Faqja zyrtare - Dr. NDUE MARKU

Faqja zyrtare -  Dr. NDUE MARKU PEDIATER-PATOLOG
VIZITA PEDRIATIKE, PATOLOGJIKE
TESTE INTELIGJENCE
METODA PORTAG

NGJITUR ME QENDREN SHENDETORE NR.6 PLAZH-DURRES
FARMACI - MARKU

14/02/2022
04/12/2021
28/11/2020

FESTAT E NENTORIT NJE VIT ME PARE LOT DHIMBJE ,TRISHTIM,DEPRESION .
GERMADHA TE SHUMTA VIKTIMA E NJEREZIT TRISHTIM NJERZ QE S’DININ NGA TE SHKONIN .QINDERA VETE NEPER MAKINA TE FRIKSUAR NGA PASLEKUNDJET SHUME TE SHPESHTA TE TERMETIT. QANTE SHQIPJA DHE FLAMURI GJYSEM SHTIZE DUKEJ SE DERDHTE LOT. POPULLI E SHTETI NE KEMBE PER PEBALLIMIN E DHIMBJES DHE TE SITUATAVE.NE KEMBE NATE E DITE SHENDETESI .NDIHMA DHE EKIPE TE SPECIALIZUARA NGA KOSOVA E GJITHE EUROPA . NJERZIT ME QINDRA RRUGEVE TE QYTETIT DREJT BASHKISE ME LETRA NEPER DUAR DUKE KERKUAR STREHIM. GJITHE PUNONJESIT E BASHKISE NE KEMBE DUKE PRITUR E PERCJELLUR GRUPE NJERZISH DERI NE ORET E VONA. MBAJ MEND NJE VERA , NE KATIN E DYTE BASHKIA DURRES QE ISHTE AQ GOJE EMBEL AQ E PERKUSHTUAR PER TU ZGJEDHUR PROBLEMETE E STREHIMIT NJERZVE SIKUR TE ISHIN FAMILJARET E SAJ. MBAJ MEND EDHE DHJETRA VULLNETAR QE E KISHIN MBUSHUR BASHKINE QE KISHIN DESHIREN E MADHE PER TE PUNUAR E NDIHMUAR POR JO NE VENDIN E DUHUR. LEVIZJA E KRYETARES BASHKISE (UNE NUK E NJOH FARE) U PA PASI DISA HERE NE BASHKI HUMBEN DEKUMENTAT . ZYRA E ANKESAVE JUSTIFIKOHEJ SE I KANE NGATERRUAR DHE HUMBUR VULLNETARET .KONKRETISHT VETE I KAM DERGUAR 5 HERE NE NJESINE
DHE VETEM HEREN E PESTE U GJETEN NE BASHKI E VAZHDUAN PERIPICITE E VAZHDOJNE PER SHUME E SHUME TE PA STREHE.
MEGJITHATE SOLIDARITETI NDIHMOJI . E PERBALLOJI KETE DHEMBJE TE MADHE E TE PA HARRUSHME PER TE GJITHE ATA QE HUMBEN JETEN , PER TE AFERMIT E TYRE TE GJALLET QE DERI NE VDEKJE NUK U SHTEREN LOTET.
UROJ QE QEVERIA E TASHME DHE E ARDHESHME TE PUNOJE PER NJE LOGJISTIKE QE FORCAT E SHPETIMIT TE JENE TE KOMPLETUARA DHE JO TE ASAJI GJENDJE E QE U VUAN NEN ATO DITE TE TRISHTIMI. GEZUAR PER SHUME VITE FESTAT E LAVDISHME TE PAVARSISE E ÇLIRIMIT TE VENDIT.
ME MIRE ME TE SHENDETESHEM DHE MA PRANE FAMILJES EUROPIANE VITIN E ARDHSHEM!

