29/01/2024
🟢Bilingualizmi nuk shkakton Vonesë gjuhësore.Fëmijët bilingual mund të demonstrojnë disa aftësi në njërën gjuhë por jo në tjetrën ,prandaj është e rëndësishme që fëmijët bilingual të vlerësohen në të dyja gjuhët.Një fëmijë dygjuhësh ka të njëjtën trajektore zhvillimi gjuhësor si një fëmijë njëgjuhësh .Nqs flasim për një Vonesë gjuhësore te fëmija kjo nuk shkaktohet nga Bilingualizmi.
🟢Bilingualizmi nuk shkakton konfuzion.Kur një person bilingual flet nje gjuhë,gjuha tjetër është gjithmonë prezente.Fëmijët arrijnë të diferencojnë mes 2 gjuhëve edhe kur mes tyre ata miksojnë në të folur elemente të dy gjuhëve.
🟢Bilingualizmi nuk shkakton vështirësi në konceptet akademike.Studime të ndryshme tregojnë se bilingualizmi nxit aftësitë akademike .Fakti që fëmijët shpesh kalojnë nga një gjuhë në një gjuhë tjetër rrit fleksibilitetin e të menduarit ,aftësinë e zgjidhjes së problemeve që mund të përbëjë avantazh në disa situata që lidhen me të mësuarin.