Spitali Bashkiak Delvine

Spitali Bashkiak Delvine Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali Bashkiak Delvine, Hospital, Lagjia Sinan Ballaci, Delvina.

04/02/2025
04/02/2025



👨‍⚕️🩺🧑‍⚕️ Për herë të parë, në Spitalin Rajonal Shkodër 🏥 është kryer me sukses stentimi i arteries karotide, një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë. Ky rast përfshinte një pacient 84-vjeçar 👴, i diagnostikuar me TIA (Atak Iskemik i Përkohshëm), i cili nuk ishte i përshtatshëm për ndërhyrje kirurgjikale tradicionale.

Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për Spitalin Rajonal të Shkodrës🏥🧑‍⚕️👨‍⚕️, duke e pozicionuar atë si një qendër që ofron protokolle të plota dhe trajtime të avancuara për sëmundjet vaskulare. Ky angazhim tregon përkushtimin e spitalit në sigurimin e shërbimeve mjekësore të specializuara dhe cilësore për pacientët🙎‍♂️🙍🏼‍♀️

për ekipin mjekësor👨‍⚕️🧑‍⚕️: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja, Dr. Gledis Zaimi dhe Dr. Genc Nurja dhe stafin infermieror, përfshirë Ermali Dibrën, Afrim Bashin dhe Ilir Dizdarin.

🇦🇱

04/02/2025
04/02/2025

🚑🩸A ke menduar kur ishte hera e fundit që dhurove gjak? Tani, me Njësinë Levizëse të Dhurimit të Gjakut, ky akt human dhe jetësor vjen më pranë teje!

Sot, do të jemi në Bashkinë Burrel 📍në Qendër të Qytetit.

Gjatë muajit Shkurt 🗓️ Njësia Lëvizëse e Dhurimit të Gjakut do të jetë në çdo qytet të 🇦🇱 Bashkohu edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij misioni human.

✅ Nga janari deri në dhjetor 2024, numri i dhurimeve ka arritur në 7,386 – një kontribut i jashtëzakonshëm për jetët që varen nga ne.

Duke shtrirë kujdesin dhe solidaritetin në çdo cep të Shqipërisë, të gjithë kemi mundësinë të japim kontributin tonë për ata që kanë më shumë nevojë. Çdo pikë gjaku shpëton jetë!

🩸 ❤️

04/02/2025
04/02/2025
27/01/2025

Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Abdi Bala, themeluesit të shërbimit të kirurgjisë vaskulare në Shqipëri dhe një prej figurave më të shquara të mjekësisë.

Një kirurg i jashtëzakonshëm dhe pedagog i përkushtuar, Prof. Bala la pas një trashëgimi të vyer në mjekësi, duke edukuar breza mjekësh dhe duke sjellë risi në fushën e kirurgjisë vaskulare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe!

27/01/2025

✅ Gjatë vitit 2024, Klinika Stomatologjike Universitare 🏥 ka qenë një pikë referimi për mijëra qytetarë, duke kryer rreth 1️⃣1️⃣,3️⃣1️⃣4️⃣ vizita 🦷🪥 falas dhe ofruar shërbime dentare të specializuara për të gjitha moshat.

Shëndeti oral 🦷🪥 është baza e një jete të shëndetshme, dhe ne do të vijojmë të investojmë për ta përmirësuar akoma më shumë këtë kujdes 🧑‍⚕️👨‍⚕️!


🇦🇱

27/01/2025

Address

Lagjia Sinan Ballaci
Delvina
9704

Telephone

035581522269

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Bashkiak Delvine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Bashkiak Delvine:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category