10/05/2022
Pershendetje kolege bleterrites !
Sot dua te shkruaj per nje fenomen te perhapur ne bletari, qe quhet balancimi i bleteve !
Perpara se te filloj te kjo teme, me perpara po ju shtjelloj jo shume hollesisht se : kush eshte nozema apis dhe kush nozema cerana !
Shume bleterrites kane dije mjaftueshem se c’fare demi shkaktojne keto neozema. Nuk po shtjelloj se nga e kane origjinen dhe nga se shkaktohen, por dua tju tregoj disa nga shenjat per ti dalluar ato!
Nozema apis, eshte nje mikro organizem nje qelizor dhe eshte bashkeudhetare me bleten europiane. Dua te them qe eshte ngjitese. Perpara zgjoit shikojme blete qe zvariten, nuk munden te fluturojne, ngjiten neper fijet e barit dhe perseri bien poshte. Krahet i mbajne ne kendin 45 grade dhe kur semundja ka aritur nje faze shume te zhvilluar, bletet dridhen. Keto jane disa shenja qe ne duhet te kuptojme se kemi te bejme me nozema apis!
Kush eshte nozema cerana : kjo nozeme ka erdhur ne Europe tani vone nga Azia. Ajo prek bletet e fushes, ndryshe nga nozema apis qe prek bletet e reja. Kjo nozeme nuk ka shenja dalluese dhe bletari nuk mund ta kuptoje pse nje koloni e infektuar me kete semundje shpopullohet dhe shkon drejt shkaterimit. Tani dua te nderlidh kete semundje me balancimin e kolonive te bleteve. Kemi degjuar nga shume bleterrites qe thone, se nuk eshte bleterrites ai qe nuk ben balancimin e kolonive te bleteve. Kush eshte balancimi, shume bleterrites e dine , por ka dhe bleterrites te rinj qe nuk e dine. Balancimi i bleteve eshte qe nese kemi nje koloni me 8 pjellje dhe nje me 6 pjellje, i heqim nje pjellje kesaj te fortes dhe ja shtojme kesaj te dobtes. Balancimi behet edhe ne blete me te dobeta. Lind pyetja, pse ka ngelur e dobet kjo koloni ?
Te gjitha sherbimet i jane bere njesoj me kolonite me te forta, pse kjo ka ngelur pas, ka shume arsye, por nje arsye mundet te jete nje semundje ngjitese! Nese keto koloni mundet te jene te infektuara, ne vertet ju shtojme nje ose dy pjellje dhe na duket sikur i fuqizuam, por nga kjo koloni morem dy korniza te infektuara dhe ja cuam semundjen kolonise me te forte, pervec se kete koloni e dobesuam nga fuqia e mizes, ne i futem edhe sporjet e nozemes, ose pesten, etj semundje qe jane goxha neper parqet tona, pra ne ndikuam ne uljen e imunitetit ne kete koloni. Pra ne bleterritesit jemi shkaktare per perhapjen e shume semundjeve neper parqet tona, me dijet tona! Profesori i mirenjohur i bletarise Shqiptare Kristaq Thomo ka thene per balancimin: nuk mund te thyejme shtambat per te regulluar stomna, ose me thjesht disa poce balti. Pra une jam kategorikisht kundra per te balancuar kolonite e bleteve. Une ju dhashe disa shembuj, por ka shume me shume arsye pse ne,nuk duhet te bejme balancim. Bletet e forta jane ato qe do na sjellin mjaltin, luften e fiton ajo ushtri qe ka me shume ushtare.