LogoTtisa

LogoTtisa Logopede MSc. Mettisa Guleksi

🍎🥕 Pak lojë, pak mësim ✨Kaq bukur kur të vegjlit mësojnë duke u argëtuar!
15/04/2026

🍎🥕 Pak lojë, pak mësim ✨
Kaq bukur kur të vegjlit mësojnë duke u argëtuar!

Nga një tingull i vetëm… tek fjalët me kuptim! 🗣️✨Shkronja “Th” është zhvilluar hap pas hapi: nga prodhimi i veçuar, në ...
07/04/2026

Nga një tingull i vetëm… tek fjalët me kuptim! 🗣️✨

Shkronja “Th” është zhvilluar hap pas hapi: nga prodhimi i veçuar, në rrokje dhe tashmë në fjalë. Një progres i vogël në dukje, por shumë i madh në komunikim.

Gjithçka e mbështetur në teste dhe materiale të standardizuara në gjuhën shqipe LOCP PRODUCT, për të ndjekur çdo hap me saktësi.

Sepse çdo tingull ka rëndësi.

Mësojmë profesionet duke luajtur! 🚜Në këtë aktivitet, përmes lojës, fëmijët njohin dhe lidhin profesionet me veprimet e ...
30/03/2026

Mësojmë profesionet duke luajtur! 🚜

Në këtë aktivitet, përmes lojës, fëmijët njohin dhe lidhin profesionet me veprimet e tyre 👩‍🌾🧠

🔸 Fermeri punon në fermë
🔸 Nget traktorin 🚜
🔸 Kujdeset për kafshët 🐄🐑
🔸 Merret me frutat dhe perimet 🍎🥕

Përmes këtij programi, fëmijët zhvillojnë fjalorin, kuptimin dhe lidhjen logjike mes profesionit dhe rolit të tij në jetën e përditshme 💛

Gjatë seancës u punua me shkrimin e numrave dhe shkronjave në tabelën me rërë, duke kombinuar stimulimin sensorial me zh...
26/03/2026

Gjatë seancës u punua me shkrimin e numrave dhe shkronjave në tabelën me rërë, duke kombinuar stimulimin sensorial me zhvillimin e aftësive grafomotore.

Ky aktivitet ndihmon në përmirësimin e koordinimit sy-dorë, rrit përqendrimin dhe lehtëson përvetësimin e simboleve gjuhësore dhe numerike në mënyrë natyrale.

Me lojëra pranverore dhe punë në grup, vogëlushët tanë festuan Ditën e Verës duke mësuar dhe duke u argëtuar. ☀️🌸
14/03/2026

Me lojëra pranverore dhe punë në grup, vogëlushët tanë festuan Ditën e Verës duke mësuar dhe duke u argëtuar. ☀️🌸

6 Mars – Dita Europiane e Logopedisë ✨Pas çdo fjale të mësuar fshihet punë, durim dhe shumë përkushtim.
06/03/2026

6 Mars – Dita Europiane e Logopedisë ✨
Pas çdo fjale të mësuar fshihet punë, durim dhe shumë përkushtim.

Nuk po mësojmë vetëm numra… po mësojmë si të mendojmë! 💡
04/03/2026

Nuk po mësojmë vetëm numra… po mësojmë si të mendojmë! 💡

Buzëqeshja që duam për të nisur javën 😁
02/03/2026

Buzëqeshja që duam për të nisur javën 😁

Me shokun tonë Kokë Patate zbulojmë botën e fjalëve 🗣️✨Çdo lojë, një hap në zhvillimin gjuhësor 💛
25/02/2026

Me shokun tonë Kokë Patate zbulojmë botën e fjalëve 🗣️✨
Çdo lojë, një hap në zhvillimin gjuhësor 💛

Në terapinë e grupit udhëtuam në botën e 5 shqisave Me sy që zbulojnë 👀, me veshë që dëgjojnë 👂, me hundë që nuhat 👃, me...
23/02/2026

Në terapinë e grupit udhëtuam në botën e 5 shqisave

Me sy që zbulojnë 👀, me veshë që dëgjojnë 👂, me hundë që nuhat 👃, me gojë që shijon 👅 dhe me duar që prekin ✋ — fëmijët kategorizuan figurat duke vendosur secilën aty ku “i përket”.

Gjatë programit të kategorizimit, fëmijët identifikojnë figurën, e emërtojnë dhe e vendosin te kategoria e duhur (p.sh. ...
18/02/2026

Gjatë programit të kategorizimit, fëmijët identifikojnë figurën, e emërtojnë dhe e vendosin te kategoria e duhur (p.sh. fruta, perime, veshje). Aktiviteti lidh gjuhën me konceptin dhe forcon të kuptuarit praktik.

Address

Durrës

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LogoTtisa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share