Qendra Ptc

Qendra Ptc Qendra PTC - Qendra e trajtimit psiko-social dhe e kreativitetit të fëmijëve. Mosha 1-65 vjec

🗣️ Sot është Dita Botërore e Zërit!Zëri nuk është thjesht mënyra se si flasim, por një pjesë thelbësore e identitetit to...
16/04/2026

🗣️ Sot është Dita Botërore e Zërit!
Zëri nuk është thjesht mënyra se si flasim, por një pjesë thelbësore e identitetit tonë. Kjo ditë na kujton rëndësinë e madhe që ka kujdesi për shëndetin vokal dhe nevojën për t’u konsultuar me një specialist në kohë kur shfaqen ndryshime.
⚠️ Mos e neglizhoni nëse keni:
• Ngjirje zëri
• Lodhje gjatë të folurit
• Sforcim vokal
• Humbje të cilësisë së zërit
🎤 Zëri nuk duhet t’ju lodhë apo t’ju kufizojë.
Si logoped, unë jam këtu për t’ju ndihmuar përmes:
✨ Rehabilitimit vokal
✨ Trajnimit vokal
✨ Harmonizimit të zërit
💡 Kujdesuni për zërin tuaj, sepse ai është pasqyra juaj. Nëse keni shqetësime, mos hezitoni të më kontaktoni për një konsultë! 👇

15/04/2026

NE JEMI DORA E GUXIMSHME!☀️🤍

✨ Një trajnim ndryshe për një temë shumë të rëndësishme!Marrëdhënia midis shëndetit mendor dhe ushqyerja te adoleshentët...
15/04/2026

✨ Një trajnim ndryshe për një temë shumë të rëndësishme!

Marrëdhënia midis shëndetit mendor dhe ushqyerja te adoleshentët. Cilat janë sfidat dhe si mund të gjejmë rrugëzgjidhje për një mirëqenie psiko-fizike më të mirë?

📌 Bashkohu në këtë trajnim informues dhe praktik, i dedikuar për prindër, psikologë, terapistë dhe të gjithë ata që duan të kuptojnë më thellë këtë lidhje kaq të rëndësishme.

🎓 Me certifikatë pjesëmarrjeje
📅 Datë: 30 Prill
💸 Pjesëmarrja: FALAS

👩‍⚕️ Trajnimi udhëhiqet nga sociopsikologia Fabiola Elezaj, e certifikuar për interpretimin e testeve në fushën e naturopatisë.

⚠️ Vendet janë të limituara!

📞 0685427665
📧 qendraptc@gmail.com
📍 Lagjia 17, Rruga Tropoja, Durrës

📚 Ndihmë për nxënësit drejt suksesit akademik!Në Qendra PTC ofrojmë teste përgatitore për klasën e 5-të dhe klasën e 9-t...
14/04/2026

📚 Ndihmë për nxënësit drejt suksesit akademik!

Në Qendra PTC ofrojmë teste përgatitore për klasën e 5-të dhe klasën e 9-të, të hartuara nga mësues specialistë, për të vlerësuar nivelin e nxënësve dhe për t’i orientuar drejt përmirësimit.

✔️ Vlerësim profesional
✔️ Ushtrime të përshtatura sipas nivelit
✔️ Përgatitje e sigurt për provimet

✨ Abonohu dhe përfito ulje!

📍 Regjistrimet janë të hapura
📞 0695427665
📧 qendraptc@gmail.com

13/04/2026

Një akt i bukur solidariteti që solli buzëqeshje aty ku kishte më shumë nevojë.

Ne Qendra PTC kemi ndërmarrë një iniciativë për mbledhjen e ndihmave në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Një falënderim i veçantë shkon për z. Sokol nga Altrechem@altrechem_official, i cili me kontributin e tij ka bërë të mundur ndihmën për 20 familje. Gjithashtu, falënderojmë edhe familjet dhe kontribuesit e tjerë që janë bërë pjesë e kësaj nisme.

Përveç pakove ushqimore, janë mbuluar edhe seanca terapie për fëmijët me autizëm, familjet e të cilëve nuk kanë pasur mundësi t’i përballojnë.

Një gëzim që erdhi natyrshëm, nga humanizmi i sinqertë dhe jo nga dëshira për publicitet.

Pakot janë dorëzuar në datat 4 dhe 6 prill.

Gëzuar Pashkët!
12/04/2026

Gëzuar Pashkët!

