06/01/2026
Në kushte moti të vështirë, tregoni kujdes maksimal gjatë lëvizjes 🌧️❄️
🚗 Shmangni sa të mundni udhëtimet me mjete motorike.
🌦️ Informohuni vazhdimisht për motin, reshjet dhe zonën ku do të kaloni.
🔧 Kontrolloni mjetin: gjendjen teknike, karburantin, gomat dhe ndriçimin.
🩹 Mos harroni paketën e ndihmës së parë.
🐢 Ulni shpejtësinë dhe lëvizni me kujdes.
🧥 Vishuni me veshje të përshtatshme për kushtet e motit.
👶 Fëmijët vendosini gjithmonë në sedilen e posaçme me rrip sigurie.
📱 Sigurohuni që celularët të jenë të karikuar.
⚠️ Mos kaloni në zona të dyshimta: pellgje të thella, prurje të mëdha uji apo zona me rrëshqitje dherash 🌊⛰️
Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten dhe të tjerët 🙏