05/05/2020

E kemi theksuar se nuk ka specialist qe te vertetoje fillimin e COVID-19 ne shqiperi. Situata virale ka vazhduar nga 10-diteshi i fundit i vitit 2019. Kjo eshte kopetence e studimit nga virologt ne te ardhmen . Keshillat e specialisteve dhe vendimet e qeverisë te deri tanishme ishin te justifikuar dhe produktive , si ne fushat e higjenes ,distancimit ,izolimit etjer . Tani qe periudha virale po kalon 4 muaj dhe masat e qeverisë i kaluan 2-muaj kufizimet,izolimet, si ne levizje ashtu edhe brenda per brenda rajoneve kthehen ne te demshme per vete faktoret shendetesore. Ato ushqejne streset,deperesionet,neurozat, e shum te tjera . Si Mjek i trajnuar ,kualifituar dhe specializuar ne fushen e zhvillimit te femijerise te hershme ,konstatoj : zgjatja e ketij kufizimi apo izolimi do te prek te gjitha fushat e zhvillimit te femijerise se hershme si gjuhsore,sociale, intelektuale, emocionale por edhe fizike dhe motorre . I mungon faktori kyesor i zhvillimi qe eshte faktori loje . Jam i bindur nese keto kufizime do zgjaten dhe nese bejne testime psikologjike keto diferenca do te fillojne . SAVE the CHILDREN nga viti 2000-2010 ne shqiperi ka trajnuar ,specializuar dhe Certefikuar mjaft specialiste te zhvillimit te femijeris hershme ne shqiperi si Mjek , Sociolog,Psikolog dhe Mesues. Ne ket fushe mendimi i tyre eshte i vlefshem dhe nuk duhet te nenvlersohet.
Si nje prej atyre un mendoj: Kujdes higjenik PO ,distancim social PO , JO izolim , dalje te lir , te pa kufizuar. Ajrosje te paster dhe pa kufizim ne breg det, parqe po te jet e mundur dhe ne freskin e bjeshkeve ne aromen e luleve dhe bimeve medicinale, natyrale çfare natyra nuk ja u kursen qe nga Jugu deri ne Veri .

14/04/2020

Gjendja Virusale dhe Virulenca e COVID-19 ne vendin tone , po shkon drejt uljes dhe fundit te saj ne 10 -diteshin e dyte te muajt Prill . 10 -diteshi i fundit eshte konvalishenc . Virozat ne vendin ton kane filluar me intensitet mesatar qe nga data 15-20 Dhjetor 2019 , ne klinike te plotesuar virale . Gjendja e semundshmerise ka kaluar e lehte , mesatare deri ne te renduar . Teperatuarat kan rezultuar 37.5 deri ne 39,5- 40 ne raste te rralla edhe 41 . Pacientet me dhembje koke ,dhembje fyti , zenje hundesh dhe rredhje , ngjirje zeri , dobesi te pergjithshme ,veshteresi respiratore . Gjendjet e lehta dhe te mesme i kemi trajtuar ne shtepi. Temperatura mbi 38.5 Anti piritik ,anti inflamator ,analgjezik , vitamina per rritje rezistence . Gjendjet me veshteresi te lehta respiratore dhe me kolle te thate , i kemi trajtur me aerosol dhe qetesues per kolle te thate . Gjendjet presistente me teperature, mbi 5-7 dit i kemi derguar per ekzaminime laboratorike , imazherike dhe trajtim spitalore , siç parashikohet ne te gjitha protokollet dhe udhezimet e deri tanishme te ndjekjes te situatave virale . Kur kemi patur mbivendosje te infeksioneve bakteriale, mikrobiale te vertetuara nga laboratori me ekzaminime imazherike , me mbi vendosje infeksionit bakterial kemi perdorur antibiotik efiçent sipas rastit . COVID-19 esht nje virulence e pa njohur qe zuri ne befasi mjekesine Boterore , po keshtu edhe mjeksine e vendit tone . Asnje shkenctar tek ne , nuk mund te verteteoje se COVID-19 nuk ka qene prezent ne Shqiperi shume kohë perpara izolimit te tij ne Shqiperi . Ajo qe dihet eshte, kur u izulua COVID -19 ne Kine, dhe kur u kap rasti i par tek ne . Ne e dime, shkembimet e medha tregtare te Kines me gjith Boten ,por edhe levizjen Kineze tek ne . Duke e vleresuar si gjendje virale nga 20 - Dhjetori deri me 20 - shkurt me numrin e vizitave , 5-30% ishin viroza .Duke e vleresuar Vdekshmerin dhe rastet e te rriturve dhe te moshes se trete , qe M.Sh i gjen ne drejtorine e statistikave ( qe ne ate kohë nuk u fol per COVID -19 , mendoj se 10- diteshi i dyt i muajt Prill do te shkoje drejt fundit te virulences, dhe 10- diteshi i trete eshte fillimi i konvalishences . Vendosja e rregullave te percaktura nga qeverija dhe taksforcat te ngritura prej saj , heroizmi i bluzave te bardha , gadishmerija e ushtrise dhe e policise , ndoshta jo vetem te ekspozuara por edhe jo plotesishtë te mbrojtura , si dhe ndergjegjesimi i masave beri qe te kaloje pa shume viktima .Konvalishenca kerkon higjene dhe distancim sociale , por liri te plote, ajrosje ne breg det , fshat dhe mal , ku te sigurohet nje oksigjenim sa me i paster . Pushim te paster psikologjik, emocional ,social dhe mirqenje sociale per te gjithe grup moshat .

