12/03/2026
☆☆☆☆☆
🌿 “ Çim Kërtalli 🌿 Nga Viti 1991
Një Trashëgimi që Jeton në 5 Gjenerata...
✅ Në historinë e disa familjeve shqiptare ka profesione që nuk janë thjesht punë, janë misione që trashëgohen brez pas brezi.
Një prej këtyre historive është ajo e familjes KËRTALLI,
një histori përkushtimi, respekti dhe shërbimi ndaj komunitetit që shtrihet në pesë gjenerata.
✅ Kjo traditë fillon shumë herët në kohë...
Që në kohën e Mbretit Zog, gjyshi i Çimit ushtronte këtë profesion me dinjitet dhe përgjegjësi, duke u shërbyer njerëzve në një nga momentet më të ndjeshme të jetës.
✅ Më pas, këtë rrugë e vazhdoi babai i Çimit, i cili gjatë periudhës së Enver Hoxhës ruajti këtë profesion me përkushtim dhe respekt për komunitetin.
✅ Në këtë traditë të fortë familjare edhe Çim Kërtalli, vendosi ta çojë këtë mision në një nivel të ri.
✅ Në vitin 1991, në një moment HISTORIK ndryshimesh për SHQIPËRINË, ai mori një hap të guximshëm duke e nisur privatisht sipas mundësive të kohës...
Agjencinë Funerale Çim Kërtalli, duke u bërë ndër pionierët e këtij aktiviteti në vend.
✅ Me pasion të jashtëzakonshëm për punën, me humanizëm dhe me një ndjenjë të thellë respekti për çdo familje, Çimi ndërtoi një emër që shumë shpejt u bë sinonim i besimit, seriozitetit dhe shërbimit dinjitoz.
✅ Për të, kjo nuk ishte thjesht një punë, ishte një mision njerëzor, që e kryente gjithmonë me zemër, përkushtim dhe përgjegjësi.
✅ Për vite me radhë ai qëndroi pranë familjeve në momentet më të vështira të jetës së tyre, duke krijuar një reputacion të ndërtuar mbi ndershmëri, respekt dhe punë të palodhur.
✅ Në Vitin 2015, në moshën ende shumë të re 55 vjeç, Çim Kërtalli u nda nga jeta, por jo nga kujtimi dhe vepra që la pas, një emër që sot vazhdon të jetojë me krenari në familjen dhe traditën që ai ndërtoi.
✅ Sot, këtë mision e vazhdojnë me krenari dy djemtë e tij, të cilët me përkushtim të pakufishëm, punë të palodhur dhe me të njëjtin shpirt human që kishte babai i tyre, ecin në hapat e tij ashtu siç ai e dëshironte gjithmonë. Ata e mbajnë gjallë këtë traditë familjare duke ruajtur vlerat që ai ndërtoi gjatë gjithë jetës së tij.
✅ Dhe historia nuk ndalet këtu...
Sot, pranë tyre po rritet edhe gjenerata e ardhshme – nipat e Çim Kërtallit, të cilët përfaqësojnë vazhdimësinë e kësaj tradite të rrallë familjare.
✅ Kështu, Agjencia Funerale Çim Kërtalli përfaqëson sot një HISTORI TË JASHTÊZAKONSHME ME PESË GJENERATA:
Gjyshi i Çimit – në kohën e Mbretit Zog
Babai i Çimit – në kohën e Enver Hoxhës
Çim Kërtalli – Themeluesi i Agjencisë Private Funerale në vitin 1991
Dy djemtë e tij – që vazhdojnë sot me përkushtim këtë mision
Nipat e familjes KËRTALLI – brezi i ardhshëm...
✅ Falë kësaj historie të gjatë dhe përkushtimit të brezave,
Agjencia Funerale Çim Kërtalli është sot
NJË NGA AGJENSITË MË TË VJETRA ME TRADITË FAMILJARE NË HISTORINË E SHQIPËRISË...
✅ Një Emër që ka fituar Respekt në nivel Lokal, Rajonal dhe Kombëtar, dhe që po njihet gjithnjë e më shumë edhe në Arenën Ndërkombëtare.
✅ Viti 2025 shënon një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm në këtë histori:
FUNERAL HOME / SHTËPIA MORTORE
____ "Çim Kërtalli"____
...shtëpia jonë, është shtëpia juaj...
✅ “SHTËPIA MORTORE OFROHET FALAS, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për komunitetin që për dekada i ka besuar dhe na ka qëndruar pranë.”
DINJITETI FILLON ME AMBIENTIN...
🔹 1400 m² privat
Hapësirë e bollshme dhe e organizuar për vizitorët, pa stres dhe pa shqetësime.
🔹 Pritjeje të dedikuara ceremoniale
Të dizajnuara për dinjitet dhe solemnitet maksimal.
🔹 Infrastrukturë e standardeve të larta
Higjienë, organizim dhe teknologji moderne.
🔹 Privatësi dhe rehati absolute
Ambient i mbyllur, i sistemuar dhe i respektueshëm.
🔹 Çdo element është ndërtuar për të krijuar një përvojë të qetë, të organizuar dhe me respekt maksimal në momentet më të ndjeshme të jetës
✅ Kjo nuk është thjesht një Agjenci Funerale.
Është një histori familjare që fillon në kohën e Mbretit Zog dhe vazhdon me krenari edhe sot, NË PESË GJENERATA
✅ Sepse disa EMRA nuk janë thjesht EMRA...
Ata janë traditë, sakrificë dhe besim që jeton Brez pas Brezi...
🌿 “ Çim Kërtalli “ NJË EMËR I BESUAR... 🌿