🎨 Terapi sensoriale me bojëra në grupNëpërmjet aktiviteteve kreative me bojëra, fëmijët zhvillojnë aftësitë motorike (ka...
11/04/2026

🎨 Terapi sensoriale me bojëra në grup

Nëpërmjet aktiviteteve kreative me bojëra, fëmijët zhvillojnë aftësitë motorike (kapjen e penelit), orientimin për shkrimin në fletë dhe përmirësojnë përqendrimin. Kjo formë terapie ndihmon gjithashtu në shprehjen e emocioneve në mënyrë të lirë dhe të sigurt.

Në një ambient mbështetës dhe argëtues, fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të ndjekin komandat, duke forcuar aftësitë sociale dhe vetëbesimin. 🌈✨

📞 0695427665
📩 qendraptc@gmail.com

✨ A e dini se… një ambient i strukturuar dhe mbështetës pas shkollës mund të bëjë diferencë reale në zhvillimin e fëmijë...
10/04/2026

✨ A e dini se… një ambient i strukturuar dhe mbështetës pas shkollës mund të bëjë diferencë reale në zhvillimin e fëmijës?

Në Qendra PTC, afterschool nuk është thjesht kujdes pas mësimit — është një hapësirë ku fëmijët:
📚 përmirësojnë rezultatet në shkollë
🧠 zhvillojnë përqendrimin dhe aftësitë mendore
🤝 forcojnë aftësitë sociale dhe vetëbesimin

🌱 Sepse suksesi nuk ndërtohet vetëm në klasë… por edhe në mënyrën si fëmijët mësojnë të rriten çdo ditë.

Ne jemi këtu për t’i mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tyre ✨

📍 Lagjia 17, Rruga Tropoja, Durrës
📞 0685427665

☀️ Kampi Veror në Qendrën PTCNjë eksperiencë unike ku fëmijët mësojnë, eksplorojnë dhe argëtohen çdo ditë në një ambient...
08/04/2026

☀️ Kampi Veror në Qendrën PTC
Një eksperiencë unike ku fëmijët mësojnë, eksplorojnë dhe argëtohen çdo ditë në një ambient të sigurt dhe mbështetës. Përmes aktiviteteve edukative, lojërave kreative, sporteve dhe ndërveprimit social, ndihmojmë çdo fëmijë të zhvillojë aftësitë dhe të krijojë kujtime të paharrueshme.

🌈 Program i strukturuar • Staf i specializuar • Ambient frymëzues
📩 Regjistrimet janë të hapura!

Ne jemi këtu për ju 🤍Trajnim i drejtpërdrejtë me prindinpër të punuar me fëmijën e tij/saj.✔️ Udhëzim i personalizuar✔️ ...
07/04/2026

Ne jemi këtu për ju 🤍

Trajnim i drejtpërdrejtë me prindin
për të punuar me fëmijën e tij/saj.

✔️ Udhëzim i personalizuar
✔️ Strategji praktike
✔️ Mbështetje hap pas hapi

📍 Qendra PTC
📞 068 542 7665

✨ Terapia sensoriale – një hap drejt zhvillimit të plotë të fëmijësNë Qendrën PTC, terapia sensoriale ndihmon fëmijët të...
06/04/2026

✨ Terapia sensoriale – një hap drejt zhvillimit të plotë të fëmijës

Në Qendrën PTC, terapia sensoriale ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të përpunojnë më mirë informacionin që vjen nga trupi dhe mjedisi përreth.

🌿 Përmes aktiviteteve të strukturuara:
• përmirësohet përpunimi i informacionit sensorial
• zhvillohet koordinimi dhe ekuilibri
• rritet përqendrimi dhe vëmendja
• ulet ankthi dhe sjelljet sfiduese
• mbështetet pavarësia në aktivitetet e përditshme

Çdo fëmijë është unik dhe meriton mbështetje të personalizuar për të arritur potencialin e tij maksimal 🤍

📞 Na kontaktoni: 0685427665

Gëzuar Pashkët Katolike! 🕊️✨Urojmë që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, gëzim në familje dhe shpresë për di...
05/04/2026

Gëzuar Pashkët Katolike! 🕊️✨
Urojmë që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, gëzim në familje dhe shpresë për ditë më të ndritura. Le të jetë kjo periudhë një rikujtim i dashurisë, besimit dhe fillimeve të reja.
Qoftë shtëpia juaj e mbushur me ngrohtësi, buzëqeshje dhe bekime! 🌸🥚

Qendra PTC🤍

Address

Rruga Tropoja
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Ptc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Ptc:

Share