24/03/2020

Bluzat e bardha heronjet e gjall ne lufte per mbrojtjen e jetes. Une jam nje mjek familje i trajnuar,kualifikuar, dhe certefikuar nga SAVE THE CHILDREN prej 10 viteve me radhe ne fushen e pediatrise se zhvillimit. Keto i referova se ne fushen e semundjeve infektive vlerat shkencore te mijat jane sa te cdo mjeku te pergjithshem. Si mjek i pergjithshem ne kete fushe konstatoj : Armata e bluzave te bardha shqiptare eshte ne nivelet teorike dhe praktike mjaft te larta. Eshte e iniciatives dhe e guximit deri ne vet mohim. Niveli shkencor eshte bashkohore. Kam pasur fatin te shkoj ne kongrese dhe konferenca nderkombetare ne shume vende te Europes. Temat e mbajtura apo debatet shkencore te mjekeve tane jane vleresuar dhe duartrokitur nga profesore dhe mjeke te dryshem nga Europa dhe SHBA. Mjeket, ndihmes-mjek, dhe infemjeret tona jane kalitur ne mjaft veshtersi. Dimri i vitit 1985 ne veri ku ne shume zona kishte mbi 2 meter bore per mbi 60 dite rrjesht, sherbimi mjeksor nuk u nderpre asnje dite. Spitalet zonale te mbushura plot nga veshtersite u kthyen ne spitale te specializuara. Mjeket e pergjithshem bene punen e gjithe specialiteteve ku ne 60 dite nuk kishte asnje vdekje. Ne fakt virozat atehere filluan me ngrohjen e kohes.
Ne vitin 1997 perseri heroizem. Ne kohen kur te gjithe strukturat e shtetit kishin rene, kur me shume se gur mbi t**e kishte plumba, i vetmi repart i organizuar ishte mjeksia. Dhjetra te plagosur me pushke dhe granata, mitroloz dhe automatik, cdo dite u mbusheshin qendrat shendetesore dhe shperndaheshin ne spitalet zonale, te rretheve, rajonale, dhe te Tiranes. Ne 10 ditet e para te ketij t'merri spitalet u mbushen plot. Bandat mbushen rruget. Asnje strukture shteti nuk ekzistonte, pervec ndonje strukture vendore.
Atehere u urdherua nga strukturat vendore dhe komuniteti i shpetimit qe te plagosurit te trajtoheshin ne zonat perkatese. Barre e rende per te gjithe personelin mjeksore, mjeke, infermiere, stamatolog, u perballen me pune te jashtezakonshme, per mjekimin, trajtimin dhe per shpetimin e pacienteve qe vinin ne gjendje mjaft te renda. Edhe ketu tek ne personeli mjeksor: Mjek, infermjere, stamatolog, dhe farmacist heronje qe punuan si nje ekip i perbashket ne funksion te shpetimit te jeteve. Sot shfaqet ne bote nje infeksion viral, nje
PANDEMI CORONA VIRUS ( CONVID 19 ) Shkenca Boterore e vlereson mjaft te rrezikshem. Shkenca Shqiptare me profesionistet e saj po keshtu kete vleresim e vertetojne nga vdekjet e shumta ne Kine, Itali, Spanje, dhe gjithe Europen. Kam shume besim qe edhe kesaj radhe ekipet mjeksore dhe mjeksia Shqiptare do ja dale, dhe do dale faqe bardhe per keto arsye:
A - Kane eksperience ne fitimin e betejave te tilla.
B - Kane nivel te larte pergaditje shkencore dhe pergjegjshmerie
C- Kane mbeshtetje te plote te gjithe strukturave te shtetit dhe shoqerise.
Vendimet e Qeverise per mua si mjek i sapo dalur ne pension nuk jane drastike, jane vendime te domosdoshme, te marrura ne kohe dhe hapesire pas nje ekspertimi te plote dhe te thelle te situates ne vendin tone. Une si mjeke dhe si intelektual u bej thirrje te gjithe qytetarve si qenje e vetedishme, te gjithe grupe moshave te dalin ne krahe te bluzave te bardha ne zbatimin e nje per nje te porosive te specialistave, dhe rregullat e percaktuara ne sherbim te shendetit dhe profilaksise. Edhe nje here respekt per te gjithe personelin mjeksor Shqiptare.
Dr. NDUE MARKU.

24/03/2020

Address

Durrës

Opening Hours

Monday 08:00 - 02:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 20:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+355692747437

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Faqja zyrtare - Dr. NDUE MARKU posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category