Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor.
Kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza. Ajo shfaqet edhe në rastet kur ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse ke pasur kontakte të ndryshme me përbërje kimike, helme.
Dhimbjet e shkaktuara nga spondiliatroza
Dhimbjet “zgjohen” lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth. Një nga metodat e kurimit është psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë, shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.
Moshat që prek spondiliatroza
Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës.
Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Kohëve të fundit në përdorim ka hyrë një ilaç: sumatriptan, që është një antagonis specifik selektiv ndaj receptorëve

Address

Rruga "31 Gushti", 50 M Nga Supermarket "Dumrea"
Belsh

Telephone

0685632533

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizioçimi Belsh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram