Këtu fëmijët mësojnë si të lëvizin në harmoni dhe të fokusohen, duke luajtur. Misioni i NOE YOGA KIDS është që t’i krijojë fëmijëve një ambjent të qetë dhe larg detyrimeve të përditshme, me qëllim që të fokusohen tek aftësitë e tyre. NOE YOGA KIDS përdor lojra, aktivitete, kengë, poza miqësore për fëmijë, ushtrime me frymemarrjen dhe meditim duke i mësuar fëmijëve një mori aftësish të rëndësishme
yoge që mund t’i përdorin çdo ditë. Në klasat e yogës NOE YOGA KIDS, fëmijët kërcejnë si bretkosa, lehin si qenushë dhe gumezhijnë si bletë. Ata mësojnë si të jenë të qetë, si të sillemi mirë me të tjerët dhe si ta duan veten e tyre. Ata mësojnë qetësinë në mënyrën më natyrale, më lozonjare të mundshme.