14/11/2024
👉 14 Nëntor 2024 - Dita Botërore e Diabetit
🔹Dita Botërore e Diabetit festohet çdo vit më 14 Nëntor për të rritur ndërgjegjësimin rreth sëmundjes dhe rëndësinë e menaxhimit, trajtimit dhe parandalimit të saj të duhur.
🔹Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Diabetit është "Të thyejmë barrierat, të kapërcejmë boshllëqet”.
🔹Tema mbështet angazhimin e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit për të zvogëluar rrezikun e diabetit dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit e diagnostikuar me diabet të kenë qasje në trajtim të barabartë, gjithëpërfshirës, të përballueshëm dhe cilësor. Trajtimi i hershëm i diabetit dhe menaxhimi i mirë i tij mund të sigurojë cilësi më të mirë të jetës për njerëzit me këtë sëmundje.