05/11/2025
🦷 Transformim i vogël, ndryshim i madh!
Në këtë rast, shohim një pacient të vogël me pigmentime të errëta në sipërfaqen e dhëmbëve — një problem i shpeshtë te fëmijët, që shkaktohet nga bakteret kromogjene ose nga higjiena e pamjaftueshme orale.
Pas një pastrimi profesional , dhëmbët rifituan ngjyrën natyrale dhe shkëlqimin e shëndetshëm ✨
Ky trajtim është i padhembshëm, i shpejtë dhe shumë efektiv, duke ndihmuar fëmijët të mësojnë rëndësinë e kujdesit të përditshëm për dhëmbët.
🪥 Kujdesi i rregullt, kontrolli periodik dhe pastrimi profesional janë çelësi për një buzëqeshje të shëndetshme që në fëmijëri.